Nata e ndërrimit të viteve dhe supersticioni
Faqja 1 e 1

Nata e ndërrimit të viteve, ja supersticioni që fshihet pas traditave
E keni pyetur veten pse njerëzit puthen kur ndërrohen vitet? Apo pse bërtasin me zë të lartë kur ora shënon 12:00 e natës? Disa mund të thonë se ndoshta prej pijeve alkoolike dhe shampanjës…por në fakt pas këtyre zakoneve fshihet një supersticion i lashtë. Ja disa tradita të mbrëmjes së ndërrimit të viteve dhe shpjegimet e tyre.
Puthja e mesnatës
Arsyeja për të cilën njerëzit shkëmbejnë puthje në momentin e ndërrimit të viteve është lumturia e vitit që sapo ka nisur. Nëse nuk puthesh me dikë, viti që vjen do të sjellë vetmi.
Ushqimi
Në disa kultura besohet se konsumimi i bizeleve ditën e parë të vitit do të sjellë fat dhe pasuri. Të tjerë konsumojnë proshutë, perime apo edhe lakra, të cilat besojnë se do t’u sjellin fat. Ushqimi që duhet t’i qëndroni larg? Është paksa e çuditshme, por besohet se pulat apo gjeli i detit mund të sjellin ters për ditët e tjera të vitit.
Rrobat e reja
Nëse nuk vesh rroba të reja në 1 janar, nuk do ë kesh mundësi të veshësh shumë të tilla gjatë vitit. Ky është një tjetër supersticion që ndiqet nga jo pak njerëz. Ngjyra më e preferuar është e kuqja, ngjyrë që tregon lumturi dhe tërheq pas vetes një të ardhme më të mirë.
Zhurmë në mesnatë
Ndërrimi i viteve shoqërohet me britma, dolli e fishekzjarre. Kjo pasi besohet se zhurmat e forta trembin shpirtrat e këqij. Kështu, gëzojmë edhe për vitin që fillon, por edhe përpiqemi ta bëjmë këtë vit sa më të mirë, duke e shmangur të keqen që në fillim, për aq sa mund të jetë e vërtetë një besëtytni e tillë.

Drejtimi i erës
Drejtimi nga fryn era në mëngjesin e ditës së parë të vitit thuhet se është profecia që tregon se si do të jetë viti në vijim. Era me drejtim nga jugu do të thotë më shumë para dhe lumturi. Era që fryn nga veriu parashikon një vit me mot të keq. Nëse era fryn në drejtim të lindjes, ju pret një vit me pak të mira dhe fat të keq, ndërsa drejtimi i perëndimit sjell më shumë qumësht dhe peshk, por edhe humbjen e një njeriu të dashur. Dhe nëse erë nuk fryn fare, do të thotë se viti i ardhshëm do të jetë plot gëzim dhe mirëqenie për 364 ditët e tjera.
G. Sokoli

Albaniaa- 409
Similar topics
» Nata e ''Valpurgës''- Djallit
» Supersticioni
» Supersticioni, nje mani antike
» Supersticioni - pikepamje evagjenliste
» Supersticioni, a është i dëmshëm?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi