EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fuqia e nënvetëdijes

Shko poshtë

Fuqia e nënvetëdijes Empty Fuqia e nënvetëdijes

Mesazh  Zattoo 04.07.12 19:20

Fuqia e nënvetëdijes - Hulumtimi i anës së fshehtë të mendjes njerëzore

Fuqia e nënvetëdijes F1_04-nderdija-balline-ne-tech-jpg1341419914

Shumë njerëz në momentet e rrezikut ndiejnë një tërheqje të pashpjegueshme dhe lidhje me të panjohur totalë. Ndërsa disave, megjithatë, u shkojnë mornica trupit. Situatat në të cilat nënvetëdija merr kontrollin, merren gjithmonë si të mirëqena dhe hidhen poshtë me pretekstin që bëhet fjalë për instinktin ose ndjenjën.Megjithatë, në 20 vitet e fundit hulumtuesit kanë zhvilluar disa mjete të shkëlqyeshme për studimin e punës së fshehtë të mendjes njerëzore.

Rezultat i këtyre hulumtimeve është shkenca e re për të nënvetëdijshmen dhe ndryshimin e të menduarit njerëzor dhe të kuptuarit për atë se si mendja njerëzore ndikon në mënyrën se si jetojmë. Hulumtimet specifike dhe skanimet e trurit ofrojnë imazhin e ri fantastik për atë se pse ndonjëherë njerëzit sillen në mënyrë të paimagjinueshme, marrin vendime jologjike dhe madje befasojnë edhe vetveten me veprimet e tyre.

Një nga fizikanët teorikë kryesorë botërorë, Leonard Mlodinow, ka mbledhur hulumtimet më të reja dhe ka shkruar librin i cili hulumton fuqinë e pabesueshme dhe ndikimin e ndërdijes (nënvetëdijes).

Sipas fjalëve të tij, njerëzit janë të vetëdijshëm për vetëm pesë për qind të gjërave që ndodhin në tru.

Nga kontrollimi i muskujve më të vegjël, të cilët ndihmojnë që trupi të qëndrojë drejt e deri te mijëra pyetje që ia bëjmë vetes gjatë ditës, truri njerëzor proceson numër të pafund informatash, vëzhgimesh, ndjenjash dhe mendimesh në çdo moment.

Kjo do të thotë që në nënvetëdijen njerëzore zhvillohet një numër i pabesueshëm i veprimeve. Nënvetëdija apo ndërdija do të vërejë gjërat që janë të fshehura për mendjen e vetëdijshme. Kur ndodhë kjo, njerëzit mund të kenë ndonjë ndjenjë të çuditshme për kolegun apo të panjohurin (të huajin).

Njerëzit mendojnë që e gjithë kjo krijohet nga hiçi, por Mlodinow në librin e tij shpjegon se çfarë krejt qëndron pas kësaj.

Lartësia e tonit, ngjyra e zërit, ritmi i tingullit dhe shpejtësia e të folurit janë shumë të rëndësishme në atë se si njerëzit nënvetëdijshëm krijojnë mendimin për karakterin e dikujt. Njerëzit ndoshta dëgjojnë fjalët të cilat i flet dikush, por mendja e nënvetëdijshme analizon kualitetin dhe mënyrën në të cilën janë shqiptuar ato fjalë. Edhe pse nuk janë të vetëdijshëm për këtë gjë, njerëzit konsiderojnë që zërat e ngritur janë më pak të besueshëm dhe duken më nervoz. Femrat tërhiqen nga meshkujt me zë më të thellë, ndërsa hulumtimet kanë vërtetuar që meshkujt e tillë kanë nivel më të lartë të testosteroneve.

Prekja është një nga shqisat më të zhvilluara. Shkencëtarët kanë zbuluar lloj të veçantë të nervave të cilat gjenden në fytyrë dhe duar, ndërsa qëllimi i tyre i vetëm është bartja e ëmbëlsisë apo kënaqësisë që krijohet me rastin e prekjes. Ato nerva e bartin sinjalin relativisht ngadalë, kështu që njerëzit nuk janë të vetëdijshëm se çfarë është duke ndodhur, dhe prandaj ndërdija i mbledh ato sinjale. Hulumtimi ka treguar që prekja e lehtë rrit numrin e njerëzve të cilët do të nënshkruajnë peticionin, femrave të cilat do të vallëzojnë në klubin e natës ose të japin numrin e tyre të telefonit, edhe pse më vonë askush nuk e mban mend prekjen.

Ndërdija pëlqen t’i mbushë boshllëqet. Nëse dikush gjatë bisedës për shkak të kollitjes nuk shqipton ndonjë tingull apo fjalë, truri i njeriut vetë do të mbushë boshllëqet me përmbajtjen më të mundshme. Truri i njeriut merr informata të paplota dhe pastaj shfrytëzon kontekstin ose gjurmët tjera për të plotësuar mozaikun. Rezultati ndonjëherë është i saktë, ndonjëherë i pasaktë, por gjithmonë shumë bindës për ndërdijen. Problemi lind kur për mbushjen e zbrazësive përdoren stereotipet.

Eksperimentet, në të cilat vullnetarët me sy të mbyllur kanë pirë verë, kanë treguar që ekziston lidhja në mes shijes së verës dhe çmimit. Megjithatë, nëse njerëzve u thuhet që pinë verë të shtrenjtë, pjesa e nënvetëdijshme e mendjes do të regjistrojë kënaqësi më të madhe.

Është normale që trupi njerëzor të reagojë në frikë me puls të përshpejtuar dhe me adrenalinë të rritur. Duke iu falënderuar këtij kombinimi, mendja e nënvetëdijshme këtë mund ta interpretojë gabimisht si kimi seksuale. Një hulumtim ka treguar që çiftet të cilët për herë të parë janë takuar nën tension dhe në lartësi të madhe kanë më shumë gjasa për të shkëmbyer numrat e telefonit se sa ata që janë takuar nën rrethana të zakonshme. Duket që frika nga rënia është afrodiziak i fuqishëm.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi