EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA-te sponsorizuan Fundamentalizmin Islamik

Shko poshtë

SHBA-te sponsorizuan Fundamentalizmin Islamik Empty SHBA-te sponsorizuan Fundamentalizmin Islamik

Mesazh  M986 23.09.12 21:31

Shtetet e Bashkuara sponsorizuan “Fundamentalizmin Islamik”: Rrënjët e Aleancës SHBA-Vehabiste

Shkruar nga Benjamin Schett


Aleanca mes Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite ndihmoi përhapjen e ideologjisë së Islamit Sunni fundamentalist në mbarë globin. Mazhoranca e viktimave nuk janë qytetarë të Vendeve perëndimore, por qytetarë të vendeve që Elita e Shteteve të Bashkuara i konsideron si kërcënim të interesave të tyre ekonomike dhe gjeopolitike. Shumë viktima të ekstremizmit sunni (shpesh të quajtur Vehabizëm apo Selefizëm) janë në fakt myslimanë (shpesh me një sfond të majtë shekullar apo politikë nacionaliste), sunni të moderuar apo anëtar të besimit shiit Islamik.

Ky artikull i është adresuar historisë së fundamentalizmit Vehabist dhe shembujve të Afganistanit në të 80-tat, si dhe gjendjes aktuale në Siri. Që të dy rastet ilustrojnë përgjegjësinë amerikane për shkatërrimin e shoqërive shekullare, sociale progresive në Botën islame dhe kudo.

Origjina e Vehabizmit

Ideologjia Vehabiste i shërben interesave të SHBA-ve për disa arsye. Pasuesit e saj me perceptim arkaik i bën ata që të kundërshtojnë çdo lloj progresi në ndryshimet shoqërore. Prandaj ata janë mirë të pajisur që të shtyjnë prapa lëvizjet socialiste, shekullare apo nacionaliste, varësia e orientuar politike e të cilëve paraqet kërcënim për agjendën gjeopolitike amerikane. Edhe pse Vehabizmi me siguri nuk është përfaqësues i shumicës së myslimanëve sunitë, myslimanët vehabist janë ekstremistë suni, që i bën ata të mirëmbajnë një qëndrim tejet armiqësor ndaj islamit Shiit.

Pas pushtimit të vitit 2003 të Irakut, që rrëzoi regjimin shekullar-nacionalist të Sadam Huseinit (Suni), ndikimi i Shiitëve dominoi Iranin që rriti dhe shkaktoi një fuqi të caktuar në favor të islamit Shiit në rajon. Gjatë prezantimit të forcuar Shiit, aktivitetet amerikane në Lindjen e mesme janë drejtuar drejtpërsëdrejti kundër interesave Shiite. Emancipimi i privuar Shiit i masave në Irak, Bahrejn, Jemen apo Liban janë në kundërshtim me aspiratat nga ana e SHBA-ve, aleatë kryesor të në rajon (pranë Izraelit) përbëhen nga regjimet shtypëse dhe grupe terroriste.

Në rastin e Sirisë, Presidenti Bashar Al-Asad (një aleat i Iranit) dhe shoqëria shekullare siriane në veçanti ndjell urrejtjen e ekstremistëve. Fakti që Al-Asadi i përket minoritetit Aleuit (një grupi mistik religjioz dhe një dege të Islamit Shiit) e bën atë të papranueshëm për parinë Vehabiste.

Duke portretizuar Sirinë e sunduar nga minoriteti Aleuit (sikurse disa gazetarë të përgjithshëm tentojnë për ta bërë) do të jetë gjithsesi e gabuar. Sikurse Mehdi Darius Nazamroaja ka vënë në dukje, në mesin e zyrtarëve të lartë sirian të vrarë nga një sulm terrorist më 18 korrik të vitit 2012, suni dhe të krishterë nuk mund të gjendeshin mes Aleuitëve.

Prandaj është me rëndësi shqyrtimi i sfondit të këtyre armiqve të shekullarizimit, shoqërisë shumë fetare dhe progresit. Vehabizmi është në veçanti një degë e Islamit Suni që është themeluar në mes të shekullit të 18 nga Muhamed ibn Abd al-Vahabi, një teolog i cili propagandonte luftë të shenjtë dhe “pastrimin” e Islamit. Një nga inspirimet e tij ishte Ibn Tejmije (1263-1328), një dijetar i hershëm fundamentalist që kundërshton çdo lloj debati intelektual që diferenconte mes fjalës së Perëndisë dhe interpretimit të saj.

Idetë e Al-Vahabit mund të ishin harruar gjatë historisë nëse ai nuk do të bënte një pakt me Muhamed ibn Saud, emirin e Al-Darijes dhe një sundues i shtetit të parë Saud më 1744.

Sipas Robert Dreyfuss, Aleanca Saudi-Vehabi:

“...filloi një kampanjë të vrasjes dhe plaçkitjes në mbarë Arabinë, fillimisht Arabinë qendrore, pastaj Asir-in dhe Arabinë jugore dhe pjesë të Jemenit, dhe përfundimisht Rijadin dhe Hizhazin. Më 1802 ata sulmuan qytetin e shenjtë shiit të Qerbelasë ku sot gjendet Iraku, duke vrarë shumicën e popullatës së qytetit, duke shkatërruar kubet mbi varrin e themeluesit të Shiizmit, dhe plaçkitje të pronës, armëve, veshjeve, qilimave, arit, argjendit dhe kopjeve të çmuara të Kuranit.”

Në mënyrë që të mbajnë fenë “të pastër”, nga ndikimet e filozofisë Greke, Krishterimi dhe Judaizmi duhej të shfarosen. Intelektualët, artistët, shkencëtarët dhe sundimtarët progresi ishin shpallur armiq që nuk gëzonin të drejtën e jetës.

Shkoi më tej pa thënë se ideja e përfaqësimit të mësimeve të pastërta të Islamit ishte e ndjekur me fanatizëm; Luftëtarët Vehabist luftonin që të përhapnin jetën arkaike që mund të gjendej brenda kulturës arabe.

Në gjysmën e dytë të shekullit 19, imperializmi britanik zbuloi se shtëpia e Al Saud mund të jetë në avantazh të aleancës që do të merrte ndikim në Lindjen e Mesme.

Riadi ishte i pushtuar nga Sulltani Osman më 1818. Al Saudët u kthyen në pushtet më 1823, por zona e kontrollit ishte e kufizuar kryesisht nga zemra Saudite në rajonin e Nexhd-it, e njohur si shtetit i dytë saudit. Më 1899 Britanikët i ndihmuan Al Saudët që të themelojnë një bazë në protektoratin e Kuvajtit, që të ripushtojnë Riadin, që ishte nën kontrollin e dinastisë pro-Osmane Al Rashid.

Motivimi i Britanisë që të merr ndikim në Lindjen e Mesme fillimisht ishte shkaktuar nga pikëpamja se Arabia dhe Gjiri ishin “një lidhje e zinxhirit që fillonte nga Suezi deri në Indi, dy spirancat e perandorisë.” Rezervat e naftës janë zbuluar në 1930-tat.

Britania e Madhe u bë vendi i parë një njohu Arabinë Saudite të re si një shtet të pavarur, duke themeluar kufijtë aktual në vitin 1932. Një “Traktat për Miqësi dhe Mirëkuptim” mes Kurorës Britanike dhe Monarkut Saudit është firmosur veç më në vitin 1927. Integrimi i qyteteve të shenjta më 1924, Mekës dhe Medinës brenda mbretërisë gjatë pushtimit ushtarak kontribuoi në vendosjen e autoritetit të Al Saudëve mbi botën myslimane.

Interesat e SHBA-ve në Arabinë Saudite filluan të rriten njashtu në të njëjtën kohë, dhe një marrëveshje me Kompaninë Kalifornia Nafta Standarde Arabe, është arritur në vitin 1932. Ishte marrëveshja e parë e tillë në bashkëpunim me një kompani perëndimore të naftës.

Në vitet dhe dekadat në vijim, të hyrat në rritje në biznesin e naftës lejuan financimin Saudit të institucioneve religjioze në mbarë botën, duke propaganduar interpretime ekstremiste të Islamit. Fluksi i petro-dollarit ishte me rëndësi të madhe për Elitën Saudite, që përfituan një jetë luksoze dhe në të njëjtën kohë mirëmbajtën një aleancë me bazën Vehabiste. Ata njashtu ruajtën lidhjet zyrtare me SHBA-në, që mirëpriti naftën Saudite si dhe Islamin radikal, përderisa është drejtuar kundër atyre që qëndronin në rrugën e agjendës gjeopolitike të Amerikës.

“Ndihma e jashtme” e financuar nga Mbretëria ishte e madhe, sipas ekspertit për “anti-terrorr” nga SHBA-të Aleks Aleksiev (edhe pse ai nuk vë në dukje përfshirjen amerikane në përhapjen e terrorit Vehabist):

“Ndërmjet 1975 dhe 1987, Saudët pranojnë se kanë harxhuar 48 miliardë $ apo 4 miliardë $ për vit për ndihmën e zhvillimit tejoqeanik”, një figurë që gjatë fundit të vitit 2002 u rrit në rreth 70 miliardë $ (281 milardë rial saudit). Këto shuma janë raportuar si ndihmë e shtetit saudit dhe nuk përfshijnë donacione private që njashtu janë distribuuar nga lëmoshat e kontrolluara nga shteti. Shuma të tilla tronditëse në llogaritë e terroristëve, saudiët pretendojnë se i kanë ngrirë pas 9/11”.

Një raport nga Shtatori i vitit 2009, i bërë nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara, vë në dukje rëndësinë historike të marrëdhënieve SHBA-Saudi:

“Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite kanë një kontekst të gjatë historik. Që nga themelimi i shtetit modern Saudit më 1932, dhe gjatë Luftës së Ftohtë, qeverisë e Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite kanë zhvilluar një lidhje të bazuar në interesa të përbashkëta, duke përfshirë prodhimin e energjisë dhe luftën kundër komunizmit. Për shembull, edhe Arabia Saudite edhe Shtetet e Bashkuara u bënë mbështetës së Muxhahidinëve Afgan kundër pushtimit Sovjetik të vitit 1979.”

Saudia mbështet ideologjinë arkaike si një nxitje për mijëra të rinj konfuz që marrin trajnim ushtarak në Pakistan në 1980-tat, nga ku dhe ata u dërguan në Afganistan që të vrasin rusët.

“Lufta e Shenjtë” Amerikane kundër BRSS-së në Afganistan

Në një intervistë të famshme nga viti 1998, ish Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Karter dhe strategu gjeopolitik, Zbigniew Brezezinski, hapur pranuan se agjenda e fshehur e SHBA-ve për përfshirje në luftë mes trupave sovjetik dhe Muxhahidinëve Afgan (1979-1988) ishte për “kthimin e luftës së Vietnamit ndaj BRSS-së.” Ai njashtu pranoi se mbështetja amerikane e luftëtarëve islamit në Afganistan veç më kishte filluar gjashtë muaj para fillimit të intervenimit Sovjetik që të krijohet një kurth që do të çonte në rënien e BRSS-së. Asgjë lidhur me këtë nuk vlen për të shprehur keqardhje, sipas Z.Brezinski, as madje edhe aleanca amerikane me Islamin radikal:

“Çfarë është më e rëndësishmja për historinë e botës? Talibanët apo rënia e Perandorisë Sovjetike? Disa mysliman të trazuar apo çlirimi i Evropës Qendrore dhe fundi i Luftës së Ftohtë?”

Përveç kësaj, regjimi i mëparshëm i Pakistanit nën Gjeneralin Zia Ul Hak, programi politik i të cilit përbëhej nga plani i “Islamizimit” të shtetit, ishte aleati kryesor amerikan kur ishte në pyetje trajnimi i luftëtarëve islamit. Kjo ndodhi nën bashkëpunimin e ngushtë mes CIA-së dhe Agjencisë inteligjencë Pakistaneze ISI (Intelegjenca ndërmjet shërbimeve). Indoktrinomi ideologjik i njerëzve që duhej të luftonin kundër Sovjetikëve ishte dorëzuar nga medresetë e Pakistanit, shkollat e Islamit radikal (Vehabist), të financiar nga Arabia Saudite.

Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite kundër Sirisë Shekullare

Shumë skenare të tjerë që përfshijnë CIA/Saudi – terrorizmin e sponzoruar që u zhvillua gjatë viteve të rënies së Bashkimit Sovjetik (p.sh. Çeçenia, Bosnja, Libia etj.)

Aktualisht, Siria shekullare, shumë-etnike dhe shumë-konfesionale, është në shënjestër nga këto forca të njëjta, si dhe nga regjime reaksionare që i takojnë Këshillit të Bashkëpunimit për Shtetet Arabe të Gjirit dhe Turqinë. Sikurse në luftën e Afganistanit në të 80-tat, përfshirja amerikane në krizën e sirisë pretendon që të izoloj Iranin, dhe përsëri, shënjestër Rusinë. Në bashkëpunim, ekstremistët Vehabist janë duke bërë pak nga puna sikurse edhe paraardhësit e tyre në shekullin e 18, që luftojnë të gjitha format tolerante të Islamit.

Kjo mund të ketë qenë arsyeja pse kryengritësit vranë birin e autoritetit më të lartë islamik të Sirisë, Musfiut të Lartë Ahmed Bedredin Hasan? Me të vërtetë, pozita e Muftiut nuk është në aleancë me ekstremizmin Vehabist, sikurse edhe është treguar në intervistën e vitit të kaluar në Der Spiegel:

“E shoh veten si mufti të 23 milion sirianëve, jo vetëm myslimanë, por edhe të krishterë dhe madje edhe ateistë. Unë jam njeri i dialogut. Kush e di, ndoshta një agnostik do të më bind me argumente më të mira një ditë, dhe unë do të bëhem një pa-besimtar. Dhe nëse unë jam entuziazist rreth platformës politike të opozitës, unë njashtu mund të ndërroj anët.”

Përveç kësaj, disa ngjarje që ndodhën gjatë ditës së dhënies së kësaj interviste duhet shënuar:

“Gjatë pasdites së vonshme, myftiu kishte emërtime të tjera: vizita ngushëllimi nga familje të krishtera dhe myslimane. Gjatë mbrëmjes, ai do të duhet ta ngushëlloj bashkëshorten e tij edhe një herë, e cila është plotësisht e shqetësuar me vdekjen e Saria-së. Ai ishte më i riu nga pesë djemtë, dhe i vetmi që jetonte akoma në shtëpi. Shokët e Saria-së mbajnë një roje sarkofagut të tij të gurit, madje tani, katër javë pas vrasjes së tij. Vendi i pushimit të të riut mund të gjendet në oborrin e xhamisë modeste. Sheiku Hasan viziton këtë vend të pikëlluar çdo ditë.”

Kjo sigurisht nuk korrespondon me imazhin e mediave perëndimore të islamistëve fanatik, që konsiderojnë vdekjen e birit të tyre si një nder dhe martirizim, përderisa ata kanë vdekur në rrethana që kanë shkaktuar vdekjen e “të pafeve” njashtu. Një sjellje e tillë është inkurajuar nga Arabia Saudite, si dhe mund të shihet nga videoja shokuese në You Tube. Pamjet tronditëse përmbajnë një baba në Xhedah, duke shitur birin e tij që të dërgohet në Siri si një bombardues vetëvrasës. Edhe pse vjen në pyetje autenticiteti i videos, shpërthimet vetëvrasëse në Siri janë padyshim reale.

Përfundim

Për tu siguruar, religjioni Islam paraqet kërcënim të vogël apo të madh për botën si religjionet e Judaizmit dhe Krishterimit. Megjithatë ekzistojnë xhepa të caktuar radikal që shfrytëzojnë dhe abuzojnë religjionin që të justifikojnë për të praktikuar politikat totalitare që mund të klasifikohen si fashiste. Tentativat e tyre për të shkatërruar arsyen, progresin dhe idealet njerëzore i bëjnë ato mjete ideale për fiksimet më agresive imperialiste brenda themelimit të SHBA-ve që të shtyhen për rrëzimin e regjimit dhe për implementimin e agjendave të tyre shfrytëzuese varfëruese.
M986
M986

"The hawk and the dove must become one in wisdom"

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi