EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bashkejetesa me fantazmat

Shko poshtë

Bashkejetesa me fantazmat Empty Bashkejetesa me fantazmat

Mesazh  Odin 19.04.14 13:33

Bashkejetesa me fantazmat Digita10

Ështe e qarte se fantazma e nje femre antialkooliste, e quajtur “Zonja e bardhe”, kohe te gjate ishte vizitore, madje edhe banore e bodrumit te nje klubi te meshkujve ne Penkoman, paralagje e Vullverhemtonit. Hapesira e madhe prej nja 300 m2 duket se i pershtatej fantazmes se quajtur “Zonja e bardhe”.

Cila eshte arsyeja qe kjo fantazme u shpall antialkooliste? Shkaku eshte i thjesht. Shume here mysafiret e klubit mbetnin pa birra. Por, pronari i klubit, Harri Arvin, deshmonte se fantazma e gruas se panjohur e njihte mekaniken, pasi qe me saktesi e dinte se si ta bllokoje aparatin per shperndarjen e birres. Birra ne moment zhdukej dhe Harri, rubinetet ne bodrum i gjente te mbyllura. Ne ate rast i hapte, por rubinetet pas pak kohe ktheheshin ne pozicionin e perparshem.

Brenda nje muaji kjo gje ka ndodhur 22 here. Per ne bodrum ekziston vetem nje hyrje dhe nuk ka mundesi te hyj askush pa u verejtur. Mbyllja e rubineteve ishte telashja me e madhe qe e bente fantazma e gruas se bardhe. Vajza 18 vjeçare, e bija e pronarit te klubit, tregon se çfare ka verejtur derisa qendronte ne krye te shkalleve te bodrumit: “Une pashe nje grua, ne dukje e perhimet, te ulur mbi nje fuqi. Ne ate moment u shastisa.

Me shpejtesi te madhe kaloi neper bodrum dhe u zhduk”.

Prej atehere fantazma e gruas se bardhe nuk eshte pare asnjehere…

Shtepia e mallkuar

Meri Mek Fadjen ishte nje 27 vjeçare, e cila se bashku me djalin Benin dhe bashkeshortin Benediktin kishin qene duke jetuar ne nje kamp-shtepize kur Kuvendi i qytetit Skantorp (ne Angli) ua dhuroi nje shtepi ne lagjen Avenia Vivien. Por, qe ne ditet e para te banimit ne ate shtepi filluan te ndodhin gjera te çuditshme ne te.

Ngjarjet e mevonshme treguan se ne ate shtepi banonte, se paku, edhe nje fantazme, nese jo me teper. Ëndrrat per nje jete te qete u bene te pamundshme ne kete shtepi, prandaj Mek Fedjenet ia dergojne nje lutje organeve te pushtetit lokal ne menyre qe t’ju bejne te mundur vendosjen e tyre ne ndonje lokal tjeter. nkthet e tyre ne lidhje me fantazmat ne ate shtepi u bene aq dramatike sa qe ishin shkaktari kryesor i humbjes se femijes se tyre te lindur para kohe, thone Mek Fedjanet.

Nje dite Meri ishte duke pushuar ne dhome. “Ne ate moment verejta figuren (fantazmen) qe shikonte ne drejtim timin nga xhamat e deres se kuzhines”, – thote zonja Meri dhe shton: “Kurse nje here tjeter e pashe kete fantazme ne dhomen e pritjes. Kishte dukjen e nje te riu me floke ngjyre kafeje dhe tesha te kafta. Kaloi neper dhome dhe doli drejt nga dritarja, kurse mua i tere trupi me dridhej. Edhe te nesermen ne mbremje ndjeva prezencen e çuditshme te tjeterkujt, por asgje nuk verejta. Ne raste tjera ka pasur trokitje dhe “rraptime” ne mbremje. Sendet binin nga tavolina pa asnje arsye ose shkak. Ne nje rast mbulesa e tavolines ishte shprishur dhe dukej sikur dikush ishte duke qendruar mbi te…”

Edhe e ema e Merit Mek Fedjenit, per disa muaj sa kishte qendruar ne vizite te vajza e saj ne kete shtepi, shume here ishte tronditur nga ngjarjet e pakuptueshme dhe shqetesuese. Meri tregon edhe per ngjarje ne lidhje me djalin e saj katervjeçar, i cili ishte shurdhmemec dhe i cili kater here per nje nate u zgjua nga gjumi duke bertitur. Ne fytyre ishte i zbehur dhe dridhej, duke ia shtrenguar forte doren se emes. “Vetem sikur te mund te fliste, sigurisht do te tregonte se ne kete shtepi ekziston diçka e çuditshme dhe e tmerrshme”, – thote Meri Mek Fadjen. Bashkeshorti i Merit, Benedikti, i cili punonte ne nje fabrike te çelikut, ishte skeptik ndaj ketyre ngjarjeve. Mirepo edhe ai ne nje rast degjoi trokitje te cilat dukej sikur vinin nga kamini (vendi i zjarrit).

Shtate familje e kishin braktisur dhe kishin ikur nga kjo shtepi e mallkuar. Kurse vizitoret nga ko shtepi largoheshin te tronditur.

“Me kane treguar per te riun i cili para ca vitesh ishte mbytur ne kete rrugice dhe jam e sigurt qe shpirti i tij qendron ne kete shtepi”, – konstaton Meri, duke e kujtuar figuren e te riut qe e kishte pare ne dhomen e saj te pritjes.

Koncerti i mesnates

Xhin dhe Bil Dankanin, nje mbremje nga gjumi i qete i zgjoi tingulli i nje muzike te çuditshme. Ashtu te pergjumur qendruan mbi krevat, dhe te habitur e shikoni njeri-tjetrin. E tere kjo ngjarje zhvillohej ne nje shtepi te vjeter, nga koha viktoriane ne qytetin Koventri, te cilin, keta dy, e kishin marr me qira. Tingujt vinin nga kati perdhes dhe tingellonin sikur

dikush i binte instrumentit te stervjetruar – lahutes. Kur moren guxim dhe zbriten poshte per te pare se çfare po ndodhte, me se pari shikuan se mos valle dikush e kishte prekur pianon qe ishte aty, por mbulesa e pianos ishte e mbyllur, prandaj nuk kishte mundesi per t’u prekur.

“Per nje moment me shkoi mendja se macja kishte mundur te hyje ne piano, por kur e hapem ate, pame se ne te asgje nuk kishte. Qe nga ajo kohe fantomi maestro “mbajti” rreth njeqind koncerte ne ate dhome. Ne moment tingellonte sikur dikush kalonte me gishta neper telat e harpes. Vete muzika nuk e kishte tingullin e muzikes moderne. Sapo hynim ne ate dhome muzika ndalej… Para dy vjeteve, kur u vendosem ne kete shtepi, askush nuk na e ka permendur kete muzikant fantom, por jam i sigurt se kjo gje ka ndodhur edhe me heret”, – mundohet te sqaroj z. Xh. Dankanin.

Perveç ketyre fantom koncerteve, degjohet edhe nje e rrahur e forte dhe gervishtje ne dere. Kurse ne nje shitore te vogel, qe ndodhet afer, ne menyre te pakuptueshme ndizen dhe fiken dritat. Se per çfare eshte fjala, kete nuk e di askush!

Fantazma “Alisa”

Sju Grift, 21 vjeçare, fotomodele nga Kensingtoni (Angli), e cila ka pasur kontakt me te “pertejshmit” tregon: “Ne kete shtepi jetoj plot nente muaj. Ne nje rast kam pare fantazmen e nje vajze te veshur si Alisa nga bota e çudirave. Ishte simpatike dhe kisha pershtypjen se edhe une i pelqeja asaj. Me mua jeton edhe shoqja ime, 20 vjeçare, Megi Mensfild, gjithashtu fotomodele.

Kur bie nata, shpirti i vashes se panjohur, te quajtur “Alisa”, shpesh bene mahi te vogla si me rastin e rrotullimit te lusterit ose sendeve ne akuarium ua nderron vendin. Ne shtepi ka lodra per femije, si ariu i madh i punuar nga plishi, te cilin Alisa e do shume dhe shpesh luan me te. Por me keto mahi te vogla ne jemi mesuar dhe e duam fantazmen tone te vogel” – shprehet Z. Grift.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi