Supersticioni - pikepamje evagjenliste
Faqja 1 e 1
Supersticioni - pikepamje evagjenliste
Supersticioni - pikepamje evagjenliste
Supersticioni ka molepsur shpirtin e njeriut në çdo kohë dhe e ka burimin tek frika dhe dëshira për pushtet.
„Me supersticion kuptojmë varësinë e disa forcave dhe fenomeneve të pakuptueshme, që nuk drejtohen nga ligjet e zakonshme të natyrës, nga psiqika, ose ndryshe, besimin se disa ngjarje janë rastësisht të lidhura me gjëra të cilat, në aparencë, duket sikur nuk kanë fare të bëjnë me to.“
Ky është përcaktimi që Dr. Schrank-u i bën thelbit të supersticionit. Supersticioni dhe besimi janë në kontrast të thellë me njëri-tjetrin, ndonëse përshkrimi që mund t'i bëhet njërit apo tjetrit është në varësi të ideologjisë dhe ideve fetare që ka personi i cili po shpreh një gjykim mbi to.
Fjala vjen, Budisti ose Muslimani e reduktojnë besimin kristian në një supersticion dhe herezi. Duhet pra të sqarojmë mirë që në fillim se mbi cilën bazë po e bëjmë këtë analizë.
Gjithçka që di kisha kristiane mbi supersticionin, ia thotë dhe ia sqaron asaj Krishti. Për ne Jezu Krishti është ai që ndan frymët. Ai është shkëmbi i patundur mbi të cilin thyhen të gjitha valët e ndryshueshme të opinioneve ideologjike.
Gjithçka motivon Krishti është besim, gjithçka që kundërshton Krishti është supersticion. Ky është kriteri i gjërë mbi të cilin jemi në gjendje të gjykojmë idetë supersticioze. Linjat tona drejtuese nuk janë marrë vetëm nga parimet e shkencës fizike, po nga Fjala e Perëndisë.
Ky pohim sjell me vete një linjë të rëndësishme demarkacioni. Gjithkush lexon literaturë shkencore kundër supersticionit, do të kuptojë menjëherë se, pikëvështrimi i saj është shumë i ndryshëm nga qëndrimi i besimit kristian. Shkenca njeh vetëm ligje dhe koncepte thjesht njerëzore.
Ajo i përshtatet botës materiale. Kjo edhe justifikohet, sepse ajo pretendon të ketë të bëjë vetëm me atë që është e kuptueshme dhe racionale.
E mbinatyrshmja, transcendentalja, demoniakja dhe hyjnorja nuk hyjnë në sferën e kërkimeve të saj. Shkenca shpreson të kuptojë vetëm ato gjëra që mund të përfshihen brenda kufijve të saj të ngushtë racionalë. Për këtë arsye, shpesh herë ajo e ka sjellë djallin në një plan llogjik për ta shpjeguar dhe, për pasojë, e ka bërë të papërfillshëm.
Prandaj nuk mund të mbështetemi tek shkenca për të kuptuar me të vërtetë se ç`është supersticioni. Prej këtej rrjedh se edhe mjetet mbrojtëse të shkencëtarit janë të pamjaftueshme. Kjo tregohet edhe në librin Hexen unter uns? të Johann Kruse-it.
Nga pikëpamja e materialit që përmban, ky është një nga librat më informative mbi supersticionin sot. Po autori mbështet opinionin se nuk ka fenomene të pastra që lidhen me supersticionin.
Ai nuk arrin të kuptojë bekgraundin e vërtetë të supersticionit, se ndryshe nuk do t'i quante të padëmshme praktika të tilla si hipnotizimi.
Nga ana tjetër, shkenca nuk është kaq e interesuar të shpjegojë thellësisht supersticionin, sesa të kërkojë shpjegime në psikologjinë e nivelit të thellë.
Fjala vjen, Dr. Schrank mendon se një vegim që i shfaqet dikujt është një projektim i
subkoshiencës së tij. Ai gjithashtu është i mendimit se një grup i zakonshëm personash mund të kenë sëbashku një vizion, ose një vegim, me të dëgjuar, ose të parë, në rast se vuajnë prej të ashtuquajturit halucinacion kolektiv. Mundet ky të jetë shpjegimi në shumë raste.
Mësimet e Jänsch-it mbi imazhet e transferuara (eidetike), apo teoria e arkeotipeve e Jungut, flasin për mundësinë e një interpretimi të tillë. Megjithatë, nga ana tjetër, besimi kristian pranon fakte dhe dimensione që kapërcejnë kufijtë e një mendjeje vetëm shkencore.
Supersticioni nuk është vetëm shenja e budallallëkut, naivitetit, mungesës së dijeve, po tregon gjithashtu një prirje ndaj forcave që janë kundërshtare të Perëndisë.
Raca njerëzore tërhiqet nga dy fuqi të mëdha dhe është shumë e dobët për të qëndruar neutrale.
Është mirë të kujtojmë fjalën që thotë: "T'i mbyllësh derën besimit, do të thotë t'i hapësh derën supersticionit." Ta themi ndryshe, po të hedhim poshtë Perëndinë, Satanai nuk do të na ndahet. Apostulli Pavël e thotë edhe më qartë tek Efesianët 6:12: "Se lufta jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, po kundër parësive, kundër pushteteve, kundër sundimtarëve të errësirës së kësaj bote, kundër frymëve të liga në viset qiellore."
Si besimtarë, ne pranojmë realitetin e këtyre forcave. Nga ana tjetër, nuk duhet të kalojmë edhe në ekstremin tjetër dhe t'i vëmë gjithë gjërave që nuk kuptojmë etiketën "demoniak". Edhe si besimtarë mund të përfitojmë nga gjetjet e shkencës, sepse kjo përputhet me atë që Perëndia i porositi që në fillim njeriut që të nënshtronte tokën (Gjeneza 1:28).
Nga ana tjetër, shkenca nuk ka të drejtë të thotë fjalën e fundit në këtë çështje dhe është fodullëk nga ana e shkencëtarëve kur kanë këtë pretendim.
Edhe pse ka dy fuqi kundërshtare në këtë botë, nuk do të thotë se njerëzit tërhiqen pa shpresë sa andej, sa këtej midis këtyre të dyjave. Jo, ajo që ka thënë Arkimedi se donte të kishte një pikë referimi të pavarur në tokë, dhe kjo do të thotë përtej influencës së shkencës, është bërë realitet.
Kryqi i Krishtit qëndron në botë duke dëshmuar se ai i ka dhënë fund gjithë fuqive të errësirës. Kënga triumfatore e psalmistit është plotësuar: "Një britmë gëzimi dhe fitoreje jehon në çadrat e të drejtëve; dora e djathtë e Zotit bën çudi" (Ps.118:15 e më poshtë). Vdekja dhe ferri kanë humbur fuqinë.
Duke pasur shpinën të sigurtë me këtë fitore, një person është në gjendje të shprehet qartë e me besim lidhur me forcat demoniake, duke ditur se Krishti ka marrë edhe fortesat e fundit të fuqisë së tyre. E dimë se sa të tmerrshme janë këto forca të Satanait, po e dimë gjithashtu se me Krishtin nuk na ndodh asnjë e keqe.
Ne na është dhënë fjala e Zotit: "Shiko, të kam dhënë autoritet mbi gjithë fuqinë e armikut dhe asgjë nuk do të të dëmtojë." Kështu pra me sytë tek Jezui mund t'i afrohemi alfabetit të Djallit. Ndrojtja e Zotit e mposht frikën nga Satanai.

Jon- 1159
Similar topics
» Supersticioni
» Supersticioni, a është i dëmshëm?
» Supersticioni, nje mani antike
» Nata e ndërrimit të viteve dhe supersticioni
» Karma - Pikepamje teozofiste

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi