EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqisa e gjashtë, aftësi e mbinatyrshme?

Shko poshtë

Shqisa e gjashtë, aftësi e mbinatyrshme? Empty Shqisa e gjashtë, aftësi e mbinatyrshme?

Mesazh  Zattoo 19.06.12 15:32

Shqisa e gjashtë, aftësi e mbinatyrshme?

Habia nuk është ndjenja e vetme që ka njeriu kur para tij qëndron personi që ka aftësi mbinatyrore, edhe pse nga kjo mund të fillojmë kërkimin e shqisës së gjashtë. Sa më shumë zbulime që bëhen për trurin e njeriut, pothuajse po aq pyetje lindin për këtë çështje.

Është zbuluar se truri i njeriut është shumë më i madh në krahasim me mesataren e jetës që ai jeton, nga 60-80 vjet. Nga kapaciteti i madh i trurit, nga këto, nuk përdorim më shumë se 10%. Shumë pjesë të trurit mbesin të paprekura, të pashpenzuara dhe për to nuk dimë pothuajse asgjë.

Truri ka aftësi të prodhojë mëse 1000 simbole në minutë dhe nga gjithë kjo, ne kemi aftësi vetëm të lexojmë, të shkruajmë dhe të themi disa fjalë brenda një minuti.

Në krahasim me kapacitetin tonë mendor, gjuha që përdorim është shumë e thjeshtë. Ky konkluzion na bën të shtrojmë disa pyetje dhe të konstatojmë disa gjëra interesante: Si mund ta kemi trurin aq të madh, për një kohë aq të shkurtër jete?

Megjithatë, ka disa njerëz shumë të veçantë që kanë aftësinë e jashtëzakonshme që të vënë në përdorim edhe atë anë misterioze dhe të papërdorur të trurit me anë të shqisës së gjashtë.

Bie telefoni dhe kemi ndjesinë se e dimë kush po merr, shohim në ëndërr një aksident dhe ai ndodh një ditë më pas, jemi në një situatë dhe kemi ndjesinë se e kemi jetuar më parë.

Këto dhe shumë përvoja të tjera "misterioze" i përjetojmë në jetën tonë të përditshme. Shikimi, dëgjimi, prekja, shija dhe nuhatja, janë shqisat që i njohim mirë, por pikëpyetjet e mëdha dalin kur flitet për një shqisë të gjashtë, të cilën disa mohojnë ta kenë, të tjerë thonë se e zotërojnë e të tjerë e cilësojnë si legjendë.

Nëse është e vërtetë që ekziston, ku ndodhet, a mund të zhvillohet, këto dhe shumë pyetje të tjera kanë tashmë një përgjigje. Shqisa e gjashtë ndodhet në një pjesë të trurit që na ndihmon në zgjidhjet e rëndësishme, duke gjetur një rrugë të ndërmjetme ndërmjet arsyes dhe ndjenjës.

Shqisa e gjashtë ekziston dhe ndodhet në tru midis dy hemisferave.
Kjo pjesë e trurit është si një sistem alarmi, që na paralajmëron kur do të ndodhë diçka.

Gjithçka funksionon si një qark që na jep informacione në mënyrë të tillë që ne të arrijmë të mendojmë dhe të veprojmë në varësi të situatës.

Ky zbulim është bërë dy vjet më parë nga dy shkencëtarë të Washington University në St. Louis. Mendohet se intuita ka lidhje me një transmetim të saktë dhe të shpejtë të informacioneve që japin shqisat she se logjika ndodhet në hemisferën e majtë të trurit të njeriut.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi