Supersticioni, a është i dëmshëm?
2 posters
Faqja 1 e 1
Supersticioni, a është i dëmshëm?
Supersticioni, a është i dëmshëm?
Kapelat për meshkuj apo për femra, sidomos në Britaninë e Madhe, nuk janë të detyrueshme për t’u vënë në një dasmë, por janë pjesë e pakundërshtueshme e traditës.Veç kësaj, konsiderohen edhe si shans për çiftin e ri dhe për të ftuarit.
Ka shumë njerëz që edhe pse nuk besojnë te besëtytni të ndryshme të tilla si, nëse vishesh me të gjelbër është ters, apo kur bie shi zotërit janë të egërsuar me njerëzit, gjithsesi mund ta kapin veten duke kryqëzuar gishtat në shenjë shprese për një lajm të mirë.
Kjo do të thotë se edhe ata që besojnë më pak, kanë një dozë shumë të vogël dhe ndoshta të pavetëdijshme veprimesh që lidhen me një besëtytni popullore.
Sigurisht që ka edhe nga ata që besojnë dhe kryejnë në mënyrë të vazhdueshme veprime për të shmangur syrin e keq, apo për të ndjellë fat.
Por përveç ritualeve të përgjithshme, ka edhe të tjera që janë shumë individuale.
Pra, çdo person ka disa veprime të cilat i bën apo nuk i bën, që nuk bëjnë pjesë në arsenalin e besëtytnive tradicionale.
Sipas një sondazhi të bërë në vendet e Europës Perëndimore, ky është një fenomen gjithnjë e më në rritje, në të cilin po përfshihen gjithnjë e më tepër njerëz, shpesh edhe të moshave shumë të reja. Një nga arsyet e përdorimit të këtyre ritualeve është shtimi i faktorit “frikë”.
Në Europën Perëndimore është shtuar vitet e fundit sasia e ankthit dhe një pjesë e mirë e njerëzve mendojnë se periudha pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 është shumë më e frikshme dhe bota është shndërruar në një vend më të pasigurt se më parë.
Ky është edhe një nga shpjegimet e rendjes sonë pas ritualeve të vogla personale apo tradicionale.
Në fakt, rituale të tilla janë kryer me shumicë në kohët antike dhe kjo vinte edhe nga padija që ekzistonte në shpjegimin e shumë fenomeneve të natyrës.
Në këto rrethana, njerëzit mendonin se ishin zotat ato që vinin në lëvizje gjërat dhe se për t’u mbrojtur duhet të kryheshin rite të ndryshme gjatë gjithë ditës dhe natës. Në thelb është ideja se nëse nuk arrijmë që ta kontrollojmë dot botën e madhe rreth nesh, të paktën duhet të tentojmë që të kontrollojmë botën tonë të vogël.
Në fakt, kërkesat apo pretendimet që kanë njerëzit sot, le të themi nga engjëjt, pra qeniet që mendojmë se janë rreth nesh të padukshëm për të na ndihmuar në rrezik, janë nga më të ndryshmet.
Ka nga ata që u luten atyre për paqe në botë dhe në jetët e tyre, por ka edhe nga ata me nevoja shumë konkrete, që për shembull mund t’i luten engjëllit të tyre për një vend për të parkuar makinën.
Shpesh besëtytnitë trashëgohen brenda familjes nga një brez te tjetri. Për shembull, vajza zakonisht mund të trashëgojë sjellje të mamasë, ndër të cilat edhe veprime apo besëtytni.
Edhe pse mund të jenë persona që nuk besojnë, ka njerëz që nëse nuk do ta bënin përditë atë veprimin e vogël që vetëm ata e dinë, do të ndiheshin paksa në ankth dhe në frikë se mos gjërat u shkonin keq.
Kur një veprim apo ritual e kemi trashëguar nga mamaja, apo gjyshja, ndihemi mirë, sepse në këtë mënyrë kemi edhe diçka të tyren që e mbartim me vete dhe na duket sikur në njëfarë mënyre po na mbrojnë dhe përkrahin.
Edhe fëmijët e vegjël kanë ritualet e tyre, një pjesë të mirë të së cilave i harrojnë kur rriten, duke adoptuar rite të tjera.
Deri këtu nuk ka asnjë problem. Problemi lind kur bëhemi shumë të varur ndaj veprimeve të ndryshme dhe lejojmë që ato të na kondicionojnë jetën në mënyrë të tillë sa edhe të na pengojnë seriozisht.
Shpesh mund të bëhemi neurotikë dhe të humbasim qetësinë kur ndonjë ritual nuk e bëjmë siç duhet dhe në këtë moment duhet që të kuptojmë se e kemi kaluar cakun dhe se tashmë rituali mund të përbëjë me të vërtetë një rrezik.
Mes kryerjes së ritualeve ta padëmshme dhe shndërrimit të tyre në një varësi, apo edhe fobi, në rastin më të keq ka një fill shumë të hollë.
Kur një ritual kthehet në fobi, personi që e ka duhet patjetër të konsultohet me psikologun.
Disa fobi mund të kalojnë lehtësisht, por fobi të tjera, si për shembull ajo e të pasurit frikë nga fluturimi, mund të zgjasin për tërë jetën.
Por a duhet të shqetësohemi për veten kur shmangim për shembull numrin 13, apo kur nuk kalojmë rrugën sepse më parë na e ka prerë kalimin një mace e zezë, apo kur bëjmë të tjera gjëra si këto?
Sipas psikologëve, gjithmonë gjërat që teprohen janë të dëmshme, përfshi në këtë rast edhe ritualet, ndaj kur e shohim se po teprohet, duhet të heqim dorë, para se situata të përkeqësohet.

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Supersticioni, a është i dëmshëm?
Sigurisht qe Supersticioni eshte i rrezishem dhe i demshem sepse krijon paranoja dhe behemi skllav dhe viktime e tyre, ne nje fare menyre do te ndikohemi per te keq nga autosugjestioni...
gjilanasi- 361
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi