EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Karma - Pikepamje teozofiste

Shko poshtë

Karma - Pikepamje teozofiste Empty Karma - Pikepamje teozofiste

Mesazh  Jon 23.08.09 21:29

Karma - Pikepamje teozofiste

Karma - Pikepamje teozofiste Mabel-Collins

Le ta mendojmë së bashku ekzistencën vetjake si një litar që zgjatet nga pafundësia në infinit dhe nuk ka fillim e fund. Litari përbëhet prej fijesh të holla të panumërta, të cilat janë pa ngjyra, perfekte në cilësitë e tyre. Ky litar, duke u përdorur, në vende të ndryshme pëson dëme të shumëllojshme.

Shpesh kapet e përdridhet, ose del edhe dhunshëm nga brazda, e për një kohë të gjatë çrregullohet i gjithi. Ndonjëherë ndotet ose merr ngjyrë, madje ndot edhe litarët e tjerë të bashkësisë. Mendojini gjithmonë si të gjallë këta litarë, si nerva të ndjeshme. Me kalimin e kohës ato dalin nga hijet në dritë, duke shkëlqyer si ar. Bashkohen përsëri e harmonia rikthehet, duke funksionuar të gjitha bashkë si njësi brenda një harmonie edhe më të madhe.

Ky ilustrim përfaqëson vetëm një copëz të vogël të së tërës, njërën anë të medaljes: është më pak se një fragment. E me këtë do të merremi, pasi ju ndihmon të perceptoni më tepër. E rëndësishme së pari është të kuptojmë se e ardhmja nuk përbëhet arbitrarisht prej veprimesh të veçuara në të tashmen, por se gjithë vazhdueshmëria e së ardhmes është e pandshme me të sotmen, siç është e tashmja me të kaluarën.

Në një këndvështrim, ilustrimi me litarin është i drejtë. Thuhet se dhe pak vëmendje për Okultizmin prodhon pasoja të mëdha karmike. Kjo sepse është e pamundur të njohësh Okultizmin pa zgjedhur përfundimisht mes atyre që quhen zakonisht e mirë dhe e keqe. Hapi i parë drejt Okultizmit e çon nxënësin drejt Pemës së Dijes. Ai duhet të guxojë e të hajë frutin: duhet të zgjedhë.

Nuk fshihet dot më pas injorancës, e merr ose monopatin e së mirës ose të së keqes. Dhe të hedhësh qoftë edhe një hap nëpër këto dy rrugë prodhon rezultate të mëdha karmike. Turma e njerëzve që ecin hezitueshëm, të pabindur ku shkojnë e që standartin e jetës e kanë të paqartë, mbajnë supesh karmë që funksionon në mënyrë të turbullt.

Por, kur mbërrihet në breg të dijes turbullira pakësohet e, si pasojë, rrjedhojat karmike rriten jashtëzakonisht, sepse të gjitha veprojnë në të njëjtin drejtim të planeve të ndryshme: okultisti nuk mund të niset me gjysmë zemre apo të kthehet mbrapsh kur kalon pragun. Kjo gjë është e pamundur, aq sa njeriu të kthehej përsëri fëmijë.

Individualiteti arrin gjendjen e përgjegjshmërisë sepse është rritur; nuk mund të zmbrapset. Ai që kërkon të shpëtojë prej skllavërisë së Karmas duhet të nxjerrë individualitetin nga hija në dritë; duhet të lartësojë ekzistencën e vet, që fijet e litarit të mos preken nëpër substanca llumore e të mos ngatërrohen keqazi. Ai thjesht ngrihet mbi nivelin ku Karma funksionon. Por, nuk e lë këtë ekzistencë vetëm për këtë.

Toka mund të jetë e ashpër e pis, ose me lule plot pjalm apo lëndë të shijshme pas të cilave fiksohesh, por sipër është gjithmonë qielli i lirë. Ai që kërkon liri prej Karmas duhet të shohë lart në ajër për të ngritur fole, e më pas në eter. Ai që do të formojë Karma të mirë do të përballojë shumë ngatërresa, e në përpjekjet për të mbjellë farë të pasur për ta korrur vetë, mund të mbjellë mijëra, e mes tyre gjigandin. Mos dëshironi të mbillni vetëm për të korrur vetë, por mbillni pemë, frutat e të cilave do të ushqejnë botën. Ju jeni pjesë e botës: kur i jepni bukë, ushqeni veten.

Megjithatë, edhe në këtë mendim fle një rrezik i madh që i pret rrugën dishepullit, i cili ka menduar për një kohë të gjatë se punonte për të mirën, ndërsa në thellësinë e qenies së vet ka perceptuar të keqen: që e ka menduar veten në shërbim të botës, ndërsa i pavetëdijshëm ka përfshirë mendimin e Karmas e ka punuar vetëm për veten. Një njeri mund t’i refuzojë vetes të mendojë për shpërblim, por në vetë atë refuzim shihet fakti se shpërblimi dëshirohet. Dhe është e pavlerë për dishepullin të mësojë duke kontrolluar veten. Shpirti duhet të jetë i çliruar, pa dëshira.

Por, derisa të mbërrijë në fazën kur dëshirat zhduken e nuk ka as shpërblim, as ndëshkim, mirë apo keq, ai përpiqet nëpër atë mendjemadhësi. Duket sikur po bën progres të madh, por një ditë përballet me shpirtin e vet, duke mësuar se në çastin që i’u afrua pemës së dijes, hëngri frutin e hidhtë, jo të ëmblin. Pastaj velloja bie plotësisht e ai zgjedh skllavërinë ndaj dëshirave, duke falur lirinë.

Prandaj, kujdes ju që afroheni brigjeve të Okultizmit: dijeni se nuk ka shërim për dëshirën, qejfin e shpërblimit, mjerimin e dëshirimit, përveç ngulitjes së syve e veshëve drejt së padukshmes dhe heshtimës. Filloni ta praktikoni e mijëra gjarëprinj do t’ju shporren rrugës. Jetoni përjetësinë.

Zhvillimet e ligjeve aktuale të Karmas nuk mund të studiohen nga dishepulli gjersa ai të mbërrijë në pikën kur është i paprekshëm prej tyre. Rishtari ka të drejtën të kërkojë sekretet e Natyrës e të mësojë rregullat e qeverisjes njerëzore; e arrin këtë të drejtë duke u shpëtuar kufijve natyrorë e rregullave të jetës njerëzore. Ai është bërë një pjesëz e padiskutueshme e njësisë hyjnore dhe nuk preket më prej së përkohshmes.

Pastaj fiton dije të ligjeve që sundojnë kushte të përkohshme. Prandaj, ju që kërkoni të kuptoni ligjet e Karmas, përpiquni njëherë të çlironi veten prej tyre, dhe kjo nuk arrihet vetëm duke përqendruar vëmendjen tuaj në atë që nuk preket prej këtyre ligjeve.

____________
Mabel Collins (9 Shtator 1851 – 31 Mars 1927) ishte teozofiste dhe autore e mëse 46 librave. Lindur në St Peter Port, Guernsey, shkroi novela okulte, për modën, e u aktivizua kundër eksperimenteve me kafshët.
Thuhet se ajo u gjurmua romantikisht njëherësh nga rivalët Vittoria Cremers dhe D’Onston Stephenson. Cremers pretendoi se gjatë kësaj kohe ajo gjeti pesë kravata të gjakosura në një sënduk poshtë krevatit të Stephenson, që u korrenspondonin pesë vrasjeve të kryera në atë kohë në Whitechapel nga Jack the Ripper.

Mabel Collins – Dritë në shteg
Përktheu Arben Orhani

mnvr.org
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi