Ëndrrat janë imazhet e ndjenjave
Faqja 1 e 1
Ëndrrat janë imazhet e ndjenjave
Ëndrrat janë imazhet e ndjenjave
Margaret Phillips Johnson, e cila jep leksione për analizën e ëndrrave në Institutin C.G. Jung në Los Angeles thotë se "një ëndërr mund të mendohet si një letër që e pandërgjegjshmja i dërgon të ndërgjegjshmes".
Kjo letër, gjithsesi, është shkruar me hieroglifë. E duke e ndërlikuar çështjen edhe më tej, mund të themi se ka aq gjuhë të shkruara në hieroglifë sa ç'ka edhe ëndërrimtarë. Ndaj, një imazh i marrë nga një ëndërr mund të nënkuptojë diçka për një person dhe diçka tjetër për një person tjetër.
Guri i Rozetës për interpretimin e ëndrrave u zbulua në vitet '70 nga psikologët Richard Corriere dhe Joseph Hart, të cilët e përfshinë në librin e tyre "The Dream Makers: Discovering Your Breakthrough Dreams".
Disa vite më pas, komuniteti i tyre terapeutik, "Qendra për Ndijimin e Terapisë" nuk funksionoi më dhe rezultoi në rastin më të keq, më të gjatë e më të kushtueshëm të psikoterapisë komplekse. Bashkë me gjithçka tjetër të humbur në atë kataklizmë ligjore dhe emocionale kjo ishte, sidoqoftë, një mënyrë e re dhe e mrekullueshme e të kuptuarit dhe të mësuarit nga ëndrrat e dikujt.
Kjo është e lehtë për t'u kuptuar, por më e thellë në domethënien e saj dhe Corriere, Hart dhe miqtë e tyre trapistë zbuluan se ëndrrat janë imazhet e ndjenjave. Ndjenjat që ne përjetojmë në ëndrrat tona janë ajo çfarë është kuptimplotë në lidhje me ato. Imazhet dhe ngjarjet që paraqiten në ëndrrat tona janë shprehja e këtyre ndjenjave. "Jam në një motoskaf.
Dikush tjetër po e drejton atë. Ata po e ngasin shpejt dhe jam i frikësuar. Po u them atyre ta ngadalësojnë shpejtësinë dhe të jenë më të kujdesshëm". Kjo është një ëndërr që na tregon se nuk i kemi gjërat nën kontroll.
Ndoshta dikush tjetër po e drejton jetën tonë. Ndoshta është një aspekt i personalitetit tonë, zemërimi apo kapadaillëku, ai që po bën zgjedhjet më kritike që ndikojnë në sigurinë apo lumturinë tonë. Kjo ëndërr jo vetëm që na ofron një vizion të qartë se dikush apo diçka tjetër po kontrollon situatën aktuale, por ne kuptojmë edhe vetveten, inteligjencën, kujdesin dhe ndjeshmërinë lidhur me qenien tonë.
Friedrich Nietzsche thekson se ne të gjithë jemi artistë në ëndrrat tona. Mendjet tona ëndërrimtare janë të afta të rikrijojnë skena familjare dhe persona të afërt me qartësi të madhe dhe me një vëmendje të pabesueshme deri në detaje.
Ne mund të krijojmë gjithashtu në ëndrrat më origjinale edhe vende të jashtëzakonshme, ngjarje apo situata pa sforcon më të vogël të kujtesës. Nuk ka gjë më të jashtëzakonshme se të qenit i një shkrimtari në mendjen e një ëndërruesi. Fjalët, tingujt dhe imazhet vijnë nga e pandërgjegjshmja jonë, duke riprodhuar realitetin në mënyrë kaq të besueshme saqë rrallë e dimë se po ëndërrojmë në momentin e përjetimit të ëndrrës, emocionalisht dhe intelektualist në realitetin imagjinar të ëndrrave.
Por, arti i të ëndërruarit është më shumë se thjesht pikturimi i imazheve perfektë. Ka një zgjuarsi të thellë misterioze dhe të padukshme pas skenës së ëndrrave tona, gjë që na nxjerr nga kaosi dhe dhimbja, nga veset e këqija dhe sjellja e parregullt, duke u përpjekur të na informojë për atë që në të vërtetë jemi dhe çfarë duhet të bëjmë jetën reale për të qenë të shëndetshëm, të lumtur të lirë dhe të sigurt.
Ashtu si arti i madh, është përmbajtja morale dhe intelektuale e ëndrrave tona ajo që na bën të vetëdijshëm për t'i shqyrtuar ato me vëmendjen, pa marrë parasysh aftësinë e thjeshtë për të krijuar një botë tërësisht imagjinare.
Këto janë dhjetë leksione për t'ju bërë të hyni nëpërmjet gjuhës së ëndrrës në një botë më të madhe të vetvetes .
Meqenëse të gjithë jemi pikërisht në këtë rrugë, nuk mund të themi se ku mbaron ajo. Por, gjithnjë e dimë sesa rrugë kemi bërë dhe se çdo pjesë e udhëtimit tonë na sjell kujtimet e veta.
Kjo ndihmon për të shkruar ëndrrat tona dhe për të folur për to. Disa prej tyre mund të jenë të lehta për t'u kuptuar, të tjerat do t'ju mundojnë për pak kohë. Kuptimi I ëndrrave tona është më shumë art sesa shkencë.

Odin- 513
Similar topics
» Ëndrrat janë imazhet e ndjenjave
» Perse endrrat e grave jane me te egra se te meshkujve?
» Që ëndrrat të kujtohen
» Drita misterioze ne qiell ngrejne shqetesime per UFO
» Endrrat Lucide - ëndrrat e vetëdijshme

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi