Konspiracionet më të çuditshme në botë
+3
Luli
nitty
Zattoo
7 posters
Faqja 1 e 1
Konspiracionet më të çuditshme në botë
Konspiracionet më të çuditshme në botë
Revista amerikane “Wired” publikon një listë me enigmat e pazgjidhura që mundojnë prej kohësh mendjet e njerëzve
Paralelisht me versionet zyrtare që publikohen nga mediat dhe autoritetet lidhur me ngjarje të rëndësishme në historinë botërore, zhvillohen edhe hamendësime nga më të çuditshmet e më me fantazi.
Revista amerikane “Wired”, bibla e të pasionuarve të teknologjisë, u ka kërkuar lexuesve të votojnë se cila prej teorive të komploteve është për ta më e besueshme, dhe duke u bazuar te votat ka krijuar një listë me dhjetë teoritë më të mëdha të komploteve në botë.
Ulja në Hënë, sajesë e NASA-s
Sipas një prej versioneve të konspiracionit që qarkullojnë më shumë në SHBA, do të ishte autori i njohur i romaneve të fantashkencës, Artur Klark, ai që shkroi skenarin e “filmit” që iu servir njerëzve. Skeptikët e uljes së njeriut në Hënë vërejnë shumë detaje që nuk bindin në arkivin e Apollo-s (si transkriptime të zhdukura), apo veçori të dyshimta në fotot e misionit, siç janë hijet që krijohen në drejtime të ndryshme (ndërkohë që duhet të binin të gjitha në të njëjtin drejtim). Një e treta e të intervistuarve në vitin 1970, nëse e besonin apo jo të gjithë këtë histori, mendonin se diçka nuk shkonte dhe që mund të bëhej fjalë për një vënie në skenë. Sot 94% e njerëzve pranojnë versionin zyrtar.
11 shtatori, i shkaktuar nga dora e qeverisë amerikane ose hebrenjtë
Ose hebrenjtë që militojnë në radhët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Siç tregon edhe një dokumentar i realizuar së fundmi, i cili kërkon të vërtetojë se nuk qe një avion ai që goditi Pentagonin, por një raketë e ushtrisë amerikane. Sipas autorëve të tij, është e pamundur që të mos mbetet asnjë shenjë nga avioni pas përplasjes dhe shpërthimit. Versioni qeveritar, sipas të cilit mbetjet e avionit u shpërbënë për shkak të shpërthimit të karburantit, thjesht nuk qëndron: është e pamundur që karburanti të shpërbëjë një model 757 pa lënë qoftë edhe një mbeturinë.
Vdekja e princeshës Diana, jo aksidentale, vrasje
Thashethemet nisën menjëherë pas aksidentit fatal që pësoi Ledi Diana dhe i dashuri i saj në vitin 1997. Teoritë që mbretërojnë janë dy: e para, vuri në skenë aksidentin vdekjeprurës për të dalë njëherë e mirë jashtë interesit të njerëzve e sidomos të mediave, ose më i besueshmi, familja mbretërore vendosi ta hiqte qafe (përmes shërbimeve sekrete) për ta ndaluar të martohej me të dashurin mysliman (gjë e papranueshme për familjen mbretërore britanike). Për të mësuar më shumë detaje rreth skenarit të dytë kushdo mund të klikojë nëAlfayed.com - Home, siti në internet i krijuar nga i ati i të dashurit të princeshës, Muhamed Al Fajed.
Hebrenjtë kanë tërësisht në kontroll Hollivudin dhe Wall Street-in
Një dorëshkrim rus i shek. XIX me titull “Protokollet e të moçmëve të Sionit”, kërkon të vërtetojë një komplot hebraik të shkallës së gjerë, për të shtënë në dorë kontrollin e financave dhe mediave botërore. Kjo do t’u jepte pushtet mbi gjithë botë. Shumë studime kanë vërtetuar se kjo teori është një sharlatanizëm, por gjendet ende në shumë gjuhë e shumë ribotime.
Hollivudi dominohet nga shkencëtarët
Lista e gjatë e yjeve të Hollivudit që kanë përqafuar dianetikën (një ide pseudoshkencore që krijon lidhje mes shpirtit, trupit dhe mendjes) ushqen thashethemet se është “Kisha e Shkencologjisë” ajo që mban në kontroll të plotë mbretërinë e kinemasë – duke krijuar marrëveshje, sajuar martesa e duke mbajtur yjet nën kontroll të pandërprerë. Sipas një teorie më të vjetër, kanë qenë hebrenjtë ata që mbanin nën kontroll Hollivudin, ndërkohë që tani shkencëtarët kanë vendosur që në krye të tij të vendoset Tom Kruiz.
Pol Mekkartni ka vdekur
Ndoshta duket e pabesueshme, por në vitin 1969 disa subjekte të rëndësishme mediatike bënë me dije se bitëllsi simpatik kishte vdekur dhe qe zëvendësuar nga dikush që i ngjante shumë. Por edhe për më skeptikët, karriera e mëpasshme e MekArtnit e bëri teorinë më pak të besueshme.
Virusi i SIDA-s, i prodhuar nga njeriu
Janë disa shkencëtarë që mendojnë se SIDA është përgatitur në një laborator. Arsyet mund të kenë qenë kërkimet për prodhimin e armëve biologjike, ose një komplot gjenetik për të zhdukur nga faqja e dheut homoseksualët dhe/ose minoritetet. Kush mund ta ketë përgatitur? Shkencëtarë të ushtrisë amerikane, shkencëtarë rusë, ose CIA-s. Shumica e shkencëtarëve mendojnë se ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar se SIDA ka kaluar nga majmunët afrikanë te njerëzit.
Pula e pjekur e Kishës sterilizon njerëzit me ngjyrë
Sociologët e konsiderojnë këtë legjendë urbane që qarkullon prej dhjetëra dekadash si eko kulturore e studimeve të kryera mbi sifilizin, të kryera mbi njerëzit me ngjyrë në Tuskigi të Alabamës.
Njerëzit-zvarranikë dominojnë botën
Pasuesit e Deivid Iki, njeriut që dikur punonte si reporter i BBC-së, besojnë se njerëz të pushtetshëm si Xhorxh Bush, apo familja mbretërore britanike i përkasin një race jashtëtokësore njerëzish zvarranikë që arrijnë të ndryshojnë formën. Deivid Iki këmbëngul se Ledi Diana ia kishte rrëfyer këtë të fshehtë një shoqeje të ngushtë.
Të Iluminuarit kanë në dorë frenat e njerëzimit
Sipas kësaj teorie, liderët politikë dhe të korporatave të mëdha janë të gjithë anëtarë të një shoqërie sekrete të lashtësisë: të Iluminuarit, masonët... Fakti që këto shoqëri ekzistojnë vërtet nuk i vjen aspak në ndihmë teorisë (Xhorxh Uashingtoni ishte mason). Versionet më moderne përfshijnë Komisionin Trilateral, Rregullin e Ri Botëror dhe Shoqërinë e Kafkave dhe Kockave të Jalit.

Zattoo- 600
Re: Konspiracionet më të çuditshme në botë
Interneti po rrit teoricienë të konspiracionit
Frika e korruptimit të mendjeve të reja dhe të pafajshme e ka shoqëruar gjithmonë teknologjinë e re. Sokrati dikur shqetësohej se fjala e shkruar do të promovonte harresën.
Kur librat e parë të printuar filluan të dilnin nga fabrika e Johannes Gutenberg, shumë njerëz mendonin se po i mbingarkonin mendjet e reja me më shumë informacion seç duhet.
Kjo është pikërisht ajo çfarë ka ndodhur në epokën e internetit. E ka liruar dhe pasuruar shoqërinë në mënyrë të jashtëzakonshme, por ashtu si në ditët e Gutenbergu-t, shqetësimet rreth anës së errët të kësaj "pasurie informacioni" janë duke e rritur dita-ditës: Pasiguria e fëmijëve, pornografia e kudogjendur, ndarja e informacionit, ngacmimet kibernetike, radikalizimi online dhe kështu me radhë.
Nicholas Carr, autor i librit të publikuar kohët e fundit "Të cekëtit", madje mendon se interneti po riorganizon mendjet tona, duke na bërë sipërfaqësorë dhe aspak reflektues teksa fluturojnë pa pushim nga një faqe në tjetrën.
Një raport i lëshuar vetëm javën e kaluar nga grupi i studiuesve britanikë Demos, e shtron këtë çështje nga një këndvështrim tjetër. Ata argumentojnë se fuqia dhe veçoria më e mirë e internetit, që është aksesi i lirë ndaj një sasie të paprecedent informacioni bruto, mund të kthehet në diçka asfiksuese.
Shumë të rinj nuk dinë më se çfarë duhet të besojnë nga ato që lexojnë online dhe si përfundim rrezikojnë të influencohen nga ato informacione që kërkojnë të shmangin. Epoka e informacionit masiv jo gazetaresk duhet të kontrollohet në një paradigmë të re edukative, të bazuar në rizgjimin e mendimit kritik dhe skeptik në botën e internetit.
Sasia e jashtëzakonshme e materialit që kemi në duar sot, është e panumërueshme, njëlloj sikur të tentosh të numërosh yjet në qiell. Kur hapim internetin kemi mundësi të zgjedhim më shumë se 250 milionë uebsajte dhe 150 milionë bloge dhe për më tepër numrat janë duke u shtuar.
Filmime ekuivalente me një ditë të tërë, ngarkohen në YouTube çdo minutë. Përmbajtja online e krijuar vetëm vitin e kaluar ishte disa miliona herë më e madhe se sa përmbajtja e të gjithë librave të shkruar në historinë e njerëzimit të marrë së bashku.
Shumica e kësaj përmbajtjeje konsiston në gazetari të besueshme, ekspertizë shkencore dhe informacione të sakta.
Por e njëjta sasi e kësaj përmbajtjeje është e mbushur edhe me gabime, gjysmë të vërteta, propagandë, keqinformim dhe gjëra të palogjikshme...

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Konspiracionet më të çuditshme në botë
Ju pergezoje per shkrimin qe dyve Zatto dhe luli me te vertet po te shikojme gjerat me ne thelb do shohim diq me ndryshme.
Por desha te shtoje ne lidhje me AIDS eshte e vertet qe eshte nje arme biologjike e shpikure vet nga dora e njeriut. Qe kur epidemia e AIDS u be zyrtare ne Qershor te vitit 1981, ka patur peshperitje te vazhdueshme qe AIDS eshte nje epidemi e krijuar nga njeriu me nje virus (HIV).
Siq e ceket edhe me lart qe epidemia AIDS eshte krijuar per pastruar njerz me ngjyre ne veqanti edhe homoseksual.
Po me habit fakti se si ka mund qe epidemia te kaloje nga Majmunet tek rraca njerzore.
Siq e dime gjithe eshte vetem nje kospiracione po nese ke pak elemetene perberse ne lidhje me kete konspiracone te lutem me pergjigje ne kete pytje falimderit.

insommia- 6
Re: Konspiracionet më të çuditshme në botë
Me bejn te qsh disa njerez kur thojne qe i urrejna Gayt sepse nga ta ka lindur AIDS,kurse AIDS eshte krijuar ne laboratore
Gjinkalla- 111
Re: Konspiracionet më të çuditshme në botë
Zbritja e njeriut ne hënë..
Ja nje video,ku shpjegohet ky ,,udhetim,,
https://www.youtube.com/watch?v=ffO1wCRQ2g0

Illyrian.Angel- 4
Njerëzit-zvarranikë dominojnë botën
eshte e vertete se reptilianet jane rraca aliene me armiqesore kunder njeriut kur them me armiqesorja thjesht duan te na shkaterrojne nga faqja e dheut por ata mos te harrojne se zoti egziston
Ushtari i krishtit- 152
Similar topics
» Konspiracionet e Luftës së II-të Botërore
» Konspiracionet në lidhje me Iluminatin
» Konspiracionet e fillimit të Luftës së II Botërore
» Dimensione paralele
» Histori të çuditshme

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi