EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Testi psikologjik qe tregon anen tuaj me te erret

2 posters

Shko poshtë

Testi psikologjik qe tregon anen tuaj me te erret Empty Testi psikologjik qe tregon anen tuaj me te erret

Mesazh  Pansophia 21.07.18 21:32

Secili prej nesh mendon se e njeh vetveten, derisa fillon te hyje thelle ne nenvetedije dhe te kuptoje natyren e panjohur te personalitetit te tij.
Testi u hartua prej psikiatrit hungarez te shek. XX, Leopold Szondi. Qellimi ishte te eksploronte impulset me te thella te frenuara ne baze te pelqimit ose mospelqimit te shkaktuar nga fotot specifike te te semureve psikiatrik. Testi bazohet ne pikepamjen e pergjithshme se karakteristikat e te tjereve qe na sjellin bezdisje, jane ato qe shkaktojne neveri tek vetja jone ne nje periudhe te hershme te jetes sone dhe prandaj ne i kemi shtypur ato.

Shikone tek portretet e ketyre 8 njerezve dhe zgjidhni cilin prej tyre nuk do donit ta takonit kurre naten ne erresire, per shkak te pamjes se tyre qe ju shkakton neveri dhe frike. Me pas lexoni interpretimet ne baze te numrit te portretit qe keni zgjedhur.

Mos e keqkuptoni rezultatin e testit, i cili nuk ka per qellim te tregoje se nga cili crregullim mendor vuani, por eshte dizenjuar te beje nje supozim mbi impulset e mundshme te shtypura te cdo tip personaliteti ne baze te teorise se psikanalizes.

Testi psikologjik qe tregon anen tuaj me te erret Opera_10

PERGJIGJET

NUMRI 1- SADISTI

Shtypja-Ka mundesi qe te keni frenuar disa eksperienca nga vitet e para te jetes qe lidhen me autoritetin ne sjelljen tuaj, nje nevoje per te dominuar dhe prirje per qellime negative. Nese zgjodhet kete portret, mund te jene shtypur disa sjellje poshteruese apo fyese ne nenvetedijen tuaj.

Mohimi-Ka mundesi qe te jeni nje njeri totalisht i parrezikshem dhe paqesor, gjithmone gati per te ndihmuar te tjeret. Nese punon ne nje zyre, shefat mund ta kene qe veshtire punen me ju. Kur nuk doni te beni dicka, ju krijoni barriera psh. vini vone ne pune ose tregoni se jeni me humor te keq.


NUMRI 2-EPILEPTIK

Shtypja-Disa prej karakteristikave te ketij crregullimi jane irritabiliteti, impulsiviteti, dhe shperthime te inatit dhe agresionit. Ka mundesi qe ne femijerine tuaj te keni shtypur karakteristika te tilla.

Mohimi-Me shume mundesi jeni njeri i dashur dhe paqesor. Jepni pershtypjen e nje njeriu me vetkontroll dhe te pergjegjshem. Jeni te qendrueshem ne emocionet tuaj dhe krijoni lehtesisht lidhje me njerez, ide apo objekte.


NUMRI 3-KATATONIK

Shtypja-Ju mund te keni shtypur disa gjendje te hiperaktivitetit mendor, te cilat mund t'iu sillnin humbjen e kontaktit me realitetin nese nuk do zhvendosej ne nenvetedije.

Mohimi-Prireni te adoptoni sjellje stereotipike dhe nuk pelqeni risite dhe ndryshimet. Ndoshta jeni tipi i njeriut te turpshem dhe te pasigurt ne vetvete qe e ka te veshtire te pershtatet ne situata te reja. Frika me e madhe juaja eshte humbja e vet-kontrollit. Jeni pak i ngurte, shpesh i ndrojtur, qe e frenon veten dhe kurre nuk devijon nga "Kodi i sjelljes".

NUMRI 4-SKIZOFREN

Shtypja-Skizofrenia karakterizohet nga apatia e thelle, shkeputja e mendimeve dhe emocione qe nuk perputhen me situaten.
Ka mundesi qe te keni shtypur nje ndjenje te indiferences ndaj te tjereve dhe mbylljen ne vetvete ne nje periudhe te hershme te jetes suaj.

Mohimi-Me shume mundesi jeni njeri i shoqerueshem. Besoni ne shoqerimin dhe komunikimin me te tjeret dhe ja kaloni mjaft mire me shoqerine tuaj. Ky shoqerim ndoshta fsheh nje person te izoluar qe jeton me ndjesine e te qenurit gjithmone vetem. Marredheniet tuaja mund te jene siperfaqesore sepse ju mungon ndjenja e vertete. Thelle brenda vetes ju ndjeni se nuk keni nevoje per shoqerine e te tjereve.


NUMRI 5-HISTERIK

Shtypja-Karakteristika te ketij crregullimi jane emocionet siperfaqesore dhe te paqendrueshme, narcisismi dhe mania per tu dukur. Ndoshta ju keni shtypur deshiren e pangopur per te terhequr vemendje dhe nje etje per aprovim.

Mohimi-Ju jepni pershtypjen e nje njeriu modest me nje bote te brendshme te pasur. Megjithese ne dukje, nje njeri i qete dhe i ndrojtur,ju mund te zoteroni nje deshire te madhe per te terhequr te tjeret. Me perpikmeri kujdeseni per pamjen e jashtme dhe sjelljen.

Sublimacioni-Keta njerez priren te zgjedhin nje hobi apo profesion ekstravagant.


NUMRI 6-PACIENTE ME DEPRESION

Shtypja-Mungesa e vetvleresimit, ndjenja e inferioritetit dhe fajit jane simptomat me kryesore te depresionit. Nese ky portret ju sjell bezdisje do te thote qe ne thellesi jeni nje person qe vuan nga depresioni por qe simptomat i ka nen kontroll.

Mohimi-Ndoshta ju jeni nje person qe eshte mjaft i shoqerueshem dhe moskokecares, qe gjithmone tregon dinamizem, optimizem dhe besim.Ndonjehere, sigurisht qe merziteni dhe shprehni distimi dhe melankoli( Sindromi i kllounit te deshperuar). Gjithashtu mund te jeni dyshues dhe i zymte.

Sublimacioni(Lartesimi)- Ka shume mundesi qe tendencat depresionante t'i zhvendosni duke ndermarre persiper rolin e psikologut duke u perpjekur te gjeni zgjidhje per problemet e te tjereve.


NUMRI 7-MANIAK

Shtypja-Disa nga karakteristikat e manise jane ekstroversioni,hiperstimulimi, mbivleresimi i vetes dhe shpenzim i madh emocional dhe monetar.Nqs keni zgjedhur kete portret, me shume mundesi brenda jush ka nje lloj ngacmimi(eksitimi), i cili nqs nuk kontrollohet,do t'iu shnderroje ne nje mistik fanatik.

Mohimi-Me shume mundesi jeni nje njeri qe nuk do qe te provoje me sjelljen e tij dhe qe urren zhurmat, teprimet dhe ekstremet. Jeni shembull i pjekurise, kufizimit dhe mases. Te qenurit i logjikshem dhe kursimtar, ju keni gjithmone nje sjellje nen kontroll.


NUMRI 8-CRREGULLIMI I PERSONALITETIT DISOCIATIV

Shtypja-Ky lloj crregullimi shprehet me deshiren e personit per te jetuar dhe per tu qene i pranuar nga anetaret e seksit te kundert. Nese zgjodhet kete numer, ka mundesi qe ne hershmeri te keni shtypur nje problem te identitetit tuaj ose me specifikisht, nje problem me identitetin tuaj seksual.

Mohimi-Nese mekanizmi mbrojtes i mohimit ka funksionuar,ju keni nje prirje per te konfirmuar me force identitetin tuaj biologjik seksual. Keshtu, sjellja dhe paraqitja juaj shprehin me force se ju jeni nje burre apo grua e vertete. Nese jeni burre, ju tregoheni shume "macho", por nese jeni nje grua ju gjithmone prireni te dukeni sa me joshese dhe kerkoni te flirtoni me meshkujt.




https://www.youtube.com/watch?v=MwrFvw8tacI&feature=youtu.be




avatar
Pansophia

97


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Testi psikologjik qe tregon anen tuaj me te erret Empty Re: Testi psikologjik qe tregon anen tuaj me te erret

Mesazh  TOASTY 22.07.18 19:29

12345
TOASTY
TOASTY

Sicko Sicko Sicko Sicko


Bingo Bingo ULALA

15


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi