“Fantazmat” në Pagarushë
Faqja 1 e 1
“Fantazmat” në Pagarushë
“Fantazmat” në Pagarushë
Në ditët e para të marsit një autobus ishte ndalur në Malishevë. Ngadalë prej tij kishte zbritur Sylë Kryeziu. Kishte bërë më shumë se 800 kilometra rrugë deri aty. Po kthehej nga Sllovenia. E, për t’u ngjitur në fshatin e lindjes, aty ku edhe e kishte familjen, i duhej t’i bënte edhe 10 minuta me makinë.
Në një nga qoshet e provincës afrohet të blejë një gazetë. Kur ç’të shohë në të: Një shtëpi në Pagarushë “po sulmohej” nga fantazmat. Fryma i zihet në grykë, kur në brendi e lexon emrin e të vëllait, Avdurrahimit. Ishte kryefamiljari! Shtëpia e tyre nuk ishte si kështjellat në filmat e Alfred Hitchcockut e vetmuar në ndonjë mal të thellë, por ajo gjendej në mes të lagjes dhe nuk kishte më shumë se katër dhoma. Nxitimthi arrin deri atje. Rreth tij mblidhen të dhjetë anëtarët e familjes. Përpiqet t’i bindë se nuk duhet frikësuar nga diçka që nuk shihet. Donte t’i shihte me fytyra të gëzuara që po takoheshin pas sa muajsh.
Por llafet ndërpriten, kur befas një breshëri gurësh godet derën e dhomës përballë asaj ku ishin duke u bërë plane se si duhej përzërë trishtimi. Dalin të gjithë. Del edhe Syla. Nuk shohin këmbë as dorë njeriu, pos katër gurëve të shpërndarë para dhomës. Shohin edhe një vrimë të bërë në derë. Atëherë Avdurrahimi, që kishte net pa zënë gjumë në sy, i gatshëm të luftonte me fantazmat, nis të rrëfejë.
“Kah pasditja e 9 shkurtit kanë filluar gjuajtje gurësh nëpër kulme të shtëpive në lagje, e nga mbrëmja gurët kanë filluar t’i godasin edhe dritaret nga jashtë”, thotë ai, e nuk ndalon. “Pas dy ditësh kanë filluar gjuajtje gurësh edhe nga brenda korridorit në njërën nga dhomat e shtëpisë. Më vonë në mbrëmje, gurët kanë filluar të bien nga brenditë e dhomave. Kanë rënë mbi stufë, afër televizorit, tek abazhuri. Nuk e dije se nga vinin, vetëm kur e shihnim se po binte. Të gjitha dyert dhe dritaret i mbanim të mbyllura, dhe askush nuk kishte as më të voglën ide se si binin ata brenda dhomave”.
Avdurrahimi nuk është njeri i pashkollë. Bile është i edukuar për shkencat natyrore. Nxënësit e fshatit i mëson për kimi e fizikë. U tregon se molekula është njësia më e vogël e një elementi kimik, ndërsa lëvizja e çdo trupi, ashtu siç ka konstatuar Ajnshtajni, është në marrëdhënie direkte me lëvizjen e trupave të tjerë. Asnjëherë atij nuk i kishte shkuar mendja se një ditë, jo me nxënësit, por së paku me kolegët dhe miqtë, do të fliste për lëvizje të trupave nga forca të padukshme. E në fakt, ai nuk ishte në hall vetëm nga gurët. Disa net në tavan të shtëpisë së tij ishin dëgjuar rrapëllima. Dikur ato kishin filluar të shndërroheshin në goditje.
“Në momentin kur fikej drita, nisnin trokitjet në tavan dhe brenda në dhomë. Në fillim patëm menduar se janë pëllumba, por më vonë kur rrapëllimat vinin sikur dikush e godiste me dorë tavanin, e kuptuam se nuk ishte fjala për pëllumba, por për krijesa të padukshme”, tregon Avdurrahimi. Kjo gjendje e kishte futur në panik gjithë familjen. “Disa herë jemi detyruar ta lëshojmë shpinë. Një herë, kurrë s’e harroj, u deshtë me shku te një motër në një fshat tjetër në 12 të natës, sepse nuk mujshim me duru ma”, kujton arsimtari.
“Fantazmat”, sipas tij, dikur kishin nisur të bënin edhe veprime të tjera. “Orenditë në shtëpi filluan të demoloheshin. Një ditë televizorin e gjetëm të rrokullisur në një cep të dhomës. Gjygymat në cepin tjetër. Jastëkët e shpërndarë gjithandej nëpër dhomë”, rrëfen Avdurrahimi. E pranon se askush nuk ka qenë prezent kur janë bërë lëvizjet e orendive, por është i sigurt se në dhomë kanë hyrë në momentin kur është ndalur këndimi i Kuranit në televizor. “Në TV ka qenë një DVD e lëshuar me lexim të Kuranit, sepse hoxhallarët thoshin se duhet lëshuar Kuranin për t’i larguar të ‘koftëlargtit’”.
Roja me “vampir”
Më vonë “fantazmat”, sipas tij, kishin nisur të merrnin objekte. Kryesisht telefona mobilë. “Telefonin prej xhepit ma kanë marrë. Ia kanë marrë edhe vëllait, çikës dhe djalit. Atë të vëllait e kemi gjetur në rrugë përmes ziles, sepse nuk e kishte shuar, ndërsa një timit ia kishin marrë baterinë”, tregon ai. Avdurrahimi e kishte thirrur policinë për t’i dalë në ndihmë. Nuk kishin mundur. “Dy policë kanë qenë dëshmitarë se në shtëpi janë dëgjuar rrapëllima. E kanë thirrur bazën e i kanë lajmëruar, por u kanë thënë se nuk ka nevojë për forca shtesë, se s’dinin me kë të përballeshin”. I kishte thirrur shumë hoxhallarë e shumë sish i kishin shkuar pa ftuar. “Disa thoshin ka magji, e disa thoshin se janë krijesa të padukshme, të liga, por që kanë aftësi veprimi.
Thoshin se ato krijesa na shohin neve, por na s’mujm me i pa. Edhe thoshin se mujn me u ba në fizionomi të çdokujt, përveç në fotografi të Pejgamberit”. Kishte kërkuar ndihmë edhe nga një psikoterapeut. “Psikoterapeuti tha se këtu duhet që shteti të sjellë një grup ekspertësh për ta studiuar fenomenin. E ai vetë konsideronte se veprimi ishte i përhapur në lagje, por të tjerët nuk po tregonin”. Një nga fqinjët e Avdurrahimit ende beson se gjithçka është e trilluar. “Jo, bre, s’ka gja aty, veç e kanë ba të madhe”, thotë ai. Shtëpia e Avdurrahimit ishte bërë vend pritjeje e përcjelljeje për njerëz nga të gjitha anët e Kosovës. Një ditë në derë të tij kishte trokitur edhe vetë k
ryetari i Komunës, Isni Kilaj. “Kryetari tha kish pas qejf me kanë prezent kur të bie guri, me pa edhe vetë, po për ata 20 minuta sa nejti spati asnjë gjuajtje”, tregon Avdurrahimi. Një ditë, dikush i kishte thënë se shpëtimin mund ta gjente vetëm nga vapmirët. I kishin thënë se ata janë të vetmit që mund t’i luftonin lugetërit. Nuk e kishte të vështirë për ta gjetur atë, sepse verën e kaluar kur gurët nuk kishin rënë jo vetëm mbi kulmin e shtëpisë së tij, por edhe në disa kulme të mëhallës, ai kishte ardhur për t’i mposhtur lugetërit. “E patëm gjet vampirin. Ai erdhi me gjithë djalë, nejti një natë, por u largua duke thënë se nuk është punë për të. Ua patëm siguru dy llovaçka. Kam qenë më pas dy tri herë, por s’ka pas ardhë se thojke se puna e tij është prej 11:30 të natës deri në orët e para të mëngjesit, kur të fillojnë të këndojnë gjelat, e neve na bënte vaki ditën”, tregon ai.
Pas gjithë atyre përpjekjeve, qetësinë në familje kishte arritur ta kthente pas një konsulte me një hoxhë nga Vushtrria. “Ai më tha mos u frikohi hiç, mos ja vnoni mendjen, se ata nuk të mbysin. Nëse bie një guri kape e gjuje. Thjesht, injoroni çdo veprim të tyre”. “U ktheva dhe i thashë kështu familjes. Bënim siç na kishte thënë hoxha dhe goditjet me gurë filluan të rralloheshin”, shton ai.
Mes fantazisë dhe reales
Komandanti i Stacionit të policisë në Malishevë, Bekim Begaj, e konfirmon se ekipet e policisë disa herë gjatë verës kanë qenë në familjen e Avdurrahimit.
Por ai beson se gjithçka që lidhet me këtë familje është vepër njerëzore.
“Ka qenë një gjendje alarmante, por ne e kemi pasur një pistë të dyshimit, megjithëse deri më sot nuk kemi arritur të vërtetojmë asgjë”, tregon komandanti. Atij i vjen mirë që kjo familje nuk ka më telashe si përpara. “Besoj se ata e kanë zgjidhur problemin që e kanë pasur”, thotë Begaj, duke mos përjashtuar mundësinë që “skenari i trishtimit” të jetë ndërtuar nga vetë ankuesit për qëllime përfitimi. Por ndryshe e shpjegon atë që ka ndodhur në Pagarushë psikoterapeuti Adem Kolgeci. Ai që e kishte vizituar familjen Kryeziu së paku pesë herë. “Kjo nuk është pjellë e fantazisë. Kjo më së miri vërtetohet, kur e sheh duke rënë gurin nga brendia e shtëpisë.
Kallja e shpive në Landovicë, ku objektet e lagura janë djegur, pastaj prerja e trupit dhe e teshave në disa vende të tjera, janë argumente për ekzistimin e trupave jofizikë”, deklaron ai. Në Kosovë, sipas tij, nuk njihet ky fenomen, por në shtetet e tjera, përfshirë ato të rajonit, po. “Kam thënë se shteti duhet të merret me këso fenomenesh, që ndodhin dita-ditës, e që janë të pashpjegueshme për shkencën”, rikujton ai. Përgjithësisht, sipas tij, njerëzit shpëtojnë nga këto gjendje me anë të sugjestionit dhe hipnozës. “Unë besoj se ajo që kanë thënë banorët është e vërtetë, e ata që thonë se janë trillime nuk e kanë provuar në lëkurën e tyre”, thekson ai.
Këso fenomenesh, sipas tij, ka gjithandej, por nuk duhet të zmadhohen. “Ne sivjet kemi pasur një rast tjetër që thirret sugjestion zinxhiror parapsikologjik. Ky ka ndodhur në një dasmë në Podujevë, kur është thënë se janë helmuar shumë veta, gjë që nuk ka qenë e vërtetë. Një ka pasur neurozë dhe të tjerët i ka rrokë në mënyrë zinxhirore”, tregon ai.
Mirëpo, profesori i sociologjisë, Shemsi Krasniqi, konsideron se “krijesat e padukshme” për të cilat pretendojnë familjarët janë produkte të fantazisë njerëzore dhe gjendjeve shpirtërore të tyre e jo edhe qenie reale që veprojnë në mesin tonë. “Fetë e ndryshme, mitologjitë, besimet,fallet dhe magjitë nëpër sistemet e tyre ontologjike iu kanë bërë vend krijesave të padukshme, por shkenca, së paku shkenca çfarë e njohim ne, nuk njeh aso figurash dhe nuk i pranon si ekzistente”, thotë ai.
Fantazia njerëzore, emocionet, koshmaret dhe paranojat, sipas tij, nganjëherë e errësojnë arsyen plotësisht, dhe në ato raste, edhe lëvizjet më të thjeshta marrin kuptime misterioze. “Misteriozja dhe e pashpjegueshmja nuk janë të tilla për shkak të vetes së tyre, por për shkak tonë që i prodhojmë si të tilla”, shpjegon ai. Njerëzit, sipas tij, vetë e prodhojnë misterin dhe e përdorin për efekte të caktuara, por natyra e misterit është se ai vepron edhe mbi vetë prodhuesin e vet. “Në këtë rast, familjarët nuk kanë nevojë të frikësohen e as të kërkojnë largimin e “krijesave të padukshme” ose “të huaja”. “Për riparimin e vet shpirtëror nuk nevojiten ‘vampirët’ e as kurrfarë praktikash të tjera misterioze; mjafton ta çlirojnë mendjen prej misterit që vetë e kanë prodhuar dhe të binden se në shtëpinë e tyre nuk jeton kush tjetër pos vetes së tyre”, thekson Krasniqi.
Shpjegimi religjioz
Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, e konfirmon në aspektin fetar ekzistimin e krijesave të padukshme. Islami, sipas tij, i njeh dy lloje të tyre: melaqet dhe exhinët. Të parat, siç thotë ai, nuk kryejnë veprime, ndërsa të dytat po. Për exhinët, ai thotë se jetojnë në një dimension tjetër të jetës dhe kanë aftësi të shpejtë veprimi, të barabartë me shpejtësinë e dritës. “Për një sekondë mund të lëvizin nga një skaj në skajin tjetër të botës, sepse nuk kanë pengesa materiale”, shpjegon Bajgora.
Ai nuk e sheh të pavend shqetësimin që ka familja Kryeziu, por i rekomandon ata që të drejtohen tek ndonjë hoxhë që merret me parapsikologji. Kështu, në fakt, ata edhe kanë vepruar. Bajgora pajtohet me hoxhallarët që e kanë këshilluar Avdurrahimin që ta këndojë ose ta lëshojë në radio apo televizor Kuranin, për t’i larguar exhinët nga dhoma. Demolimin, që i është bërë dhomës pikërisht në kohën kur Kurani ka qenë duke u kënduar, ai e shpjegon si inat të exhinëve. “Veprimi i tyre në atë çast ka qenë hakmarrës, sepse nuk kanë mundur ta duronin atë gjendje. E kanë kryer veprimin dhe kanë ikur”, thekson Bajgora, duke i cilësuar exhinët si krijesa me intelekt të madh. Por, përveç islamit, ekzistimin e krijesave të padukshme e njohin edhe religjionet e tjera, përfshirë atë të krishterimit.
Tash sa vite flitet se “fantazmat” enden edhe në Shtëpinë e Bardhë të Amerikës. Vajza e ish-presidentit amerikan George W. Bush, Jenna, para tre vjetësh, në shoun televiziv të Jey Lenos, ka deklaruar se derisa ka jetuar në këtë shtëpi i ka dëgjuar fantazmat. “E kam dëgjuar fantazmën. Flija, ndërsa nga kamini i dhomës sime përnjëherë është dëgjuar muzika e viteve ‘20 të shekullit të kaluar. E dëgjova, u frikësova shumë, dhe ika në dhomën e motrës sime – e cila me thoshte se unë sillesha çuditshëm”, ka thënë Jenna.
Ajo e ka pranuar se nuk e ka parë fantazmën e ish-presidentit amerikan Abraham Lincoln, për të cilin thuhet se rregullisht e viziton Shtëpinë e Bardhë, por ka thënë se do të kishte pasur dëshirë ta kishte parë atë.
Thuhet se fantazma e Lincolnit shëtit nëpër korridorin e katit të dytë të Shtëpisë së Bardhë. Herë pas here troket nëpër dyer dhe qëndron afër një dritareje, me një dorë prapa shpinës.
(Shkrim i publikuar në Kohën Ditore)

Neutral- Jeta nuk peshon asnjë fije kur ti shtrihesh pa vetëdije!
24
Similar topics
» Fantazmat
» Sanatoriumi dhe fantazmat
» Bashkejetesa me fantazmat
» Burgu Alkatraz dhe fantazmat
» Hoteli Stanley dhe Fantazmat!
» Sanatoriumi dhe fantazmat
» Bashkejetesa me fantazmat
» Burgu Alkatraz dhe fantazmat
» Hoteli Stanley dhe Fantazmat!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi