Ëndrrat janë imazhet e ndjenjave
2 posters
Faqja 1 e 1
Ëndrrat janë imazhet e ndjenjave
Ëndrrat janë imazhet e ndjenjave
Të gjithë ne ëndërrojmë, por pak i mbajnë mend detajet e tyre dhe edhe më pak i kuptojnë ato. Margaret Phillips Johnson, e cila jep leksione për analizën e ëndrrave në Institutin C.G. Jung në Los Angeles thotë se "një ëndërr mund të mendohet si një letër që e pandërgjegjshmja i dërgon të ndërgjegjshmes".
Kjo letër, gjithsesi, është shkruar me hieroglife.
E duke e ndërlikuar çështjen edhe më tej, mund të themi se ka aq gjuhë të shkruara në hieroglife sa ç'ka edhe ëndërrimtarë. Ndaj, një imazh i marrë nga një ëndërr mund të nënkuptojë diçka për një person dhe diçka tjetër për një person tjetër.
Ndjenjat që ne përjetojmë në ëndrrat tona janë ajo çfarë është kuptimplotë në lidhje me ato. Imazhet dhe ngjarjet që paraqiten në ëndrrat tona janë shprehja e këtyre ndjenjave.
Zakonisht ne nuk e kemi në kontroll botën e pavetëdijshme, e cila shpërthen edhe nëpër botes së ëndrrave. Ndoshta dikush tjetër po e drejton jetën tonë.
Ndoshta është një aspekt i personalitetit tonë, zemërimi apo kapadaillëku, ai që po bën zgjedhjet më kritike që ndikojnë në sigurinë apo lumturinë tonë. Kjo ëndërr jo vetëm që na ofron një vizion të qartë se dikush apo diçka tjetër po kontrollon situatën aktuale, por ne kuptojmë edhe vetveten, inteligjencën, kujdesin dhe ndjeshmërinë lidhur me qenien tonë.
Friedrich Nietzsche thekson se ne të gjithë jemi artistë në ëndrrat tona. Mendjet tona ëndërrimtare janë të afta të rikrijojnë skena familjare dhe persona të afërt me qartësi të madhe dhe me një vëmendje të pabesueshme deri në detaje.
Ne mund të krijojmë gjithashtu në ëndrrat më origjinale edhe vende të jashtëzakonshme, ngjarje apo situata pa sforcon më të vogël të kujtesës. Nuk ka gjë më të jashtëzakonshme se të qenit i një shkrimtari në mendjen e një ëndërruesi.
Fjalët, tingujt dhe imazhet vijnë nga e pavetëdijshmja jonë, duke riprodhuar realitetin në mënyrë kaq të besueshme saqë rrallë e dimë se po ëndërrojmë në momentin e përjetimit të ëndrrës, emocionalisht dhe intelektualisht në realitetin imagjinar të ëndrrave.
Por, arti i të ëndërruarit është më shumë se thjesht oikturimi i imazheve perfektë. Ka një zgjuarsi të thellë misterioze dhe të padukshme pas skenës së ëndrrave tona, gjë që na nxjerr nga kaosi dhe dhimbja, nga veset e këqija dhe sjellja e parregullt, duke u përpjekur të na informojë për atë që në të vërtetë jemi dhe çfarë duhet të bëjmë jetën reale për të qenë të shëndetshëm, të lumtur të lirë dhe të sigurt.
Ashtu si arti i madh, është përmbajtja morale dhe intelektuale e ëndrrave tona ajo që na bën të vetëdijshëm për t'i shqyrtuar ato me vëmendjen, pa marrë parasysh aftësinë e thjeshtë për të krijuar një botë tërësisht imagjinare.
Të përdorim ëndrrat për të njohur vetveten
Një ndër gjërat më të thjeshta dhe më të rëndësishme që mësojmë nga ëndrrat tona është se"cilët jemi"cilët jemi në të vërtetë?. Në qendër të pjesës më të madhe të këtyre ëndrrave, ajo që sheh, vlerëson dhe kryen aktivitete të ndryshme është vetvetja.
Aspektet e tjera të personalitetit shfaqen si karaktere të tjera në ëndërr, herë si njerëz që i njohim, herë si të huaj, herë si kafshë, forcat të natyrës apo përbindësha.
Racionaliteti dhe egoizmi i pjesës më të madhe të njerëzve krijon idenë e rremë se identiteti i tyre është monolitik: se ata e dinë se kush janë; se e dinë se çfarë pëlqejnë dhe çfarë jo dhe se e dinë se si duhet të ndjehen për këtë apo atë gjë.
Asgjë nuk mund të kalojë përtej kësaj të vërtete. Në mënyrë të vazhdueshme ne të gjithë përjetojmë konflikte të brendshme se si duhet të veprojmë dhe të flasim, nëse duhet të kontrollojmë veten apo duhet të jetojmë jetën duke u nisur nga impulset, nëse jemi vërtet të dashuruar apo ajo që po jetojmë është e pavërtetë.
Freudi e analizoi psikikën e tij dhe arriti në përfundimin se ka një ego, një idin dhe një superego. Jungu shihte thellë brenda vetes për të zbuluar anën e tij të errët dhe e quajti këtë "hije të vetvetes".
Eric Berne (The games people play) thoshte se në të gjithë kemi tre modele të mendimit dhe sjelljes konfliktuale, "Prindi, Fëmija dhe i Rrituri". Dhe gruaja ime, Carol, zbuloi se secili prej personazheve të "Ishujve Gilligan" përfaqëson një aspekt të ndryshëm të personalitetit të saj dhe se secili prej tyre ka perspektivën e tij, prioritetet dhe mënyrën e vet të të vepruarit.
Pa dyshim konflikti i brendshëm është një ndër sfidat më të dhimbshme dhe më të vështira të jetës. Si një avokat me çmim të lartë intelekti ynë racional do të mbrojë një tjetër aspekt të çdo çështjeje.
Më e mira që miqtë dje këshilltarët mund të bëjnë është të të tregojnë se si duhet të menaxhohet një konflikt dhe si duhet të vendosësh se cila është më e mira për ty. Gjej veten në ëndrrat e tua dhe lëre veten të të çojë në drejtimin e duhur.
Njerëzit shpesh përqendrohen në ngjarjet dhe personazhet e ëndrrave, por ata duhet të nisnin të kujtojnë veten, të kujtojnë si veprojnë dhe si ndjehen në ëndrra. Nëse ju pëlqen mënyra se si paraqiten në ëndrra, silluni kështu edhe në jetën e përditshme.
Nëse nuk ju pëlqen kjo mënyrë, përdoreni këtë ndjesi si një mënyrë për të ndryshuar sjelljen në jetën e përditshme. Kjo do të ndryshojë edhe mënyrën e të sjellurit në ëndrra.
Vetja juaj do të hyjë në veprim me ndjenjat e vërteta dhe ndjenjat e vërteta do t'ju çojnë drejt marrëdhënieve më të mira, aktiviteteve të kënaqshme, vetëkuptimit dhe vetërespektimit.
Nga Don Nosh Gjolaj

Jon- 1159
Re: Ëndrrat janë imazhet e ndjenjave
Dikush ka thënë se jeta është një ëndërr dhe më
e keqja fillon kur fillon të zgjohesh. Zgjimi është vdekja e shpejtë
pasi çdo gjë është iluzion.
Unë nuk e besoj këtë.Mendoj se ne futim në jetën tonë ëndrra pa fund, pasione e iluzione. Ka raste kur eci në
rrugë symbyllur duke i besuar instinkteve të mia e pasioneve që më
shtyjnë në rrugën e jetës duke me dhuruar buzëqeshje e një zjarr të
brendshëm. Por unë jetoj vërtet, ndiej .. nuk jam vetëm një spektator
pasiv në këtë skenë botërore.
Shekspiri e ka quajtur teatër : një iluzion pamor, mashtrim duke u shtirur si personazhe që ndoshta nuk
ekzistojnë fare po ne mendojmë se ekzistojnë. Ai ka jetuar shekuj më
parë kur pas maskave të femrave në teatër fshiheshin meshkuj që nuk
dinin asgjë për botën e femrës. Ajo botë e errët e fshehur pas mureve e
fustaneve të gjatë e korseve mbytëse, botë e femrave kukulla që linin
në duart e meshkujve gjithçka:jetën e të ardhmen e tyre.
Po shpirti nuk blehet apo komandohet si një makinë. Ka disa nyje që prodhojnë
shpresa e iluzione të cilat askush nuk mund ti drejtojë. Natën kur
mbyllim sytë ne ëndërrojmë pa i menduar ëndrrat, thjesht duam tëqetësohemi , të shplodhim trupin e mesa duket vetëm mes ëndrrash mund
ta arrijmë paqen.
Një buzëqeshje krijohet në buzët e njoma të
trëndafilta të një foshnje kur lundron mes ëndrrash. Të duket sikur
bota është më e bukur, sikur sheh dritë kudo e yjet shkëlqejnë më tepër
atë natë, vetëm prej një buzëqeshje të pafajshme.
Kur mendon për dashurinë tënde, atë që do më tepër në këtë botë, atë që të bën të qash
e të qeshësh përsëri mes lotësh, atëherë mendja jonë kalon si në një
paradë të vërtetat dhe iluzionet që i ke hedhur si një mantel kësaj
dashurie. Asgjë nuk është perfekte në këtë botë asnjë person po
fantazia e ky shpirt i pabesueshëm që njeriu e ruan nga dallgët e jetës
si thesarin më të shtrenjtë, të bën ta besosh se idealja ekziston.
Realja me të vërtetat e hidhura lihet mënjanë një çast dhe e vë kokën
në jastëkun e ndjenjave ..fillojnë të krijohen imazhe të thuren ëndrra
të këndshme e ti mbulohesh nga një gaz i brendshëm që vetëm ti e sheh e
ndjen. Edhe ajri bëhet plot aroma dhe sytë mbulohen nga një mjegull
lulesh e ngjyrash gati të tejdukshme, ylbere të pafundta e dritë
ëngjëjsh.
Iluzionet të pushtojnë zemrën dhe aty ke gjithçka tënevojitet. Vjen dikush që të prek shpatullën e të pyet për diçka e
zgjohesh. Sheh se je ulur diku e ndien ndoshta ftohtë. Jeta është kjo,
zgjohesh në një moment. Mendja fillon të punojë përsëri me llogjikën
dhe zbarkon në realitet duke mbartur pak nga ai gaz i brendshëm
lumturie. Flet e sytë të shkëlqejnë, optimizmi të jep një dritë të
purpurtë në fytyrë. Sa e lehtë është të ndihesh më mirë , mjafton një
dorë e vogël iluzioni.
Përfundimisht jeta të duket jo aq e keqe.
“Unë qenkam I lumtur e nuk e dija?”-pyet iluzioni yt, ai zëri i dytë që
çdokush e ka brenda vetes.
Ne jemi ujë, ajër dhe ëndrra. Formula
sekrete e krijimit të njeriut. Sa i thinjur dhe i hidhur është ai
shpirt i zbrazur nga ëndrrat.
Fantazia vdes kur njeriu e dëbon vet dhe atë njëçik që i mbetet brenda e vret me trishtim realiteti.
Por jo gjithmonë vret realiteti. Ai të dhuron shpresa. Hirushja e
Borëbardha na kanë ndjekur në fëmini me atë moralin e fitores së të
mirës mbi të keqen dhe ne ndjekim këtë fill duke menduar: “Po, dashuria
fiton mbi urrejtjen, e mira mbi të keqen, pse jo?”
Jeta është kaq e bukur sepse ka larmi. Ka hidhërim po ka dhe gëzim, ka të qara po ka
edhe të qeshura, ka hije po edhe dritë, ka pleqëri e vdekja po ka dhefëmijëri e jetë.
Jeta një zhurmë midis heshtjes ka thënë Isabel Allende.
PO
një zhurmë plot të papritura, iluzione nën diell e pluhur yjesh. Nëse
guxon jeto shijo pluhurin e yjeve, kupat e ëndrrave piji deri në fund e
lësho një pasthirrmë kënaqësie, trego çfarë ndien e ndaje lumturinë.
Lumturia është një krijim i bukur i njeriut. Ka shume zhurmë brenda, shumë
energji shumë fjalë tinguj shumë botë. Pihet në doza të vogla e ndarë
mes njerëzish se e tëra njëherësh të vret. Shpirti i njeriut është aq i
pafund po zemra është kaq e dobët , kjo shoqeri ndan çdo gjë: dashuri e
shpresë.
Një pikëz të qeshure bën dy buzë të tjera të hapen, një ëndërr e treguar me pasion frymëzon ëndrra të tjera.
Pak zhurmë krijon zhurmën tjetër në këtë jetë.
Sa i bukur zinxhiri i jetës, shkon pafundësisht e rikthehet përsëri te ne.
Jeta e njeriut: ujë, ajër e ëndrra të veshur
a në iluzione e ndjenja… Sa pak kemi nevojë për të qenë të lumtur!

Albaniaa- 409
Similar topics
» Ëndrrat janë imazhet e ndjenjave
» Perse endrrat e grave jane me te egra se te meshkujve?
» Ëndrrat më të çuditshme
» Gjumi
» Endrrat Lucide - ëndrrat e vetëdijshme

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi