EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Transmutacioni mendor

Shko poshtë

Transmutacioni mendor Empty Transmutacioni mendor

Mesazh  Jon 05.12.12 23:52

Transmutacioni mendor

“Mendja (ashtu si metalet dhe elementet) mund të shndërrohet, nga një gjendje në një tjetër; nga një grade në një tjetër; nga një konditë në një tjetër; nga poli në pol, nga lëkundja në lëkundje. Shndërrimi i Vërtetë Hermetik, është një Art Mendor.” – Kybalioni

Siç e kemi thënë më lart, Hermetistët ishin alkimistët, astrologët e psikologët e parë dhe Hermesi ishte themeluesi i këtyre shkollave të mendimit. Nga astrologjia u zhvillua astronomia bashkëkohore, nga alkimia hodhi rrënjë kimia e ditëve të sotme dhe nga psikologjia mistike u rrit psikologjia bashkëkohore që studiohet në shkolla.

Por nuk duhet hamendësuar se të parët qenë injorantë në ato fusha, për të cilat sot shkolla pretendon se i ka prona të vetat të patjetërsueshme. Hieroglifët e gdhendur në gurët e Egjiptit të Lashtë, tregojnë se të parët kishin njohuri të plota gjithëpërfshirëse mbi astronominë.

Vetë Piramidat janë dëshmitare të lidhjes së ngushtë midis projektimit të tyre dhe studimit të shkencës së astronomisë. Ata nuk ishin injorantë as në Kimi, sepse fragmente të shkrimeve të lashta tregojnë se njihnin më së miri vetitë kimike të sendeve; për më tepër, teoritë e lashta mbi fizikën po vërtetohen ngadalë nga zbulimet e shkencës bashkëkohore, sidomos ato që kanë të bëjnë me përbërjen e materies.

Nuk duhet hamendësuar as për injorancën e tyre mbi të ashtuquajturat zbulime bashkëkohore në psikologji, përkundrazi; Egjiptianët ishin veçanërisht të talentuar në shkencën e Psikologjisë, posaçërisht në degë që shkolla bashkëkohore nuk i merr parasysh, të cilat sidoqoftë po dalin në shesh nën emrin e “shkencave psikike”, duke i vënë në pozitë të pakëndshme psikologët e sotëm, e duke bërë që të pranojnë me ngurrim se “ndoshta mund të ketë diçka të vërtetë në to në fund të fundit.”

E vërteta është se nën kiminë, astronominë dhe psikologjinë material (nënkuptohet psikologjia në fazën e saj të studimit të mekanikës së trurit), të parët zotëronin një njohuri mbinatyrore të astronomisë të quajtur astrologji, një njohuri mbinatyrore të kimisë të quajtur alkimi dhe një njohuri mbinatyrore të psikologjisë të quajtur psikologji mistike. Ata zotëronin si Njohurinë e Brendshme ashtu edhe Njohurinë e Jashtme, ndërkohë që shkencëtarët bashkëkohorë zotërojnë vetëm të dytën. Midis shumë degëve të fshehta të diturisë së zotëruar nga Hermetistët, është edhe ajo që njihet si Transmutacioni Mendor, çka përbën edhe thelbin e subjektit të këtij kapitulli.

“Transmutacion”, është fjala që përdoret zakonisht për të përshkruar artin e lashtë të shndërrimit të metaleve, sidomos të metaleve bazë, në ar. Fjala “transmutacion” do të thotë “shndërrim i natyrës, forms apo substancës, në diçka tjetër; transformim” (marrë nga Webster). Në përputhje me këtë, “Transmutacion Mendor” nënkupton artin e ndryshimit dhe shndërrimit të gjendjeve mendore, formave dhe konditave, në të tjera.

E parë në këtë prizëm, Shndërrimi Mendor është “Arti i Kimisë Mendore” nëse kjo shprehje ju duket e pëlqyeshme; një formë praktike e Psikologjisë Mistike. Kjo nënkupton shumë më tepër nga sa duket në sipërfaqe. Shndërrimi, Alkimia apo Kimia në Rrafshin Mendor ka një rëndësi aq të madhe ndikuese, sa edhe sikur arti të kufizohej me aq, përsëri do të ishte një nga degët më të rëndësishme të studimit që njeriu ka njohur ndonjëherë. Por ky është vetëm fillimi. Le të shikojmë përse!

I pari nga shtatë Parimet Hermetike, është Parimi i Mentalizmit, aksioma e të cilit thotë: “GJITHËSIA është Mendje; Universi është Mendor.” Kjo do të thotë se Realiteti Themeltar i Universit është Mendje dhe se vetë Universi është Mendor, çka do të thotë se “ekziston në mendjen e GJITHËSISË.” Këtë Parim do ta studiojmë edhe në leksionet vijuese, por le të shohim efektet e tij të menjëhershme nëse e pranojmë si të vërtetë.

Nëse natyra e Universit është mendore, atëherë Shndërrimi Mendor duhet të jetë arti i NDRYSHIMIT TË KONDITAVE TË UNIVERSIT përgjatë trajtave të Materies, Forcës dhe Mendjes. Siç e shikoni pra, Shndërrimi Mendor është në të vërtetë “Magjia” të cilën shkruesit e lashtë e përmendnin aq shpesh në veprat e tyre mistike, duke dhënë për të aq pak udhëzime praktike. Nëse Gjithçka është Mendore, atëherë arti që mundëson shndërrimin e kushteve mendore, duhet ta kthejë Mjeshtrin në kontrolluesin e kushteve apo konditave si materiale, ashtu edhe të atyre të quajtura rëndom “mendore”.

Në fakt, askush tjetër përveç Alkimistëve Mendorë të avancuar nuk ka qenë i aftë të zotërojë nivelin e nevojshëm të forcës për të kontrolluar fenomene fizike me peshë, si kontrolli i elementëve të Natyrës; prodhimi apo ndalimi i stuhive, prodhimi apo ndalimi i tërmeteve e fenomene të tjera Universale fizike. Por fakti që njerëz të tillë kanë ekzistuar e vazhdojnë të ekzistojnë sot e kësaj dite, pranohet me seriozitet nga të gjithë okultistët e avancuar të të gjitha shkollave. Mësuesit më të aftë, i sigurojnë Nxënësit e tyre se Mjeshtrit ekzistojnë dhe i kanë këto fuqi, duke qenë se ata vetë kanë pasur përvoja që justifikojnë besimin dhe deklaratat e tyre. Këta Mjeshtra nuk japing shfaqje publike të fuqive të tyre, por përpiqen të veçohen nga turmat në mënyrë që të shtrojnë sa më mirë Udhën e tyre drejt Lartësimit.

Ne e përmendëm ekzistencën e tyre në këtë pikë, thjeshtë për të tërhequr vëmendjen tuaj në faktin që fuqia e tyre është tërësisht mendore, dhe vepron përgjatë trajtave të Shndërrimit të lartë Mendor, nën Parimin Hermetik të Mentalizmit. “Universi është Mendor” – Kybalioni.

Ndërkohë, nxënësit dhe Hermetistët e gradëve më të ulëta se Mjeshtrit, si Rishtarët dhe Mësuesit, janë plotësisht të aftë të veprojnë përgjatë Rrafshit Mendor në Shndërrim Mendor. Në fakt çdo gjë që ne quajmë “fenomen psikik”, “ndikim mendor”, “shkencë e mendjes”, “fenomeni i mendimit të ri” etj., vepron përgjatë të njëjtave trajta të përgjithshme, sepse nuk ka veçse një parim të përfshirë, pavarësisht se çfarë emri i jepet fenomenit.

Nxënësi dhe praktikanti i Shndërrimit Mendor punon në Rrafshin Mendor, duke shndërruar kushtet e gjendjet mendore në përputhje me formula të ndryshme, disa më shumë e disa më pak efikase. “Trajtimet”, “pohimet”, “mohimet” e ndryshme të shkollave të shkencave mendore, nuk janë veçse formula shpesh jo të përkryera dhe antishkencore të Artit Hermetik. Pjesa më e madhe e praktikantëve modernë janë mjaft të paditur krahasuar me mjeshtrit e lashtë, sepse iu mungon njohuria themeltare mbi të cilën ky art bazohet.

Nëpërmjet Metodave Hermetike mund të ndryshohen e shndërrohen jo vetëm gjendjet mendore të vetvetes. Mund të shndërrohen, dhe madje shndërrohen në mënyrë të pareshtur përmes së njëjtës rrugë, kryesisht pa ndërgjegje por shpesh edhe në mënyrë të ndërgjegjshme nga ata të cilët kuptojnë ligjet e parimet, edhe gjendjet mendore të të tjerëve në rastet kur këta të fundit nuk janë të informuar mbi parimet e vetëmbrojtjes.

Për më tepër, ashtu siç dihet nga nxënësit dhe praktikantët e shkencës bashkëkohore mendore, çdo konditë material që varet nga mendja e tjetërkujt, mund të ndryshohet e shndërrohet në përputhje me dëshirën e fortë, vullnetin dhe “përpunimin” e personit që dëshiron kushte të ndryshuara të jetës. Publiku në ditët e sotme është përgjithësisht i informuar mjaftueshëm mbi këto çështje, kështu që nuk e gjykojmë të nevojshme të zgjatemi më tej.

Qëllimi ynë në këtë pikë ishte thjesht të tregonim Artin dhe Parimin Hermetik i cili fshihet nën format e ndryshme të praktikimit, qofshin këto dashamire apo dashakeqe, meqenëse forca mund të përdoret në të dy kahet në përputhje me Parimin Hermetik të Polaritetit.

Në këtë libër të vogël ne do të përshkruajmë parimet elementare të Shndërrimit Mendor, në mënyrë që lexuesit të kenë mundësinë të kuptojnë Parimet Themelore, e të zotërojnë kështu Çelësin Universal i cili do të hapë dyert e shumta të Parimit të Polaritetit.

Në vijim do të shqyrtojmë të parin e Shtatë Parimeve Hermetike, Parimin e Mentalizmit, në të cilin sqarohet vërtetësia që shpreh se “GJITHËSIA është Mendje; Universi është Mendor”, sipas fjalëve të Kybalionit. I kërkojmë nxënësve tanë t’i kushtojnë vëmendje të lartë dhe studim të kujdesshëm të këtij Parimi të madh, pasi ai është realisht Parimi Bazë i të gjithë Filozofisë Hermetike dhe i Artit Hermetik të Shndërrimit Mendor.

Përktheu: Adrian Kosturi
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi