EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DIANETIKA- shkenca e shendetit mendor

2 posters

Shko poshtë

DIANETIKA- shkenca e shendetit mendor Empty DIANETIKA- shkenca e shendetit mendor

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 13.10.11 20:14

" DEMONET"

Per miliona vjet,njerzimi ka ka provuar te depertoje ne sekretet e sjelljes humane. Hindute, Egjyptianet, Greket Romaket, si edhe studiuesit e kerkuesit tane te shekujve te fundit kane luftuar kundra nje mali kompleksitetesh.

Informacioni qe trasmeton Dianetika do te mjaftonte per te ndertuar nje liber filozofik, por ketu flitet per Dianetiken , e cila eshte nje shkence e si e tille ajo mbart bazat e saj te provuara e te testuara ne mendjen njerezore. Shume gjera gjate evolimit te Dianetikes, u anashkaluan vetem prej faktit se nuk ishin gjetur zgjidhje nga askush tjeter. Keshtiu misticizmit iu kushtua shume pak rendesi.

Duhet te kuptohet se universi filozofik eshte i ndertuar nga nje numer i madh copezash ,por misticizmi qendroi pothuajse gjithmone i panevojshem.

Provoni te mendoni se cfar tmerri kan perjetuar njerezit, kur u zbuluan ''demonet". Mund ta sillni ndermend se Sokrati kishte nje demon te tille. Ky demon nuk i tregonte atij se cfar duhet te bente po i tregonte nese kishte marre nje vendim te duhur apo jo .

Ne kete rast po ndiqej nje rruge ne universin pa fund, e cila do te kishte kenaqur edhe vete Humene per vete lidhjen me ato gjera qe mund te ndjeheshin nga shqisat. Dhe ja ku lindin ''demonet''. ne nje perzgjedhje pa kriter nga shtresa te ndryshme te shoqerise doli ne pah se secili prej tyre kishte ne pamje te pare nje lloj ''demoni ''. Keshtu aspektet e ''demoneve'' ishin me alarmantet. Ishte e nevojshme te ndertohej nje ure mbi kete humnere qe ekzistonte, dhe demonet u zbula qe perbeheshin nga nje substance e mallkuar.

Ne ishujt Pacifik - ne Borneo dhe Filipine-eshte vertetuar perdorimi i demonologjise.

Demonologjia eshte dicka shume interesante. Nje demon futet brenda nje personi dhe e semur ate ose futet brenda personit dhe flet ne vend te tij, ose personi cmendet sepse ka brenda nje demon dhe vrapon rreth e qark me demonin qe cirret.

Kjo perben demonologjine ne kuptimin e ngushte, sepse ata qe e perfshijne me se miri ate jane shtrigantet, magjistaret, shamanet , por duke mos u menduar te jemi skeptike , me eshte dukur gjithmone se demonet mund te shpjegoheshin ne formen ektoplazmave ose substancave te tjera te pajeta.

Te zbulonim qe brenda bashkqytetareve tane ekzistojne demone eshte dicka shume tronditese.U zbulua qe keto ''demone'' mund te karakterizoheshin.

Ekzistonin ''demone komandues, ordinere, urdherues, te gjitha keto kane informacione shtese te pervecme, se si ndikojne engramat ne shfaqjen e demonit eshte nje teme qe duhet trajtuar me vete, nese ndonjeri eshte i intresuar padyshim qe do trasmetoja informacione shtese.
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

DIANETIKA- shkenca e shendetit mendor Empty Re: DIANETIKA- shkenca e shendetit mendor

Mesazh  Fakiri 13.10.11 23:28

Ndërsa "Demon" – Dianetika e quan një mekanizëm mendor i ndërtuar nga një engram,e cila ngërthen një pjesë të analizuesit dhe sillet si një qenije individuale.Një demon i vërtetë është ai që u jep zë mendimeve ose u bën jehnë së brendëshmi fjalëve të folura ose që jep gjithë llojet e këshillave të konplikuara si një zë i brendshëm real dhe i gjallë.

Engramë është një pikturë e imagjinuar mendore e cila është një regjistrim i një pëvojë që përmban dhimbje,pavetëdije,dhe një kërcënim real apo të fantazuar të mbijetesës.

Ajo është një regjistrim në mendjen reaktive i diçkaje që i ka ndodhur vërtetë një indivdi në të shkuarën,e cila përmbante dhimbje dhe pavetëdije;të dyja të regjistruara në pikturën e imagjinuar mendore,të emërtuar engramë.

Mbështetur në këtë kufizimin engrama duhet të ketë një goditje apo dëmtim si pjesë të përmbajtjes së saj.Këto engrama janë një regjistrim tërësor,deri në detajet më të hollësishme të çdo perceptimi të pranishëm të një momentit të plotë ose të pjesshëm pavetëdije.

Ndërsa mendja reaktive është ajo pjesë e mendjes e cila arkivën dhe ruan dhimbjen fizike e emocionin e dhimbshëm dhe kërkon të drejtojë organizmin vetëm mbi bazën e mekanizmit stimulim – përgjegje.Ajo mendo vetëm me identitete.Quhet gjithashtu bankë reaktive ose bankë.(aty ku deponohen dhimbjet).

Përpos mendjës reaktive kemi edhe mendjen analitike dhe atë stomatike,mendja stomatike është ajo mendje që e drejtuar nga mendja analitike ose reaktive vendos zgjidhje me efekt në nivele fizike,ndërsa mendja analitike është ajo pjesë e mendjes e cila percepton dhe ruan të dhëna nga përvoja për të shtruar e zgjidhur problemet dhe për të drejtuar organizimin përgjatë katër dinamikave.

Dinamikë; impulsi drejtë jetës dhe këmbëngulja drejtë mbijetesë;shtytje dhe impulsi i jetës – Mbijeto!-mbijeto në të katër manifestimet e saj të cilët janë;vetja,seksi, grupi dhe njerëzimi.

Me një fjalë DIANETIKA, është teknologji e shërimit shpirtëror.Ajo i adresohet dhe trajton efektet e shpirtit mbi trupin dhe mund të lehtësojë gjëra të tilla si ndjesitë dhe emocionet e padëshirueshme, aksidentet, sëmundjet dhe dëmtimet psikosomatike (ato që shkaktohen ose rëndohen nga stresi mendor).

Dianetikë do të thotë “përmes shpirtit” ose mundë të përkufizohet mëtej si “çfarë shpirti i bën trupit.”
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

DIANETIKA- shkenca e shendetit mendor Empty Engramat e simpatise

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 14.10.11 11:23

Meqe u permenden engramat pak me siper, do doja ti konkretizoja ato me rastet perkatese.

Ne fakt engramat e regjistruara ne bankat e mendjes kane afatet e tyre te momentit te shfaqjes , ata shfaqen atehere kur individi ne jete has nje moment, qe i kujton engramen perkatese.

Ne kete menyre ekzistojne disa tipe engramash qe ndahen ne :
1- Engrama e Kundermbijeteses
2- Engrama Prombijeteses
3- Engramat e Simpatise
4- Engramat me emocion te dhimshem

Une zgjodha te trajtoja me nje shembull Engramen e Simpatise.

Shembulli lidhet me semundjen qe kishte vuajtur nje pacient kur ishte i vogel. Ne moshen 2 vjec e gjys ai u semur nga pneumonia. Ai kishte nje histori te konsiderueshme tentativash per aborte( dmth qe kur ishte embrion) dhe ngarkesen e zakonshme te engramave te trasheguara nga prinder aberrative( nje largim nga mendimet dhe sjellja racionale ).

Ai ishte shume i shqetesuar per zenkat dhe grindjet brenda shtepise se tij, te cilat i ishin fiksuar bashke me pneumonine.

Gjyshja e tij e kishte marre dhe e kishte sjelle ne shtepine e saj dhe sa here qe ai semurej nena e tij largohej dhe e linte vetem. Ky incidet ne bashkpunim te engramave te dhimshme dhe 100 engramave te dhimbjes fizike prenatale arriti te cliroje nje situate emocionale vepruese.

Gjyshja e tij kur ai po qante ne kllapi, e kishte kuptuar veprimin e tij sikur ai demostronte qe ai ishte i ''vetedijshem'', gje qe nuk ishte e vertete dhe ajo perpiqej te arsyetonte me te.

Ajo i thoshte:
- Ata njerez me te vertete nuk duan te jene kaq te keqinj me ty shpirt. Une e di me te vertete qe ata kane zemer te mire, ti vetem bej dhe beso ate qe ata thone dhe ti do te jesh ne rregull.

Tani me premto qe ti do te besh kete, apo jo shpirt?

Femija ne thellesite me te medha te reagimit u pergjegj se do tu besonte atyre dhe do te bete cfar ti thoshin ata. "- une te dua shume - vazhdoi gjyshja dhe une do te kujdesem per ty. Tani mos u shqeteso i dashur , qetesohu pak "

Shprehjet qe permbaheshin ne kete engrame per shkak se ato ishin ne nje nivel transi dhe sepse ato mund te mbaheshin mend prej temperatures dhe dhimbjes shkaktuan nje efekt te madh tek femija.

Ai duhet te besonte cdo gje qe i thuhej, kjo do te thote besim fjale per fjaledhe kjo i shkaktoi atij nje humbje te thelle e ndjenjes se humorit. per arsyen e vetme se ai donte te ishe ne rregull detyrohej te besonte te gjiha ato qe thoninn prinderit , faktin se kush eshte bosi , qefin si rrihej nena e te tilla gjera si keto.

Kjo per te ishte bere si nje "e dhene e vertete'' sepse engramat e tij te simpatise thoshin keshtu . Asnje mallkim me i rende nuk mund te ishte bere ndaj nje personi pervec engrames se simpatise te cilat thone : Beso ate qe thuhet, '' Beso ate qe lexo'' , ''Besohu njerezve'', sepse kjo engrame do te thote se analizuesi nuk do te jete kurre ne gjendje te vleresoje te dhenat e tij , vetem nese individi ne nje rebelim te plote kundershton e mohon gjithe boten e cila edhe mund te ndodhe ndonjehere.

Ta zeme se ky person mund te martohet me nje grua sic edhe ka ndodhur,e cila kishte karakteristika me gjyshen e tij (nje pseudogjyshe) dhe ai u be viktime e a) dhimbjes dhe semundjes kronike te cilat ai i perjetoi ne engramat e simpatise se gjyshes se tij( te nevojshme per te patur dhe ruajtur simpatine e se shoqes) dhe b) te gjthe prenataleve meqenese pseudogjyshja e tij e hodhi ate ne valencen e tij.

Kjo e ben ate zevzek dhe e detyron gruan qe ti ktheje fjale dhe pernjehere kjo grua nuk eshte me nje pseudogjyshe, por nje pseudomama.

Ketu merr fund shendeti i mendjes.
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

DIANETIKA- shkenca e shendetit mendor Empty Re: DIANETIKA- shkenca e shendetit mendor

Mesazh  Fakiri 14.10.11 18:21

Engrama Kundërmbijetesës

Këtu përfshihet çdo engramë e cila shtrihet përgjatë dinamikës dhe nuk ka bashkëlidhje me qëllimin;zënkat midis Nënës dhe Babait menjëherë pas konceptimit.Babai godet nënë në stomak.

Ajo bërtet (perceptimet e para janë dhimbjet,presioni,zhurma e grushtave dhe ulërima) dhe ai thotë,”Të mallkoftë Zoti,unë të urrej!Ti nuk je mirë.Unë do të vras ty!” Nëna thotë:”Të lutem,mos më qëllo më.Të lutem mos.Më dhemb.Më dhemb.Jam tërbuar nga dhimbjet!”Babai thotë,”Shtrihu aty dhe kalbu, qelbësirë,vafsh në djall!Mirëupafshim!”.

Në këtë engram [ne kemi një situatë aberrative të rënd ;
së pari, sepse është herët;
së dyti, sepse përmbajtja e saj thotë se personi që e ka lënduar dhe i tëbuar ;
së treti, sepse ka një mbajtës dhe prandaj priret të bëhet kronike (“Shtrihu atje”) ; së katërti,sepse mund të shkaktojë sëmundje (“qelbësirë”) ;
së pesti,sepse nënkuptohet Zoti dhe të qenit i mallkuar;
e gjashta, sepse i jep individit një ndjenjë se njerëzit e tjerë nuk janë të mirë (“ti”,zakonisht u drejtohet të tjerëve);
së shtati,se ka një ton emocional armiqësie, nga kuptimi, (“Unë të urrej ty”) ;
së teti, sepse individi, pas lindjes, duhet të jetojë me këta njerzë ristimulues, Nëna dhe Babai i tij.

Kjo ka efekte tjera shtesë që i jepin individit,si të gjitha engramat,dy valenca shtesë dhe të padomosdoshme, njëra nga të cilat,e Nënës, është një valencë frikacake, dhe tjetra, ajo e Babait, është valencë tiranizuese.

Individi mund ta dramatizon këtë në rrugë të ndyshme;nëqoftëse ai nuk e dramatizon këtë, atëherë ai do ta ndjejë dhimbjen (tamam sikur të ishte në valencën e tij)kurdoherë që engrama të ristimulohej:nëqoftëse ai dramatizon nënën,ai do të ndjente dhimbje që ajo ndjente, e cila ka të bëjë me grushta në stomak (ndërsa goditja e tij ishte në kokë dhe zemër); nëqoftëse ai dramatizon babanë, ai do të ketë telashe me shoqërinë,për të mos thënë asgjë për gruan dhe fëmijët e tij.

Nuk ka fitore me asnjë engramë e çfarëdo lloji qoftë ajo, por për sa kohë që një person ka engrama, të llojeve të ndyshme, engramat e simpatisë, në mënyrë të veçantë, sherbejnë për të mbajtur larg engramat antagoniste.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

DIANETIKA- shkenca e shendetit mendor Empty Re: DIANETIKA- shkenca e shendetit mendor

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi