EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Gjeniu" krijohet me anën e shqisës së gjashtë

Shko poshtë

"Gjeniu" krijohet me anën e shqisës së gjashtë Empty "Gjeniu" krijohet me anën e shqisës së gjashtë

Mesazh  Neo 01.06.09 15:35

"Gjeniu" krijohet me anën e shqisës së gjashtë

Vërtetësia e ekzistimit të shqisës së gjashtë është konstatuar njëfarë sigurie të konsiderueshme. Shqisa e gjashtë është imagjinata kreative.

Shkathtësia e imagjinatës kreative është diçka që shumica e njerëzve kurrë nuk e shfrytëzojnë gjatë gjithë jetës, dhe edhe nëse e shfrytëzojnë, këtë e bëjnë rastësisht.

Vetëm një numër relativisht i njerëzve e shfrytëzon aftësinë e imagjinatës kreative me paramendim dhe me qëllim të caktuar qysh më parë. Ata, të cilët këtë aftësi e shfrytëzojnë vullnetshëm si dhe me kuptueshmëri të funksioneve të tij, janë gjeni.

Aftësia e imagjinatës kreative e paraqet një lidhje të drejtëpërdrejtë mes mendjes së fundme të njeriut dhe inteligjencës së pafundme.

Të gjitha të ashtuquajturat shpalime e zbulime, për të cilat flitet në lëmin e religjionit, dhe të gjitha zbulimet e principeve të reja ose atyre bazë në fushën e inovatorisë, lindin me ndërmjetësimin e aftësisë së imagjinatës kreative.

Prej nga vijnë "parandjenjat?"

Kur idetë ose konceptet shkrepin në vetëdijen e ndokujt, në formën që në mënyrë popullore quhet "parandjenjë", ato vijnë prej një ose më shumë burimeve vijuese:

1. nga inteligjenca e pafundme,

2. nga mendja e nëndijshme e njeriut, në të cilën janë të deponuara të gjitha mbresat shqisore dhe impulset mendore të cilat kanë arritur ndonjëherë deri te truri me cilëndo prej pesë shqisave,

3. nga vetëdija e ndonjë personi tjetër i cili posa e liroi atë mendim, pamjen e asaj ideje ose të konceptit me anë të mendimit të vetëdijshëm,

4. prej depos së nëndijshme të ndonjë personi tjetër.
S'ka burime të tjera të njohura që tregojnë se prej nga mund të pranohen "parandjenjat" ose idetë e "frymëzuara".

Kur stimulohet aktiviteti truror, efekti i tij është i tillë që personi ngritet lart mbi horizontin e mendimeve të përditshme, ku i mundësohet ta vështrojë largësinë, vëllimin dhe cilësinë e mendimeve, të cilat atij personi nuk i qëndrojnë në dispozicion në rrafshin më të ulët.

Kur individi, me ndërmjetësimin e çfarëdo forme të stimulimit mendor, ngritet në rrafshin më të lartë të mendimeve, ai e merr po atë pozitë që e ka dikush i cili me aeroplan është ngritur në lartësitë prej nga mund të shohë edhe tej vijës së horizontit që e kufizon pamjen e tij në tokë.

Madje, deri sa gjendet në rrafshin më të lartë të mendimeve, individin nuk e pengon e as kufizon asnjë prej stimuluesve të cilët e përcaktojnë largësinë e pamjes së tij deri sa ballafaqohet me problemet e sigurimit të tri nevojave të domosdoshme kryesore - ushqimit, veshmbathjes dhe kulmit mbi kokë.

Ai gjendet në botën e mendimeve, në të cilën mendimet e zakonta e të përditshme janë të mënjanuara, pikërisht sikur që malet e kodrat dhe pengesat tjera të shikimit tonë fizik zhduken kur fluturojmë me aeroplan.

Deri sa gjendemi në këtë rrafsh të lartë të mendimeve, aftësia kreative e mendjes sonë kënaqet me lirinë e veprimit. Rruga është e hapur për funksionimin e shqisës së gjashtë. Kjo i tërheq idetë, të cilat përndryshe nuk do të mundnin të arrinin tek ne as në çfarëdo rrethanash të tjera. Shqisa e gjashtë është aftësia e cila e tregon dallimin mes gjeniut dhe individit të zakontë.

Nga Napoleon Hill
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi