EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sanatoriumi dhe fantazmat

Shko poshtë

Sanatoriumi dhe fantazmat Empty Sanatoriumi dhe fantazmat

Mesazh  Zattoo 09.04.12 11:30

Sanatoriumi Waverly Hills dhe fantazmat

Sanatoriumi dhe fantazmat Waverly-hills-02

Sanatoriumi Waverly Hills eshte konsideruar prej shume kohesh nje prej vendeve me te frikshme me fantazma ne Amerike.

Waverly Hills, qe eshte e vendosur ne Louisville perpara shume kohesh mbante neper dhomat e saj mijera paciente. Kjo ndertese eshte ndertuar si nje spital ne fillimin e shekullit te 20 dhe qellimi i pergjithshem i Waverly Hills eshte qe te mbante aty ne karantine pacientet te semure me tuberkuloz.

Ne fillimin e shekullit te 20, tuberkulozi ishte nje semudje shume e keqe dhe shume e shperndare dhe doktoret nuk kishin informacionin dhe mjetet e duhura per ta kuruar ne menyren e duhur. Gjate ndertimit te Sanatoriumit Waverly Hills, Louisville kishte edhe numrin me te madh te njerezve qe vuanin nga tuberkulozi.

Duke qene qe nuk kishte ende nje kur per tuberkulozin, shumica e pacientece qe shkonin ne Sanatoriumin Waverly Hills nuk ktheheshin me pas tek familjet e tyre.

Jo vetem qe pacientet shkonin ne kete sanatorium per te vdekur, por thuhet edhe qe aty beheshin eksperimente te tmerrshme mbi ta.

Mendohet qe mijera paciente kane vdekur brenda mureve te Waverly Hills, por megjithate nuk ka nje numer te sakte dhe te vertetuar. Thashethemet flasin per nje numer shume te larte, pra flitet per nje numer 63000 paciente te vdekur aty.

Nese kjo eshte e vertete atehere nuk eshte cudi qe ky vend te jete i mbushur me fantazma.

Ne kete vend nuk kane vdekur vetem pacientet e semure me tuberkuloz, por edhe disa pjestare te stafit mjekesor. Sipas legjendave te vendit, ne vitin 1928, nje prej infermiereve mendohet te kete varur veten ne “Dhomen 502”. Infermierja quhej Mary Hillenburg, dhe mendohet se ka vrare veten per arsyen qe ishte shtatezane dhe e pamartuar. Nje infermiere tjeter eshte vetevrare duke u hedhur nga dritarja ne “Dhomen 502” disa vjet me vone. Megjithate disa spekulojne qe ajo eshte shtyre nga dikush tjeter.

Ne vitin 1961, shume pak mbasi mjekime te metejshme jane gjetur mbi tuberkulozin, Sanatoriumi Wavely Hills me ne fund u mbyll. Ai u hap dy vjet me vone si Woodhaven Geriatrics Center. Ai gjithashtu u be nje shtepi pushimi per te moshuarit dhe ndenji i hapur deri ne vitin 1981 kur u mbyll njehere e pergjithmone. Ne fakt kishat lokale menduan qe ta kthenin ate ne nje faltore por fondet e tyre nuk mjaftuan. Qe ne ate kohe nuk eshte perdorur me dhe eshte duke u shkaterruar.

Gjithshka cfare ka ngelur ne ditet e sotme nga Sanatoriumi Waverly Hills eshte nje godine e vjeter dhe pothuajse e shkaterruar. Te vetmit “paciente” qe kane ngelur ende Brenda kesaj ndertese jane ata qe kane vdekur dhe nuk kane mundur te largohen me prej ketij vendi.

Shpesh gjuetaret e fantazave apo njerez kurioze futen ne Sanatorium per te kerkuar per fantazma.

Dhoma 502, ajo qe quhet “Dhoma”, eshte vertetuar si nje pike per aktivitete paranormal. Shume njerez deklarojne qe kane pare gjera te cuditshme ne dhomen 502. Ka te tjere qe pretendojne qe kane degjuar zera, duke perfshire edhe nje ze qe u kerkonte atyre qe te dilin jashte. Gjithashtu eshte raportuar qe nje ‘siluete’ e cuditshme mund te shihet te vertitet ne katin e katert, dhe qe dritat ndonjehere ndizen edhe pa asje arsye apo nje shpjegim te logjikshem, e keshtu edhe gjera te tjera.

Skeptiket padyshim besojne qe ky aktivitet i cuditshem dhe paranormal vjen nga imagjinata tejet e zhvilluar e njerezve, dhe qe njerezit ne fakt shikojne dhe degjojne vetem cfare ata deshirojne te shikojne dhe te degojne.

Nderkohe, pavaresisht cfare mendojne skeptiket, Waverly Hills mbetet nje prej vendeve me te frikshem dhe te mbushur me fantazma ne Amerike.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi