Rëndësia e gjumit të mirë
Faqja 1 e 1
Rëndësia e gjumit të mirë
Sa gjumë na nevoitet që të ndihemi mirë? Nuk ka ndonjë përgjegjeje të saktë, secili person ka nevojat e veta. Sasia e gjumit mund të krahasohet me sasinë e ushqimit, çdo njeri ka nevojë ti plotësoj dëshirat e veta. Nuk është e rëndësishme se sa gjatë fleni, e rëndësishme është se si ndiheni në mëngjes dhe se si do të jeni aktiv gjatë ditës.
Shumë njerëz mendojnë që flejnë sa duhet. A ju nevoiten disa minuta gjumë të shkurtër (dremitje) para se të zgjoheni në mëngjes? A mendoni për vikende që të ngopeni me gjumë? Takimet e gjata, dhomat e nxehta dhe ushiqim i rëndë a ju bëjnë që të fleni?
Nëse fleni mirë dhe mjaftë, përgjigja juaj është - jo.
Si ta kuptoni sa gjumë ju nevoitet?`
Në pushimin e ardhshëm, shkoni në shtrat sapo ndiheni i përgjumur dhe zgjohuni nga shtrati atëherë kur e ndjeni vetën të gatshëm, pa alarme. Në fillim, trupi juaj do të jepet i tëri për mungesë të gjumit, pastaj kjo do t'ju tregon se sa orë të gjumit gjatë natës ju nevoitet. Nëse nuk jeni në gjendje që këtë ta bëni në pushim, provoni që të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë, por shkoni në shtrat në kohë të ndryshme, derisa nuk gjeni kombinimin e përshtatshëm për gjumin tuaj.
Dremitja e pasditës
Nga përvoja e dimë se e humbim energjinë në fazën e pasditës, bile edhe nëse kemi pasur gjumë të mjaftueshëm gjatë natës. Dremitja e pasditës mund të jetë zgjedhje e shkurtër e gjumit, por kjo nuk mundet ta zëvendësoj gjumin e mirë gjatë natës.
Dremitje 15 deri 20 minuta gjatë pasditës mund t'ju ndihmoj që të përqëndroheni më mirë, kjo e përmirson qëndrueshmërinë dhe kjo mund të jetë e dobishme para se të niseni në udhëtim të gjatë. Por dremitja e pasditës nuk rekomandohet njerëzve të cilët kanë problem me gjumë sepse kjo do t'ua vështërsoj edhe më shumë që të bien në gjumë natën.
Pasojat e Mungesës së Gjumit të Mirë
A ju ka ndodhur që një fjali ta lexoni tri herë, të mos jeni në gjendje ti mbani në mend numrat e telefonit, të bëheni më nervoz se zakonisht, të jeni i shtetësuar pa arsye; a ju ka ndodhur të merrni vendimin e gabuar, pa e ditur pse? A është për juve shtrirja në shtrat vetëm një pritje e gjatë për gjumë, a ju shqetëson zëri i ulët?
Mirë se erdhët në botën e pagjumësisë.
Pasojat e para të pagjumësisë në jetën e përditshme manifestohen me: zvoglim të efikasitetit, zvoglim të kapacitetit mental, përgjumje, vështërsi në përqëndrim, humbje të oreksit, tretje të ushqimit me intensitet të vogël, zvogëlon forcën fizike, shkakton mungesën e energjisë dhe lëvizjes, etj. Hulumtimet kanë treguar se truri jonë shfrytëzon kohën e gjumit për të përpunuar dhe deponuar informatat - kjo nënkupton se njerëz të cilët bëjnë gjumë të mirë pas mësimit mbajnë më shumë informata sesa njerëz të cilët nuk bëjnë gjumë të mirë.
Pasojat afatgjate të pagjumësisë janë më pakë të dukshme, por paraqesin kërcënim në shëndetin tonë.
Dobësimi i imunitetit nënkupton humbje të qëndrueshmërisë kundër sëmundjeve dhe infektimeve (ekspertët kanë treguar se pesha e tepërt dhe tensioni i lartë i gjakut shkaktojnë pagjumësi); zvoglimi i kapacitetit mental dhe jostabiliteti emocionale mund të rrezikojnë marrëdhëniet familjare dhe të ketë ndikim në efikasitetin e punës tuaj (pagjumësia është e lidhur me depresion kronikë).
Pagjumësia
Pagjumësia është më tepër fjetje e parregullt. 10 - 26% të njerëzve vuajnë prej pagjumësisë kalimtare, 7 - 20% të njerëzve vuajnë prej pagjumësisë kronike (përhershme).Pagjumësia nuk është sëmundje, por është simptomë e cila mund të zgjasë për një kohë të shkurtë apo të jetë në ndikim për kohë të gjatë.
Njerëzit që vuajnë nga pagjumësia ballafaqohen me vështërsit për të fjetur, gjumi i tyre është vazhdimisht i ndërprerë. Ky nuk është gjumë i mirë dhe njerëz të till janë gjithashtu kronikisht të lodhur, nervoz dhe të përgjumur. Pse paraqitet pagjumësia?
Për arsye të trazirave të jashtme ( drita, zhurma, etj.)
Për arsye të stilit jetësor jo të shëndoshë (konsumimi i tepërt i kafesë në mbrëmje, mungesa e ushtrimeve, etj.)
Shkaktarë mund të jenë sëmundjet mentale apo çrregullimet fizike
Për arsye të mbidozimit të hapave për gjumë.
Nëse pagjumësia zgjatë më shumë se tri javë, ne themi se bëhet fjalë për pagjumësi kronike. Shkaktarë për këtë mund të jenë të natyrës komplekse.
Kjo mund të jetë e nxitur me sëmundje që shkakton dhimbje, neveri, vështërsi në frymëmarrje, etj.; shkaktarë mund të jenë çrregullimet mentale, siç janë: depresioni, alkoolizmi, etj. Pagjumësia gjithashtu mund të shkaktohet si pasojë e ritmit të thyer të ciklit të gjumit (si psh. jetë-nate të gjallë, punë me ndrrime, etj.)
Gërhatja
Gërhatja i ngjan krijimit të zërave të njëtrajtshëm, por në fakt ky është një fenomen serioz dhe kopleks. Kjo shkaktohet për arsye të ndryshme, në pjesë të ndryshme të sistemit më të lartë të frymëmarrjes.
Madje edhe pse kjo nuk është problem
mjeksor dhe nuk ka pasoja shëndetësore, kjo është megjithatë problem shoqëror i pakëndshëm dhe do të thotë "zë i njollosur". Kjo gjithashtu ndikon në frymëmarrje të parregullt e cila çrregullon gjumin. Frymëmarrja e mirë është e ndryshme për njerëz të ndryshëm.
Prandaj:
Nëse dëshironi të fleni mirë duhet të merrni frymë rregullisht.
Nëse dëshironi që njerëzit të flejnë pranë juve atëherë duhet të fleni qetë.

Biseda në Gjumë dhe Ecja në Gjumë
Cikli i gjumit normal përbëhet prej katër fazave; biseda në gjumë dhe ecja në gjumë ndodh në dy faza të fundit.
Mënyra e bisedës në gjumë dallohet prej personit, individi mundet vetëm të ulet në shtrat pavetëdijshëm, ata mund të ecin nëpër dhomë dhe nganjëherë të dalin nga banesa apo shtëpia e tyre dhe të ecin qetësisht përgjatë rrugë.
Rrallë personi mund të kryej ndonjë prej aktiviteteve komplekse si psh. gatimi, lëvizja e mobileve apo të drejtoj makinën. Nëse ecni në gjumë ose nëse jetoni me dikend që ecë në gjumë rrini gati dhe parandaloni ndonjë aksident.
Pse njerëzit ecin në gjumë? Ecja në gjumë fillon që në fëmijëri për arsye të lodhjes, mungesës së gjumit, shqetësimeve (problemeve familjare), etj. Tek të rriturit arsyet janë të ngjajshme; shkaktarët gjithashtu mund të jenë: mjekimi, droga, çrregullime mentale, etj.
Nuk keni përse të frikësoheni ta zgjoni personin i cili ecë në gjumë. Nëse e zgjojmë personin që është duke ecur në gjumë ai mund të jetë i hutuar dhe nervoz por vetëm përkohësisht. Në anën tjetë, personi që ecë në gjumë mund të jetë në rrezik; disa njerëz janë lënduar duke rënë apo ndeshur në ndonjë objekt, etj.
Biseda në gjumë është plotësisht e zakonshme, jo e rrezikshme dhe jo interesante për mjekësinë. Kjo mund të ndodhet për arsye të ëndrrës së gjallë, situatave që janë ndodhur në fazën kur personi ka qenë i zgjuar.
Nganjëherë kur jemi në gjumë ne flasim për gjërat të cilat më me dëshirë do ti mbajmë për vete apo shqiptojmë ndonjë frazë padashur ose flasim në gjuhën tjetër; nëse kjo paraqitet vazhdimisht kjo mund të jetë shumë shqetësuese për partnerin tonë

Albaniaa- 409
Similar topics
» Rëndësia e meditimit,kolektiv dhe individualisht.
» Çudia dhe rëndësia e tavanit të borxhit amerikan
» Paraliza e gjumit dhe posedimi
» Eksperimenti rus i gjumit
» Teoritë e gjumit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi