EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Supersticioni

+2
Neo
Jon
6 posters

Shko poshtë

Supersticioni Empty Supersticioni

Mesazh  Jon 20.07.08 15:29

Supersticioni

Supersticioni Supers10

Termi supersticion, perdoret për te permbledhur besime te cilat mund te ndikojne ne jeten e atyre qe i besojne.

Ky lloj besimi është shume subjektiv pasi asgje nuk është e vertetuar por për njerezit qe i besojne mund te kete efekte katastrofike ne rastin me te keq.

Ne varesi te kontekstit ose burimit besimet fetare mund te etiketohen si supersticione dhe ne te njejten kohe institucionet fetare cilesojne si supersticion besime dhe praktika te kulteve te ndryshme.

Ne shumicen e rasteve, për te besuar ne te tilla gjera individi ndikohet nga njerezit me te cilet jeton. Cdo ide e kesaj natyre bazohet ne fjalet e me te moshuarve ose ne besime "shkencerisht te pabazuar dhe tepër te vjeter" pa harruar se për shume kultura gjera te tilla janë totalisht te papranueshme.

Ky perkufizim permbledh besime dhe praktika te ndryshme te cilat kane te perbashket devijimin ndaj normatives fetare apo laike te kultures institucionale.

Kultura europiane moderne etiketon si supersticion shume zakone te botes fshatare, ne vecanti ato qe kane lidhje me magjine kuruese. Terapite magjike shihen si besim ne simbolet e ndryshme, ne rituale dhe ne formula magjike.

Persa i perket mjekesise popullore dhe barnave te ndryshme, duke qene se efektet e tyre janë te vertetuar nuk shihen si te lidhura me supersticionin.

Pjesa me e madhe e supersticionit është rregulluar nga parimi i dyvlershem, për te cilin ka nje fakt ose objekt te njejte apo analog te cilit i atribuohen efektet pozitive ose negative; pershembull numri 13 mbahet nga disa si ters por nga te tjere perdoret si sjelles fati.

Edhe te gjithe praktikat e arteve hyjnore si: (kartomancia, kiromancia, astrologjia, lekanomancia) ne shoqerine perendimore moderne konsiderohen si supersticione.

Duke mos perjashtuar denimin e implikuar ne kulturen moderne drejt supersticionit, shume besime te ketij lloji janë ne menyre ekstreme te shperndara edhe ne shoqerine perendimore dhe madje te favorizuara nga media. Pershembull rasti i praktikes hyjnore astrologjike te horoskopit.

Supersticioni është edhe pergjithesisht shume i perhapur ne lidhje me lojen e kumarit, ne vecanti ne ato te bazuara ekskluzivisht mbi lojen, nga ruleta e kazinove deri tek llotarite.

Edhe ne kete rast kultura e medias (e jo vetem) nuk kundershton, por perkundrazi shpesh kultivon supersticionin.

Mund te permendet pershembull rasti i numrave “te “vonuar” ne lojen e llotos, te cilat jepen gjeresisht nepermjet mediave me implikimin tregues se janë numrat qe kane mundesine me te madhe te terhiqen si numra, qe shkon haptaz kunder ligjeve te llogaritjes se probabilitetit.

Ne te tilla raste besimet superstive vishen me besueshmeri nepermjet referimit te vete ligjeve matematike dhe shkencore (si ligji i numrave te medha).

Superstiocione te njohura

Numri (13). Thuhet se ndjell ters pasi perkon me numrin e njerezve te ulur ne tryeze gjate darkes se fundit dhe për shkak te ngjarjeve qe e pasuan.

Për italianet fatkeq është numri 17, ndersa 13 është i lidhur me fatin e mire. Ne Azine Lindore (Japoni, Koré), është numri 4 ai qe nuk preferohet. Kjo pasi është homofon me fjalen vdekje. Supersticione te tjera

* Kripore e derdhur
* Thyerja e pasqyres qe sipas disave sjell 7 vjet tersllek
* Te te prese rrugen nje mace e zeze
* Carja e cadres
* Kalimi nen nje shkalle
* Te vesh buken se prapthi ne tryeze (sipas banoreve te Bretanjes terheq djallin ne shtepi) prandaj vendasit e kesaj krahine bejne shenjen e kryqit mbi buke. Eshte nje zakon edhe për ateistet ose besimtaret e feve te tjera.

Supersticione zanati

* Nese robaqepesi cpohet me gjilpere, çdo gisht dhe çdo dore ka nje domethenie
* Nese te bien nga tryeza e punes gersheret
* Marine

Lepur

Ne nje mjet lundrues është nje fjale e ndaluar dhe nuk thuhet kurre. Légjenda tregon se ky brejtes doli nje here nga kafazi dhe hengri pjese te mira te anijes e cila u mbush me uje dhe e kishte te pamundur lundrimin… Emri i kesaj kafshe është larguar nga fjalori detar dhe për te zevendeuar perdoret "kafsha veshgjate".

Teater

Ne France e gjelbra shihet si ngjyre diallezore. Ne Itali është vjollca ndersa ne Spanje e verdha. Hipotezat me te shumta bien mbi te gjelbren pasi:

* kete ngjyre kishin rrobat e Judes,
* e tille ishte ngjyra e Molièrit kur vdiq
* oksidi bakri ka kete ngjyre dhe është nje perberje toksike.

Balzak ka thene: Nese është e premte, data 13, derdhni kafene ose kripen, ju prêt rrugen nje mace e zeze dhe ju për ta evituar kaloni pas nje shkalle cfare ndodh??

Nese nuk ju ben pershtypje atehere nuk jeni supersticioze. Nese jeni supersticioze nuk jeni te mjere. Cdo besim vlen sa nje shprese.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Supersticioni Empty Re: Supersticioni

Mesazh  Neo 09.12.09 13:40

Supersticione

Tejkalimi i një personi në një shkallë, njofton një grindje

Dy njerëz që përdorin njëjtin peshqir për duar në të njëjtën kohë, do bëjnë sherr

Kryqëzimi i dy thikave në një tavolinë, sjell fatkeqësi

Hapja e një çadër brenda, sjellë fat të keq

Hyrja e një zogu në shtëpi, njofton një vdekje

Nëse nisesh të hënën në një aferë do jetë e pafat

Zgjimi nga britmat e patës, është një shenjë e problemeve të mëdha.

Për një grua shtatzënë që dëshirojmë të dimë nëse ajo do të ketë një vajzë apo një djalë pa i shpjeguar këtë trukë, pyete: "Çfarë keni në dorë? » Në qoftë se ajo shikon sipër dorës së mbyllur pra pa e hapur, ai do të jetë një djalë. Nëse shikon mbrenda dorës ajo do të jetë një vajzë

Pështypja në një monedhë të gjetur në tokë, jap një shans për të dhënë një tjetër

Gjetja e një monedhe me vitin tonë të lindjes, sjellë fat

Gjetja e një fije të bardhë në rrobat tona, sjell gëzim

Thyrja e një gote të bardhë, sjell gëzim

Vënja e pizhamave me këmbë të djathtë, do të kalojnë një natë të këndshme

Një karrige lëkundëse që lëvizë vetë, njofton një vizitë të papritur

Një vezë e thyer gabimisht, sjell një lajm të mirë

Gjetja dhe marrja e një gjilpëre, jep shans gjatë ditës

Vendosja e sheqerit në vend të kripës, do të jetë ardhja e një lajmi të mirë
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Supersticioni Empty Re: Supersticioni

Mesazh  i panjohuri 12.12.09 21:36

Nese ne nje tavoline jane 13 veta i pari qe ngrihet nga tryeza vdes te nesermen ne mengjes.
i panjohuri
i panjohuri

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Supersticioni Empty Re: Supersticioni

Mesazh  Zattoo 04.01.10 14:07

Dita e premte kur bie me 13 eshte dite supertersi

Kur thyhet nje pasqyre ju ndjekin 7 vjet fatkeqsi

Po te nderpreu maca e zeze rrugen sjell fatkeqesi

Te ndezesh tre cigare me te njejten shkrepese sjell ters

Te gjendet rastesisht ne rruge patkoi sjell fat

Te mbash me vete një zar ndihmon për te bere zgjedhje me te mira

Duhet te hysh me kemben e djathte qe te te shkoje mbare

...
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Supersticioni Empty Re: Supersticioni

Mesazh  Black Angel 11.06.10 22:36

Interesante
Black Angel
Black Angel

10


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Supersticioni Empty Re: Supersticioni

Mesazh  Albaniaa 16.07.13 9:01

Rrefimi
Muzgu i mesnates qe fort i ndricuar. Ishte vetem gjysma e majte e henes qe ndrinte fuqishem mbi dritaren time.
Ata: – Sa keq, kjo nuk sjell aspak te mira.
Ajo: – E kush jeni Ju ?!
Ata: – Ne jemi Supersticiozet. A nuk je edhe ti nje si ne ?!
Ajo – Ndoshta. Por sot nuk dua te jem.

E mbeshtetur ne parmakun e hirte ndeza nje cigare dhe vazhdova ta veshtroj me verejtje:
Madheshtore qendronte para meje, te ofronte me mijera endrra per ti pire bashke me te, mijera mendime, buzeqeshje; por asgje te keqe nuk i pashe.
U mundova ta perfytyroj te plote, por mesa duket cigarja nuk me  mjaftoi. Atehere e lash, hodha pak parfum dhe pash se filxhani i kafese ende s’ishte boshatisur. Kisha ende shum faqe per te lexuar.
Ata: – Ja kjo eshte neglizhenca!
Nuk fola. Mendova me mijera arsye qe te bindesha se nuk kishin te drejte dhe te mos ua vija veshin.

Po filloja te ndieja te ftohte. Aroma qe u krijua pas parfumit me kujtoi dike. Kisha filluar ti ngjaja dhe s’me vinte aspak keq. Akathisia qe me kishte kapur duhet te ishte po aq shqetesuese, por perseri nuk ndieja keqardhje.
Ne ate cast cdo gje dukej ndryshe. Logjika me e ftohte se ai ajer i pasmesnates me shkaktonte po njesoj te dridhura ; te dridhura qe me risollen ne kujtese padashje mekanizma te tere autokompensatore dhe qe gjithsesi nuk mjaftonin.
Krejt papritmas ktheja koken plot admirim drejt atij pirgu librash; i shihja sic sheh nje rob ate qe i premton se do ti ktheje lirine…
Do te duhej kohe per te harruar magjine e tij, nje harrese gjithsesi e perkohshme.

Gjysma e majte e henes me udhezoi rrugen per aty : nje rruge e ndricuar zbehte, e trishte, qe hapte nje kuti Pandore me mendime, per ti ndare me mua. Mendime te nje logjike qe shkaktonte te dridhura.
Te dridhura te frikshme te nje peizazhi te vagullt, qe me premtoi perjetesi…

Ata : – Ti duhet te jesh e lumtur tani !
Ajo : -  Ju po me detyroni te sillem si e tille, por a jam vertet?!
Ata : – Do te kesh keto, cdo gje tani e tutje meso ta ndash me keto!

Muzgu i mesnates qe fort i ndricuar. Ishte vetem ajo gjysme e majte e henes qe s’munda ta perfytyroj dot te plote e qe ndrinte fuqishem mbi dritaren time.
Ata me paten thene qe kjo nuk sillte te mira. Por kush jane ata ?!?!?!…
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Supersticioni Empty Re: Supersticioni

Mesazh  Albaniaa 13.09.13 8:08

Nata e ndërrimit të viteve, ja supersticioni që fshihet pas traditave
E keni pyetur veten pse njerëzit puthen kur ndërrohen vitet? Apo pse bërtasin me zë të lartë kur ora shënon 12:00 e natës? Disa mund të thonë se ndoshta prej pijeve alkoolike dhe shampanjës…por në fakt pas këtyre zakoneve fshihet një supersticion i lashtë. Ja disa tradita të mbrëmjes së ndërrimit të viteve dhe shpjegimet e tyre.



Puthja e mesnatës

Arsyeja për të cilën njerëzit shkëmbejnë puthje në momentin e ndërrimit të viteve është lumturia e vitit që sapo ka nisur. Nëse nuk puthesh me dikë, viti që vjen do të sjellë vetmi.
Ushqimi

Në disa kultura besohet se konsumimi i bizeleve ditën e parë të vitit do të sjellë fat dhe pasuri. Të tjerë konsumojnë proshutë, perime apo edhe lakra, të cilat besojnë se do t’u sjellin fat. Ushqimi që duhet t’i qëndroni larg? Është paksa e çuditshme, por besohet se pulat apo gjeli i detit mund të sjellin ters për ditët e tjera të vitit.

Rrobat e reja

Nëse nuk vesh rroba të reja në 1 janar, nuk do ë kesh mundësi të veshësh shumë të tilla gjatë vitit. Ky është një tjetër supersticion që ndiqet nga jo pak njerëz. Ngjyra më e preferuar është e kuqja, ngjyrë që tregon lumturi dhe tërheq pas vetes një të ardhme më të mirë.
Zhurmë në mesnatë

Ndërrimi i viteve shoqërohet me britma, dolli e fishekzjarre. Kjo pasi besohet se zhurmat e forta trembin shpirtrat e këqij. Kështu, gëzojmë edhe për vitin që fillon, por edhe përpiqemi ta bëjmë këtë vit sa më të mirë, duke e shmangur të keqen që në fillim, për aq sa mund të jetë e vërtetë një besëtytni e tillë.



Drejtimi i erës

Drejtimi nga fryn era në mëngjesin e ditës së parë të vitit thuhet se është profecia që tregon se si do të jetë viti në vijim. Era me drejtim nga jugu do të thotë më shumë para dhe lumturi. Era që fryn nga veriu parashikon një vit me mot të keq. Nëse era fryn në drejtim të lindjes, ju pret një vit me pak të mira dhe fat të keq, ndërsa drejtimi i perëndimit sjell më shumë qumësht dhe peshk, por edhe humbjen e një njeriu të dashur. Dhe nëse erë nuk fryn fare, do të thotë se viti i ardhshëm do të jetë plot gëzim dhe mirëqenie për 364 ditët e tjera. / G. Sokoli


avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Supersticioni Empty Re: Supersticioni

Mesazh  Albaniaa 13.09.13 8:10

Supersticioni: Fati dhe tersi i nuseve në ditën e dasmës
Atëherë ne ju themi që, përveç planeve të shumta që po thurni në mendjen tuaj, për ta organizuar atë sa më bukur, nuk duhet të neglizhoni edhe ato që kanë të bëjnë me besimet e trashëguara prej dekadash. Për supersticiozët, ekzistojnë disa veprime, të cilat nëse i bëjnë do t’u sjellin fat dhe nëse jo, do t’u sjellin ters.

“Të premteve dhe të martave nuk bëhen dasma dhe nuk udhëtohet”, këtë na e tregon tradita popullore. Dita e dasmës dhe martesa në kompleksin e tyre nuk janë një gjë e thjeshtë. Përtej angazhimeve të ndryshme (kisha, restoranti, udhëtimi i muajit të mjaltit, lista e dasmës, dhuratat, fustanet, praktikat e kërcimit etj.), kush është supersticioze është “e detyruar” të plotësojë disa besime, në mënyrë që të keni “një jetë të lumtur së bashku”. Biseda të tilla i keni dëgjuar ndoshta edhe më parë, për shembull nga gjyshet tuaja, të cilat i kanë me shumë merak “rregullat” dhe duan që ju t’i plotësoni ato medoemos! Fundja asgjë nuk do t’ju kushtojë nëse ndiqni disa prej besëtytnive që ekzistojnë prej dekadash, apo jo! Por cilat janë pra këto veprime që mund t’ju sjellin fat dhe në të kundërt disa të tjera që mund t’ju sjellin ters? Ne po ju sjellim të renditura disa prej tyre:
Gjërat që sjellin fat:

- Të veshësh një gjë të re: kjo gjë simbolizon nisjen e një jete të re. Kështu ju mund të zgjidhni të blini një komplet intim të ri, ndërkaq në konsideratë merrni edhe vetë fustanin e nusërisë.

- Të veshësh një gjë të vjetër:
nusja duhet të mbajë me vete një objekt të së kaluarës për të mos harruar rëndësinë e asaj që ka kaluar dhe jetës së re, si p.sh. një karficë apo bizhuteri.

- Të veshësh një gjë të marrë borxh: ky veprim simbolizon dashurinë dhe afrimitetin me personat që na rrinë pranë. Objekti që do të merrni borxh duhet të jetë i të afërmve tuaj, apo i miqve më të ngushtë.

- Të veshësh diçka të dhuruar: kjo gjë vlen për të treguar dashurinë e personave më të dashur, që do të jenë gjithnjë të pranishëm në jetën tuaj.

- Të veshësh diçka blu: kjo është një ngjyrë që simbolizon sinqeritetin dhe pastërtinë nga ana e nuses. Ky rit është shumë antik qysh kur nusja vishej e gjitha me blu. Në ditët e sotme traditë është bërë llastiku i çorapeve i dekoruar me një fjongo blu.

Gjërat që sjellin ters
Pasqyra: nusja nuk duhet të shikohet në pasqyrë me fustanin e bardhë ditën kur do të martohet. Nëse ajo dëshiron vërtet ta bëjë këtë, duhet që më parë të heqë një këpucë, një vath ose një dorashkë, nëse kjo e fundit është pjesë e fustanit.

- Unazat e martesës: nuk duhet të blihen në të njëjtin moment me unazën e fejesës. Mund të sjellë ters, pasi ndodh që çiftet të mos përfundojnë në martesë.

- Unaza rreth: mos e vendosni atë asnjë ditë më përpara dasmës, sepse edhe në këtë rast martesa nuk mund të bëhet me personin që keni zgjedhur të kaloni jetën.

- Fustani: nusja nuk duhet t’i tregojë në asnjë mënyrë fustanin dhëndrit para ditës së dasmës. Në këtë rast thuhet se prishja e martesës është e sigurt.

- Perlat: mos i vendosni asnjëherë për martesë nëse janë dhuratë, kjo gjë interpretohet sikur sjell lot.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Supersticioni Empty Re: Supersticioni

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi