Shqisa e Gjashtë
+4
Jon
Iliriana Bejta
Xhemajl
Admin
8 posters
Faqja 1 e 1
Shqisa e Gjashtë
Shqisa e Gjashtë
Bie telefoni dhe kemi ndjesine se e dime kush po merr, shohim ne enderr nje aksident dhe ai ndodh nje dite me pas, jemi ne nje situate dhe kemi ndjesine se e kemi jetuar me pare... keto dhe shume pervoja te tjera "misterioze" i perjetojme ne jeten tone te perditshme...
Shikimi, degjimi, prekja, shija dhe nuhatja, jane shqisat qe i njohim mire por pikepytjet e medha dalin kur flitet per nje shqise te gjashte, te cilen disa mohojne ta kene, te tjere thone se e zoterojne e te tjere e cilesojne si legjende.
Nese eshte e vertete qe ekziston, ku ndodhet, a mund te zhvillohet, keto dhe shume pyetje te tjera kane tashme nje pergjigje.
Shqisa e gjashte ndodhet ne nje pjese te trurit qe na ndihmon ne zgjidhjet e rendesishme duke gjetur nje rruge te ndermjetme ndermjet arsyes dhe ndjenjes.
Shqisa e 6 -te ekziston dhe ndodhet ne tru midis dy hemisferave.
Kjo pjese e trurit eshte si nje sistem alarmi qe na paralajmeron kur do te ndodhe dicka. Gjithcka funksionon si nje qark qe na jep informacione ne menyre te tille qe ne te arrijme te mendojme dhe te veprojme ne varesi te situates. Ky zbulim eshte bere dy vjet me pare nga dy shkencetare te Washington University ne St. Louis.
Mendohet se intuita ka lidhje me nje transmetim te sakte dhe te shpejte te informacioneve qe japin shqisat. Logjika ndodhet ne hemisfern e majte te trurit te njeriut ndersa ne te djathten impulset dhe ndjenjat. Intuita eshte nje proces qe ka nevoje per nje proces neutral ne te dyja keto pjese.
Thuhet se femrat jane me intuitive se meshkujt dhe kjo eshte pjeserisht e vertete pasi eksperimentet kane treguar kete ne testimin e dy individeve te sekseve te kundert por ne moshe te njejte.
Kjo shpejgohet me faktin se intuita ndikohet pak me shume nga hemisfera e djathte te cilen femrat e kane me te ndjeshme ndaj fenomeneve te jashteme.
Ne aspektin psikiatrik, argumentimi shkencor i ekzistences se shqises se gjashte mund te sjelle shpjegime mbi sjelljet jonormale te disa individeve te cilet deri me sot jane pare dhe trajtuar si te semure mendore.
Sipas zbulimit te bere jeta individe anomali ne sensin e gjashte dhe per pasoje vuajne nga shqetesime mendore, kane halucinacione dhe shumicen e kohes jane ne gjendje paniku.
Pjesa e trurit pergjegjese per shqisen e gjashte ka qene dhe me pare objekt studimi pasi nga shume neurologe mendohej se vetem aty mund te gjehej dhe jepej nje shpjegim i sakte mbi skizofrenine.
Kjo zone midis dy hemisferave permban neurone te cilat japin sinjale kur truri duhet te marre vendime teper te rendesishme dhe te gjeje ekulibrin e duhur midis logjikes dhe ndjenjave, pa harruar dhe arsyetime komplekse ne situtata te ndryshme.
Duhet thene se deri tani shqisa e gjashte konsiderohej me shume si nje aftesi e mbinatyrshme sesa nje proces i komplikuar mendor. Ne fakt kjo shqise nuk eshte vecse proces me i shpejte se zakonisht i te menduarit.
Per te vertetuar dicka te tille u testuan 100 individe te shendoshe menderisht. Ata kishin nje kompjuter ku nje pike transformohej ne nje shigjete e cila shkonta majtas ose djathtas.
Detyra ishte qe te shtypej nje buton sa here shigjeta merrte nje drejtim. Pika behej here pas here blu dhe ne disa raste dilnin dy shigjeta por te testuarit duhet te ndiqnin shigjeten e pare.
Te gjithe gabuan. Ne kete eksperiment kishte nje truk, pasi sa here pika ishte blu, dilnin dy shigjeta, por asnjeri nga individet ne prove nuk e kishte dalluar kete detaj.
Me kalimin e kohes te gjithe filluan te permiresoheshin megjithese askush prej tyre nuk pohoi se e kishte kuptuar ceshtjen e pikes blu. Ky permiresim shpjegohet me ane te shqises se gjashte e cila kishte vepruar automatikisht duke ndihmuar keshtu reflekset dhe zgjedhjet e te testuarve.
Skizofrenet jane te tille pasi vuajne nga anomali strukturore pikerisht ne zonen e shqises se gjashte. Personat qe kane shume te zhvilluar kete shqise vuajne akoma me shume pasi shohin rrezik edhe aty ku nuk ka duke vepruar ne nje menyre te caktuar e cila mund ti demtoje fizikisht.
Ky zbulim ka treguar gjithashtu se shqisa e gjashte mund te ushtrohet dhe fuqizohet me kalimin e kohes.
Nuk mund te mohohet se gjithkujt i ka ndodhur te pakten nje here ne jete qe te kete marre nje vendim te rendesishem pa u menduar gjate, ky veprim ka ardhur ne menyre intuitive.
Duke eksploruar trurin shume, studiuesit kane gjetur prova te cilat vertetojne se individet kane ne tru aftesi qe nuk i njohin.
Pa dijenine tone, truri mbledh informacione te cilat ne nje momente te caktuara vijne ne ndihme. Kjo cilesohet si intuite e krijuar nga pervoja jetesore.
Veprimi i papritur i shqises se gjashte, eshte nje faktor i rendesishem ne mbijetesen e mendjes se njeriut dhe mundesise per te mundur nje kompjuter fale intuites, parandjenjes ose shqises se gjashte, quajeni si te doni, pasi ekzistenca e saj eshte e pamohueshme....

Admin- 1132
Re: Shqisa e Gjashtë
Shisa e gjashte eshte dicka qe nuk e posedojne te gjithe personat nese mund ti quaj te thjesht "ate e posedojne persona te nivelit me te larte se te zakonshmit" ajo eshte plotesisht e vertet, e cila gje eshte vertetuar edhe shkenctrisht, por nga pervoja ime personale e perjetuar individualisht, eshte fantastike te takosh nje person te till, i cili di ta shfrytzoj dhe ta kontrrolloj si duhet pa pasur komplikime, eshte mrekulli...
Iliriana Bejta- 1
Re: Shqisa e Gjashtë
Nëse i besoni intuitës mund të merrni vendim të gabuar
Nëse e dëgjoni shqisën tuaj të gjashtë dhe merrni vendime në bazë të instinkteve, me siguri do të bëni gabim të madh, pohojnë shkencëtarët.
Një studim i kohës së fundit, të cilin e kanë kryer shkencëtarët nga Universiteti Cambridge ka treguar që aktivitetet fizike në trupin tonë përcaktojnë sa shumë do të mbështetemi në intuitë dhe të marrim vendimin duke e ndjekur atë “ndjenjë të pazakonshme”.
Megjithatë, këshilla e shkencëtarëve është që njerëzit të mos mbështeten shumë në ndjenjat e tyre dhe të mos ndjekin instinktet.
Shkencëtarët po ashtu pohojnë që aftësia e parandjenjës për ndonjë vendim ndryshon nga personi në person.
“Shpesh themi që intuita vjen prej trupit – ndjekim instinktet tona të mira dhe i besojmë zemrës. Megjithatë, nuk jemi të sigurt nëse duhet ta ndjekim apo duhet të jemi dyshues ndaj asaj që na flet trupi”, ka thënë udhëheqësi i studimit, Barnaby Dunn, nga Universiteti Cambridge.
Dunn dhe shkencëtarët e tjerë kanë gjetur lidhje në mes ndjenjave të mira dhe vendimmarrjes intuitive, e cila është shumë më e fuqishme te njerëzit të cilët i besojnë zemrës së tyre.
“Ajo që ndodh në trupin tonë me të vërtetë ndikon në mendimet tona. Njerëzit duhet të jenë më të kujdesshëm kur vendosin të ndjekin instinktet e veta. Natyrisht, ato ndjenja nganjëherë ndihmojnë, ndërsa nganjëherë pengojnë marrjen e vendimit”, ka theksuar Dunn.

Jon- 1159
Re: Shqisa e Gjashtë
Se pari;gjithmone u dashka te bazohemi se cfare thone shkencetaret mbi vendimet qe duhet te marrim ne ne jete,cfare jane shkencetaret nje grumbull zotash apo thjesht njerez si ne por ne ndryshim nga ne,ato e konsiderojne njeriun si kavje eksperimentale edhe jo si qenie intelektuale edhe mbi te gjitha spirituale !?
Se dyti,nuk eshte e thene se te gjithe intuiten ta kene te vendosur ne tru,disa e kane ne zemer...dhe persa i perket zemres po citoj nje thenie nga Alkimiseti : "Degjo zemren.Ajo di gjithcka,sepse vjen nga Shpirti i Botes dhe nje dite aty do te kthehet prape"

yasmin- 159
Shqisa e gjashtë
Dikur kemi patur një shqisë të gjashtë
Sipas një teorie të fundit të shkencëtarëve, format e para humane e kanë prejardhjen nga një lloj peshku mishngrënës, i cili qarkullonte nëpër oqeane rreth 500 milionë vjet më parë dhe që ishte i pajisur me “elektrosensore”, aftësi për të dalluar fushat elektrike në ujë.
Këtë aftësi, kjo lloj gjallese e përdoret për të diktuar prenë, për të komunikuar dhe për t’u orientuar. Studimi i Universitetit të Kembrixhit arriti në përfundimin se jo vetëm njerëzit, por plot 65 mijë specie me shtyllë kurrizore vijnë prej këtij amfibi dhe si rrjedhojë, edhe ata kanë qenë të pajisur me një shqisë të gjashtë.
Ky përfundim, i cili paraqitet në edicionin e fundit të revistës “Nature Communications”, përbënë pikën kulmore të një pune që ka zgjatur 25 vjet me radhë mbi këtë çështje.
Studimi gjithashtu tregon se miliona vite më parë, ndodhi një ndarje madhore në pemën e evolucionit midis paraardhësve të qenieve vertebrore. Njëra palë evoluoi, duke dhënë gjallesat ujore, ndërsa tjetra format e jetës me shtyllë kurrizore që jetojnë në tokë.
Ishte interesant fakti se disa qenie vazhdojnë të ruajnë deri në ditët e sotme këtë shqise të gjashtë.
Njëra prej tyre është salamandra.

Androo- 250
Re: Shqisa e Gjashtë
Macja udhëtoi 3.200 kilometra për në shtëpi
Një mace në Australi ishte e detyruar të bënte një udhë 3.200 kilometrash, nga njëra anë e kontinentit në tjetrën, meqë dëshironte të kthehej në shtëpi. Pronarët e saj ishin zhvendosur dhe ajo gjatë shpërnguljesh kishte humbur.
- Kur humbi kishte një moshë vetëm disa javësh dhe menduam se e kishim humbur përgjithmonë, dhe për këtë arsye ishim shumë të pikëlluar, u deklaroi medieve pronarja.
Askush nuk din ta shpjegojë se si ia doli kjo mace ta gjejë pronaren e vet, meqë bëhet fjalë për një ndërmarrje fare pak të mundshme dhe të zbatueshme, por çifti bashkëshortor nuk mund e fshehte gëzimin kur e pa atë në oborrin e vet.
K.Ditore

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Shqisa e Gjashtë
Shqisa e 6-të
Filozofia Lindore na mëson se kur njeriu vdes shkon në një vënd i cili quhet Kama Loka. Është një vënd i cili i jep mundësi mbartësit tonë emocional (Astral) që të përjetojë të gjitha ato që dëshiron ose dëshironte gjatë kohës që ishtë gjallë në tokë, me qëllim që, ose të çlirohet nga dëshira ose për të kuptuar se sa e padobishme ishte ajo që e shqetësonte. Prandaj dhe quhet kështu Kama Loka që përkthehet “Vëndi i Dëshirave”.
Ky është një filmi i cili ka shumë kërkime për sa i përket lidhjes midis jetës dhe vdekjes. Na paraqet se sa të padallueshëm janë shpesh herë kufinjtë midis këtyre dyve gjëndjeve, pavarësisht se njerëzit kanë tjetër opinion mbi këtë temë. Sidoqoftë kemi të bëjmë më një skenarë shumë të zgjuar, me huazime të shumta nga tradita esoterike lindore mbi temën e vdekjes.
Le ti shohim nga afër.
Është një djal i vogël i cili ka ankthe dhe frika të forta, që sheh përreth tij fantazma, , shpirtra të vdekur që përpiqen që të thonë diçka por si përfundim ai plagoset vazhdimisht psikologjikisht dhe fizikisht nga ato. Si përfundim do ta ndihmojë një doktorë psikolog i cili shohim në fund të filmit se është i vdekur.
Interesantja është se protagonisti- psikolog në fillim të filmit, goditet me armë nga një ish pacient i tij në momentin që po gëzohej nga një çmim që i kishin dhënë. Dhe pas sulmit, ndërsa ne mendojmë se ai duhet te ketë vdekur, shohim se ai vazhdonë të jetojë në shtëpinë e tij, vazhdon të punojë, të jetojë normalisht.
Vetëm në fund të filmit do të vetdijisohem bashk me protagonistin, se ai në të vërtet ka vdekur. Dhe athere shpjegohen mjeshtërisht të gjitha ato detaje që duhet të na kishin bërë të kuptonim se diçka nuk shkonte(p.sh. doreza e një dere të cilën nuk e hapte dot, fakti që asnjëherë nuk bashkbisedonte me gruan e tij etj.) por të cilat nuk i vumë re.
Pikërisht të njëjtën gjë bën edhe Shpirti. Shikon gjëra dhe ngjarje të veçanta nga ato që do të shohë, nga ato të cilat ka nevojë të shohë. I lidh më njëra tjetrën, skarcon ato gjëra të cilat do ta bënin që të shohë të vërtetën. Në këtë mënyrë fiton kohë gradualisht, që të kalojë dalë ngadalë nga padija tek dija e vdekjes kur ai të jet gati, në mënyrë që të mos pësojë një shok të menjëhershëm.
Por Kama Loka traditat na thonë se nuk është destinacioni përfundimtarë. Pasi të kalojë nga kjo fazë dhe të çlirohet nga gjërat që e lidhnin me tokën, ngjitet në një nivel më të lartë i cili quhet “Devakan”. Gjatë filmit dëgjojmë për gjyshen e djaloshit e cila gjithashtu ka vdekur por nuk e shohim pasi ajo ndodhet në një vënd në të cilin është e lumtur dhe komunikon prej ati vëndi, sipas thënieve të djaloshit – medium.
Ky rast i fëmijës – medium është një tjetër pikë interesante e filmit. Shohim se ajo që të tjerët quajnë “dhunti”, aftësia për të parë përtej fenomeneve, për të parë përtej botës material, ka shumë pasoja sidomos kur shfaqet në një botë të tillë si e jona. Pra në një botë që është totalish materialiste dhe që s’ka as idenë më të vogël të botës Astrale.
Shokët e tij e ngacmojnë dhe arrin në pikën që e torturojnë, meqënëse zakonisht njerzit bëhen agresivë ndaj gjërave të cilat nuk i kuptojnë. Kjo gjë sjell pasoja të tëmerrshme tek familja e djaloshit, që e ka të pamundur që ta kuptojnë gjëndjen e tij, kanë frikë dhe shqetësohen për këtë “ndryshueshmëri”, dhe më e keqja është se nuk ekziston asnjëri që të mund të ndihmojë.
Sektorin real të një qytetërimi i cili nuk pranon se nuk mund ta shpjegojë këtë fenomen, e paguan vogëlushi që ka turp, ka frikë dhe që as ai vet nuk mund ta shpjegojë atë që poi ndodh.
Përfundimish i vetëm dhe me ndihmën e fantazmës – psikiatër (ka më të vërtet një humor të çuditshëm skenaristi) do të arrijë të gjej vetveten, të pranojë dhe të kuptojë shkakun e të gjitha atyre gjërave të cilat i ndodhin, me rezultatin që në fund të përdorë aftësinë e tij për të bërë mirë. Kaq shuma do ta ndihmojë psikiatri, aq sa gjatë jetës së tij pavarësisht përpjekjeve dhe dëshirës së mirë, nuk kishte arritu që të ndihmonte asnjë thellësisht.
Ndoshta nuk ishte faji i tij që ndërkohë që gjatë jetës së tij merrte çmime të mëdha devijonte nga tema më e fuqishme që ishte lidhja e njeriut me vdekjen. Sepse nëqoftëse mendojmë se Shpirti është me të vërtet i pavdekshëm, si mund që dikush të kuptojë dhe të njohë misteret e tij nëse në rradhë të parë nuk e kuptonë këtë pavdeksi? Ose në rastet më të shumta as që i intereson kjo temë?
Por në fund vjen Çlirimi. Dy shpirtra të përvuajtur – një i gjallë dhe tjetri i vdekur – dalin sit ë thuash dor prej dore fitimtarë kundrejt luftës të mosdijes dhe frikës. Dhe megjithëse filmi prek makthet tona më të frikshëm, dalim nga salla e kinemasë te kënaqur dhe me ndjenjën se ato që na prekën do të sorrollaten në mëndjen tonë për disa ditë, dhe ndoshta kush e di… edhe në shpirtin tonë.
/dituri.wordpress.com/

Zattoo- 600
Similar topics
» Shqisa e 6-të
» Shqisa e gjashtë, aftësi e mbinatyrshme?
» Shqisa e shtatë - intuita
» Ja cila është shqisa e gjashtë e njeriut
» Shqisa e gjashtë - përjetimi i dukurive anormale dhe paranormale

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi