EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullkani gjigant që mund të sjellë fundin e botës

2 posters

Shko poshtë

Vullkani gjigant që mund të sjellë fundin e botës  Empty Vullkani gjigant që mund të sjellë fundin e botës

Mesazh  Luli 31.05.12 20:29

Vullkani gjigant që mund të sjellë fundin e botës

Vullkani gjigant që mund të sjellë fundin e botës  Mag
Rezervuar magme që ndodhet nën Tokë

Një shpërthim i fuqishëm vullkanik me fuqi për të shkatërruar njerëzimin mund të ndodh shumë më shpejt se shkencëtarët mendonin.

Vetëm një numër i vogël sa gishtat e dorë ekzistojnë në botë por vetëm njëri prej tyre mund të sjellë efekte shkatërruese.

Mendohet se zhurma e shpërthimit do të dëgjohet në të gjithë planetin, do të bjerë shi i zi dhe qielli rreth Tokës do të errësohet.

Kjo mendohet si e dyta mundësi për shkatërrimin e shpejtë të tokës pas ndonjë vizite të asteroideve në Tokë.

Vullkani gjigant që mund të sjellë fundin e botës  Article-1350123-0CE40AFB000005DC-210_634x388
Parku Jelloustone

Vullkanet gjigantë janë të mbushur me pellgje të mëdhenj magme, të cilët gjendet nën Tokë.

Më parë mendohej se një vullkan i tillë mund të shpërthente pas 100 mijë apo 200 mijë vite, kohë e cila do të mjaftonte për të rritur presionin për një shpërthim të tillë.


Vullkani gjigant që mund të sjellë fundin e botës  Yellowstone-erupt-493
Shtrirja e magmës nën Tokë në Jelloustone

Një kërkim i fundi i publikuar në revistën shkencore “One”, parashikohet se një proces i tillë mund të kërkojë edhe më pak kohë, njëmijë apo njëqind vjet.

Zbulimi i ri sjell lajme të këqija për shkak se në Parkun Kombëtar të SHBA-ve në Jelloustone, e cila ka një rezervuar magme 10 km nën tokë, po rritet me shpejtësi rekord që prej vitit 2004.


Vullkani gjigant që mund të sjellë fundin e botës  Supervolcano
Super-vullkan

Jellostone ngjan si një kap i nxehtë i tenxheres së gatimit dhe është formuar 600 mijë vite më parë kur edhe ka ndodhur shpërthimi i fundit. Shkencëtarët besojnë se ajo mund të shpërthejë përsërit.

Një super-vullkan ka shpërthyer vetëm tre herë në 2.1 milionë vitet e fundit. Më i fundit ka qenë Toba, 74 mijë vite më para në Sumatra, Indonezi, i cili ka qenë 10 herë më i madhe se Shën Helenës dhe ishte një katastrofë globale.



Vullkani gjigant që mund të sjellë fundin e botës  Shp%C3%ABrthimi-i-Sh%C3%ABn-Helen%C3%ABs-n%C3%AB-Uashington-me-22-korrik-1980
Shpërthimi i Shën Helenës në Uashington me 22 korrik 1980

“Studimi ynë tregon se këto rezervuare të mëdha magme janë kalimtare dhe nuk mund të rrinë gjatë pa shpërthyer”, thotë Dr Guilherme Gualda nga Universiteti i Nashville. “Fakti që procesi i formimit të magmës ka nisur në shumë vite më parë, kohëzgjatja gjeologjike ndryshon krejtësisht natyrën e problemit”.

F.Stafa
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vullkani gjigant që mund të sjellë fundin e botës  Empty Re: Vullkani gjigant që mund të sjellë fundin e botës

Mesazh  Fikrro 01.06.12 22:35

“Supervullkani” do të sjellë fundin e botës

Vullkani gjigant që mund të sjellë fundin e botës  F1_31vullk1338489309

Shpërthimi i një “supervullkani”, një fenomen natyror në gjendje që të shfarrosë qytetërimin nga faqja e planetit, është një ngjarje që ndodh shumë më shpesh nga sa mendohet.

Ndërsa një meteor si ai që besohet se i dha fund jetës së dinosaurve godet planetin mesatarisht një herë në 70 mijë vjet, vullkane gjigante ndodhin një herë në disa mijëra vjet, por një shpërthim i tillë mund të formohet edhe brenda disa qindra viteve, tregojnë studimet e reja.

Lajmi i keq për të gjithë është se shkencëtarët besojnë se një vullkan tejet i fuqishëm është duke u formuar nën parkun kombëtar të “Yellowstone” në SHBA.

Nëse parashikimet dalin të vërteta, dy të tretat e SHBA-së do të mbuloheshin nga pluhuri dhe do të bëheshin të pabanueshme, ndërsa epoka e akullnajave do të rikthehej si pasojë e ftohjes drastike që do të shkaktohej nga akumulimi i reve vullkanike, që do të pengojnë dritën e diellit.

Në të shkuarën, shkencëtarët besonin se grumbullimi i magmës dhe formimi i presionit për shpërthimin e saj kërkonte 100-200 mijë vite për t’u formuar.

Megjithatë, studimet e reja tregojnë se koha e nevojshme për shpërthimin mund të jetë shumë e shkurtër nga sa besohej dhe që prej vitit 2004, një masë llave po rritet me shpejtësi rekord dhjetë kilometra nën tokën e “Yellowstone”.

Lajmi i ka ridhënë jetë teorive se fundi i botës është i afërt, midis të cilave edhe teorive se ai mund të ndodhë në 21 dhjetor 2012, sipas një date të dhënë nga një kalendar i fiseve antike maja për fundin e qytetërimit dhe i portretizuar në film në një prej veprave më të suksesshme të Hollivudit (filmi “2012”).
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi