Çudia dhe rëndësia e tavanit të borxhit amerikan
Faqja 1 e 1

Kurekonomia kryesore e botës ndodhej në teh të thikes sa u përket financave të veta, shtrohej pyetja se si ka ardhur deri te kjo krizë?
Përse Shtetet e Bashkuara kanë tavanin e borxhit në vend të parë? Prej nga ka ardhur ky limit për huamarrje? Dhe, përse duhet të mbahet nëse është bërë aq problematik?
Në kontekstin global, tavani i borxhit të SHBA-së është sigurisht i pazakontë. Në mesin e vendeve të industrializuara të botës, vetëm edhe Danimarka ka një sistem, sipas të cilit, legjislatura duhet të miratojë huamarrjen ndaras nga shpenzimet.
Në shumicën e vendeve të tjera, autoriteteve përkatëse u lejohet të marrin hua aq sa kanë nevojë për të mbuluar shpenzimet që ka miratuar legjislativi.
Në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, Thesari është i autorizuar të marrë hua aq sa i duhet për të realizuar shpenzimet e miratuara. Në Kanada, ekzekutivi mund të marrë hua për të përmbushur buxhetin vjetor.
Disa vende të Bashkimit Evropian, të tilla si Polonia, kanë ndërmarrë masa për të mbajtur të menaxhueshëm borxhin publik, duke vendosur limite për huamarrje. Por, këto kufizime lidhen me madhësinë e ekonomisë.
Jacob Kirkegaard është bashkëpunëtor i Institutit Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare në Uashington dhe vjen nga Danimarka. Ai thotë se pavarësisht tavanit të borxhit, gjërat funksionojnë krejt ndryshe në vendin e tij.
“Në Danimarkë, tavani i borxhit – jo me ligj, por me një lloj konsensusi politik – është disa herë më i lartë se borxhi kombëtar. Kjo është një tjetër mënyrë për të thënë se Danimarka nuk përballet kurrë me ndonjë rrezik. Tavani i borxhit atje është diçka që zbatohet vetëm për arsye kushtetuese ose administrative. Nuk është diçka që përdoret në politika ditore, si për shembull në Shtetet e Bashkuara”, thotë Kirkegaard.
Tavani i borxhit amerikan nuk ka qenë gjithmonë mjet i politikave partiake, siç është bërë në krizat e fundit të borxhit. Në fakt, ai ka pasur qëllim t’i lehtësojë gjërat dhe jo t’i vështirësojë ato.
Para vitit 1917, Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar kredi të veçanta. Njëra është dhënë për ndërtimin e Kanalit të Panamasë.
Por, në përpjekje për t’i dhënë Thesarit fleksibilitet në rritje gjatë Luftës së Parë Botërore, ligjvënësit kanë braktisur këtë qasje dhe kanë lëvizur drejt një limiti për huamarrje.
Që nga ajo kohë, tavani ka vazhduar të rritet në përgjithësi. Sipas Departamentit të Thesarit amerikan, Kongresi ka vepruar 78 herë që nga viti 1960 për të rritur përgjithmonë, për të zgjatur përkohësisht apo për të rishikuar përkufizimin e tavanit të borxhit.
Tavani aktualisht qëndron në 75 për qind të bruto prodhimit të brendshëm të SHBA-së.
Në vitet e fundit, republikanët opozitarë kanë mbështetur rritjen e tavanit të borxhit në kurriz të shkurtimit të shpenzimeve dhe të ndryshimit të politikave të tjera.
Bllokimi i këtij viti, i cili ka shtyrë Uashingtonin në prag të rënies si kurrë më parë, ka shkaktuar sheqtësim në mesin e shumë amerikanëve.
Tregjet dhe vendet anembanë botës – përfshirë Kinën, kreditorin kryesor të Uashingtonit – mund të kenë dëshiruar po ashtu braktisjen e tavanit të borxhit. Por, një gjë e tillë nuk mund të pritet shpejt, thotë Kirkegaard.
“Për fat të keq, gjasat që tavani i borxhit të braktiset janë shumë, shumë të vogla. Partitë politike shumë rrallë heqin dorë nga fuqia e tyre politike”, thotë Kirkegaard.
Shumë republikanë tani insistojnë se tavani duhet të mbetet jo si mjet për të fituar pikë politike, por për shkak se ai gjeneron debate për borxhin fluturues të vendit dhe mund të ofrojë edhe zgjidhje.
Administrata Obama, ndërkaq, nuk ka qenë e gatshme të testojë ujërat ligjore dhe kushtetuese rreth tavanit të borxhit.

Odin- 513
Similar topics
» Kriza Ekonomike
» Rëndësia e gjumit të mirë
» Rëndësia e meditimit,kolektiv dhe individualisht.
» Objekti misterioz mbi qiellin amerikan
» Ushtaraku amerikan rreth takimit me Alienë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi