Disa probleme Karmike
Faqja 1 e 1
Disa probleme Karmike
Disa probleme Karmike
Në ditët e para tona Teozofike filluam të kuptonim idenë e madhe të Karmës, dhe, vetëm duke u zhytur më thellë në studime, zbuluam ndërlikimet e panumërta në zbatimin e Ligjit të Mirë; vështirësitë fillestare davariten kur shikimi qartësohet, por të tjera shfaqen në horizontin mendor, pradaj injoranca jonë duket se rritet më tepër sesa dija jonë.
Duke shqyrtuar disa prej këtyre problemeve, mund të supozojmë se gjithë teozofistët njohin ndarjen treshtresore të Karmës, dhe me funksionet e përgjithshme të dëshirës, mendimit e veprimit. Llojin e parë e konsiderojmë si një veprim, i cili duket se qëndron plotësisht jashtë lidhjes me karakterin e vepruesit, si në rastin kur një njeri me karakter të lartë kryen papritur një krim. Kjo mund të jetë pasojë e një shkaku nisur kohë më parë në të kaluarën e largët, shkak që nuk kishte gjetur rastin të vepronte prej disa jetësh nga ajo në të cilën u prodhua. Këtu mund të kemi një shembull të skajshëm të një rregulli të përgjithshëm, që veprimet e një njeriu shpesh kanë pak lidhje me idetë e tashme të tij.
Veprimet e tij janë më shumë pasoja e dëshirave e mendimeve në të kaluarën, të modifikuara paksa nga dëshirat e mendimet në të tashmen. Njeriu është në të njëjtën kohë korrësi e mbjellës i Karmës, dhe, akti është korrja. Ndërsa bën e vepron, ai mbjell fara të freskëta për të ardhmen në dëshirat e mendimet e tanishme, por veprimi, si i tillë, është korrja e të mbjellave të kaluara; është përfundimi i njeriut ashtu siç ishte, jo siç është. Të gjykosh një njeri nga veprimet e tij është të zhvendosësh gjykimin mbi njeriun e së shkuarës, jo në atë të pranishmin; prandaj “Mos Gjyko” ka qenë gjithmonë parimi i Mësuesve.
Askush nuk mund të gjykojë dikë drejtësisht, përveçse kur mund t’i lexojë mendimet e dëshirat, lastarin e karakterit të tij të tashëm. Ndryshimi mes mendimeve e veprimeve tona, aspiratave e arritjeve tona, është tepër i madh. Mendimi vjen prej asaj ç’jemi në të tashmen, e krijojmë sipas fuqive që kemi zhvilluar; veprimi pengohet nga të gjitha anët prej shkaqeve të gjeneruara në të shkuarën, e është shfaqja e asaj çfarë ishim.
Mospërputhjet më befasuese mes karakterit të tashmë dhe veprimit të tashmë shfaqen në tipat më të evoluar, sidomos në personat që evoluojnë shpejt. Në të kaluarën e hershme një njeri ka dëshiruar e menduar një gjë të keqe dhe ka kaluar në planin astral e planin mendor. Prapa çdo njeriu qëndron një masë e përzjerë Karme, vetëm një pjesë e së cilës mund të shfrytëzohet në çdo personalitet të çfarëdoshëm.
Zotat e Karmës zgjedhin prej kësaj mase aq racione sa të përshtaten mjaftueshëm me njëra-tjetrën për t’u përpunuar në një tip të vetëm, brenda disa kufijve të karakterit e rrethanave, duke patur parasysh edhe personat e mishëruar në kohën e kësaj jete të këtij njeriu. Gjërat e këqija që presin të manifestohen si veprime mund të mos gjejnë rastin për shumë jetë – shumë mundësisht sepse personi apo personat e lidhur me të nuk lindin në kohën që ky njeri është në tokë. Prandaj shtyhet jetë pas jete.
Ndërkohë, njeriu po përparon shpejt, zhvillon fuqitë e karakterin e vet. Megjithatë, kjo shpatë reale e Demokleut i varet mbi kokë gjithë kohën. Rasti për të vepruar vjen më në fund dhe gjëja e keqe lind si veprim. Shenjtori mëkaton, për çudinë e vet dhe të atyre që e rrethojnë, ndësa të gjithë pyesin: “Përse kështu? Fuqia që ka duhej t’i mjaftonte për t’u përmbajtur!” Kjo na nxjerr në kuptimin e fjalëve të mësipërme “përfunduar në planet astrale e mendore”. Një veprimtari përbëhet prej tre etapave – dëshirë, mendim, veprim; lutemi për diçka (dëshirë), mendojmë si ta arrijmë (mendim), e zotërojmë (veprim).
Gjatë dy fazave të para gëzojmë liri relative; ndërsa dëshirojmë, gjithsesi, të nxitur nga eksperienca, mund të kacafytemi me dëshirën, ta pushtojmë e vrasim, pra aktiviteti ndal e nuk kalon në periudhën e dytë. Ose mund të mbërrijmë në fazën e dytë, e, duke menduar si ta përmbushim dëshirën, dhe mendime të tjera bashkë me të, përsëri të nxitur nga përvoja, mund të ndeshëmi me atë mendim e ta mposhtim, e aktiviteti ndalet në etapën e dytë. Por, kur faza e dytë përfundon e mendimi piqet për veprim, kur vetëm dera e e hapur e rrethanave mjafton për të hedhur mendimin në veprim, atëherë liria është e kaluar, në çasin kur hapet dera akti do të kryhet.
Ndonjëherë një mur rrethanash ngrihet mes fazës së dytë të plotësuar e asaj të tretës e aksioni pret; mbase vjen vdekja, por veprimi pret në prag derisa të hapet dera. Shumë jetë mund të kalojnë e dera mund të mos hapet; papritur, në ndonjë jetë, rrethanat hapin derën e mundësisë e njeriu kryen veprimin pa menduar fare, megjithëse 50 a 100 jetë të kenë kaluar. Kjo është e pashmangshme, pasi shkaqet gjeneruese janë plotësuar dhe, sado i papajtueshëm të jetë me rrethanat e jetës në të cilën ndodh, duhet të vijë.
Duhet mbajtur mend se kushtet e pashmangshmërisë së një veprimi janë që fazat e dëshirës dhe mendimit janë kompletuar. Nëse ka një çast, në të cilin njeriu mund të mendojë para se të veprojë, kur veprimi nuk është instiktiv – bëhet pa menduar – ai mund të rezistojë. Janë të gjitha shkallët e vështirësisë në kundërshtimin ndaj shtysës për të kryer një akt të caktuar, por kudo ku ka kohë për të menduar ka fuqi për t’i bërë ballë.
Nuk është pa vend këtu për të nënvizuar faktin se një njeri, i cili ka mbi supe gjëra të liga, që presin lindjen për të vepruar, nëse është njeri kaq i evoluar, sa të kujtojë jetët e veta të kaluara, mund të shkatërrojë Karmën e keqe që pret në derë, mund ta djegë atë me urtësi. Mund të dërgojë kundër mendimit të përfunduar një rrymë të re mendimi me natyrë të kundërt, duke shkatërruar të keqen e mundësinë e manifestimit të mendimit si veprim. Më këtë mënyrë gjithashtu, kur akti është i lidhur me një njeri, armik të lashtë, mund të bëhet mik, duke i dërguar rryma vullneti të mirë, e, kur takimi në tokë ndodh, urrejtja që kërkon hakmarrje kthehet në dashuri që kërkon bekim.
Mësuesit e mëdhenj të botës, duke njohur këtë mundësi, kanë këmbëngulur gjithmonë për dashuri të universale e vullnet të mirë, e në bindje ndaj Tyre, një njeri mund të shndërrojë një armik të lashtë në mik të ngushtë, edhe pa e ditur fare këtë. Pasi, duke marrë të qenë se në të shkuarën ka gjeneruar Karmë urrejtjeje, mund t’i dërgojë çdo ditë valë vullneti të mirë çdo gjëje të gjallë, në mënyrë që dashuria e vet, duke u shprendarë në gjithë drejtimet, të shuajë zjarre urrejtjesh të ndezura nga gabime të tejshkuara.
Disa probleme karmike interesante ngrihen në lidhje me Mësuesit e Botës, Njerëzit Hyjnorë që vijnë në botë për të ndihmuar.
Për shembull, le të konsiderojmë “përdorimin e mrekullive” nga themeluesi i Kishtërimit, mrekulli kuptojmë siç dihet manifestimet e forcave të fshehta në planin fizik. Karma që prodhohet nga mrekullitë është dy llojesh. E para është e mira që vjen prej saj fizikisht e mendërisht; së dyti është efekti i mrekullisë në mendjet e të pranishmëve.
Ky manifestim i fuqisë superfizike bind zakonisht një numër spektatorësh që i besojnë mrekullibërësit; ndësa koha ikën, mrekullia bëhet më e vështirë në mendjet e tyre, derisa në shumicën e rasteve shihet si një rreng apo haluçinacion dhe shpesh kthehet në fyerje ndaj Mësuesit, që shihet si mashtrues. Këto mendime të liga vijnë prej aktit të Mësuesit, sepse po të mos e kishte kryer mrekullinë, nuk do të kishte reagim e armiqësi nga ana e dëshmitarëve. Megjithatë, mund të jetë e domosdoshme për Mësuesin të përfitojë nga këto mënyra për të përcjellë Mesazhin e vet; mund të jetë e domosdoshme në kushtet e tokës në atë kohë të caktuar, që duhet të shfaqen forcat okulte.
Pastaj Lajmëtari i Lozhës së Madhe, sipas detyrës që ka marrë përsipër, duhet të përdorë rrugët e nevojshme për tu dëgjuar e të përligjë realitetin e botëve të padukshme, kështu që ai gjeneron karmën e tij të përzjerë me të mirë e të keqe, aktive prej qindra vjetësh. Mund të shohim në revoltën moderne kundër mrekullive, përshkak të atij që quhet “shpirti shkencor”, armën kundër Krishtërimit të farkëtuar nga skamja e shkuar. Ç’mund të bëjë Mësuesi? Duhet të godasë balancën mes rezultatit të mirë e të keq dhe të kryejë veprimin që sjell mbizotërimin e së mirës. Merr me paramendim mbi vete Karmën e keqe si pjesë e sakrificës që bën për të ndihmuar botën. Dhe kjo Karmë e bën të lidhur atë me lëvizjen që nis dhe duhet të rrijë me besimin e vet, duke drejtuar, dashur, ndihmuar derisa Karma, të cilën e gjeneron duke bërë punën e shpëtimtarit, të konsumohet. Shumë Lajmëtarë të Lozhës së Bardhë, të mëdhenj e të vegjël, kanë sjellë kaq pasoja mbi vete për shkak të punës – H. P. Blavatsky është një shembull i dukshëm.
Nga kjo mund të nxjerrim parimin kryesor – një prej domethënieve më të mëdha praktike – se nuk ka veprim plotësisht të mirë në një botë të papërkryer, “Çdo veprim rrethohet me të keqe siç rrethohet zjarri nga tymi!” Asnjë veprim që bëjmë nuk është plotësisht i mirë. Gjithë veprimet gjenerojnë Karma të përzjerë, sepse kryhen në një botë jo të përkryer, më e mira shkakton se s’bën fërkime, e ne mund të luftojmë të zgjedhim rrugët e punëve ku mbizotëron e mira. Duhet studiuar Ligji që ta kuptojmë si funksionon, e në të gjitha veprimet të kërkojmë balancën e së mirës, duke mbajtur mbi supe buzagaz të keqen e pashmangshme që shoqëron të mirën që bëjmë. As nuk duhet harruar qëllimi, drej të cilit universi synon. Mbart si farë jo vetëm Njeriun Hyjnor, por brenda matricës së vet një LOGOS që evoluon, i cili do të jeë ndërtuesi i një universi më të lartë.
Si LOGOS i madh që është, është kacavjerrur përmes gjithë formave – mineral, bimë, kafshë, njeri, supernjeri; e vetëm sepse ka bërë këtë ka fituar gjithëdijen, kështuë mund të nisë një univers më i lartë brenda atij që Ai ka evoluar. Gjithë fazat e papërkryera janë të nevojshme për të fituar dijen perfekte, dhe, ç’është një mister kalimtar që sjell një fuqi të pafundme? Të gjitha vuajtjet rreth nesh veprojnë drejt këtij qëllimi, si dhe drejt evolucionit të çdo individi, e, çdo fërkim që ndodh shkaktohet prej rritjes së vazhdueshme. Ndërsa evoluojmë, fërkimi pakësohet dhe Shpëtimtari, në stacionet e fundit, i rrethuar nga më shumë qenie të larta, do të ketë rrugë më të mira për të punuar sesa Ata të së kaluarës, dhe kështu më pak Karma e ligë do të gjenerohet në punët e tyre të mira.
Kur të kuptojmë këtë pjesë të funksionimit të Ligjit, mund të veprojmë me hare, duke përdorur gjykimin tonë më të mirë, arsyen, mendimin e gjithë përvojën tonë për të kryer veprimet më të mira për të cilat jemi të aftë, të sigurt se e mira dhe keqja janë bashkë, por, duke luftuar për të maksimizojmë të mirën e të minimizojmë të keqen.
Në përpjestim me gjendjen mendore që po arrijmë edhe puna jonë do të jetë e frytshme, e do të jemi të aftë të shohim se, ndërsa Logosët e universit udhëheqin e drejtojnë të gjithë, edhe mes nesh gjithashtu një Logos po evoluon, ne bashkë me të.
Në çdo etapë ka dhe duhet të ketë mospërkryerje, e mira dhe keqja të përzjera dhe ajo ç’duhet të bëjmë është vetëm të kryejmë sa më shumë të mira e sa më pak të këqija të mundemi. Trazimi e pendimi rritin fërkimin, që vonon evolucionin e fundmë, dhe ankthi vetëm sa ngre pengesa të reja në rrugë. Hare e guximshme është sjellja jonë e drejtë, e, ndërsa përparojmë duhet të jemi të qetë, paqësorë, të kënaqur, pavarësisht telasheve që na rrethojnë. Në mes të stuhisë mbajmë zemrën e paqtë. Nëse pastrojmë sytë nga personaliteti; nëse mësojmë të identifikojmë veten me Njeriun Hyjnor, që jemi vete ne; nëse kërkojmë vetëm Zotin e Ligjin, indiferentë ndaj rrethanave tona; vetëm atëherë vizioni ynë do të qartësohet gjithnjë e më shumë, mjegulla do të zhduket, rruga e udhëheqjes së drejtë do të shkëlqejë, dhe, nëse ndonjëherë do të dështojmë ta rrahim atë shteg, vetë dështimi do të na mësojë të bëhemi më të mirë në të ardhmen, pasi “Kurrë ai që ka bërë mirë, o Dashuri, nuk njeh mjerim”.
/mnvr/
Annie Besant
Përktheu Arben Orhani

Admin- 1132
Similar topics
» Astrologjia Karmike
» Disa nga simbolet e Krijimit
» Pse disa besojnë në bestytni?
» Disa refleksione mbi Sufizmin
» Doktrina Sekrete – Disa nga simbolet e Krijimit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi