Koço Danaj sjelle fakte rreth copëtimit të trojeve shqiptare
Faqja 1 e 1

Për të njohur më mirë copëtimin e trojeve shqiptare para 100 vjetëve, kryetar i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, sjellë materiale dhe fakte shumica prej të cilave, mëton ai, janë të panjohura deri më sot.
E ashtuquajtura Mbledhje e Londrës:
1. Njohësi dhe studiuesi më i mirë i saj, profesor Arben Puto, shprehet: "Është për t’u theksuar që Konferenca gjatë zhvillimit të punimeve të saj nuk mbajti procesverbal, çka do të thotë se nuk kanë mbetur raporte të rregullta zyrtare mbi punimet e Konferencës. Megjithatë, u bë praktikë që ambasadori francez Pol Kambon, të hartonte në gjuhën frënge përmbledhjen koncize të diskutimeve të seancave më të rëndësishme dhe ato tu dërgoheshin për njoftim kancelarive". (Arben Puto, Shqipëria Politike, faqe 55)
2. Mbledhja e ambasadorëve të gjashtë fuqive të mëdha në Londër, nuk u thirr për të diskutuar lidhur më kombin shqiptar, por për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis katër fuqive ndërluftuese ballkanike: Serbisë, Greqisë, Malit të Zi , Serbisë dhe Turqisë, pas Luftës së Dytë Ballkanike. Një nga pjesëmarrësit e kësaj mbledhje, ambasadori francez Pol Kambon, e pohon një gjë të tillë. Ai shprehet:
“Pas nënshkrimit të paqes midis Turqisë dhe Italisë, marrja e vendimeve që do tu imponoheshin shteteve ballkanike dhe Turqisë ju besua trupit diplomatik në Londër. Ai kishte për detyrë hartimin e marrëveshjeve midis shteteve të ndryshme ndërluftuese të Ballkanit. Mbledhja e Londrës u hap në 16 dhjetor 1912”. (Pol Kambon, Correspondence, faqe 31, botimet Grasset, viti 1946)
Pra, e ashtuquajtura Konferencë e Londrës, u mblodh 18 ditë pasi ishte shpallur pavarësia e Shqipërisë Natyrale nga Ismail Qëmali. Në datën 29 Nëntor 1912, ministritë e jashtme të gjasët fuqive të mëdha u njohën më Aktin Juridik të shpalljes së Pavarësisë
3. Në këto takime që zgjatën 6 muaj, territoret shqiptare u përdorën për të qetësuar dhe kënaqur palët ndërluftuese që ishin fqinjët e Shqipërisë. Vetë Edward Grey e pranon një gjë të tillë. Ai pohon në Kujtimet e tij: “Aleatët ballkanikë ishin të verbuar nga fitorja; Serbia donte të kishte dalje në Adriatik dhe kishte shumë mundësi që ajo dhe Mali i Zi të dëshironin të merrnin disa rajone të Shqipërisë duke i konsideruar pjesë të plaçkës së luftës”. (Grey, Memoirs, botimet Payot, 1927, faqe 246)
Për të kënaqur Greqinë, krahina shqiptarë e Çamërisë ju aneksua asaj, megjithëse shumica dërrmuese e popullsisë ishte shqiptarë. Sipas Memorandumit të qeverisë shqiptare të Vlorës, në vitin 1913 në Çamëri jetonin 75 mijë shqiptarë - nga të cilët 18 mijë shqiptarë të greqizuar - të cilët ishin vendosur në kazanë e Reshadijës (Igumenicës) - 16 mijë shqiptarë; në kazanë e Margëlliçit 25 mijë shqiptarë; në kazanë e Filatit 20 mijë shqiptarë; në kazanë e Paramithisë 13 mijë shqiptarë; në kazanë e Luros 100 për qind shqiptarë. (Memorandumi i Qeverisë së Vlorës, drejtuar Konferencës së Londrës, firmosur nga Mehmët Konica, Rashih Dino dhe Filip Noga)
Për të kënaqur Serbinë, krahina shqiptare e Kosovës me mbi 90 për qind popullsi shqiptare ju dha Serbisë. Vetë Grey e pohon një gjë të tillë duke folur me përbuzje për trojet shqiptare. Në Kujtimet e tij ai pranon: “Ne nuk mund të bënim luftë për disa fshatra si Gjakova”. (Grey, Memoirs, Botimet Payot, viti 1927, faqe 249). Ndërkaq, territori që ju dha Serbisë përbente 19 mijë kilometra katrorë troje shqiptare. Trojet shqiptare nga Plava deri në Ulqin ju dhanë Malit të Zi.
4. Përgjatë një shekulli, bashkësia ndërkombëtare ka mashtruar opinionin publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar duke e justifikuar copëtimin e trojeve shqiptare, me gjoja ruajtjen e paqes evropiane.
Këtë e thotë Grey në fillim të vitit 1914. Ja pohimi i tij: “Marrëveshja ndërmjet fuqive lidhur më kufijtë veriorë të Shqipërisë u arrit pas një përpjekjeje diplomatike të gjatë dhe të vështirë. U vendos që bregdeti dhe Shkodra t’i mbeten Shqipërisë, ndërsa Peja, Prizreni, Dibra, dhe pas shumë bisedimesh Gjakova, të lihen jashtë Shqipërisë. Kjo marrëveshje lë një pjesë të madhe territori për tu ndarë midis Serbisë dhe Malit të Zi si fryt i fitores së tyre… Unë e di farë mirë se kur gjithçka do të bëhet e njohur, kjo zgjidhje do të japë shkas në shumë pika për kritika të forta nga kushdo që e njeh vendin... Por, ne e bëmë këtë për të ruajtur paqen evropiane”. (Fjalimi i Greyt në Dhomën e Komunëve, shkurt 1914)
Por, në Kujtimet e tij të botuara në vitin 1927, vetë Grey shprehet se kishte mashtruar lidhur me atë që kishte pohuar në Dhomën e Komunëve. Ja pohimi i tij në Kujtimet e botuara: “Lufta në Ballkan nuk e rrezikoi paqen evropiane nga rihapja e çështjes së Kostandinopojës apo të ngushticave (Detroits), sepse as Austria dhe as Rusia, dy fuqitë më ngushtësisht të interesuara, nuk kishin ndërmend të ishin aktive për të influencuar kushtet që Greqia, Bullgaria dhe Serbia mund t’i vendosnin Turqisë duke prekur Maqedoninë. Çështja e rrezikut dhe e përplasjes ishte Shqipëria, ku dominimi turk u thye pas luftës”. (Grey, Memoirs, Botimet Payot, viti 1927, faqe 246)
5. Pjesëmarrësit e asaj që u konsiderua padrejtësisht Konferencë, pranojnë me pohimet e tyre se ata nuk morën asnjë vendim. Takimi midis tyre të ngjan më shumë me një Kazino Politike, në Tavolinën e së cilës ishin trojet shqiptarë.
Cilat janë pohimet?
Grey: “Nuk pati as mbyllje solemne, ne nuk bëmë fotografi grupi, nuk na dhanë asnjë falënderim apo fjalim lamtumire; thjesht ndaluam së takuari. Ne nuk kishim përcaktuar asgjë, as detajet e kufijve shqiptarë, e megjithatë ne kishim bërë një punë të dobishme: ne kishim qenë mjeti i mbajtjes së gjashtë fuqive të mëdha në kontakt direkt dhe miqësor”. (Grey, Memoirs, botimet Payot, faqe 253)
Pol Kambon, ish pjesëmarrës në mbledhjen e Londrës: “Ballkanikët tanë ikën, por mbeten pa u zgjidhur problemet më të rënda: kufijtë e Shqipërisë dhe ishujt e Detit Egje”. (Pol Kambon, Correspondence, faqe 51, botimet Grasset, viti 1946)

djussi- Mos pyet se cfare beri atdheu per ty, por cfare bere ti per atdheun tend.
18
Re: Koço Danaj sjelle fakte rreth copëtimit të trojeve shqiptare
Duhet te kemi besim qe cdo gje do te shkoje ne vendin e vet!
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Prapaskenat e hegjomonizmit grek
» Vullkani gjigant që mund të sjellë fundin e botës
» Njerëzit janë sjellë në Tokë: Ja provat për këtë gjë
» Evolucioni dhe krijimi
» Fakte mbi Iluminatin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi