Gjërat që duhet t’i bëjmë para fillimit Luftës
Faqja 1 e 1
Gjërat që duhet t’i bëjmë para fillimit Luftës
Ja çka do të duhej të bënim, sikur të ishim buzë fillimit të Luftës
Krijimi i një identiteti të rremë
Mund të jetë e nevojshme që të bëheni “të padukshëm”, nëse keni frikë se emri juaj mund të dalë në ndonjë listë “të zezë”. Për këtë shkak, krijimi i një identiteti të rremë, mund të jetë i dobishëm.
Bëni përgatitjet e duhura
Në internet mund të gjenden libra, që tregojnë se çka duhet të bëni në prag të një lufte me përmasa botërore. Nëse e zotëroni anglishten, jua preferojmë librin “Holly Deyo”. Në ndërkohë, prodhoni sa më shumë ushqim, rezervoni ujë, armë, municion (vërejtje: vetëm me lejen e autoriteteve) dhe përgatiteni shtëpinë tuaj me masat më të larta të sigurisë. Nëse nuk keni qen, blijeni një, apo edhe dy qen të mëdhenj. Këto armë mund të jenë shoqëri e mirë për ju, t’ju sigurojnë dhe mbrojnë. Të gjitha blerjet bëni me para të gatshme, meqë blerjet me kartë të kredisë mund ta zbulojnë vendin ku jeni.
Blini ar dhe argjend, sa të jeni në gjendje
Në kohë luftërash valutat e ndryshme mund të bëhen të pavlefshme. Kjo ka ndodhur edhe më parë dhe mund të ndodhë edhe në të ardhmen. Lufta është koha kur njerëzit binden se paratë, aq të kërkuara dhe të dëshiruara në kohë paqeje, në fakt janë vetëm letra të pavlera në rrethana të tjera. Ari dhe argjendi kanë pasur vleftën e tyre prejse mbahet mend dhe do të vazhdojnë ta kenë edhe në të ardhmen.
Bëhuni kursimtarë, para se të detyroheni të kurseni
Eliminoni të gjitha harxhimet e panevojshme. Nëse keni mundësi, blijeni ndonjë pronë në fshat, meqë atje gjasat për të mbijetuar do të jenë më të mëdha. Mësohuni sesi të kurseni sa më shumë, para se të jeni të detyruar ta bëni një gjë të tillë. Në rrethana të tilla mund të ruani ushqime për një kohë më të gjatë, mundësisht për dy vjet. Blini sa më shumë konserva dhe ushqim të thatë. Rreziku më i madh nga vdekja gjatë luftës nuk janë plumbat, por uria dhe etja. Mundësisht mësohuni të kultivoni perime. Mos harroni as ilaçet. Merrni ilaçe me afat sa më të gjatë, duke përfshirë antibiotikë, analgjetikë dhe dezinfektue.
Më mirë të jemi të përgatitur, e të mos ndodhë, sesa të ndodhë, e të na gjejë të papërgatitur.
Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Similar topics
» Gjërat që gjithkush duhet të Mësojë para se të Vdesë
» Konspiracionet e fillimit të Luftës së II Botërore
» Konspiracionet e Luftës së II-të Botërore
» Komploti i Luftes kunder Kanabisit
» Elita Botërore, arbitrat e paqes dhe luftës
» Konspiracionet e fillimit të Luftës së II Botërore
» Konspiracionet e Luftës së II-të Botërore
» Komploti i Luftes kunder Kanabisit
» Elita Botërore, arbitrat e paqes dhe luftës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi