Fakte mbi Iluminatin
Faqja 1 e 1
Fakte mbi Iluminatin
Iluminati është një nga organizatat më të keqkuptuara dhe keqinterpretuara gjatë gjithë historisë njerëzore. Ajo është bërë sinonim me konceptin e kontrollit, pushtetit dhe të keqes. Nga skllavërimi i të gjithë njerëzimit tek kontrolli i bankave, supozohet se ka pak gjëra që s’mund të bëjë Iluminati. Kërkimet mbi këtë organizatë nga studiuesit lihen në periferi, dhe nuk merren seriozisht.
Ata që besojnë se Iluminati është real dhe aktiv, etiketohen si teoricienë të konspiracionit dhe shpesh shpërfillen si njerëz jo plotësisht racionale. Për disa prej studiuesve më të devotshëm, është thënë se janë të paqëndrueshëm mendërisht dhe injorohen nga të gjithë, përveç margjinave të shoqërisë. Por në një moment, Iluminati ka qenë dukshëm një grupim i vërtetë njerëzish...
Përkundër të gjitha referencave në media dhe Hollivud, Illuminati mbetet një shoqëri e fshehtë. Si një shoqëri sekrete, askush jashtë grupit nuk di asgjë mbi operacionet, anëtarët apo ekzistencën e saj. I ndërtuar mbi një besim në fshehtësi të plotë, disa njerëz mund të pretendojnë se nuk dinë asgjë mbi Iluminatin, pasi s’ka asnjë konfirmim zyrtar për ekzistencën e këtij grupi.
Shoqëritë sekrete janë të ndërtuara vetëm mbi bazën e vetë-interesit.
Një shoqëri e fshehtë, formohet kur një grup i vogël njerëzish bëhen bashkë për të mbrojtur interesat e përbashkëta nga grupet e tjera, ose nga bota në përgjithësi. Pavarësisht nga konotacionet negative, shoqëritë sekrete nuk janë gjithmonë negative. Ato janë përdorur prej kohësh për vepra të mira. “Hekurudha Nëntokësore” që u themelua gjatë shekullit XIX, është vetëm një nga shumë shembujt e shoqërive të fshehta, të cilat u formuan për të mbrojtur interest e tyre e ndërsjella të shpëtimit të njerëzve nga skllavëria.
Iluminati besohet të jetë krijuar në ditën e parë të majit të vitit 1776. Grupi u themelua nga gjermani Adam Uajshop, në një zonë që njihej si Bavaria e Sipërme. Grupi veproi si një degë e mendimtarëve të Iluminizmit, dhe lidhej shpesh me rreziqet e mendimit në atë epokë. Ky grup njerëzish u bë i njohur si Iluminati bavarez. Si një shoqërie sekrete, themelimi zyrtar i grupit mbetet i panjohur. Thuhet se ka pasur vetëm 5 anëtarë nismëtarë, dhe secili u zotua të ruajë sekretit e organizatës.
Fillimisht, qëllimet e Urdhrit të Iluminatit ishin çuarja më tej e synimeve të Iluminizmit, për reduktimin e ndikimit fetar në Evropë, dhe parandalimin e abuzimeve të pushtetit nga ana e monarkive që kontrollonin Evropën. Anëtarët e parë mendohej të ishin intelektualët dhe politikanë progresivë. Me përkushtimin ndaj lirisë së të mësuarit, dhe hedhjen poshtë të zgjedhës së Vatikanit, Iluminati bavarez u rrit. Degët e saj u përhapën nga Gjermania në perandoritë e ndryshme të Evropës.
Mendohet që Iluminati është një organizatë sa politike aq edhe shpirtërore. Megjithatë, kjo është ndoshta e pavërtetë. Ambicjet e tij origjinale politike, përfshinin zvogëlimin e pushtetit të kishës në Evropë. Megjithatë, pushteti i kishës kishte pak të bënte me fenë, dhe më shumë me pushtetin politik. Vatikani dhe Papa kishin fuqinë për të përcaktuar fatin e thuajse çdo qytetari në Evropë.
Mbretërit dhe udhëheqësit e gjithë Evropës, ishin në mëshirën e dekreteve të Papës. Gjermania ka qenë prej kohësh një vatër e rezistencës kundër Romës, dhe kundër fesë së organizuar. Natyra politike e Iluminatit, e dallon atë nga shoqëritë e tjera të mëdha sekrete. Anëtarët e grupit nuk kërkonin që njerëzit të ishin pjesë e një ideologjie të caktuar apo dogme fetare. Në fakt, ai nuk kërkonte besimin tek asnjë qenie supreme.
Në vend të kësaj, Iluminati qe një organizatë humaniste. Humanizmi është besimi se njerëzit kanë si të drejta por edhe detyra, diçka që disa sektet fetare e hidhnin poshtë. Humanizmi nuk është një koncept i Iluminizmit apo një ide e Rilindjes. Komunitetet në mbarë botën e kanë hedhur poshtë për mijëra vjet poshtë idenë e kontrollit nga një forcë e mbinatyrshme.
Iluminati janë larg nga të qenit vëllazëria mistike apo shoqëria e parë e fshehtë. Në fakt,
nëse zhvendosemi nga ideja moderne e shoqërive sekrete, ka pasur një ekzistencë të gjatë dhe
të frytshme të këtyre grupeve për mijëra vjet. Thuajse çdo grupi në pakicë, i është dashur të veprojë në fshehtësi në një moment të caktuar të ekzistencës së tij. Kjo qe veçanërisht e vërtetë për shkollat ezoterike të mendimit tek shumë fe që kanë ekzistuar prej një kohë të gjatë.
Tek fetë, këto grupe cilësohen shpesh si okultiste, por ky është një term i përgjithshëm që nuk përfaqëson diversitetin dhe kontributet e këtyre grupeve si përgjatë gjithë historisë, ashtu dhe
në botën moderne. Nga të Krishterët tek Hebrenjtë dhe Myslimanët, secili grup ka pasur sekte të cilat kanë qenë të detyruara të operonin në ilegalitet, ose përballeshin me rrezikun e të quajturit heretikë...
Iluminati dhe Kalorësit Templarë përdoren shpesh në të njëjtën fjali, por ekziston një dallim i madh ndërmjet dy grupeve. Kalorësit Templarë, ekzistuan 4 shekuj përpara se të krijohej Illuminati. Roli i tyre ishte mbrojtja e pelegrinëve të krishterë. Grupi qe një urdhër i fuqishëm ushtarak, por ata qenë larg nga të qenit një shoqëri e fshehtë, pasi morrën një miratim zyrtar nga Papa dhe Kisha Katolike Romake.
Ata gjithashtu mbanin veshur një uniformë zyrtare, diçka që një shoqëri e fshehtë nuk do ta bënte kurrë. Templarët janë të lidhur shumë më ngushtë me periudhën e kryqëzatave se sa me Illuminatin. Megjithatë, lidhja zakonisht ndodh për shkak se Frimasonet filluan të përdorin ritualet dhe simbolet e Templarëve në aktivitetet e tyre.
Ndonëse disa besojnë se Iluminati ishte fillimisht një grup i shkëputur nga Frimasonët, për këtë nuk ekziston asnjë provë zyrtare. Frimasonët janë një nga shoqëritë më të vjetra, dhe më të të fshehta edhe sot e kësaj dite. Kjo është një vëllazëri, në të cilën mund të hysh vetëm nëse ndonjë i afërm në linjë mashkullore ka qenë më herët anëtar i grupit. Ka grupe frimasonësh të përbëra nga femrat, por këto llozha nuk njihen zyrtarisht nga organizata si një e tërë.
Ndërsa ka dëshmi historike për Iluminatin Bavarez, nuk ka ndonjë dëshmi të qartë për ekzistencën e një Iluminati modern. Për rrjedhojë, besimtarët thonë se edhe e kundërta është e vërtetë, domethënë që nuk ka asnjë dëshmi se kjo organizatë nuk ekziston në ditët tona. Nëse do të kishte dëshmi të qarta të ekzistencës dhe veprimeve të kësaj shoqërie të fshehtë, nuk do të vazhdohej të shfaqej në shoqëri si një mit popullor...
Këto janë disa fakte të rëndësishme mbi Iluminatin!

Donald D'ARANEO- 32
Similar topics
» Konspiracionet në lidhje me Iluminatin
» Dhjetë njerëzit që formësuan teorinë konspirative mbi Iluminatin
» Evolucioni dhe krijimi
» UFO ne Gjirokaster
» Fakte “të rrezikshme” historike

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi