EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja cila është shqisa e gjashtë e njeriut

2 posters

Shko poshtë

Ja cila është shqisa e gjashtë e njeriut Empty Ja cila është shqisa e gjashtë e njeriut

Mesazh  Siroco 10.11.16 16:56

Ja cila është shqisa e gjashtë e njeriut Nnnnnnnnnnnnnneeeeeeeeeeee

Aftësia për të perceptuar fushën magnetike quhet magnetoreception (receptor magnetik ).

Shumë kafshë e përdorin për të gjetur rrugën në distanca të largëta duke u lidhur me fushën magnetike të tokës. Breshkat e ujit, bletët, delfinët, zogjtë migrues etj të gjithë kanë një busullë magnetike që u lejon të përdorin informacionin e koduar në fushën magnetike.

Megjithatë, shkencëtarët nuk dinë shumë rreth kësaj, si e përdorin, si e ndjenjë dhe çfarë informacioni marrin, të gjitha këto pyetje janë ende pa një përgjigje konkrete dhe të vërtetuar shkencërisht.

Ajo që dihet është se të gjitha këto fusha magnetike mund të përdoren jo vetëm për të orientim për disa specieSipas Joe Kirschvick, gjeofizikanti nga Instituti Kalifornian i Teknologjisë, i cili aktualisht po teston njerëzit për shqisë magnetike, kjo e fundit është pjesë e historisë tonë evolucionare. Sipas tij, magnetorecepsioni mund të jetë shqisa jonë primitive.

Në një studim të publikuar sëfundmi në revistën shkencore Nature Communications, Kirschvick sugjeron se një proteinë që ndodhet në retinën e njeriut, kur vendoset tek mizat e frutave ka aftësinë për të detektuar fushë magnetike. Sipas tij, kjo shërben si një sensor magnetik, megjithatë nuk dihet nëse njerëzit e përdorin në këtë mënyrë aktualisht.

Duke folur për “LiveScience”, Steven Reppert, nga Universteti i Massachusetts tha se kjo shtron pyetjen që ndoshta duhet ta rimendojmë çështjen e shqisës së gjashtë. Ajo besohet se është shumë e rëndësishme për mënyrën sesi kafshët migrojnë, ndoshta kjo proteinë mund të jetë duke luajtuar një funksion të rëndësishëm për të ndjerë fushën magnetike tek njerëzit.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ja cila është shqisa e gjashtë e njeriut Empty Re: Ja cila është shqisa e gjashtë e njeriut

Mesazh  AlbiSeli 19.03.18 18:13

Kam degjuar qe shqisa e gjashte e njeriut eshte vetedija e çdo pjese të trupit të
tij.
AlbiSeli
AlbiSeli

" Shkalla me e madhe e marrezise eshte te kujtosh se je i mencur."

21


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi