Ti je me shumë sesa që mendon
3 posters
Faqja 1 e 1
Ti je me shumë sesa që mendon
Ti je me shumë sesa që ti mendon se je!
Pse e krijojmë ne gjithmonë të njëjtin realitet? Pse kemi gjithmonë të njëjtat marrëdhënie?
Pse marrim gjithmonë të njëjtën punë? Pse e krijojmë gjithmonë të njëjtin realitet në këtë oqean të pafund të mundësive të pakufizuara?
A nuk është për tu habitur se si ne kemi opsione dhe mundësi, të cilat ekzistojnë, por për të cilat ne nuk jemi të vetëdijshëm? A është e mundur që ne jemi mësuar të besojmë se ne nuk mundë ta kontrollojmë jetën dhe mënyrën se si ne jetojmë?
Në fillim ishte vetëm Asgjëja, përplot mundësi të pakufizuara, njëra prej të cilave je edhe Ti.
A e ke shikuar ndonjëherë vetën me sytë e atij njeriu, nga i cili ti je bërë? A e ke vëzhguar vetën ndonjëherë me sytë e Vëzhguesit ultimativ?
Kush jemi ne? Prej nga vijmë? Për ç`arsye jemi ne këtu dhe ku do të shkojm me pas?
Për ç`arsye jemi ne këtu? Kjo është pyetja ultimative. Ç`është Realiteti?
Atë çfarë unë më parë e konsideroja si jo reale, më shfaqet tani në njëfarë mënyre më reale se sa ajo që unë e konsideroja reale e që tani më duket joreale.
Sa më shumë që merremi me fizikën kuantike aq më misterioze dhe e çuditshme bëhet ajo. Thënë shkurt, fizika kuantike është fizika e mundësive të pakufizuara.
Këto pyetje flasin rreth asaj se si ne e përjetojmë boten dhe nëse ka ndonjë dallim në mes të asaj bote që ne e jetojmë dhe natyrës sonë të vërtetë.
A keni menduar ndonjëherë se prej çka përbëhen mendimet?
Ne shohim sot në përditshmërinë tonë shumë fenomene te cilat na bëjnë me dije se ne jetojmë në një epokë ku nuk kemi shumë njohuri për forcën e mendimeve.
Materializmi modern ua grabit njerëzve domosdoshmërinë e ndjenjës së përgjegjësisë. Gjithashtu edhe religjioni e bënë shpesh të njëjtën gjë.
Nëse fillojmë ta marrim seriozisht mekaniken kuantike, ajo na ngarkon të gjithëve me ndjenjën e përgjegjësisë. Ajo na thotë: Po, bota është një vend jashtëzakonisht i madh me përplot fshehtësi.
Mekanizmi nuk është përgjigja, megjithatë unë s´do ta tregoj përgjigjen se ti je tanimë mjaft i pjekur për të vendosur vet.
A është secili nga ne një fshehtësi? A është secili nga ne misterioz? Sigurisht se Po.
Këto pyetje kuptimthella ia mundësojnë njeriut që të përjetoj mundësi tjera ne ketë botë. Ato na e sjellin një fllad te freskët dhe na e bëjnë jetën më të këndshme.
E vërteta ne jetë nuk është të kemi njohuri, por të jemi të vetëdijshëm për fshehtësitë dhe ligjet e natyrës.
Nëse ne mundemi të depërtojmë mjaft thellë në ligjet e natyrë, atëherë do të kemi mundësi që një ditë ta njohim inteligjencën e Zotit. (Një histori e shkurtër për kohën - Stephen Hawking).
Pse e krijojmë ne gjithmonë të njëjtin realitet? Pse kemi gjithmonë të njëjtat marrëdhënie? Pse marrim gjithmonë të njëjtën punë? Pse e krijojmë gjithmonë të njëjtin realitet në këtë oqean të pafund të mundësive të pakufizuara?
A nuk është për tu habitur se si ne kemi opsione dhe mundësi, të cilat ekzistojnë, por për të cilat ne nuk jemi të vetëdijshëm?
A është e mundur që ne jemi mësuar të besojmë se ne nuk mundë ta kontrollojmë jetën dhe mënyrën se si ne jetojmë?
Ne jemi të stërvitur të besojmë që bota e jashtme është më reale se sa bota jonë e brendshme. Megjithatë ky model i ri shkencorë i quajtur “Fizika Kuantike” na e tregon të kundërtën. Ajo çfarë është në NE i prodhon ngjarjet e jashtme ne botën tonë.
Filozofët e vjetër kanë thënë: „Nëse unë e godas një shkëmb dhe e lëndoj këmbën time, kjo është reale“. Megjithatë ky është vetëm një përjetim dhe është real vetëm në perceptimin e personit që ka bërë përjetimin.
Eksperimentet shkencore kanë treguar se nëse e lidhim trurin e njeriut me PET-skaner (Positronen-Emissions-Tomographie - mjet elektronik që përdoret në medicinën nukleare për të fotografuar pjesët e brendshme të trupit) e posaçëm dhe kërkojmë nga personi ta shikoj ndonjë objekt të caktuar, atëherë shihen pjesë të ndryshme të trurit të cilat janë ndriçuar.
Pastaj është detyruar personi t’i mbyll sytë dhe ta parafytyroj objektin e njëjtë, por me sy të mbyllur, dhe është vërtetuar se të njëjtat pjesë të trurit janë ndriçuar.
Pastaj shtrohej pyetja: Kush është ai që sheh? A sheh truri apo janë sytë ata që shohin? Dhe çka është realiteti? A është realitet ajo që ne e shohim me trurin tonë, apo ajo që ne e shohim me sytë tanë?
E vërteta është që truri nuk mund ta bëjë dallimin në mes gjërave që ne i shohim përreth nesh dhe gjërave nga kujtesa apo e kaluara, sepse, gjatë të dy proceseve ndizen të njëjtat neurone.
Truri ynë i përpunon 400 miliard Bits-informacione për një sekondë, por ne jemi te vetëdijshëm vetëm për 2000 prej tyre. Dhe kjo kufizohet ne hapësirën përreth trupit tonë dhe kohës.
Sytë janë vetëm objektiv. Pjesa e prapme e trurit është ajo që sheh. Ajo quhet “Korteksi Optik”.
Për shembull një kamerë mund të shoh shumë më shumë përreth nesh se sa ne që mendojmë se ekziston, sepse kamera nuk vë asnjë paragjykim.
A është pra e mundur që sytë tanë dhe kamerat të shohin më shumë se sa që truri ynë vetëdijshëm mund të prodhoj? Truri ynë është ashtu i lidhur dhe i konstruktuar që ne të shohim vetëm atë për të cilën ne besojmë se ekziston.
Ja një shembull i një historie të vërtetë e cila ndodhi ne ishujt Karibik kur Kolombo lundronte me anije mbi det.
Kur Kolombo mbërriti në Karibik, nuk ishte asnjëri nga banoren e ishujve Karibik ne gjendje ti shoh anijet. Ata nuk mund t’i shihnin ato, sepse nuk kishin parë kurrë me parë diçka te këtij lloji. Ata thjesht nuk mund t’i shihnin.
Arsyeja pse ata nuk mund ti shihnin anijet ishte, sepse ata ne trurin e tyre nuk kishin dijeni dhe asnjë përvojë që anijet ekzistojnë. Ata shihnin vetëm valë mbi det, por jo anijet.
Njëri nga banoret filloj të mendoj rreth kësaj se çfarë ka ndikuar që valët janë ngritur. Ai dilte çdo dit dhe e vështronte këtë dukuri.
Pas një kohe ai filloj t’i shihte anijet dhe u tregoj të gjithëve se atje mbi det ekzistojnë anijet. Pasi që të gjithë kishin besim në të, filluan që edhe ata t’i shohin.
Ne e krijojmë realitetin. Ne jemi makina që e krijojmë realitetin. Ne perceptojmë diçka, vetëm atëherë kur ajo reflektohet në pasqyrën e trurit tonë.
Truri ynë nuk mund ta bëjë dallimin në mes ngjarjeve që ndodhin brenda nesh dhe atyre që ndodhin jashtë nesh. Nuk ekziston asgjë jashtë e cila është e pavarur nga ajo çka ndodh brenda.
Materia nuk është ajo, çka ne kohë të gjatë mendonim se është. Pjesa më e madhe e Universit është e zbrazët.
Ne e paramendojmë hapësirën si diçka e zbrazët ndërsa materien si diçka masive, por në të vërtetë materia nuk është asgjë, nuk përmban asnjë substancë. Më e sigurta çka ne për materien mund të themi është se ajo është e zbrazët si një mendim.
Ajo është një grumbull informacionesh te koncentruara. Gjërat nuk përbëhen nga më shumë gjëra tjera, por nga mendimet, konceptet dhe informacionet. (Dr. Joe Dispenca, D.C. Doctor of the Chiropractic Medicine – Life University. Autor of “Theater of the Mind: A Preview of the Working Brain”)
Në vend që të mendojmë se gjërat janë gjëra, jemi mësuar të mendojmë se gjithçka rreth nesh është një gjë që ekziston pa dëshirën dhe zgjidhjen time.
Këtë lloj mendimi duhet thjeshtë ta çrrënjosim. Në vend të kësaj duhet ta pranojmë se vetë bota materiale rreth nesh, karriget, tavolinat, radio etj. nuk janë asgjë tjetër përveç se lëvizje te mundshme te vetëdijes.
Dhe unë bëjë çdo moment një zgjedhje nga këto lëvizje në mënyrë që t’i manifestoj përjetimet e mia të vërteta. Kështu duhet të mendojmë edhe pse është mjaft e vështir, sepse ne besojmë se bota e jashtme ekziston si e pavarur nga përjetimet tona.
Megjithatë ajo nuk ekziston e pavarur nga përjetimet tona. Fizika kuantike e ka sqaruar këtë shumë qartë. Atomet nuk janë gjëra, por tendencë. Në vend që të mendojmë në gjëra ne duhet të mendojmë në mundësit. Të gjitha këto janë mundësit e vetëdijes.
Fizika kuantike llogarit vetëm mundësit, por nëse ne e pranojmë këtë atëherë shtrohet pyetja: Kush apo çka është ai që vendos brenda këtyre mundësive për të sjell në të vërtetë përjetimet? Këtu e shohim se vetëdija është ajo që duhet patjetër të marrë pjesë. Vëzhguesi nuk mund të injorohet për asnjë çast.
Nga perspektiva e fizikes kuantike ne e dimë se çfarë bënë Vëzhguesi. Megjithatë ne nuk e dimë se kush apo çka është Vëzhguesi në të vërtetë.
Edhe pse shkencëtarët janë munduar të gjejnë një përgjigje rreth kësaj, ata nuk ia kanë dal dot.
Ata nuk kanë mundur të gjejnë askund atë qe ne e quajmë Vëzhgues, as në pjesët me delikate të trurit, por ne të gjithë e kemi përjetuar të qenurit Vëzhgues, i cili e vëzhgon botën e jashtme.
Kush është Vëzhguesi?
Sipas modelit tim të mendimit, Vëzhguesi është inteligjenca në makinë. Është vetëdija që e fut motorin në lëvizje dhe e vëzhgon hapësirën. (William Tiller, Ph.D. Proffesor of the Material Science and Engineering, Stanford University.)
Në Washington, në kryeqytetin e vrasjeve në botë u zhvillua një eksperiment në verën e vitit 1993. 4000 vullnetarë u mblodhën së bashku që të meditojnë një kohë të gjatë brenda ditës.
Para se të fillonte eksperimenti u tha, se nga një grup kaq e madhe mund të vije deri tek zbritja e kriminalitetit gjatë verës 1993 deri ne 25 %, sipas të dhënave të FBI-së.
Shefi i FBI-së tha në një intervistë në televizion, se për ta zbritur numrin e vrasjeve në Washington deri ne 25 % duhet një rrugë shumë e gjatë dhe e vështirë.
Megjithatë në fund u bë edhe ai vet pjesë e kësaj grupe, sepse të dhënat treguan saktësisht një zbritje të kriminalitetit deri në 25 %.
Shtrohej pyetja: A ka njeriu ndikim në realitetin të cilin ne e shohim? Sigurisht se PO. Secili nga ne ndikon në realitetin që ne e shohim.
Ne të gjithë së bashku jemi krijues të këtij realiteti. Mendimet dhe qëllimet tona janë forca kryesore që i vë në lëvizje të gjitha. Është konstatuar shkencërisht se mendimet tona kanë një ndikim jashtëzakonisht të madh te uji.
Siç e dimë ne, trupi ynë përbëhet rreth 90% nga uji. E nëse mendimet kanë një ndikim të madh te uji, atëherë çfarë mund të bëjnë ato në trupin tonë? Mendimet janë ato që e ndryshojnë trupin tonë.
Kush e krijon Realitetin?
Nëse ne mendojmë në gjëra, atëherë e bëjmë realitetin më konkret se sa që është. E nëse realiteti është konkret atëherë unë s`kam mundësi ta ndryshoj atë.
Por nëse realiteti është një mundësi inteligjente, një mundësi e vetëdijes atëherë shtrohet pyetja: Si mund ta ndryshojë unë atë? Si mund ta bëjë më të mirë, më të lumtur? E sheh pra se si ne mund ta zgjerojmë figurën tonë.
Sipas mënyrës së vjetër të mendimit, ne s`mund të ndryshojmë asgjë dhe nuk luajmë asnjë rol ne realitetin tonë.
Ndërsa në mënyrën e re të mendimit na i sjell matematika mundësit e të gjitha lëvizjeve të mundshme, megjithatë ajo nuk mund të na tregoj përjetimin e vërtetë të cilin ne mund ta kemi ne vetëdije.
Ne jemi ata të cilët e zgjedhim vetë këtë përjetim dhe sipas kësaj ne jemi ata që në kuptimin e plotë të fjalës e krijojmë realitetin tonë.
Ndoshta kjo mund të tingëllojë si një thënie e një pjesëtari të “NEW AGE” (Koha e Re – Grup mendimtarësh që janë të orientuar më shumë nga shpirtërorja) i cili nuk ka asnjë njohuri mbi fizikën. Por vet fizika kuantike na e vërteton këtë më së miri.
Ekzistojnë botëra të ndryshme. Bota makroskopike të cilën ne e shohim, bota e qelizave tona, bota e atomeve tona, bota e bërthamave të atomeve tona, e të gjitha këto janë botëra të ndryshme me gjuhë të veçantë dhe matematik të veçantë.
Ato jo vetëm që janë më të vogla, por janë krejtësisht ndryshe. Megjithatë, të gjitha përputhen ne fund në një pikë, sepse unë jam atomet e mia, unë jam po ashtu qelizat e mia, por unë jam edhe fiziologjia ime makroskopike.
Kjo e tëra është e vërtetë. Thjesht, ekzistojnë shtresa të ndryshme te së vërtetës.
E vërteta më e madhe e cila u zbulua nga shkenca dhe filozofia është e vërteta fundamentale e UNITETIT.
Në shtresën e thellë ndërbërthamore të realitetit tonë jemi TI dhe UNË NJË. ( John Hagelin Ph. D. Proffesor of Physics and Dircetor of the Institute of Science and Public Policy at Maharshi University. Author of “Manual for a Perfect Govermment” and “Physiology of Conscionsness”)
Kur unë isha më i ri kisha shumë parafytyrime për Zotin.
Tani e di që një kuptim i vërtetë i këtij koncepti më mungon në vetëdije.
Si e nxora nga religjioni të vërtetën e madhe që unë jam NJË me qenien më të lartë (Zotin), e cila më krijoi mua, ty, galaktikat e gjithësinë? Kjo nuk ishte edhe aq e vështirë.
Shumë lëvizje fetare e filozofike që u bënë me qindra vite ishin gabim, sepse ato filluan ta cilësonin Zotin si një qenie krejt tjetër dhe e ndarë nga ne, të cilës ne duhet t’i lutemi, ta adhurojmë, t’i lëshojmë pe e t’i pëlqejmë në mënyrë qe ne në fund të jetës sonë të shpërblehemi për veprat tona.
Ky nuk është ZOTI. Kjo është një blasfemi. ( Dr. Miceal Ledwith. Formerly Proffesor of Systematic Theology at Maynoath College in Irelan. Author of “The Message whose Time Has Come” and “ The Ascent to God. The Souls Journey Within” )
E vetmja shkencë e cila na ofron një sqarim më të afërt rreth këtij koncepti është fizika kuantike. Shumë sqarime të religjioneve të ndryshme rreth nocionit ZOTË kanë sjell shumë dëme në botë.
Ne kemi sot teknologji të mrekullueshme, kemi forcën e gravitetit, kemi fusha elektromagnetike, kemi magnet të shkëlqyer, por prapëseprapë kemi një parafytyrim të gabuar për Zotin.
Nëse ne i frikësojmë njerëzit me një dënim të përjetshëm ne zjarrin e ferrit, atëherë është e qarte se mund të manipulojmë me ta e t’i rendisim në një vijë, por ky nuk është Zoti.
Zoti duhet të jetë diçka shumë më e madhe se dobësitë dhe shumë më e madhe se zotësitë njerëzore. Ky Zotë duhet të jetë natyra jonë më e lartë.
Si mundet një burrë apo një grua të bëjë mëkat ndaj një inteligjence të paskajshme? Kjo është e pamundur. Ne të gjithë jemi krijesa të kësaj force universale, ne të gjithë përbëhemi nga e njëjta lëndë. Shuma e të gjithë neve është NJË. E kë do ta dënojë Zoti pra? Mua? Ty? Vetveten? Mendo njëherë rreth kësaj…!
Truri ynë përbëhet nga një numër shumë i madh i qelizave nervore të cilat quhen neurone. Këto neurone janë të lidhura me neuronet tjera në një rrjet mes veti. Ne çdo vend ku këto lidhen mes veti, ekziston një mendim apo një kujtim.
Pra të gjitha idetë, mendimet, ndjenjat formulohen dhe lidhen në këtë rrjetë nervorë. P.sh. koncepti i ndjenjës së dashurisë është po ashtu i ruajtur në këtë rrjet nervorë.
Ne e ndërtojmë konceptin e dashurisë nga shumë ide tjera. Tek shumë njerëz dashuria është e lidhur me zhgënjim dhe ata sa herë që mendojnë ne dashurinë e kanë një kujtim të dhimbjeve, vuajtjeve e ndoshta edhe të urrejtës dhe arrogancës.
Nga pikëpamja fiziologjike, kur kemi ne një mendim atëherë krijojmë lidhje të reja të qelizave nervore. Nëse ne për shembull çdo dit nervozohemi, jemi të frustruar, vuajmë atëherë krijohet ne trurin tonë një lidhje e re e gjatë e qelizave nervore të cilën ne e quajmë identitet.
Por nëse ne e ndërpresim procesin e mendimit i cili krijon një reaksion kimik në trupin tonë, atëherë fillojnë qelizat nervore, të cilat kanë qenë të lidhura ne rrjetë mes veti, të shkëputen dhe me anë te mendimeve tjera pozitive ne krijojmë pastaj lidhje të reja të qelizave nervore në trurin tonë dhe kështu e krijojmë një identitet tjetër, e krijojmë një realitet të ri, e krijojmë jetën të cilën ne të gjithë ëndërrojmë ta jetojmë.
Barnatorja më e përparuar e Universit është brenda nesh. Një pjesë e trurit tonë quhet hipotalamus dhe mund ta supozojmë si një fabrikë të vogël. Këtu krijohen materie të posaçme kimike të cilat iu përshtaten emocioneve tona.
Trupi ynë është një makinë e cila prodhon proteina. Këto proteina të lidhura në mënyrë zinxhirore vijnë nga hipotalamusi dhe shndërrohen në hormone të cilat i përshtaten gjendjes sonë emocionale.
Ekzistojnë lëndë të ndryshme kimike për vuajtje, për urrejtje, për mërzi, për dashuri dhe për çdo gjendje të ndryshme emocionale.
Në momentin kur ne përjetojmë një gjendje emocionale në trupin apo në trurin tonë, hipotalamusi krijon një “peptid” (përzierje e amino-acideve, sidomos i -COOH dhe -NH2) i cili përmes hipotezës kalon ne kanalet e gjakut. Dhe kur “peptidi” mbërrin në gjak ai shpërndahet në qendra të ndryshme të trupit.
Çdo qelizë në trupin tonë është e mbuluar me mijëra receptorë. “Peptidi” e vë në lëvizje receptorin dhe kështu dërgon një sinjal në qelizë me ç´rast vjen deri te ndryshimi i qelizës në shumë lloje.
Pra, receptorët janë pranuesit e informacioneve që vijnë nga jashtë, dërgojnë sinjalet në qelizë ku mund të vijë edhe deri te ndryshimi i bërthamës qelizore.
Çdo qelizë është në jetë dhe ka një vetëdije. Në të vërtetë qeliza është njësia më e vogël në trup e cila ka vetëdije.
Mendja jonë e krijon trupin tonë. Çdo gjë fillon në qelizë. Qelizat janë makina prodhuese të proteinave të cilat e marrin sinjalin nga truri.
Plakja është një pasojë e prodhimit të proteinave të gabuara. Çka ndodhë kur ne plakemi? Lëkura jonë humbë elasticitetin. Elastina është një proteinë. Lukthi nuk mund ta kryej funksionin e tij. Çka ndodhë me eshtrat tona? Ato bëhen të holla.
Pra, plakja është rezultat i prodhimit te proteinave të gabuara. Shtrohet pyetja: A ka ndikim ajo se çka hamë dhe si mendojmë? Natyrisht se PO.
Është koha që ta përmirësojmë kursin e udhëtimit tonë. Ky përmirësim i kursit është një lëvizje drejt një paradigme tjetër e cila na thotë se Universi është shumë më i madh se sa qe mund ta paramendojmë ndonjëherë.
Askush në jetën tënde nuk të ka sjell dije të mjaftueshme për veten tënde. Se si ti funksionon nga brenda. Çfarë kërkon ti. Ti s´ke ëndërruar asnjëherë për të bukurën, askush s´të ka mësuar të ëndërrosh diçka më mirë.
A mendoj unë se ti je i keq? Unë nuk mendoj se ti je i keq! A mendoj unë se ti je i mirë? Unë nuk mendoj as që ti je i mirë! Unë mendoj, TI je Hyjnorja.
Njeriu mesatarë ne botë i cili e konsideron jetën e tij si të pavlerë dhe nuk ka asnjë inspirim për të jetuar, nuk ka bërë asnjë përpjekje që të grumbulloj dije dhe informacione inspiruese.
Ai është aq i hipnotizuar nga bota që e rrethon, nga mediat, nga televizioni, nga njerëzit që e rrethojnë saqë nuk arrin dot të dijë për të bukurën.
Ai jeton, por shpirti i tij nuk arrin të çlirohet e ta përjetoj dritën. Ai është i zhytur në errësirë dhe në iluzionet e kësaj bote.
Megjithatë, ndoshta ai dëshiron të dijë diçka tjetër dhe sapo mbërrin në sipërfaqe ai e pyet vetën: A ka diçka më shumë? Cila është arsyeja e prezencës sime këtu? Cila është domethënia e jetës? Për ku jam nisur unë?
Çka ndodhë kur unë vdes? Ai fillon t´ia bëjë vetës këto pyetje saqë ka mundësi të ketë ndonjë thyerja nervash.
Por prapë i kthehet mendimit të vjetër e thotë: “Nëse unë e bëjë këtë do të më dënoj Zoti e nëse vuaj si kam vuajtur deri tani do të shpërblehem nga Ai”.
Nuk ka asgjë të mirë apo të keqe. E mira dhe e keqja janë vetëm përshkrime sipërfaqësore të atyre që nuk e kuptojnë jetën më thellësisht. Nuk pret asnjë Zotë që të na dënoj. Nuk ka asnjë Zotë i cili i mallkon njerëzit. Ne të gjithë jemi krijesa Hyjnore. Ti, unë, secili nga ne është Hyjni.
Unë s´kam ide se çka është Zoti, megjithatë jam i sigurt për prezencën e Zotit. Kjo prezencë e asaj që ne e quajmë Zotë është shumë reale edhe pse unë s´mund të nxjerr një definicion për Zotin. Ta shohë Zotin si një person apo gjësend nuk kamë mundësi.
Të kërkosh nga një njeri ta sqarojë se çka është Zoti, është sikur të kërkosh nga një peshk ta sqarojë detin ku ai noton. ( Fred Alan Wolf, Ph.D. Author of the “ Matter into Feeling: A new Alchemy of Science and Spirit” and “Taking the Quantum Leap”).
Vetëdija jote ndikon në gjithçka përreth teje. Ajo ndikon edhe në gjërat që ti ke dëshirë t’i kesh. Ajo ndikon në të ardhmen tënde. Ti je Krijuesi i ardhmërisë sate. Ti i jep formë jetës.
Ti je shumë më shumë se sa që ti beson që je. Ti mund të jesh shumë më shumë se sa që je tani. Ti mund të ndikosh në rrethin tënd, mund të ndikosh tek njerëzit.
Ti tani e krijon të ardhmen tënde. Ti je përgjegjës për të gjitha këto. Ti dhe rrethi yt ku jeton, nuk jeni të ndarë. Ti je pjesë e gjithësisë. Ti je i lidhur me të gjithë.
Ti nuk je vetëm.
Ne jemi këtu për të qenë Krijues. Krijues efektiv. Ne jemi këtu për të bërë diçka. Ne jemi këtu për ta ndriçuar hapësirën. Bota ka nevojë për dritën tënde. Jo nesër. As sot. Por, TANI.
Vetëdija është baza e gjithë kësaj Ekzistence.
Mirë se vini në hapësirën e mundësive të pakufizuara. Pa paragjykime, pa urrejtje, pa teste, pa asgjë. Thjeshtë të jemi ata të cilët vërtetë jemi.
Korab THAÇI

Fikrro- 484
"TI NUK JE TI, TI JE TI NË TY!"
Që nga mëngjesi e deri në mbrëmje, ne jetojmë dhe e vejmë në lëvizje veten me fjalë.
Ka shumë njerëz që edhe kur flenë flasin. Andaj, ne edhe kur flemë, jemi të ngarkuar me fjalë. Fjalë, fjalë, fjalë...vetë, fjalë...
I tërë Universi ose sistemi ynë solar është një hapësirë e madhe dhe e pakufishme e evolucionit.
Ky sistem në konstruksionin e vet është i shtatëfishtë dhe përfshin botën materiale bashkë me gjashtë shtresat tjera jomateriale, të shprehura në formë të gradacioneve progresive, që ne do t'i quajmë si shtresa ose nivele.
Niveli më i afërt i ndërtimit tonë fizik (material) është plani astral, në të cilin hyjmë gjatë gjumit dhe vdekjes fizike. Kjo është një shtresë subtile e ndjenjave, e emocioneve dhe dëshirave tona. Pas atij astral, plani tjetër më i lartë është niveli mental.
Si qenie e gjallë ne e kalojmë jetën më së shumti në këtë realitet dhe përmes tij jemi të vetëdijshëm për të gjitha realitetet tjera.
Këtu bëjnë pjesë aftësitë dhe shkathtësitë e shumta të procesit të të menduarit, të fantazisë, të planifikimit etj.
Ky plan, po ashtu është i ndërtuar nga dy nënplane: ai i ulët mental dhe plani i lartë mental. Këto nënplane janë të njohura me terme për ne më të popullarizuara dhe të pranuara edhe nga shkenca: nën plani i ulët mental, si vetëdije, kurse ai i larti mental, si ndërvetëdije.
Pas planit mental, vjen plani intuitiv i lartësuar në shtresën e katërt të qenies sonë hyjnore. Në literaturën e urtësisë së okultizmit, ky plan quhet BUDDHI. Pas planit Buddhi ose intuitiv, vjen niveli më i lartë i planit ATMIK, ANUPADAKA dhe si nivel i shtatë, gjegjësisht i pari nga burimi, është plani ADI.
Për krijimin e një pikënisje elementare, sa për fillim, besoj se kjo do të jetë e mjaftueshme, sepse, për të hyrë më thellë dhe më gjerësisht në sqarimin e të kuptuarit të shtresimeve konkrete shpirtërore, paraprakisht, në tërësi duhet të lirohemi nga paragjykimet tona të logjikës materialiste të pranimit të realiteteve jomateriale, si dhe na duhej një njohuri paraprake dhe kulturë më e gjerë në formimin e koncepteve të qarta logjike gjatë operimit me mendime abstrakte metafizike.
Plani fizik-TRUPI
Nga të shtatë planet e ndërtimit si tërësi e qenies sonë, niveli më i dendur është ai i planit fizik, të cilin, derisa jeta jonë si ekzistencë është e kufizuar në këtë nivel, ne e njohim më së miri dhe me të kemi më së shumti punë.
Rreth konstruksionit të ndërtimit tonë fizik, në shumë mësime dhe shkrime të autorëve të ndryshëm, ka mendime se, në krahasim me shtresat tjera irracionale, trupi është niveli më i parëndësishëm, andaj, në njëfarë mënyre, duhet injoruar.
Nëse në të ardhmen do të hasni diku në këso vlerësimesh, ato kurrë mos i pranoni si të sakta. E vërteta duhet të jetë se, trupi fizik gjatë veprimit të tij në planin material është instrument i shpirtit.
Trupi është instrument i gjallë dhe jo makinë e pandjeshme.
Nëse marrim si shembull nga përvoja e jonë praktike, dihet mirë se poseduesi i një instrumenti që e përdor atë për çfarëdo pune, mjetin e vet duhet ruajtur në gjendje të mirë duke i lejuar atij që lirshëm dhe pa kurrfarë pengesa, t'i kryejë funksionet e veta të dedikuara specifike.
Muzicienti, i cili e lë anash dhe nuk kujdeset fare për violinën e tij, është aq i çmendur se ai që pasionohet pas tij, duke humbur energjinë e kotë në zbukurimet dhe stolisjet e panevojshme.
Siç po e vërejmë, trupi nuk jemi ne, por ai është një instrument me ndihmën e të cilit shpirti vjen në kontakt me botën e jashtme të realitetit tonë objektiv.
Shpirti, këtë kontakt e bën përmes pesë shqisave tona, të cilat gjatë evolucionit janë përsosur dhe kanë arritur nivelin e tyre të ndërtimit të tanishëm.
Se sa jemi të varur nga këto pesë organe fizike, mund ta vëreni edhe nga një eksperiment i vogël.
Filloni ngadalë dhe me radhë t'i shkyçni funksionet e të gjitha shqisave tona dhe do të vëreni se kontakti me realitetin objektiv është ndërprerë në tërësi.
Tani, e vetmja gjurmë që na mbetet është kujtesa në gjërat e mëparshme dhe parafytyrimi i eksperiencave të kaluara. Nëse shqisat tona nuk funksionojnë për ta regjistruar drejtpërdrejt atë, realiteti i tashëm nuk mund të përjetohet si ekzistencë.
Nëse tanimë, trupin e shikojmë nga ky kontest, atëherë vërejmë se ai nuk është asgjë tjetër veçse një instrument dhe shërbëtor besnik e shpirtit që në vete kombinon funksionet e aparatit emetues dhe pranues të informatave të caktuara.
Një pjesë e këtyre informatave merren përmes shqisave dhe dërgohen nga realiteti i jashtëm objektiv, kurse të tjerat merren dhe dërgohen nga shtresat tjera të realitetit jomaterial ose metafizik.
E tani të trajtojmë një kontribut të rëndësishëm që urtësitë e lashta i kanë dhënë njohurisë sonë të përgjithshme të ndërtimit të tërësisë konstruktive të qenies njerëzore. Fjala është për çiftin eterik, apo, ndryshe, për AURËN si mbështjellëse eterike e trupit.
Shkencëtarët tanë modernë, të cilët i kanë kushtuar më tepër se dy shekuj hulumtimit të trupit si gjendje fizike, kanë arritur në të dhëna të thukëta për këtë mekanizëm të përsosur.
Ata kanë hulumtuar çdo muskul, çdo asht dhe nerv, organet tona të përsosura funksionale, enët e gjakut, etj. dhe të gjitha të arriturat i kanë evidentuar në katalogët e tyre të prezantimeve shkencore, por edhe përkundër punës së madhe të kryer, kanë anashkaluar pa e vërejtur edhe pjesën tjetër jomateriale të trupit tonë, që ne e quajtëm AURË.
Tek dikur, kah mesi i shekullit XIX, shkencëtari rus, Kirilijani, zbulon kamerën e cila incizon aurën apo mbështjellësen eterike të trupit tonë.
Mbështjellësja eterike e trupit shtrihet në një distancë prej 7,5 cm. nga pjesa e fortë e saj dhe përbën tërësinë unike të trupit tonë. Funksioni specifik i mbështjellësit eterik është që t'i shërbejë si lidhëse energjisë vitale me trupin.
Ajo ka rolin e akumulimit dhe ruajtjes së vazhdueshme të kësaj energjie të cilën e merr më së shumti nga dielli, pastaj nga ajri me frymëmarrje dhe më së paku me ushqim.
AURA jonë është mbështjellëse komplekse dhe trupi përmes qendrave energjetike të padukshme për shqisa fizike, që quhen qark dhe që janë të vendosura zakonisht afër gjëndrave të pajimit hormonal të organeve fizike të trupit.
Ekzistojnë gjithsej shtatë qarqe dhe ato janë të vendosura afër trupit sipas kësaj renditjeje: e para është në maje të kokës, e dyta në ballë, në mes të fillimit të rrënjëzës së hundës, e treta në mes të gabzherrit të fytit, e katërta në mes të gjoksit, e pesta në pleksus, ku fillon pjesa muskulore e lukthit, e gjashta dy gishtërinj nën kërthizë dhe e shtata në fundin e mbarimit të organeve gjenitale.
Qarqet, përmes meridianëve, që janë 12, shpërndajnë energjinë vitale në tërë konstruksionin e ndërtimit të trupit së bashku me të gjitha organet tjera funksionale. Vendet, ku përcillet kjo energji tek organi ose pjesa e caktuar e trupit, quhen pika akupunkturale, që në trup janë mbi 3000.
Këto pika kanë të bëjnë pikërisht me akupunkturën si terapi tradicionale kineze, e cila mbështetet në filozofinë e veprimit të dy poleve të energjisë vitale në trup të quajtur si CHI.
Njëri pol i kësaj energjie, si pozitive, quhet JIN, Kurse poli tjetër, si negative - JANG.
Çrregullimi harmonik i veprimit të këtyre dy energjive të kundërta vitale shkakton sëmundjen e organit ose pjesës së caktuar të trupit.
Andaj, medicina tradicionale kineze, e mbështetur në këtë filozofi, përmes futjes së gjilpërave të caktuara në pikat energjetike akupunkturale, balancon devijimin disharmonik të këtyre dy të kundërtave që kanë shkaktuar sëmundjen dhe kështu vjen deri te shërimi.
Trupi, sikurse mendja dhe shpirti, në funksionimin e tyre si qenie janë të pandashme dhe përbëjnë unitetin e një procedure si tërësi të kontaktit të nivelit të lartë shpirtëror me botën e realitetit objektiv material.
Detyra jonë është që të konstatojmë natyrën dhe funksionimin e këtij instrumenti të shpirtit kah rruga e saj e kontaktit dhe njohjes me realitetin objektiv-material. Sepse, shumë disiplina ekzakte shkencore e kanë përsosur njohjen e përbërjes dhe funksionalitetin fizik të trupit tonë.
Gjatë tërë veprimit të saj në realitetin fizik, trupin gjithnjë duhet shikuar si instrument të shpirtit.
Është instrument i gjallë e jo makinë e pandjeshme, prandaj edhe ai ka ligjshmëritë e veta të funksionimit dhe të veprimit.
Nëse e trajtojmë trupin si instrument të shpirtit, atëherë, çfarëdo qoftë ky instrument, përherë duhet ta ruajmë në gjendje të përsosur për t'i kryer me sukses të madh funksionet e veta të komplikuara.
Përmes këtij prezantimi, qëllimi ynë do të jetë vetëm njohja e funksionalitetit të saj, ashtu që kj, në mënyrë të vetëdijshme, do të ndikojë në kontrollimin e këtyre funksioneve.
Gjatë procesit të gjatë të evoluimit, ky instrument, paralelisht me UNI-n, është zhvilluar dhe adaptuar tendencave të procesit të vazhdueshëm të zhvillimit të përhershëm kah e përsosura.
Pra, siç e vërejmë, trupi është një instrument bartës, i cili në vete kombinon funksionin e pranimit dhe transmetimit të informatave si nga realiteti objektiv në drejtim të UNI-t, dhe anasjelltas. Është tërësisht si një radio-aparat që pranon dhe dërgon sinjale gjatë komunikimit të dyanshëm.
Nga bota fizike ajo, pëmres shqisave të veta, kap vibracionet e dritës, zërit etj., duke i bartur ato kah UNI. Në anën tjetër, nga UNI, që është në ndërtimin e vetë trupit fizik, pranon mendime dhe impulse motorike dhe ato, përmes organeve të aksionit, i bart në botën e jashtme.
Sikur e shihni, edhe pse kemi prirje dhe bindje të rrënjosur për t'u identifikuar me trupin tonë, nuk jemi trup, por zotërues i tij.
Mbajeni në mend gjithnjë këtë urtësi:
"TI NUK JE TI, TI JE TI NË TY!"
Trupi dhe shpirti formojnë një tërësi të pandashme, prandaj edhe kërkojnë kujdes të njëjtë. Trupi është bartës i shpirtit dhe ana tjetër e tij. Çdo çrregullim organik patjetër reflektohet edhe në funksionimin shpirtëror dhe e kundërta.
Kontrollin e plotë dhe të vetëdijshëm të funksionimit të trupit si instrument i UN-it, e arrijmë përmes fisnikërimit të ndërtimit të tij që sipas veprimit të procesit të vdekjes dhe krijimit të qelizave të reja në trup është pandërprerë në përtëritje e sipër.
Trupi me një përbërje të ndërtimit të fisnikëruar është përçues shumë më i mirë gjatë kontaktit të vazhdueshëm ndërmjet UN-it dhe botës materiale. Ndërsa, fisnikërimi i saj bëhet përmes ushqimit dhe zgjedhjes adekuate të përbërjes së saj.
Fikrro- 484
E përse do të duhej ta vrisja veten!!!
“Çdo vdekje njerëzore me nënçmon sepse edhe unë jam pjese e asaj shoqërisë njerëzore”
Xhon DANI
Arsyeja që me shtyri të shkruaj për këtë temë është fakti tronditës se brenda pesë viteve të pasluftës numri i Kosovarëve të vetëvrarë kalon treqindëshin. Diçka e rrallë ne historinë e traditës shqiptare.
Jeta është dhurata më e bukur dhe më e shtrenjtë që na është dhuruar nga fuqia qiellore dhe do të ishte një gjest i shëmtuar dhe i paarsyeshëm që ta përplasim me neveri dhe mosmirënjohje.
Genta, 19 vjeçare nga një fshat i Dukagjinit, vendosi që ti jap fund jetës së saj duke u vetëvrarë sepse prindi i saj në asnjë mënyre nuk pranonte ta miratonte dhe bekonte fejesën e saj me djalin që kishte zgjedhur. Diçka e palogjikshme për kohërat që jetojmë. Të pretendosh që t’ia imponosh dikujt që ta dashurojë atë që ne kemi dëshirë. Por a e bëri Genta zgjedhjen e duhur? Absolutisht që jo. Athua çdo rrugëdalje tjetër ishte e pamundur? Jo, as kjo nuk qëndron. Nga jeta e tij e bujshme Napoloni konstatoi se “e pamundura gjendet vetëm në fjalorin e të mjerëve”. Ajo, duke menduar se do të hakmerret ndaj babait kokëfortë, injoroi faktin se me aktin e vet do të lëndonte e do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë shumë njerëzve të tjerë që e deshën me gjithë shpirt dhe pa hile.
Çdo njëri që në mendje i vërtitet ndonjëherë ideja e vetëvrasjes duhet të mendoj thellë dhe t’ia bëje vetës pyetjen: e përse do të duhej ta vrisja vetën? Askush nuk thotë se problemet nuk ekzistojnë, askush s’mund ta mohoj se jeta ndonjëherë dhe me dike tregohet më e ashpër, por kjo nuk është arsye që ne të dorëzohemi dhe ta lëmë vetën që jeta të na luhat si një varkë prej letre. Duhet të jemi ne kapiten të jetës sonë, asgjë, absolutisht asgjë nuk është e pakalueshme, e pakapërcyeshme, e pazgjidhur. Duhet vetëm pak guxim, pak frymë luftarake për ta qarë perden e errët të frikës dhe dyshimit që na rrethon ndonjëherë, për të pare se jeta ka edhe pjesën tjetër, atë të bukurën, atë të butën, shpresën dhe begatinë.
Kënd s’mund ta rrethojnë sot problemet financiare për shkak të tranzicionit që po kalojmë apo problemet familjare si pasoje e ndryshimit të madh të mentaliteteve. Por kjo s’mund të jetë kurrë motiv i justifikueshëm për të ikur nga kjo botë në mënyrë kaq të mjerë, mos të harrojmë rastet e shumta që njeh historia njerëzore kur jeta u tregua bujare dhe nxori njerëz nga gremina dhe i ngriti në piedestalet më të larta të famës, pasurisë dhe lumturisë. McDonalds, sot mbret i qendrave tregtare kudo ne bote ishte vetëm një shitës ambulant akulloresh; Merlin Monro, para se te behet e paharrueshme për breza te tere, si jetime ne fëmijërinë e saj ndërroi dymbëdhjetë familje perkujdesjeje; Silvester Stallone, para se te behet ky qe është sot, ishte pastrues ne një kopsht zoologjik.
Prandaj, i forti nuk ka frike nga e ardhmja, nga jeta, ai nuk ik nga kjo bote si një i mjerë pa dinjitet, edhe kur ai mendon se e ka mbuluar zija ai është ne kërkim te dritës dhe e ka te qarte te vërteten e lashte se edhe nata me e erret fundin te ndritshëm e ka.
Mos harroni as ushtarin japonez qe, pas rrëzimit te aeroplanit në luftën e dyte botërore, jetoi për tridhet vjet neper pyjet e pashkelura deri sa u gjete nga një grup alpinistesh. Ai nuk kishte as para, as shoqërues me vete por nuk vrau veten. Dhe kur u gjet ishte ne një gjendje te mrekullueshme sepse kishte ditur ta mund te keqen qe e kishte pushtuar. Kur një kriminel si Millosheviq, mbi shpirtin e te cilit rëndojnë mijëra krime monstruoze gjene arsye për te jetuar e për te deklaruar se për asnjë shkak s’do ta vriste veten, atëherë përse ne njerëzit e thjesht qe askujt si kemi shkelur ne ndjenja duhet ta kemi vetëvrasjen ne arkivin e rrugëdaljeve tona. Përse duhet te na shkoje mendja te bëjmë një gabim aq te madh qe te gjitha besimet e konsiderojnë si një nder mëkatet me te mëdha. Edhe nëse kemi bere ndonjë gabim i cili mund te quhet edhe i rend, duhet ta dimë se te gabosh është diçka njerëzore. Mjafton qe te pendohesh thellësisht, te punosh për te treguar se ajo ishte vetëm një rastësi dhe te rifillosh te jetosh.
Miq! Sytë nga jeta e jo nga vdekja. I mençuri dhe i forti edhe mes dhimbjes se pasosur di te nxjerr një çast kënaqësie. Jeta i takon guximtareve e jo frikacakëve.
Agron Jashari
Fikrro- 484
Çdo gjë është e veshtirë para se të bëhet e lehtë
Asgjë nuk është e pamundur, përveç nëse nuk pajtohemi me të. Jeta e njeriut shpie vetvetiu në përparim. Mos lejo që vjedhësit të t'përgatisin për humbje, t'ia ndërrojnë kahjen jetës sate. Jeta është një letër e bardhë në të cilën Ti vizaton atë që dëshiron. Mos ia jep lapsin e jetës sate askujt. Kurrë mos heq dorë nga ëndërra jote. I vetmi përgjegjës për jetën tënde je vet Ti.
Kush mund ta dijë apo ta sqarojë fshehtësinë se pse pikërisht në këto çaste i lexon këto reshta, e jo tjerat? Njëherë njëri nga mësuesit e mëdhenj më tha: "Jeta e padobishme është më e keqe se vdekja e hershme!" Ne të dy vendosëm që ta hudhim lëkurën tonë të vjetër dhe ta fillojmë jetën e re, të përmbushur me dashuri, sukses dhe qetësi të brendshme. Nëse vendose ta bësh këtë, atëherë më lejo të t'pyes: a e ke definuar ëndrrën tënde? Në orën e kaluar mësove se duhet të punosh vyeshëm dhe të kesh durim. Poashtu mësove se njeiru që ka për t'bërë të suksesshëm je vet Ti. Këtë orë, para së gjithash, dua të t'flas për ëndrrat, në të vërtetë se si duhet ruajtur dhe ushqyer ato. Befasohesh? Si ushqehen dhe ruhen ëndrrat, pyetesh? Ke dëgjuar ndonjëherë për vjedhësit e ëndrrave? Në orën e parë kur u takuam, më the se në fëmijëri ke pasur ëndrra, por se realiteti ... Jo, miku im, realiteti është se vjedhësit t'i kanë vjedhur ato. Hajnat e tillë ndodhen kudo rreth nesh. Na e vjedhin ëndrrën duke na ushqyer në vend të saj me porositë e llojit: "ti nuk mundesh, është e pamundur, është rrezik, nuk është për ty, nuk është mirë, mos... është herët, është vonë..." Tërë kohën na tregojnë mbi atë se çka nuk mundemi dhe asnjëherë nuk na flasin mbi atë se çka mundemi. Na bombarojnë me frazat: "... jeta është e rëndë... bla bla bla..." duke na përgatitur vazhdimisht për dështime, për vdekje!... E nëse e vëren lindjen e hënës në vend të perëndimit të diellit, të quajnë ëndërrimtar. Më me dëshirë na pranojnë nëse çdo ditë shkojmë në të njëjtin restorant, veshim rroba të njëjta, merremi me veprimtari të njëjtë, hamë ushqimin e njëtë... njëjtë... njëjtë, ndërsa me padëshirë i shikojnë ata që bëjnë diçka tjetër, ata që hulumtojnë, zbulojnë dhe orvaten...
Asgjë nuk është e pamundur, përveç nëse nuk pajtohemi me të. Jeta e njeriut shpie vetvetiu në përparim. Mos lejo që vjedhësit të t'përgatisin për humbje, t'ia ndërrojnë kahjen jetës sate. Jeta është një letër e bardhë në të cilën Ti vizaton atë që dëshiron. Mos ia jep lapsin e jetës sate askujt. Kurrë mos heq dorë nga ëndërra jote. I vetmi përgjegjës për jetën tënde je vet Ti. Askush nga ata që të "mësojnë" se si duhet jetuar nuk do t'ia sjellin qumështin fëmiut tënd. Njeriun që do të kujdeset për jetën tënde e ke gjetur në orën e kaluar. Edhe më tej vazhdo të takohesh me të. Merre pasqyrën dhe buzëqeshi përzemërsisht. Thuaji, unë të besoj, Ti ke për t'më bërë të suksesshëm dhe të lumtur. Nuk është me rëndësi se ç'mendojnë të tjerët për ty. Mos u brengos për të tjerët. Me rëndësi është ç'mendon Ti për veten tënde. Ashtu si mendon Ti, miku im, i tillë dhe je. Njeriu është i lumtur vetëm aq sa dëshiron të jetë. Ai vet e zgjedh nëse don ta vizatojë pikëllimin a lumturinë. Dhe Ti në këtë moment ke aq sa ke merituar dhe kërkuar nga jeta. Që të mund të qëndrosh më lehtë, dhe jeta jote të ketë kahje pozitive, duhet të mendosh pozitivisht për çdo gjë dhe për secilin. Që të mund ta bësh një gjë të tillë të duhet të ushqehesh me gjërat pozitive e motivuese. Nëse nuk ke literaturë pozitive, atëherë merre një fletë dhe në të shkruaj tëra ato që sipas teje duhet t'i ketë një njeri i suksesshëm dhe i ndershëm. Përshkruaji, sipas teje, të gjitha vetitë pozitive të një personi të tillë. Mbushe faqen përafërsisht si të kësaj reviste me tekst të tillë. Bëje atë në formën: njeriu i suksesshëm është... Në fund, në vend të fjalisë njeriu i suksesshëm, vendose emrin tënd. Lexoje tre herë në ditë këtë deklaratë, për tridhjetë ditë me radhë, dhe do të sheh se si ndodhin çudirat. Vazhdo t'i lexosh edhe urdhëresat e suksesit që po i japim në këtë revistë. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, përdori në praktikë, ngase nëse diçka di dhe nuk e përdor, është njëjtë sikur të mos e di fare.
Të paqëndrueshmit janë të vetmit që humbin
Nga jeta merr vetëm aq sa jep. Asgjë nuk bie në fund të detit. Në natyrë nuk ekziston rregulli diçka për asgjë. Sikur që çdo pasojë e ka shkakun, ashtu dhe çdo sukses ka çmimin e vet. Se çfarë çmimi paguajnë njerëzit e mëdhenj, do të shohim në shembullin e jetës të mësuesit të madh, Abraham Linkolnit, i cili asnjëherë nuk hoqi dorë nga qëllimi i vet. I lindur në varfëri,atë gjithnjë e përcollën dështimet. Gjasat që të arrinte diçka ishin të barabarta me zero. Askush nuk i besonte. Por ai besoi në vete, edhe pse humbi tetë herë në zgjedhje, dy herë dështoi në punë dhe përjetoi krizën nervore. Disa herë mundi të heq dorë. Ai ishte kampion dhe kurrë nuk u dorëzua, për çka vullneti i tij solli realizimin e qëllimit të tij.
Ja si duket rruga e Linkolnit deri në Shtëpinë e Bardhë:
1816. Familja e tij u qit në rrugë prej shtëpisë ku jetonin. I duhej të punonte që t'i ndihmonte familjes.
1818. I vdiq e ëma.
1831. Bankrotoi në punë.
1832. Konkuroi për legjislaturën shtetërore - humbi.
1832. Humbi punën - dëshiroi ta vijojë fakultetin e drejtësisë, por nuk arriti të regjistrohej.
1833. Huazoi ca para prej një miku të vet që ta fillonte punën, mirëpo bankrotoi deri në fund të vitit. Shtatëmbëdhjetë vjetët e ardhme e pagoi atë borxh.
1834. Konkuroi për legjislaturën shtetërore - fitoi.
1835. U fejua dhe kishte për qëllim të martohej, mirëpo e dashura i vdiq, gjë që ia theu zemrën.
1836. Përjetoi sulm të plotë nervor dhe qëndroi i shtrirë në krevat për gjashtë muaj.
1838. Dëshiroi të bëhej udhëheqës i legjislaturës shtetërore - humbi.
1840. Tentoi të bëhej deputet - humbi.
1843. Konkuroi për Kongres - humbi.
1846. Përsëri konkuroi për Kongres - këtë herë fitoi - shkoi në Vashington dhe mbylli një punë të mirë.
1848. Konkuroi në zgjedhjet e reja në Kongres - humbi.
1849. Tentoi të punësohej si oficer - u refuzua.
1854. Konkuroi për Senat të SHBA-ve - humbi.
1856. Kërkoi të emërohej për nënkryetar të konventës nacionale të partisë së tij - s'fitoi as 100 vota.
1858. Konkuroi përsëri për Senat të SHBA-ve - përsëri humbi.
1860. U zgjodh kryetar i SHBA-ve.
Pasi që humbi vendin në Senat, Linkolni pat thënë: "Njëra këmbë më rrëshqiti, goditi tjetrën dhe e pashë veten jashtë rruge. Mirëpo, u këndella dhe i thashë vetes: Vetëm rrëshqite, nuk u rrëzove."
Çfarë çmimi je i gatshëm ta paguash për ëndrrën tënde, miku im? Apo ndoshta më lehtë është të dorëzohesh dhe ta kërkosh fajtorin në arsyetimet tuaja.
Pas 2000 dështimeve, Edisoni e zbuloi poçin elektrik. Gazetarët e pyetën:
- Si është e mundur që pate durim të dështoje dy mijë herë dhe të mos heqje dorë nga qëllimi yt? - Edisoni u përgjigj: - Unë nuk kam dështuar asnjëherë. Vetëm është dashur t'i bëj dymijë hapa që ta arrij qëllimin tim.
Krejt varet se si e sheh problemin dhe me çfarë sy, miku im, se a dëshiron ta vëresh lindjen e hënës apo perëndimin e diellit.
Asnjëherë mos e harro, e në veçanti kur të ndodhesh në situatë të palakmuar, thënien "kurrë mos heq dorë". Jeta është proces, e jo situatë. Pa marë parasysh se ç'bën, diçka fiton. Në mos asgjë tjetër, atëherë përvojën. Po, le t'i ktheheni ëndërrave. Si t'i ushqejmë ato? Si t'i mbrojmë nga dyshimet? Ç'të bëjmë kur ballafaqohemi me problemet...
E tëra, miku im, është çështje e shprehisë. Vetëm se po i lexon këto rreshta, nuk do
të thotë edhe se ke ndryshuar. Diçka ndoshta lëkundet brenda teje, por për sukses e lumturi nevojitet... jo shumë, por atë që e di, ta përdorësh në jetë. Më duhet të t'pyes, sa herë në ditë brengosesh, nevrikosesh... apo kur ndonjëherë nevrikosesh, ç'bën? Portokallin, nëse e shtrydh, qet lëng portokalli. Po ty, kur të shtrydhin problemet, çka qet? Njeriu pozitiv qet pozitivizëm. E për t'u mbushur me pozitivizëm, duhet menduar pozitivisht - për çdo gjë dhe secilin. Duhet lexuar literaturë pozitive, duhet ta ushqesh trurin tënd me gjëra pozitive. Mos i lufto ato negativet. Ato nuk luftohen! Ti nuk mund ta hapësh trurin dhe t'i nxjerrësh gjërat negative jashtë tij. Shih, miku im, negativitetet janë sikur barojat, ndërsa pozitivja i ngjan grurit. Grurin duhet ta mbjellësh Ti, ndërsa barojat kanë mbirë vetvetiu.Por mos u brengos për këtë. Mbille grurin. Mos u lodh së koti duke tentuar që t'i largosh barojat. E ke parë arën e mbjellur me grurë? Në fillim vërehet vetëm ara e rrafshët. Pastaj fillon të mugullojë gruri, por barojat më shpejt dalin në sipërfaqe. Duket se ka më shumë baroja. Mirëpo, me kalimin e kohës, para korrjeve, dominon gruri i artë. Po barrojat ku mbetën? Ato ende janë aty, por tash gruri dominon si për nga numri ashtu edhe për nga gjatësia. Kështu është edhe në jetën tënde. Çdo mendim negativ, çdo bindje negative e jotja ndikon në jetën tënde. Atë që mbjell atë edhe e korrë.
Urdhëresa III
Përcaktoje me kujdes drejtimin ose do të endesh përjetësisht.
"Tashmë ke mësuar se pa punë të vyeshme nuk do ta arrish kurrë suksesin. E njëjta ndodh edhe kur s'ke durim. Megjithatë njeriu mund të punojë vyeshëm dhe me kujdes dhe të bëhet shembull i durimit, por të mos ngritet kurrë mbi mediokritetin, nëse nuk i nënvizon planet dhe nuk i vendos qëllimet.
Asnjë anije nuk e ka ngritur spirancën dhe as s'ka lundruar pa pikëarritje. Asnjë ushtri nuk ka shkuar në betejë pa planin luftarak. Asnjë dru ulliri asnjëherë nuk i ka treguar lulet pa premtim të fryteve.
Jeta është lojë me pak lojtarë dhe shumë shikues. Ata që shikojnë, janë grumbuj njerëzish që bredhin nëpër jetë pa ëndërra, pa qëlllime, pa plane, madje as për ditën e nesërme. Mos i mëshiro. Ata kanë zgjedhur të mos zgjedhin asgjë. Ta shikosh vrapimin nga tribuna nuk është rrezik. Kush mund të merr në thua prej tyre, kush mund të rrëzohet prej tyre, cili do të përqeshet prej tyre kur as që tentojnë të marrin pjesë?
A je ti lojtar? Si lojtar, ti nuk mund të humbësh. Ata të cilët fitojnë mund t'i marrin frytet e fitores, ndërsa humbësit, megjithatë, do të mësojnë mësime të dobishme që të nesërmen t'a shndërrojnë në fat.
Ç'dëshiron ti nga jeta jote? Mendohu mirë dhe me kujdes para se ta sjellësh vendimin, ngase ndoshta ke për ta fituar atë që dëshiron. A është ajo pasuria, fuqia, shtëpia e ngrohtë, paqja shpirtërore, toka, respekti, pozita? Cilatdo qofshin qëllimet tuaja, përforcoji në mendje dhe kurrë mos i braktis. Kupto se ndoshta as kjo nuk mjafton, ngase jeta nuk është e ndershme. Arrijnë sukses të gjithë ata që punojnë me durim dhe vyeshëm e që kanë qëllime. Mirëpo pa të gjitha këto përmbajtje, dështimi është i padyshimtë.
Ofroja vetes gjitha gjasat për sukses. Nëse nuk arrin suksesin, tradhtoje tentimin!
Bëri planet për sot. Pyete veten se ku do t'jesh një vit prej ditës së sotme, nëse edhe më tej vazhdon ta bësh atë që je duke e bërë tani. Atëherë paramendo se ku do të dëshiroje të ndodhesh sa i përket pasurisë, pozitës, apo çdogjëje që do të dëshiroje. Pas kësaj, planifiko se çka duhet të bësh për dymbëdhjetë muajt e ardhme që ta realizosh qëllimin tënd.
Dhe në fund, realizoje atë qëllim!
Këtë orë po e përfundoj me një lutje irlandeze, duke të t'përkujtuar se njohurinë që e posedon duhet menjëherë ta vendosësh në përdorim praktik.
Gjej kohë...
... për punë - puna është çmim i suksesit.
... për të menduar - mendimi është çelës i fuqisë.
... për lojë - loja është fshehtësi e rinisë së amshueshme.
... për lexim - leximi është bazë e urtësisë.
... për mirësjellje - mirësjellja hap rrugën drejt fatit.
... për të dashuruar - dashuria është privilegj i perëndive.
... për të shikuar rreth vetes - në vetmi dita është e shkurtër.
... për buzëqeshje - buzëqeshja është muzikë e shpirtit.
Urdhëresa e tretë e suksesit, e dhënë këtu, është marë nga libri "Suksesi më i madh në botë" - i autorit amerikan Og Mandino, ndërsa tërë njohurinë time mbi suksesin ia kam borxh mësuesve të mëdhenj si Osho Raxhnish, Ivan Kos, Oskar Shelbah, Xhozef Marfi, Spenser Xhonson, Del Karnegi, Napoleon Hill, John Kalench, Skot Pek dhe në veçanti afaristëve më të suksesshëm të organizatës amerikane "Network Twenty One"..

Ferri dhe Parajsa janë në ne!
Ferri dhe parajsa janë. Ato ekzistojnë. Këto janë dy realitete, dy kualitete të shpirtit, të cilat nuk janë as abstrakte as të largëta - kushdiku e që shkohet në to kushdikur, kur të vdiset... Ato janë pran nesh, respektivisht në ne. Dhe ne, tërë jetën tonë e tejbartim nëpërmjet këtyre dy realiteteve e nëpër këto dy kualitete të shpirtit, të cilat nuk dimë t’i definojmë, por të cilat emocionalisht i përjetojmë si gëzim apo hidhërim, si kënaqësi apo vuajtje, si lumturi apo dhembje... Pra, ferri dhe parajsa ndodhen aktualisht në ne. Ato konkretisht ndodhen në mendimet tona, në mendjen tonë.
Prej nesh varet se ku dëshirojmë të jetojmë: në ferr apo parajsë! Kjo është një realitet, që fare pak e kuptojnë pjesa më e madhe e vdekatarëve të rëndomtë të kësaj bote në dinamikën e tyre të mundimshme, të quajtur jetë. Për këtë fat jetësorë jemi fare pak të vetëdijshëm pjesa më e madhe jona. Prandaj, besojmë se s’është aspak e tepërt, që, edhe në një pasus të vogël si ky, ta përsërisim edhe një herë se krejtësisht prej nesh varet se ku dëshirojmë të jetojmë, në ferr apo në parajsë. Dhe ky s’është trill filozofik, as manipulim me elemente mistike. Ky është fakt jetësor. Na nevojitet vetëm pak vullnet i mirë, pak koncentrim, disa çaste meditimi mbi këtë temë dhe do të bindemi për këtë.
Në këtë plan, që në fillim, mund të shtrohet pyetja: Ka apo nuk ka parajsë dhe ferr? Përgjigja më e shkurtër, më e saktë e më e qartë do të ishte: Po, padyshim po. Paragjykimet naive të njerëzve të cekët, të krijuara nga pamundësia e tyre për ta kuptuar esencialisht jetën në thellësinë e saj se -s’ka ferr as parajsë, në këtë rast janë plotësisht irelevante. E kundërta e mendimit të tyre - është e vërtet: Ferri dhe parajsa janë. Ato ekzistojnë. Këto janë dy realitete, dy kualitete të shpirtit, të cilat nuk janë as abstrakte as të largëta - kushdiku e që shkohet në to kushdikur, kur të vdiset... Ato janë pran nesh, respektivisht në ne. Dhe ne, tërë jetën tonë e tejbartim nëpërmjet këtyre dy realiteteve e nëpër këto dy kualitete të shpirtit, të cilat nuk dimë t’i definojmë, por të cilat emocionalisht i përjetojmë si gëzim apo hidhërim, si kënaqësi apo vuajtje, si lumturi apo dhembje... Pra, ferri dhe parajsa ndodhen aktualisht në ne. Ato konkretisht ndodhen në mendimet tona, në mendjen tonë.
Dy shembuj nga jeta e përditshme për konkretizimin e kësaj:
Rast I: Disa ditë më parë ishim duke ndenjur me një të afërm timin. Takimi ynë tek ai ishte për qejf dhe të gjithë premisat teorike çonin kah konstatimi se i afërmi im, aso çastesh, do të duhej të ishte i lumtur.. Ndeja ishte për qejf. Rituali i pirjes së çajit ishte në zhvillim e sipër. Askënd nuk kishim të sëmurë. Të gjithë ishim në gjendje të mrekullueshme shëndetësore. Por, mendimet negative që kishin kapluar të afërmin tim, nuk ia mundësonin të ishte i qetë. “Ai është ashtu”, “ai tjetri kështu”, “ai tha kështu”, “ai bëri kështu”... Dhe: asnjë grim kënaqësie, asnjë grim lumturie. Në vend se të përjetonim pirjen e çajit, në vend se të shijonim lumturinë e çastit të dhënë, një shqetësim sistematik përcillte mendimet negative që vërshonin njëra pas tjetrës. Pra, një pakënaqësi, një palumturi në vijim. Mendoja: E kush do ta krijonte ferrin shpirtëror për të afërmin tim. Kush do të shqetësohej, kush do të vuante shpirtërisht, kush do të ishte në ferrin e jetës për të, po të mos ishte ai vetë dhe mendimet e tija? I tërë ferri, i tërë shqetësimi pasues i ferrit ndodhej në këtë kualitet negativ të mendimit të tij, dhe pse të gjitha kushtet materiale ishin për të qenë i lumtur. Asgjë nga ajo që na rrethonte në botën e jashtme nuk mund të merrej si arsye e vërtetë që i afërmi im të mos ishte i lumtur, po të mos ishin mendimet negative që vërshonin...
RastII: Shkonim me të afërmin tim në vizitë disa miqve dhe kushërinjve. I afërmi im askund nuk priste se ka për të kaluar mirë. Prandaj, edhe pse në të gjitha vendet ku bënim vizitat pritja ishte në superlativ, ai nuk kënaqej dot. E keqja ndodhet në mendimet tona, sikurse e mira. Në ne është ferri dhe parajsa. Rëndom: ç’pret njeriu në jetë, atë gjen. Kush pret se ka për të kaluar mirë kudoqoftë, mirë do të kalojë. Kush mendon mirë, mirë ka për të gjetur!
Sa e sa njerëz mund të takosh në jetë, që, kur shohin dikë në rrugë, kthejnë rrugën (pa arsye), vetëm që të mos takohen me dikë, i cili asgjë s’u ka bërë, por ja, që ata s’e ndjejnë veten mirë nëse takojnë filanin a fistekun. Njeriu i caktuar mund të jetë vetëm shkasi, shkaku është thellë brenda tyre. Shkaku i vërtet ndodhet në mendjen e njeriut, që ka tremë nga njerëzit, respektivisht në mendimet e tij të kompleksuara.
Pse njeriu mund të ketë tremë nga njeriu, pa i bërë asgjë, pa qenë kurrë të grindur, të rrahur? - Përgjigja është shumë e thjesht: Sepse njeriu i tillë nuk i do njerëzit. Kur nuk i do njerëzit mjaft, njeriu ka frikë nga ta. Thjesht: ti u frikësohesh njerëzve, ani pse po qe se dikush do të ta thoshte këtë, to do të ndjeheshe keq ndoshta dhe nuk do ta pranoje. Paragjykimet tuaja mbi njerëzit të bëjnë të kesh frikë nga ta. Është fatkeqësia më e madhe, sa më i madh të jetë numri i njerëzve që ti s’mund t’i durosh, s’mund t’i takosh, s’ndjehesh mirë në pranin e tyre. Kjo ndodhet në përpjesëtim të drejtë matematikor: sa më e vogël dashuria (ndaj njerëzve) aq më e madhe frika nga ta. Sa më e madhe frika, aq më e fryrë urrejtja ndaj tyre. Sa më e fryrë urrejtja, aq më i thellë ferri, ferri ynë personal, ferri ynë jetësor i krijuar nga ne - në mendimet tona, në unin tonë, nga paragjykimet tona. E tërë kjo - pasojë nga mungesa e dashurisë së vërtet njerëzore, pasojë nga edukata jonë e keqe familjare e shoqërore.
Vetëm dashuria mund të krijoj parajsën njerëzore, tash dhe këtu. Dashuria e vërtet, dashuria e pastër vëllazërore. Ja, pra, që ferrin dhe parajsën duhet ndërtuar. Ato ne edhe i ndërtojmë, por kemi nevojë të mësohemi të njohim veten, respektivisht mendimet tona, prirjen tonë. Duhet të mësohemi ta kultivojmë prirjen pozitive që do të krijonte parajsën tonë personale e jo ferrin tonë. Dhe të vetëkontrollohemi, të vetëpërmirësohemi. Megjithatë, kurrë nuk është vonë.
Vetëm dashuria e vërtet e njeriut ndaj njeriut, njeriun mund ta bëjë të lumtur. Vetëm njeriu i lumtur mund ta shijoj parajsën. Dhe atë - jo vetëm të kësaj bote. Thjeshtë: dashuria jonë që është kënaqësia, lumturia dhe gëzimi ynë - është parajsa jonë; sakaq: urrejtja jonë, që është vuajtja, mjerimi dhe shkatërrimi ynë - është ferri.
Së këndejmi, formula më e lehtë e shpëtimit, formula magjike, do të ishte: DUAJ! DUAJ ME DASHURI TË PASTËR NJERËZORE! Ofroj dashuri të pastër të afërmit, vëllait, mikut, shokut, njeriut në përgjithësi dhe më s’do të kesh frikë nga ai. Do të shohësh se njerëzit, megjithatë janë më të mirë se sa ke menduar ti. Do të shohësh se më nuk ka arsye të kesh frikë nga ta, të kesh tremë, të lëshosh rrugën pa arsye, të ruhesh nga askush. Vetëm duaj njerëzit dhe më s’do t’ua kesh frikën. Të gjithë do të duken më të afërm, më të mirë, më të dashur. Tani absolutisht s’do të ndjesh nevojë të urresh askënd. Urrejtja jonë - (e përsërisim me vetëdije) është ferri ynë; dashuria jonë - Parisi ynë. Prandaj është fare gjë e lehtë të krijosh parajsën, që vlen në këtë dhe në jetën tjetër. VETËM DUAJ! DHE S’DO TË URRESH MË. Urrejtja s’është gjë tjetër, pos mungesë e dashurisë. Mungesa e dashurisë s’është gjë tjetër, pos mungesë e lumturisë. Mungesa e lumturisë -paraqet aktualisht mungesën e parajsës dhe praninë e ferrit në unin tonë.
Po kush, vallë, mund të ofrojë dashuri të pastër? - mund të shtrohet pyetja në këtë kontekst. Vetëm ai që është i pastër. Ai që ka pastruar unin e tij. E njeriu asnjëherë nuk është i pastruar, derisa nuk është i ndriçuar. Pastrimi është një proces. Proces që vazhdon gjithnjë, deri në arritjen e ndriçimit shpirtëror total. Ti nuk mund të duash me dashuri të pastër derisa në çdo çast në kokën tënde fluturojnë mendime negative. Vetëm kur e kultivon në shpirtin tënd mendimin konstruktiv: Tjetrin e kam vëlla, vetëm atëherë: kur do t’ia lëshosh sytë atij - do t’i kesh plot dashuri, do t’i dërgosh rreze dashurie, rreze pozitive. Ti në atë rast je parajsa për nënën, për shokun, vëllain, mikun, për sytë e tyre, për shpirtin e tyre, pasi së pari e krijove parajsën në shpirtin tënd. Sa herë që i shikon, do t’u dërgosh dashuri. Dashuria dhe urrejtja jonë burojnë përmes tërë qenies sonë, por përmes syve më së shumti. Ata janë pasqyrë e shpirtit. Pra, shlyej nga mendja jote një nga një mendimet e këqija, negative, të ulëta, e egoiste, atëherë çdo gjë do e përjetosh ndryshe... prania e tjetrit për ty ka për të qenë kënaqësi, sikurse prania jote për të.
Ti mund të thuash: po, unë ashtu veproj, por... të tjerët! Krejt kjo të duket ashtu vetëm pse ti nuk je ndriçuar akoma. Ndriçohu! Sill edhe më shumë dashuri, dashuri të pastër! Sill dritë! Ndriçohu ti, secili bartë përgjegjësin për vete. Ne ndonjëherë vërtet dëshirojmë ta ndryshojmë tërë botën, por vetën jo; kur më së bukuri dhe më së lehti do të ishte ta ndryshonim vetveten, respektivisht të takoheshim me natyrën tonë. Të pajisemi, pra me dritë, që drita jonë e dashurisë të djeg errësirën e botës që na rrethon, t’i ngulfasë retë e zeza të egoizmit tonë.
Hasan HAMËZBALA

Si mendoni-të tillë dhe jeni!
Se mendimi është kreativ, këtë askush nuk e vë në dyshim. Ashtu si mendoni, ashtu edhe jeni, ashtu veproni, ashtu jetoni. Dukja e botës suaj të jashtme është pasqyrim i botës suaj të brendshme i botës së mendimeve. Pra, të menduarit është një aksion, prej të cilit edhe çdo gjë fillon, një mekanizëm, që vë në lëvizje gjitha proceset pasuese.
“Vetëm një rrugë çon kah lumturia dhe kah qetësia shpirtërore. Prandaj gjithnjë duhet të jemi të gatshëm për t’ia mësyrë kësaj rruge, në agun e hershëm dhe në mbrëmjen e vonshme - kthejuni vetes dhe do të shihni dritën”.
Epikteti - filozof grek
Pothuajse të gjithëve na është e njohur thënia: Si mendoni - të tillë edhe jeni. Mesazhi i kësaj thënie, po ashtu, është shumë i qartë: nëse mendoni për veten ose për diç tjetër pozitivisht, ju do të ndjeheni i relaksuar, i qetë, i hareshëm, i gëzuar, i lumtur, i shëndetshëm etj. Dhe e kundërta: nëse mendoni për veten ose për diç tjetër negativisht, natyrisht që si rezultat i atyre mendimeve, ju do të përjetoni vetëm shqetësime, disfata, sëmundje, vuajtje, etj. Dhe a ka më keq se kur njeriu ndjehet i mjerë shpirtërisht? Mjerimi shpirtëror është armiku më serioz i shëndetit tonë, e shëndeti është baza më e rëndësishme e çdo suksesi, e mbi të gjitha, është dukuri, nevojë jetike. Nuk ka thënë më kot Emersoni: “Shëndeti është pasuria më e madhe”. Dhe këtë e di secili që i mungon kjo pasuri të cilën nuk ka vlerë materiale që mund të kompensojë!
Njerëzit, megjithatë, akoma nuk arrijë ta kuptojnë se burimi i gjithë të këqijave gjendet brenda tyre, në mënyrën e të menduarit të tyre. Pra, ata vet janë kreator të vuajtjeve dhe mjerimit, dëshpërimit dhe dështimit, anomalive dhe fatkeqësive etj., pasi të gjitha ligjet e natyrës - ligjet hyjnore, janë krijuar për të mirën e tyre, ndërsa ata, punojnë kundër vetes! Dhe prapë pyesin: E çfarë duhet të bëjmë?! Përgjigja është shumë e thjesht - vetëm programojuni pozitivisht dhe do të jetoni në harmoni me ligjet universale, me farën hyjnore.
Për problematikën e mësipërme, pra për ndikimin e mendimeve në jetën e njeriut, janë shkruar shumë e shumë libra. Librat si: “Sistemi i sukseit” - Oskar Shelbah, “Forca e ndërdijes” - Xhozef Marfi, “Mendimet e zemrës” - Lujza Hej (që mund ta shkarkoni falas në sektorin “Literaturë”), “Mësojmë me të gjitha shqisat” - F. Zwissin/G. Klinger (që gjithashtu mund ta shkarkoni falas në sektorin “Literaturë”), “Suksesi në jetë” - Harry Box, “Shtatë ligjet e jetës e të suksesit” - Dipak Çopra e sa e sa libra të mistikut dhe filozofit të madh Indian, Osho-s (disa prej tyre, po ashtu mund t’i shkarkoni falas në sektorin “Literaturë”) etj., sot mund të gjendën edhe në tregun tonë, dhe janë gjithnjë e më të kërkuara. Sot kemi edhe autorë të shumtë shqiptarë që me veprat e tyre kanë kontribuar në pasurimin e këtij thesar shpirtërore siç janë librat e Daut Demaku: “Mendimi dhe suksesi”, “Magjia e urtisë”, Thuaji jetës mirëmëngjes” etj. Pastaj, librat e Adnan Abrashit: “Në vorbullën e jetës I dhe II. Librat e Adem Demaçit: “Filozofia e jetës”, “Libër për Vet mohimin”si dhe shkrime të autorëve të tjerë. Dhe të gjitha këto vepra flasin për fuqinë e madhe që fshihet në thellësitë e mendjes së secilit njeri. Për fuqinë e mendimit pozitiv - burimin e çdo gjëje. Fuqinë e cila konsiderohet më e madhe se fuqia nukleare. Fuqi, të cilën ne duhet vetëm ta aktivizojmë dhe ta përdorim në mënyrë të duhur për t’i shijuar efektet e saj: sigurinë, pasurinë, shëndetin, kënaqësinë, lumturinë etj.

Formimi i mendimeve fillon që në fëmijëri të hershme. Shumë hulumtues të lëmit të psikologjisë, mendojnë se ky proces, bashkë me proceset tjera të edukimit, fillon gjysh në barkun e nënës, përkatësisht që nga lindja. Ashtu si edukohemi nëpër këto faza, ashtu edhe do të sillemi në vazhdimësi.
Në këtë shkrim nuk do e elaborojmë edhe atë që ne, si shpirt, e sjellim me vete gjatë lindjes, pra, programimin nga inkarnimet e mëparshme, nevojën karmike sipas teorisë së inkarnimit (lindjes së re në një kohë tjetër dhe trup tjetër), e as teori të formave tjera me origjinë religjioze apo okultike, por do e shqyrtojmë vetëm atë që i përket jetës sonë të tashme. Pra, ndikimet e faktorëve aktual në ne dhe marrëdhëniet tona ndaj tyre, qofshin ato pozitive apo negative, dhe çfarë mund të bëjë ne që të ndikojmë mbi to.
Siç e cekëm edhe më lartë, ashtu si edukohemi ashtu edhe do të sillemi. Pra, tërë atë që prindërit tanë e kanë programuar në ne, atë dhe do ta realizojmë në mënyrë të pavetëdijshme, përderisa, për këtë, nuk vetëdijesohemi dhe nuk marrim masa për ndryshim. Nëse p.sh. ata gjatë gjithë kohës na kanë folur se jemi të prapët, ky mendim do të regjistrohet thellë në ndërdije dhe, herdokur, do të vijmë në aso situatash që ajo thënie të vërtetohet, pasi ndërdija jonë do të veproj sipas atyre sugjerimeve. Çdo sugjerim, çdo urdhër, çdo programim që hynë në kokat tona, që depërton në qelizat tona, në gjenet tona, automatikisht edhe realizohet, nëse jo menjëherë, atëherë me siguri më vonë.
Një gjë duhet ta kemi të qartë: ndërdija nuk është selektive. Ajo reagon në çdo aksion. “Ndërdija juaj është shumë e ndjeshme ndaj mendimeve. Mendimet, nga ana e tyre, krijojnë modelin e matricës nëpër të cilën rrjedh inteligjenca e paskajshme, mençuria, forca jetësore dhe energjia e ndërdijes suaj. Po guxuat t’i përdorni ligjshmëritë e mendjes, në vend të skamjes do të keni pasuri, në vend të besimeve të kota dhe mosdijes - mençuri, në vend të dhembjes - qetësi, në vend të mërzisë - gëzim, në vend të frikës - besim, në vend të mossuksesit - sukses.” - thotë Xhozef Marfi në librin e tij të famshëm, “Forca e ndërdijes”.
Pra, nëse mendojmë: “Kurrë nuk do të dalë nga kjo situatë!”, natyrisht që ndërdija jonë do të na përgatisë për dështim - “shkatërrim”. Do t’i ndërmerr të gjitha masat e mundshme, në mënyrë që ky mendim i yni edhe të realizohet. Dhe fare nuk është e rëndësishme se a e themi këtë mendim me zë apo në vete, mjafton që ky mendim të ekzistojnë diku thellë në ndërdijen tonë dhe sigurisht që kurrë nuk do të dalim nga ajo situatë.
Aq më keq është nëse ne për këso mendimesh jemi të vetëdijshëm. Sa më të vetëdijshëm, një hapë më pranë katastrofës do të gjendemi. Akoma më i madh do të jetë hapi nëse mendimet e tilla i themi me fjalë, ose edhe më keq nëse ato fjalë rregullisht i përsërisim. Këtë gjë e ilustron shumë mirë Daut Demaku në librin e tij “Sekreti i lumturisë” (që mund ta shkarkoni falas në sektorin “Literaturë”): “Çdo gjë lindë në shpirt. Në xixën e parë lindë IDEJA, pastaj ideja formësohet në MENDIM, mendimi shprehet me FJALË, fjala krijon ENERGJI, energjia rrënon ose ndërton JETËN”.
Shumica e njerëzve janë lypsar. Ata mundohen që përmes mëshirës t’i zgjidhin problemet e veta. Zgjidhjen e kërkojnë gjetkë, jashtë vetës! Ka edhe të tjerë që fatin e kërkojnë përmes formave të ndryshme: teknikave psikologjike, shtigjeve religjioze, fenomeneve paranormale, veprimeve magjike, etj., që në realitet shpeshherë gjejnë edhe fatkeqësinë, pasi bien pre e matrapazëve, e sharlatanëve të shumtë, veprimet e të cilëve mund të jenë me pasoja mjaft të rrezikshme.
Se a do të arrijmë të bëhemi ashtu siç duam, varet tërësisht nga vendimi ynë se a dëshirojmë vërtet një gjë të tillë. Secili prej nesh është i aftë të lirohet nga prangat shpirtërore që ia ke vënë vetes. E rruga më e lehtë, më e shpejtë, më e lirë dhe më e mirë për të dalë nga errësira është ajo rrugë që kalon përmes dritës. Vetëm me anë të dritës mund të dalim nga errësira, vetëm me anë të mirës mund ta mposhtim të keqën, vetëm me anë të mendimeve pozitive mund të lirohemi nga mendimet negative dhe të bëhemi kreatorë të ardhmërisë sonë.
Mendoj se të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen se jeta është një lojë teatrale, ndërsa ne, individët, jemi artistë me role të ndryshme. Prandaj, varët tërësisht nga ne, se a dëshirojmë ta luajmë rolin e lypsit apo të njeriut të pasur, rolin e të vuajturit apo të te lumturit, rolin e të dështuarit apo të të suksesshmit. Pra, të bëhemi vet ne, regjisor të skenës së jetës dhe të mos e lejojmë vetën që dikush tjetër të jetë përcaktues i qëllimeve tona.
Inteligjenca krijuese, qenies njerëzore, pra neve, na ka lënë në dispozicion gjithçka. Bile shumë më shumë se sa aftësia e logjika sonë mund t’i akceptoj. Pra, neve na është dhënë mundësia e lirë që vet të zgjedhim mes të mirës dhe të keqes. Dhe për të qenë në baraspeshë me ligjet e mençurisë universale ne duhet edhe të sillemi në harmoni me to. Duhet ta kemi parasysh, edhe pse ne vërtet kemi të drejt të bëjmë pothuajse çdo gjë, pasi që gjithçka edhe është krijuar për ne, megjithatë, duhet t’i respektojmë disa norma, së paku etike, për të mos e lënduar as vetën e as të tjerët. Nuk do ta lëndojmë as vetën e as të tjerët nëse themi: “Unë jam i lumtur por edhe ti je i lumtur”. Për një sugjestion ose formulë të ngjashme si kjo: “Unë jam OK, ti je OK”, E. Berni ka shkruan një libër të tërë, nga i cili edhe do të veçojmë diçka që koincidon me temën tonë.
Berni thotë se ekzistojnë njerëz të një kategorie që kanë marrëdhënie negative ndaj vetes, e pozitive ndaj të tjerëve. “Ata zakonisht flasin: “Unë nuk jam OK, ti je OK”. Këta janë njerëz që punojnë çdoherë kundër vetes, pra në dëm të vetës, megjithëse janë të vetëdijshëm se meritojnë më shumë. Ata gjithnjë e gjykojnë vetën, shpesh bile deri në vetëvrasje. Nuk kujdesën për trupin e tyre, zakonisht kanë mbipeshë ose janë shumë të dobët. Nuk kanë vullnet për jetë, nuk angazhohen për asgjë dhe ankohen rregullisht. Janë përtac e përtacia është sëmundje. Edhe varfëria është sëmundje! Ajo paraqite kur ju mendoni se nuk jeni të aftë të krijoni pasuri ose edhe kur mendoni se pasuria sjell fatkeqësi! Pavarësisht situatave dhe krizave të kohës, edhe pasuria edhe lumturia mund të arrihen. Çështja është vetëm se a jemi ne të gatshëm për këtë, a dëshirojmë t’i posedojmë ato”.
Ekziston edhe një grup i të paaftëve sipas Bernit. “Ata fajin ua lënë të tjerëve me qëndrimin: “Unë jam OK, ti nuk je OK”. Ose me fjalë të tjera: “Ti më rrezikon”. Në psikologjinë, pra në mendimet e këtyre njerëzve vend qendror zënë vetit negative dhe të dëmshme si: xhelozia, narcizmi, paranoja etj”.
Berni nuk preferon lidhje të ngushtë me ta. “Për ta lidhen vetëm ata që kanë dëshirë të mundohen. Në një lidhej të keqe, çdo herë do të gjeni dikë që krijon probleme dhe dikë që gjithnjë vetën e dënon. Shpeshherë, njeriu duke dashur të bëhet shpëtimtar, shumë lehtë bëhet viktimë”. “Nëse nuk ndjeheni mjaftë të sigurt” -thotë Berni, “atëherë më mirë të mos përziheni aty”.
Mendime të tilla, të lartpërmendura, lindin zakonisht në situata krizash të ndryshme si: ekonomike, politike etj., e që janë aktuale edhe sot e kësaj dite në pjesën më të madhe të globit, pa përjashtuar këtu as trojet tona. E këto mendime, nëse situatat e tilla zgjasin gjatë, zënë rrënjë thellë në ndërdije, duke asfiksuar kështu mendimin pozitiv. Mungesa e besimit në mendimin pozitiv është humbje e shpresës. Humbja e shpresës është gjë e tmerrshme - është humbja e gjithçkaje.
Dhe përsëri lind pyetja: e si të dilet nga kjo situatë?
Nëse ne vazhdojmë t’i luajmë lojërat tona negative ose pajtohemi me rregullat e këtyre lojërave, dihet si mbarojmë - zakonisht tragjikisht. Nëse ne shprehim së paku guxim për ndryshim dhe dëshirojmë të shkëputemi nga ajo logjik e pavlerë dhe e dëmshme, së pari duhet të sjellim vendim të fuqishëm se jemi të gatshëm që ta ndërrojmë rolin tonë në skenën e teatrit të jetës. Të fillojmë një rol të ri me një regji të re, që do të reflektohet drejtpërdrejt edhe në skenën e ndërdijes sonë.
Duhet ta ndjejmë vetën të gatshëm për ndryshime, ta njohim atë ndjenjë, ta përjetojmë atë dhe ta pranojmë në mendime. Të nisemi nga sugjestioni: “Unë jam i gatshëm për ndryshime!”. Bile edhe nëse nuk jemi plotësisht të gatshëm, ta fillojmë me bindje artificiale, t’ia imponojmë këtë qëndrim ndërdijes sonë: “Po, unë jam i gatshëm për ndryshime!”. Një sugjestion të tillë duhet përsëritur disa herë gjatë ditës: në shtëpi, punë apo rrugë. Se besimi, është i vërtetë apo i rrejshëm, gjithmonë vepron, e ka vërtetuar para pesë shekujsh edhe alkimisti dhe mjeku u njohur zviceran, Filipus Paracelzus. Ai shkroi një fjali që edhe sot merret si fakt shumë domethënës: “Pa marrë parasysh se objekti i besimit a është i vërtet apo i rrejshëm, efekti i të besuarit është i njëjtë”.
Ne duhet t’i ndërpresim me çdo kusht ndikimet negative, ndjenjën e pamundësisë, ndjenjën e paaftësisë, dhe në vend të tyre, të ndërtojmë qëndrime optimiste, të mendojmë pozitivisht pavarësisht krizave të kohës. Pra, ne duhet të përpiqemi në çdo formë ta ndryshojmë veten dhe t’i aktivizojmë të gjitha resurset e brendshme pozitive, duke mos lejuar që të infektohemi nga dukuritë e shëmtuara përreth, nga forcat e errëta negative. Suksesin duhet ta kërkojmë brenda nesh, e jo jashtë nesh. Edhe nëse në fillim na duket se nuk po kemi sukses, nuk duhet të dëshpërohemi, as të demoralizohemi, po të vazhdojmë me vendimin jetik: “Jam i gatshëm për ndryshime!” dhe, me siguri, herdokur, ndryshimet pozitive do të ndodhin. Pjesa më e madhe e njerëzve më të famshëm, janë nisur nga hiqi. Ndoshta një hiq edhe më tragjik se yni, e megjithatë kanë arritur suksese madhështore. Çdo gjë e madhe buron nga fillimet e vogla. Prandaj, besimin në arritjen e suksesit nuk duhet ta humbim kurrë. Edhe në mbrëmje kur të shtrihemi, duke i zhveshur rrobat, duhet larguar nga vetja, nga mendja jonë, tërë atë që ka ndodhur ditën që po e lëmë pas, sidomos situatat e pakëndshme. Të shtrihemi me besim të madh se edhe nesër na pret një ditë e re ku do të korrim suksese të reja, ku do të ndihemi edhe më mirë. Dhe, çdo ditë, do të jemi mirë e më mirë.
Duhet të mësohemi që shikimin ta hedhim përpara. Ajo që na ka ndodhur dikur, pra gabimet e mëhershme, duhet t’ia lëmë së kaluarës përgjithmonë. Sa më herët që ta fillojmë ndryshimin, aq më herët edhe do të jemi pranë qëllimeve tona - pranë sukseseve dhe lumturisë. Për të arritur diku, duhet patjetër së pari të nisemi. Prandaj të nisemi sa më herët. Ta hedhim hapin e parë. Nuk humbim asgjë nëse fillojmë që sot me ndryshime. Ne jemi farkëtarë të fatit tonë, ndërtues të ardhmërisë sonë.
http://www.sa-kra.ch/image%20psikologji/simendoniashtu.jpg

Ekzistenca dhe bukuria e diturisë të shpjerë në urtësi
Njeriu mund të gjej pushim vetëm në gjirin e vet, në të gjen qetësi, sepse ai posedon bukurinë dhe si i tillë ka përparësi edhe nëse gjendet në gjumin e paditurisë, sepse e ka për detyrim që të zgjohet nga ky gjumë! Nuk e vë re si të gjitha bukuritë shpirtërore janë mbi sipërfaqen e detit të trazuar?
http://www.sa-kra.ch/image%20meditime/egzistencabukuria.jpg
Sikundër është e ditur, bukuria dhe nektari i saj - dituria, në kohë sajojnë kurorën mbretërore ekzistenciale. Bukuria dëshiron dhe adhuron shkëlqimin, kurse ekzistenca gjakon bukurinë dhe formën e saj, diturinë që shkëlqen mu si kandili në terrin e dendur. Çdo gjë e bukur, skofiare, e dëlirë, adhuron rrezet e këtij kandili të amshueshëm dhe njeriu atomik dëshiron dritën dhe shkëlqimin e saj, jo të reshurat rrezatuese të cilat lënë pas vete plagë të rënda dhe të dhimbshme, por rreze që shërojnë plagë të ndjeshme, qofshin ato edhe shpirtërore, duke iu lutur Allahut xh. Sh. Tani ky njeri atomik, diku larg në thellësitë e universit dhe në thellësitë e pafund të shpirtit të vet, këtë dukuri dhe nektarin e saj, diturin e gjurmon, se është strukturë në thellësinë e padukshme. Kështu vazhdon duke gjurmuar edhe në njeriun tjetër, kudo që gjendet nuk pushon së kërkuari, sepse është adhurues ekzistencial. I etshëm për atë kurorë dhe shkëndijën e saj, që buron nga ai nektar, e cila është strukturë nën valët e shpirtit të tij të trazuar. Pasi që ajo qenka pasuria e tij ekzistenciale, e strukur diku larg në meridianët e botës shpirtërore, jeton dhe shpreson se do ta gjejë kur do të këndellet nga kjo plogështi, do t’i shkrep një ditë kjo dritë. Vallë si të mos gjurmojmë këtë substancë të begatshme? Kjo është një detyrim për qenien teomorfe, nga e cila kurorëzohet dhe begatohet ekzistenca e tij. Si i tillë ai e gjurmon këtë thesar të begatshëm, i cili na e mbushullon me lumturi jetën, vetëm për Zotin e gjithëfuqishëm.
Njeriu mund të gjej pushim vetëm në gjirin e vet, në të gjen qetësi, sepse ai posedon bukurinë dhe si i tillë ka përparësi edhe nëse gjendet në gjumin e paditurisë, sepse e ka për detyrim që të zgjohet nga ky gjumë! Nuk e vë re si të gjitha bukuritë shpirtërore janë mbi sipërfaqen e detit të trazuar? Dihet mirë filli i dashurisë që zgjon, që lidh e që vëllazëron. Dashuria është një fryt i bukurisë dhe i nektarit të saj, diturisë, e cila mjekon, shëron plagët, qofshin ato edhe atomike, forcon dhe ngre në këmbë qenien e plagosur, lartëson, shenjtëron virtytet e tij të madhërishme e të kërkueshme. Të gjitha begatit dhe vetë fati janë bërthamë e lumturisë së gjinisë njerëzore, në të cilën kurorëzohet. Vetëm dashuria është çelës i këtij meridiani të mbyllur. Formula e të gjitha dëshpërimeve të njeriut dhe të synimeve të tij të larta, në të njëjtën kohë edhe kundërthënëse “madje edhe për më të afërmit”. Këto dallime vihen re te babai dhe te i biri, dallimet ndërmjet njërës familje dhe familjes tjetër e kështu me radhë, si dhe ndërmjet njërës kulturë e tjetrës.
Vështroje këtë diferencë babilonase “që është një pjesë teatrore, një operë e zymtë, e cila ekzekutohet me copa kostumesh e dekorimesh, me gjithë larmin që i ka lidhur dhe u ka dhënë shpirt kjo lidhshmëri në mënyrë më konstante, që mban racën njerëzore.
Ky element është dashuria, që është fryt i bukurisë së diturisë, e cila formon një mendim, një ndjenjë njerëzore, një ndërmarrje për këtë substancë të amshueshme, e cila jetën na e bënë të lumtur, një rezervuar i botës shpirtërore, që na pastron, na bën të dëlirë, është Zoti fuqiplotë.
Pjesa më e madhe e racës njerëzore bënë përpjekje në vazhdimësi për ta realizuar këtë ëndërr të lashtë me qëllim që të pasurohet me dashurinë primordiale dhe nektarin e saj, diturinë, që të jetë i lumtur dhe që çdo gjë rreth tij të lulëzojë dhe të jetojë në dashuri.
Kjo bërthamë gjendet në mikrokozmos. Ky mikrokozmos në këtë zbrazësi të gjithësisë është boshti kryesor, i cili mban atë peshë të rëndë, një fat të pazhdukshëm, të papeshueshëm me tërë fuqinë e vet, jep e merr për të arritur dhe për zgjidhur problemet që e pengojnë udhëtimin e tij horizontal me karakter jetësor. I vrullshëm për realizimin e këtyre synimeve mu si rrezet e diellit, që bien e depërtojnë tej unazës dhe vërshojnë botën, duke e pasuruar me shkëlqimin e vet, që hyjnë nëpër ngushticat më të vogla gjer në zemrën e kozmosit - ja i tillë është njeriu.
Vlerat etiko-morale bëjnë që njeriu të jetë besimtar: Fleksibil, i kujdesshëm, fisnik, i ndershëm, i drejt, i matur, i ekuilibruar dhe, në fund, besimtar.
Muhamed Ikbali, filozof pakistanez, ka thënë:
“Besimi, të besuarit është imanencë e ekzistencës së njeriut të natyrës së tij. Njeriu është qenie e vetme e gjallë që beson. Ta mohosh besimin do të thotë ta privosh veten nga një segment i natyrës njerëzore, të shpallësh veten si qenie të dehumanizuar”.
Mu si qelqi kozmik, që i përthyen e pastaj i shpërndan ato rreze shumëngjyrëshe të diellit, që janë enigmatike - ja i tillë është njeriu.
Kështu ndodh edhe me atë shpirt të dëlirë, të kthjellët, që i pastër si loti noton në meridianët e botës shpirtërore, që me një dëshirë të zjarrtë shfaqet mu si ylberi mbi atë qelqin kozmik. Të gjitha arritjet në këtë bot i takojnë mbarë njerëzimit, sepse burimi i tyre është ai nektari origjinal që buron pa pushim nga thellësitë e tij, që është një agregat, i cili e shtynë të synojë për të prodhuar, për të arritur më tutje, për ta pasuruar edhe më jetën në lumturinë e përgjithshme. Si i tillë, ky mikrokozmos duhet të luftoj paditurinë, destruksionin, egoizmin dhe dukuritë e tjera shkatërrimtare: të mbjell lule në kopshtin shpirtëror, nektari i të cilit do t’i vërshoj meridianët e botës shpirtërore, ku do të zhduket tisi i territ dhe bukuria e diturisë së gjurmuar ekzistenciale do të dalë në shesh, nga do të shpërthejnë rrezet nga ai kandil i amshuar, burim i dashurisë së racës njerëzore, nëpërmjet të të cilit mund të arrijmë në kufirin më të lartë të fuqisë pozitive, është Zoti i gjithëfuqishëm - Zoti hirmadh xh. sh.
Mr. Hamdi THAQI

Mbi miqësinë
“Duhet të kemi brenda qenies tonë pikësëpari virtytin, që më pas të kemi mundësi të realizojmë miqësinë e vërtetë”- thotë Ciceroni. Miqësia flet mbi të gjitha me veprime miqësore, me fjalë, me sy miqësorë. Ajo nuk ka sy të lëngët plot me dëshira trupore. Nuk ka sy hulumtues, dinakë e të lëvizshëm, për të zbuluar, hapësira përfitimi tek “miku” i radhës.
Mbi miqësinë është thënë shumë.
E unë tani dua të flas për diçka të madhe, vërtet të madhe. Dua të shndërroj përpjekjet njerëzore në një sado të vogël qartësi mendimi mbi atë që de fakto merr vlera shpirtërore dhe bëhet miqësi.
Sigurisht, “duhet të kemi brenda qenies tonë pikësëpari virtytin, që më pas të kemi mundësi të realizojmë miqësinë e vërtetë”- thotë Ciceroni. Ky rrëfimtar romak, eseist, filozof, pra njeri i mençur dhe shumë i njohur për katedrat e mendimit, jetoi deri pak përpara epokës së Krishtit - rreth 40 vjet përpara daljes së profecisë nga misteret Hyjnore. Ai, i shqetësuar thellësisht nga ecuria e treguesve shoqëror dhe politik të kohës, fillon e na tregon modelin e miqësisë dhe forcën e saj si element garantues për një rend shoqëror me themele të shëndosha.
Duke u kthyer tek e përditshmja jonë, ose tek shekujt që kanë kaluar, ku me termin miqësi është abuzuar pambarimisht, them se miqësia është një virtyt dhe kusht në të njëjtën kohë. Ajo është kusht, që për ta patur si virtyt, duhet të përzëmë nga brendia e vetes tonë: hipokrizinë, zilinë, interesat materiale, karrierizmin, servilizmin. Po të zëvendësonim gjithë këto vese të urryera që mbart shpirti dhe mendja njerëzore me miqësinë, atëherë do kuptonim lehtësisht atë çka thënë Ciceroni.
Po kështu do kuptonim më qartë atë çfarë u tha Jezu Krishti Apostujve me frazën: “Duajeni njëri-tjetrin siç ju desha unë juve!” Ai foli për dashuri, por kjo ishte një dashuri miqësore, vëllazërore, në kuptimin simbolik të shprehjes.
Pra, këtu kuptojmë se cilat mund të jenë rastet e mirëfillta kur raportet njerëzore karakterizohen nga një ndjenjë e vërtetë miqësie.
Grekët e vjetër, të cilët falë gjuhës dhe shkollave që administronin në gjithë Mesdheun 2000 vjet kaluar, qenë të parët që shkruan libra me Tekstet e Shenjta - sigurisht në gjuhën e tyre mrekullisht të pasur. Pikërisht në këtë gjuhë ata marrëdhëniejen e Jezusit me Apostujt e përkufizuan me termin philia (dashuri miqësore). Ndërsa dashurinë trupore, dëshirat atraktive i përkufizuan me termin eros (dëshirë trupore). Po ata, grekët e vjetër, të ditur dhe të ndjeshëm siç ishin ndaj të bukurës, gjetën fjalën agape (dashuri me frymëzim hyjnor) për më të bukurin sentiment, fjalë kjo që përfaqëson dhe kulmin e inteligjencës dhe të ndjeshmërisë tek njerëzit.
Mirëpo në vakumin e përditshëm shpirtëror, kulturor dhe informativ që përjetojnë njerëzit prej mijëra vjetësh, bien shpesh herë pre shumë nga ne. Mundohemi të shprehemi dhe kështu delirojmë e tentojmë të prekim tema delikate dhe udhërrëfyese për njerëzimin, siç është edhe argumenti: miqësia. E kush nuk shkroi për miqësinë?! Barinj, kalorës e kallajxhinj. Luftëtarë, të burgosur e marinarë. Ushtarë, alkoolistë e homoseksualë. Poetë, shkrimtarë, kanunxhinj e tradhtarë. Virgjëresha, adoleshente, gra në moshë, prostituta e kështu me radhë.
Çlirim i pallogaritshëm energjish dhe emocionesh, shpesh herë të hedhura dëm mbi faqe letrash e librash anonim, që padyshim do kishin vlejtur për diçka tjetër, shumë më të dobishme për njeriun.
Është përkufizuar ajo, miqësia, në të gjitha format, me shumë fjalë e rreshta, që në pjesën më të madhe të rasteve kanë krijuar konfuzion dhe jo qartësi.
Po në të vërtetë çfarë është ajo?!
Ajo, miqësia, është diçka krejt tjetër nga marrëdhënia obsesive kundruese që ka, jo me ty por me trupit tënd, homoseksuali i radhës kur shtiret si mik. Ky raport, ose sentiment njerëzor, si na pëlqen shpesh ta quajmë miqësinë, nuk mund të jetë veçse një kusht ku nuk ekzistojnë si referencë të mirat materiale dhe shkëmbimi i tyre mes individëve.
Ai është një raport i kushtëzuar nga fakti se askush nuk mund t’i imponojë palës tjetër “respekt” autoritar. E njëjta gjë mund të thuhet, pra në formë kritike, nëse dikush pretendon të përfitojë prej dikujt diçka dhe jeton me paturpësi duke thënë se ndjehet mirë që po përjeton një “miqësi” të tillë.
Jo! Miqësia është një sentiment. Ajo është një nga tre elementët ose format ekspresive më të përmendura kur flitet për ndjenjën më të lartë dhe sublime që karakterizon njeriun, pra, për dashurinë. Miqësia është pjesë e rëndësishme ose shpesh pararendëse e dashurisë. E për dashuri kemi parasysh atë që përmendet në librat e shenjtë, lidhjen e madhe erotike, miqësore dhe shpirtërore ardhur nga Zoti (Shën Pali Korintasve 1).
Po t’i flisja të gjitha gjuhët e njerëzve e të engjëjve,por po të mos kisha dashurinë, do të isha porsi bronzi që kumbon..
Po ta kisha dhuratën e profecisë e t’i dija të gjitha misteret,e të gjitha dituritë;po ta kisha edhe fenë e plotë, me të cilën t’ua ndërroja vendin maleve,por po të më mungonte dashuria, s’do të isha asgjë!
Kështu, do të shprehesha edhe unë në lidhje me miqësinë pra:
Po të kisha çdo mundësi materiale ose gjithë hirin e bukurisë,edhe po të kisha gjithë pushtetin tokësor dhe prepotencën e një qenieje,symbyllur që kërkon të barazohet me Atë që e ka krijuar,po të mos kisha miqësinë, jam i sigurt se do të isha i vetmuar dhe do ndjehesha një asgjë!
http://www.sa-kra.ch/image%20meditime/per%20miqesine.jpg
Vlen të kujtohet se miqësia është ajo, e painteresuara ndjesi mbi baza materiesh, ajo e painteresuara ndjesi dhe veç e ndershme ndaj nevojtarëve; është për ata që e kërkojnë pa interes dhe me sinqeritet atë. Është ajo ndjesi që kërkon dhe i ofrojmë atij, që në heshtje e plot me dinjitet ka nevojë për të, për miqësinë tonë. Ai e kërkon dhe nuk çirret apo serviloset për ta patur atë prej nesh. Ai pra është miku ynë, ai na jep të kuptojmë se çfarë kërkon prej nesh dhe na bën që ta ofrojmë edhe ne vetë këtë sentiment, miqësinë, tek ai ose tek të tjerë.
Miqësia flet mbi të gjitha me veprime miqësore, me fjalë, me sy miqësorë. Ajo nuk ka sy të lëngët plot me dëshira trupore. Nuk ka sy hulumtues, dinakë e të lëvizshëm, për të zbuluar, hapësira përfitimi tek “miku” i radhës.
Ajo, miqësia, nuk ka brenda strukturës së saj strategjira okulte mbi depersonalizimin e atij që duam ta kemi mik, duke i shkaktuar atij trauma, duke i prishur atij ekzistencën prej xhelozisë, duke i shkatërruar raportet që ai ka me të tjerët dhe me gjithë botën e tij. E përse?! “Vetëm e vetëm për ta patur pak mik!”. Ky është vetëm një nga shumë paradokset që konsumohen në emër të këtij virtyti të lartë siç është miqësia.
Këtu mund të theksohet se nuk mund t’i veshim emrin miqësi raportit që prodhon një individ me gjithkënd tjetër të rastësishëm, vetëm e vetëm për t’i treguar botës se edhe ai ka miq. Sepse në të vërtetë ai akuzohet shpesh për faktin se “nuk do kishte se kujt t’i kërkonte qoftë edhe një gotë ujë” siç thotë populli, pra si një i vetmuar për faj ekskluzivisht të tij, në këtë botë plot me njerëz e me miqësira. Ai dëshiron, thjesht të tregojë në dukje dhe jo në përmbajtje se ka miq.
Me fjalë të tjera, ky individ ka nevojë të shtiret e të justifikojë paaftësinë e tij në shoqëri dhe nuk ka aspak si qëllim të krijojë e të jetojë raporte vërtet miqësore, për të cilat bota ka aq shumë nevojë e pa të cilat njeriu nuk mund të jetojë si njeri.
Pas Krishtit, filloi të qartësohej dhe mund të them se ishte gjithnjë e më konkrete ideja mbi miqësinë, sigurisht kjo edhe pas provave, shembujve dhe eksperiencave të Tij me Apostujt. Njerëzit, pas kësaj epoke, kanë mundësi të kuptojnë se miqësia nuk është diçka abstrakte, por as krejt e zakonshme. Ajo shihet si një gjë e shenjtë, që fle tek njeriu prej ndërmjetësisë së Shpirtit të Shenjtë, i cili zbret prej lart me vullnet të Krijuesit. Po kështu, si një gjë e shenjtë ajo përkufizohet edhe në jetën e përditshme si dhe në zhargonin e njerëzve që zakonisht nuk kanë asgjë të shenjtë ose lidhje me gjërat e shenjat. Pjesa më e madhe e tyre, në mënyrë retorike thonë, “motra është e shenjtë”, “toka është e shenjtë”, e po kështu thonë “miqësia është e shenjtë”. Sigurisht thonë një të vërtetë të madhe këta të pandërgjegjshëm edhe pse fjalët i përdorin pa iu a ditur kuptimin ose pa u thelluar në to.
Miqësia është e Shenjtë. Ajo nuk fle tek kushdo. Ajo vjen e zbret në mënyrë të padukshme nga Lart dhe prandaj themi se “ai është një njeri i Lartë” kur duam të përshkruajmë me solemnitet një person që na është shfaqur vërtet me virtyte miqësore.
Miqësia nuk preket, nuk hahet, nuk vishet, nuk duket me sy, nuk ka ngjyrime, nuk ka variante. Nuk është miqësi ajo që përshkruajmë kur themi “unë atë e kam mik me versionin tim”. Jo, ajo nuk është miqësi! Ajo mund të jetë sjellje oportuniste, mashtruese, e bazuar në interesa të caktuara për rrethana të caktuara.
Miqësia vjen në formë energjie, si një bashkudhëtare me Shpirtin e Shenjtë dhe zë vend në zemrën dhe mendjen e një personi. E që nga ai moment, ajo është e njëjta gjë tek të gjithë, është e njëjta ndjesi dhe kështu, të gjithë ata që e kanë brenda tyre komunikojnë nëpërmjet saj. Ajo zbret vetëm nga lart dhe prandaj i ngre gjithnjë lart në piedestal ata që e mbartin. Prej këtyre njerëzve bota zbukurohet e ndodhin mrekullitë.
Mund të thuhet se si në atë e në këtë kohë, ose më mirë në të gjitha kohërat, miqësia mund të konsiderohet si një cilësi që iu përket njerëzve të ndershëm dhe të mbarë, të cilët si një klasë shoqërore e konsoliduar, nëpërmjet saj, miqësisë pra, mund të garantojnë mbarëvajtjen e shoqërisë dhe janë në gjendje të rregullojnë punët e shtetit.
Miqësia është ajo që reziston në kohë (kohët njerëzore), qoftë edhe me fragmente të shkëputura ose momente të shkurtra miqësie që krijojnë atë sigurinë dhe ndjeshmërinë që të bëjnë të mendosh se ti me atë person të cilin e konsideron mik, ke lindur e je rritur së bashku. Është pikërisht ajo që nuk ka interesa të tjera veç natyrales, modestes, të pastrës, të ndershmes dhe jetëgjatës miqësi.

Njeriu nuk rron dy herë,por ka shumë nga ata që nuk dinë te jetojnë as një herë...
"Mendimi që e lind besimin, - thotë Osho, - e krijon energjinë e caktuar në organizëm. Aq sa të ketë njeriu besim, aq do të ketë energji. Kurse energjia ka forcë që t'ua ndryshojë trajtën gjërave. Për të qenë ky mendim plotësisht i qartë, shikone rrjedhën e ujit. Uji ecën teposhtë, uji mendje s'ka, ecën nga i vjen më lehtë. Po të përdorim energjinë dhe ta vlojmë ujin, atëherë nga do të shkojë avulli: përpjetë a teposhtë?"
Besimi është mendim i formësuar në mendje pa asnjë thërrmijë të luhatjeve e të dyshimeve. "Besimi është ligji themelor i jetës". Ata që duan të arrijnë suksese të larta, duhet të kenë besim të madh. Raporti ndërmjet suksesit dhe besimit është plotësisht i barabartë: aq sa do të besosh në aftësitë tuaja, aq edhe do të arrish sukses. As më pak, as më shumë.
"Deri para disa kohësh, besohej se për ta arritur ndonjë sukses në jetë, - shkruan H. Boksi, - ishin të nevojshme dhunti të jashtëzakonshme inteligjence, të shoqëruara nga favore të veçanta të fatit. Sot dihet e pranohet nga të gjithë kompetentët në këtë fushë se suksesi është një çështje e thjeshtë vullneti e zbatimi. Aq e vërtetë është kjo, se ne amerikanët nuk besojmë as në fatmirësi, as në fatkeqësi, por besojmë në "rastësi". E, rastet paraqiten me qindra në rrugën e jetës...
Individët sistematikisht fatkëqij janë të frikësuarit, të rrëmbyerit, dembelët, të paqëndrueshmit, injorantët, të çrregulltit...
Njeriu aktiv dhe i guximshëm, i mësuar, i matur, i kujdesshëm, nuk është kurrë fatkeq. Mund të pësojë një përmbysje, por kurrë një disfatë. Të besosh se për të qenë i suksesshëm dhe i lumtur është e domosdoshme buzëqeshja e fatit dhe dashamirësia e rastit, është një gabim i rëndë. Si elemente psikologjike, suksesi dhe lumturia, janë të varura plotësisht nga vullneti ynë."
Ndërkaq, O. Shelbahu, do të thotë: "...duke folur për qëllimin, kam theksuar të mos i vini vetes qëllim të vogël. Gjithashtu kam theksuar se nuk bën ta konsideroni veten tepër të vogël dhe pa vlerë, dhe këtë gjë do ta theksoj edhe njëherë, sepse e di me siguri se jeni në gjendje të manifestoni aftësi shumë më të madhe punuese sesa besoni edhe vetë. Porse shumë njerëz lëngojnë nga ajo që nuk besojnë në vete dhe në aftësitë e veta. Ndërkaq, vetë besimi bën që veprat e mëdha dhe veprimtaria e madhe të arrihen dy herë më shpejt dhe më lehtë. Për këtë ja se ç'thotë për dëshirat tuaja mjeshtri i vjetër Gëte: "Dëshirat tona janë parandjenja të aftësisë, të cilat gjenden në ne, janë kasnecë të asaj që jemi në gjendje të bëjmë".
Çdo dëshirë e arsyeshme mund të plotësohet. Dëshira është e arsyeshme nëse gjendet në suaza të asaj që mund të arrihet. E arritshme është çdo gjë për çka jeni aftësuar. Nëse përherë synoni përpara, kufijtë e së arritshmes çdo ditë do të zgjerohen përherë e më tepër, meqë aftësitë tuaja përmes synimit përherë zhvillohen.
Shumica e njerëzve janë ëndërrimtarë, të cilët nuk dinë se ç'duan ç'është e drejta, nuk dinë pse dhe për çfarë arsye jetojnë. Për këtë nuk është e çuditshme pse fati i hedh sa andej, sa këndej, kurrkund nuk zënë vend e as kanë kënaqësi të plotë.
Ata janë njerëz të së përditshmes, që ëndërrojnë syhapur, që vetë janë fajtorë për fatkeqësinë e tyre, po, megjithatë, ua hedhin fajin të tjerëve. Ju ndërkaq, duhet të ecni jetës syhapur dhe për këtë shkak të gjykoni për çdo gjë me arsye.
Nuk ekziston kurrfarë ndikimi që do të mund t'ju pengonte, nëse përpara nuk i besoni atij ndikimi. Natyrat e mëdha ecin qetë rrugicave të veta drejt suksesit, të cilin e kanë rrënjosur fort dhe e ruajnë si farë të çmueshme".
Këto ishin dy fragmente të shkurtra, që flasin qartë për funksionin e besimit për arritjen e suksesit në jetë. Më poshtë do të merremi me besimin si mjet tejet efikas për shërim të sëmundjeve të ndryshme. Por edhe kur kemi shkruar për "Mendimin dhe Qëllimin", e edhe në këtë pjesë për besimin si fuqi e madhe në rrugën e suksesit, e edhe për pjesën tejet interesante kur besimi sjell shërimin, gjithnjë na del para një dilemë shumë serioze: ku po gjen forcë organizmi për realizimin e qëllimeve të larta, për arritjen e sukseseve të mëdha dhe për shërimet e ndryshme. Me këtë rast duhet t'i drejtohemi Oshos, i cili në librin Fara hyjnore në mënyrë eksplicite dhe të saktë i sqaron të gjitha.
http://www.sa-kra.ch/image%20meditime/njeriu%20nuk%20rron.jpg

Të gjithë ata që janë thelluar pak më shumë në fshehtësinë e krijimtarisë imagjinare, e dinë fare mirë se pa një frymëzim të fortë që shkakton një temperaturë të brendshme, pra, pa një zjarr, një energji, nuk mund të ketë vepër të mirë artistike. Pa një energji të caktuar, nuk mund të krijohet asnjë prodhim nga jeta materiale. Secili, kush më pak e kush më shumë, e do një energji të caktuar. "Ta vlojmë ujin, t'ia ndërrojmë trajtën" dhe, prandaj, do t'i ndërrohet edhe rrjedha. Nëse kemi vlime të brendshme, energji, në vend se të ecim teposhtë si uji, do të kthehemi në drejtim tjetër: përpjetë, si avulli.
Ja forca reale e besimit, prandaj kemi thënë në fillim se aq sa të kesh besim, aq do të kesh sukses. As më pak, as më shumë. Por të shohim tash funksionin e besimit si mjet shërues, për të cilin Xh.Marfi thotë:
"Është e qartë se secilin njeri e interesojnë problemet e shërimit të sëmundjeve trupore. Ç'sjell në të vërtetë shërimi? Ku fshihet fuqia shëruese? Secili nga ne së paku një herë e ka parashtruar këtë pyetje. Përgjigjja është e thjeshtë: fuqia shëruese pushon në ndërdijen e secilit njeri, kurse ndryshimi i qëndrimit të të sëmurit e liron dhe e nxit atë që të fillojë të veprojë.
Asnjëherë, asnjë mjek, asnjë psikolog, asnjë psikiatër, asnjë prift a fallxhi nuk e ka shëruar asnjë të sëmurë. Fjala e lashtë thotë: "Mjeku plagën e lidh me fashë, kurse zoti e shëron". Psikologët dhe psikiatrit i lirojnë blloqet dhe, në këtë mënyrë, e lirojnë parimin shërues, duke ia kthyer shëndetin të sëmurit. Ngjashëm me këtë edhe kirurgu e liron pengesën fizike në organizëm, pas së cilës rryma shëruese përtërin funksionin e vet normal. Asnjë mjek nuk do të pohojë me këmbëngulje se pikërisht ai e shëroi pacientin, por këtë sukses do t'ia njohë fuqisë shëruese, që ka emra të panumërt: natyrë, jetë, zot, inteligjencë krijuese ose fuqi e ndërdijes.
Ekzistojnë shumë metoda të ndryshme të eliminimit të pengesave mentale, emocionale dhe fizike, që pamundësojnë qarkullimin e lirë të parimit shërues të secilit prej nesh. Parimi shërues, i vendosur diku thellë në pjesën e ndërdijshme të mendjes, është në gjendje dhe i gatshëm, që nën udhëheqjen e vetëdijes së vet a të vetëdijes së dikujt tjetër, ta shërojë shpritin e trupin nga çdo sëmundje.
Parimi shërues vepron në brendi të secilit njeri, pa dallim ngjyre, race a feje...
Veprimi bashkëkohor i terapisë shpirtërore bazohet në faktin e provuar se forca e paskajshme dhe mençuria e ndërdijes reagojnë sipas besimit që i kushtohet asaj. Prifti, gjatë kësaj, i përmbahet përcaktimit të biblës: tërhiqet në botën e vet dhe e kyç derën pas vetes, që do të thotë se qetësohet, relaksohet dhe i dorëzohet mendimit të fuqisë së paskajshme shëruese në vetvete. Pra, mbyll derën e mendjes, për çdo gjë që nga jashtë do të mund ta pengonte dhe qetë e me bindje i kthehet ndërdijes së vet, duke ia rrëfyer dëshirën e kërkesën e vet, duke kuptuar se përgjigjja do të jetë në pajtim të plotë me nevojat e tij.
Vallë, a nuk është e mrekullueshme të dihet se ajo që është krijuar në mendje, më në fund, do të realizohet? Mu këtu qëndron thelbi i qëndrimit: "Beso se ke dhe do të kesh!" Në këtë është bazuar terapia bashkëkohore lutëse.
Ekziston vetëm një proces i përgjithshëm shërues, i cili vepron ndaj çdo gjëje dhe ndaj çdokujt: ndaj maces, qenit, drurit, frymës, tokës, sepse çdo gjë në këtë botë përmban frymë të jetës. Ky parim jetësor vepron në mbretërinë e shtazëve, të bimëve dhe të mineraleve si instinkt dhe si ligj i rritjes dhe i zhvillimit. Njeriu, për dallim nga të tjerët, është i vetëdijshëm për veprimin e parimit jetësor dhe me vetëdijen e tij është në gjendje që atë ta orientojë drejt nga mirëqenia e vet.
Ka shumë aspekte, teknika dhe metoda të ndryshme të përdorimit të kësaj fuqie universale, por duhet pasur ndër mend se ekzistoj vetëm një proces shërues, që quhet besim, bindje. (Pra: BESIM, BINDJE!).
Secili religjion paraqet formë të caktuar ta shfaqjes së bindjes njerëzore - të besimit njerëzor, gjatë së cilës besimi arsyetohet në mënyra krejtësisht të ndryshme. Ai është ligji i jetës.
Besimi është mendim në mendjen e njeriut, e cila fuqisë së ndërdijes ia mundëson shpërndarjen në të gjitha fazat e jetës së tij në pajtim me mënyrë e zakonshme të të menduarit.
Duhet pasur ndër mend se libri asnjëherë nuk flet për besimin në formë të ritualit, në formë ceremonie, në formë institucioni etj., por për të besuarit si çështje më vete. Ajo se çka beson mendja e njeriut, është vetëm mendim i kësaj mendjeje dhe asgjë tjetër.
Është irracionale të besosh në atë që sjell dhembje ose në atë që e shkatërron shpritin. Keni ndër mend se nuk është e dëmshme ajo në çka besohet, por vetë të besuarit, përkatësisht MENDIMI që sjell rezultatin.
Të gjitha përvojat, të gjitha veprimet, të gjitha vetitë dhe të gjitha ngjarjet në jetë, janë jehonë e mendimeve të lindura në mendjen e njeriut.
Terapia lutëse paraqet veprim të përbashkët, të sinkronizuar, të harmonizuar dhe inteligjent të nivelit të vetëdijes dhe të ndërdijes së mendjes, të orientuar në drejtim dhe me qëllim të caktuar.
Gjatë thënies së lutjeve shkencore (vargun e pohimeve pozitive), përkatësisht terapisë, gjithnjë është e nevojshme të dihet se ç'është duke u bërë dhe për çka është duke u bërë, duke ia falur besimin ligjit të shërimit. Siç dihet, terapia lutëse quhet edhe lutje e bazuar shkencore ose veprim shpirtëror i bazuar në lutje.
Detyra e parë e njeriut, i cili vetvetes ia ushtron terapinë me lutje, është që ta zgjedhë idenë, planin ose përfytyrimin, që dëshiron ta përjetojë. Pastaj bën çdo gjë që të jetë i vetëdijshëm për aftësinë e vet. Në atë mënyrë që ta ndiejë e ta besojë se gjendja e paramenduar paraqet realitet. Po qe se i mbetet besnik qëndrimit të tij mendor, lutja do t'i plotësohet. Pra, terapia lutëse paraqet veprim saktësisht të caktuar mendor, me qëllim të caktuar saktësisht.
Të paramendojmë se me ndihmën e terapisë lutëse arrini të shërbeheni, përkatësisht të liroheni nga ndonjë problem. Do të niseni nga fakti se vështirësia e sëmundja janë pasojë e mendimeve negative të ngarkuara me frikë dhe të vendosura thellë në ndërdije. Po qe se ju shkon për dore të liroheni nga këto farë mendimesh, atëherë do të liroheni edhe nga problemi.
Prandaj, fuqisë shëruese të ndërdijes dhe vetvetes i ktheheni shumë herë, ia përsëritni çdo gjë që u është e njohur për aftësinë e saj, me qëllim që t'ju sjellë shërim. Pas një kohe, frika fillon të zhduket, ndërsa vendin e saj fillojnë ta zënë besimet e vërteta.
Më tej është e nevojshme që shumë herë t'i shprehet mirënjohje shërimit, i cili në mënyrë të paluhatshme do të pasojë, kurse pjesën e vetëdijshme të mendjes me kujdes do ta mbrojë nga të menduarit për problemin. Gjatë lutjeve nuk duhet menduar negativisht, madje as edhe për një moment nuk duhet dyshuar në përfundimin pozitiv. Qëndrimi i tillë mendor shpie deri te lidhja e vetëdijes me ndërdijen që, nga ana e vet, liron fuqinë shëruese të ndërdijes".
Fallxhinjtë përdorin eshtra, flokë, plumb të shkrirë, gurë e gjësende të tjera. Merrni këto mjete, dërgoni në laborator dhe do të shihni se asnjë substancë shëruese nuk përmbajnë. E, megjithatë, disa sish shërojnë? Siç u tha deri tash: nuk shërojnë as varret, as eshtrat, as thonjtë, por shëron besimi.
Brezi im ka pasur një qëndrim injorues ndaj të gjitha besimeve, prandaj nga përvoja jonë mund të nxjerrim një mijë shembuj kur i kemi mashtruar gjyshet tona. Ato na porositnin t'iu shkruanim hajmali te hoxha, ne paratë i bënim rrush e kumbulla, vetë i shkruanim "hajmalirat". Por, për çudi, efektet ishin reale.
Në vitet e fundit, qëkur kam filluar të merrem aktivisht me këtë literaturë, kam shënuar dy raste, që mendoj se janë interesante.
Njëherë përgatitesha të shkruaja për një fallxhi mashtrues. Vërtet, mashtrues. Shënova se kishte paguar njeriun "të çmendej", si kishte paguar shoferin e autobusit urban, që kur të hynte ai në autobus dhe të ngriste dorën, autobusi të fikej dhe udhëtarët të përplaseshin, pastaj si kishte paguar "propagandues" nëpër tregjet e Kosovës, që do të pyesnin: a dini gjë ku jeton filani se po bënte çudi e të tjera. Në fund, kontaktova edhe me "personazhin" tim. Më tha: "Mos më nguc se, duke u përpjekur që të jem bindës, arrita t'i besoja fuqisë sime! Dhe: aq shumë po më besojnë njerëzit dhe aq shumë po ua lehtësoj dhembjet, sa s'ka më kurrfarë kuptimi kthimi prapa!"
Rastin tjetër: një fshatar, me pak shkollë, me gjendje të mirë ekonomike, besimtar i sinqertë, nga pesë-gjashtë raste "i shëronte" në ditë. Kur e pyeta për mënyrën e punës, më tha: "Nuk di. Unë e them një lutje me zemër. Kam dëshirë t'u ndihmoj njerëzve. Por asgjë më shumë nuk di! Njerëzve ajo lutje po u ndihmon, përditë po vijnë nga të gjitha anët!"
Në fund, duhet të përsërisim thënien e fillimit se "besimi është ligji themelor i jetës", prandaj, pavarësisht se për çka është fjala, qoftë të jetë për tejkalimin e pengesave, për realizimin e qëllimeve jetësore, për sigurimin e shëndetit të përkryer e edhe për mundësinë e shërimit, të gjitha rezultatet do t'i keni të barabarta me nivelin e besimit dhe të vetëbesimit tuaj.
Daut DEMAKU

Njeriu që mbetet pa dashurinë e të tjerëve është qenia më fatkeqe nën dritën e diellit...
Në qoftë se do që jeta të të buzëqeshë, buzëqeshi ti i pari jetës! Dije se s'ka asgjë në botë që të çarmatosë më shumë e më fortë sesa mirësia, prandaj duaji të afërmit tuaj, nëse e do vetveten, dhe gjithçka dëshironi t'ju bëjnë juve njerëzit, bëni edhe ju atyre, në qoftë se në rrugën tuaj jetësore dëshironi të keni hapin e sigurt, të suksesshëm e të ndershëm.
Pikërisht sikur shenjat e trafikut, që vihen buzë rrugës për ta orientuar shoferin të arrijë në cak lehtë, shëndoshë e mirë, edhe në rrugën tonë të suksesit në jetë duhet t'i vëmë shenjat orientuese që na e lehtësojnë ecjen e shëndetshme dhe arritjen e shpejtë e të mirë deri te qëllimi.
Shenja e parë është një mendim shumë i hershëm, është thënë shtatë shekuj më parë dhe të mençurit e mbajnë si vetullën mbi sy. E ka thënë poeti i famshëm persian Saadi, i cili ka vdekur më 1291 në moshën 107-vjeçare. Në "Gjylistanin" e tij, ose kopshtin e trëndafilave, thotë: - "Në qoftë se dëshiron të të buzëqeshë jeta, buzëqeshi ti i pari jetës".
E dyta është thënë nga autori amerikan H.Boks, tashmë i njohur: "Nuk ka asgjë tjetër në botë që të çarmatosë më shumë e më fort sesa mirësia. Çfarëdo lloj arme shkatërrohet përpara saj".
Secili njeri ka nevojë ta duan të tjerët në atë masë, siç ka nevojë organike për ushqimin e trupit. Nëse do të të duan, të të respektojnë e të nderojnë të tjerët, ta bësh këtë ti i pari. Sepse çdo gjë që bën njeriu, bën për vete. Të tjerët mund t'i lëndosh me urrejtjen tënde, por lëndimin më të rëndë do t'ia sjellësh vetvetes, sepse urrejtja ka lindur në ty, në kokën tënde. Nëse i do të tjerët, sidomos të afërmit që nga rrethi familjar, ata do t'i shërosh me rrezatimin e gëzimit e të dashurisë sate, por do ta shërosh shumë më shumë vetveten, sepse dashuria e gëzimi po lindin në shpirtin tënd.
Për këtë Xh.Marfi do të thotë: "Ndërdija me përpikëri shënon çdo imtësi që ia përçoni për ta nxjerrë pastaj çdo shënim me besnikëri në realitetin e së përditshmes. Mu për këtë shkak, në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve do të duhej përdorur rregulla e artë: "Gjithçka dëshironi t'ju bëjnë juve njerëzit, t'u bëni edhe ju atyre"!
Atë që dëshironi ta ndiejnë të tjerët për ju, ndieni edhe ju për ta. Ashtu siç doni të sillen të tjerët ndaj jush, silluni edhe ju ndaj tyre.
Mendimet janë krijuese, prandaj çdo gjë që e mendoni a ndieni për të tjerët, bëhet pjesë e përvojës suaj vetjake, sepse përmes veprimit të ndërdijes, mendimet tuaja materializohen në realitetin tuaj. Veç kësaj, çdo sugjestion që ia jepni ndokujt, në të vërtetë e bëni për vetveten, sepse mendja si medium krijues e pranon atë dhe aty për aty fillon të veprojë sipas tij.
Nëse ndokujt do t'i bëni një të mirë, e mira do t'ju kthehet; nëse ndokujt i bëni keq, poashtu edhe e keqja do t'ju gjejë. Nëse ndokush i mashtron dhe i gënjen të tjerët, në të vërtetë ai mashtron dhe gënjen vetveten. Ndjenja e fajshmërisë, pas një kohe të caktuar, edhe atij do t'i sjellë humbje.
Ndërdija me kujdes shënon aktin mendor të mashtrimit dhe reagon në pajtim me motivacionin mendor.
Ndërdija është pavetore dhe e pandryshueshme, nuk dallon religjion, racë, institucion. Nuk ndien mëshirë dhe as është hakmarrëse. Mënyra se si mendoni e silleni, në fund do t'ju kthehet edhe juve.
Ata që e njohin ligjin e tillë dhe mënyrën e veprimit të ndërdijes, gjithnjë do të kenë kujdes të mendojnë, të ndiejnë dhe të sillen mirë e drejt ndaj të afërmve të vet.
Sa e madhe është nevoja e njeriut që ta duan të tjerët, do të shohim në shembullin e vjehrrës dhe të qenit. Në fillim, këta dy shembuj, vjehrra dhe qeni, dikujt do t'i duken qesharakë dhe joseriozë, por t'i shohim njëherë se çfarë materiali ilustrues ofrojnë dhe pastaj të gjykojmë për seriozitetin e këtij krahasimi.
Në përvojën e popullit tonë ekziston një thënie, që është bartur brez pas brezi, e cila në mënyrë të mrekullueshme ilustron nevojën shpirtërore të njeriut për të qenë i dashur prej të tjerëve.
Keni dëgjuar këtë fjalë të urtë: "Për inat të resë teme, më dektë djali", ose në jug: "Për inat tim re, të më vdesë im bir". Kush e e thotë këtë? Nëna e djalit. Vjehrra e nuses.
Djali në popullin tonë është simbol i trashëgimisë, i ardhmërisë, i jetës. Nëna që ka djalë mund të shpresojë ta martojë, të ketë krah pune të dyfishuar dhe të ketë nipa e mbesa, do të thotë ta sigurojë trashëgiminë.
Instinkti prindor, është thënë sa herë, është më i fortë te nëna sesa te babai. Është qartësuar me të njohurat që dihen: babai mund të jetë edhe i panjohur, edhe kushdo, por nëna është ajo që nga trupi i saj e sjell në jetë fëmijën.
Prandaj cili është motivi, ai motiv aq i fortë, aq i tmerrshëm do të thosha, që e detyron një zemër që nëna t'ia dëshirojë vdekjen djalit të saj, bimës së shpirtit dhe përmes kësaj vdekjeje të të birit, t'ia dëshirojë vetes dhembjen më të thellë që njeh njerëzimi dhe zhdukjen e çdo gjëje të bukur që e lidh me jetën e me ardhmërinë?
Përgjigjja është e shkurtër: frika nga humbja e dashurisë! Dashuria e fëmijës së saj, bimës së shpirtit, që është gjëja më e shtrenjtë në jetën e nënës, tash është kthyer në drejtim tjetër: kah nusja! Dhe, nëna këtë e ndien dhe e përjeton tepër rëndë, duke e ndier veten se ka mbetur jetime, e vetmuar madje edhe pa dashurinë e fëmijës së vet, bimës së shpirtit.
Nëna e di se edhe vetë ka qenë nuse, se edhe vetë ia ka marë dikujt dashurinë e djalit. Nëna e di poashtu se në këtë botë raporti është plotësisht i drejtë: "pa e dhënë të dhimbshmen, nuk e merr të këndshmen", pa e dhënë dashurinë e vet, nuk mund t'i ketë dhuratë nipat e mbesat, pra, trashëgiminë, por, megjithatë, "krijesa njerëzore që mbetet pa dashurinë e të tjerëve, është qenia më fatkeqe nën dritë të diellit", thotë një urtësi e lashtë kineze.
E përpunuam këtë thënie, që shpreh një gjendje të skajshme të mallkimit, sepse këtë mallkim nuk ia bën vetes secila nënë, nuk e thonë as shumica e madhe e vjehrrave-nëna. Kjo thënie sigurisht do të ketë lindur nga gjendja e rëndë shpritërore e nënës, atëherë kur nusja e pakujdesshme nxjerr në shesh tërë brendësinë e ndjenjave dhe sillet ndaj vjehrrës me arrogancë të tepruar, duke i shkaktuar dhembje e pikëllim.
Pavarësisht se kjo gjendje është e skajshme dhe u ndodh një pakice tepër të vogël të nënave-vjehrra, qëndron e vërteta e plotë se re e vjehërr nuk duhen. Në rastin më të mirë, durohen! Pra, e durojnë njëra-tjetrën duke i ndrydhur ndjenjat e veta. Qartësimet për këtë i gjejmë edhe në krijimtarinë tonë gojore, sidomos kur thuhet se re e vjehërr nuk durohen ndërmjet vete, për shkak se nuk pajtohet koha me kohë, për shkak se janë të ambienteve (fiseve) të ndryshme e të tjera, e të tjera.
E vërteta e plotë dhe e pamohueshme është një dhe qenësore: ndërmjet tyre bëhet luftë e thellë shpirtërore për ta marë dashurinë.
Prandaj a s'shihet nga ky shembull sa e madhe është nevoja e njeriut, që ta duan të tjerët? Dhe, në pajtim me këtë ligjshmëri, cila do të jetë rruga më e mirë për sukses në jetë: dashuria e natyrshme ndaj të afërmve tanë, dashuria e sinqertë e kuptimplote, apo urrejtja, cinizmi, zilia dhe prishja e plotë e drejtpeshimit real?
Shpejtova ta them këtë fjali, me qëllim që të mos largohemi nga pika qendrore e temës.
E, tash të shohim filozofinë e qenit. Po, hiç pa thonjëza. filozofinë e qenit e përpunon në një libër të tërë besoj në mënyrën më komplete, autori amerikan. J. Fixherald. Meqenëse është një libër voluminoz dhe nuk kemi mundësi ta citojmë në interpretim të lirë, po e them qenësoren e kësaj filozofie.
Gjithkund në vendet perëndimore, pra, në vendet shumë të zhvilluara, qeni ka fituar statusin e anëtarit të familjes. Madje ky status i qenit në familje, ka nisur të bëhet edhe aq i privilegjuar, sa ka marrë përmasa shqetësuese.
Me fjalë të tjera, s'ka familje në botën e zhvilluar, që nuk e mban me dashuri e kujdes tepër të madh, një qen, e më pak një mace apo kafshë tjetër.
Njerëzit në botën e zhvilluar asnjë hap nuk e bëjnë pa interes. Por cilin interes praktik e ka njeriu që mban qenin në familje? A ka ndonjë përfitim prej qenit? A i hahet mishi? A i përdoret leshi, lëkura? Asnjë përfitim material! Asnjë!
E, shpenzime? Shumë më shumë se për një anëtar familjeje! E kujdesi? Disa herë më shumë se për njerëzit, sepse njerëzit dinë të kujdesen për vete, kurse qeni s'di!
E ushqejnë, e lajnë, e mjekojnë (madje mjekim tepër i shtrenjtë), i bëjnë frizurë e shëtisin me orar të caktuar: natën, në mëngjez, në mbrëmje.
Dhe: gjithë ky kujdes dhe asnjë interes! A është e mundur? Jo. Nuk është e mundur.
Njeriu në Perëndimin e zhvilluar përditë e më thellë ndien vetminë. Fëmijët, sapo ta arrijnë moshën madhore, punësohen dhe fillojnë jetën e tyre të pavarur. Me prindërit, në rastet më të mira, takohen një herë në javë.
Shokët, miqët, dashamirët, që të gjithë janë të zënë me dinamikën e punës dhe askush nuk ka kohë për askënd.
Kush e plotëson, prandaj, atë nevojë të thellë shpirtërore të njeriut që ta duan të tjerët? Sidomos kush e plotëson atë nevojë aq të theksuar këtu, ku gjithkush i takon vetëm vetvetes dhe askujt tjetër?
Qeni dhe askush tjetër. Sepse qeni e do të zotin, e do padronin me një dashuri të sinqertë e të thellë. Dhe, prandaj, është e vetmja krijesë në botë që ekzistencën e siguron me dashuri! Madje do të thosha edhe jo ekzistencë çkado, por me standard të lartë e me komoditet të plotë.
Kjo është filozofia e qenit!
Të dy këta shembuj, ma merr mendja, në mënyrën më komplete, më të thellë dhe më të gjithanshme, e ilustrojnë atë që e përsëritëm disa herë: nevojën e thellë shpirtërore të njeriut që ta duan të tjerët.
Por, nëse nisemi nga zakoni i mirë i njerëzve të mençur, që asnjë ndejë, asnjë bisedë, asnjë veprim, madje dhe asnjë fjalë nuk e thonë pa një qëllim, atëherë, sipas këtij zakoni të mirë, a ta pyesim veten: cili ishte qëllimi i potencimit dhe i ilustrimit të nevojës shpirtërore të njeriut që ta duan të tjerët?
Përgjigjja është e shkurtër, thënia e F.Bekonit: "Dituria dhe fuqia njerëzore përbëjnë po të njëjtën gjë, sepse mosnjohja e shkaqeve pengon suksesin."
Njeriu në jetë nuk mund të ekzistojë i vetmuar, prandaj që t'ia lehtësojë vetes rrugën për arritjen e suksesit të lartë, duhet t'i njohë njerëzit dhe të sillet ndaj tyre në mënyrën më të natyrshme, që ndihmon krijimin e një harmonie normale njerëzore.
Prandaj, në qoftë se do që jeta të të buzëqeshë, buzëqeshi ti i pari jetës! Dije se s'ka asgjë në botë që të çarmatosë më shumë e më fortë sesa mirësia, prandaj duaji të afërmit tuaj, nëse e do vetveten, dhe gjithçka dëshironi t'ju bëjnë juve njerëzit, bëni edhe ju atyre, në qoftë se në rrugën tuaj jetësore dëshironi të keni hapin e sigurt, të suksesshëm e të ndershëm.

Sinqeriteti,gënjeshtër apo realitet i zbukuruar?
SINQERITETI, GËNJESHTËR APO REALITET I ZBUKURUAR?
Sinqeriteti me vetveten është më e vështira në këtë dilemë. Dhe drejt asaj duhet fillimisht të luftojmë. Është luftë mjaft e vështirë por mund të luftohet. Fillo shiko vetveten me një sy kritik dhe me një sy ideal. Ky balancim të sjell shumë gjëra të sinqerta afatgjate.
Sa sinqeritet mjafton? Ose sa gënjeshtër nuk është mëkat? Të gjithë jemi të sinqertë aq sa kemi gënjyer ndonjëherë ose kemi fshehur në ndajnë rast disa pjesë të një ngjarjeje nga frika e pasojave. Rasti më i njohur është kur një bujk para gjyqit thotë me një shikim të butë e engjëllor që pa një litar që ishte i lidhur në një lis, zgjidhi litarin nga lisi dhe e mori me vete, pa e thënë që lidhur në litar ishte një lopë...
Sinqeriteti i plot dhe i përhershëm nuk është i mundur por edhe i dëmshëm. Pse? Në punë, në shoqëri, në lidhje dashurie përjetojmë që sinqeriteti në shumicën e rasteve nuk është i dëshiruar por edhe na sjell konflikte, na humb shoqëri, na humb vende pune. Po t'i them shefit tim se çka mendoj për kompetencat e tij dhe vlerat udhëheqëse që i ka si shef, unë brenda një ore do humb vendin e punës. Po t’i them shoqes sime se nuk duket bukur, ajo nuk më lajmërohet më kurrë. Po t’u them shumë njerëzve që më rrethojnë që bisedat e tyre janë të kota dhe më kanë lodhur, i kam problemet e mia, do ngelem shpejt e vetmuar... Ky është çmimi i sinqeritetit të plot. Pra, pse mos të gënjejmë?! Sepse nuk është e sinqertë. Nuk është realiteti. Vetëm mbi sinqeritet dhe realitet ndërtohet besimi, dhe pa besim nuk mund të ketë lidhje të sinqerta dhe afatgjate. Cili është pra çmimi i gënjeshtrës?
Me gënjeshtra dhe manipulime mund të bësh pallate, mund të bësh karrierë, mund të kesh një lidhje dashurie që gjithmonë e ke dëshiruar POR, të gjitha janë kohëshkurtër dhe kaluese. E vërteta do të ballafaqon dhe do të tejkalon një ditë, s'ka rëndësi se sa shpejt ti vrapon duke i ikur asaj. Dhe pallati i ndërtuar nga ajri i gënjeshtrës zhduket, karriera përfundon në dështim, dhe lidhja e dashurisë përfundon në zhgënjim dhe në qartësi që nuk ishte kurrë dashuri.
Si mund të gjendet një mënyrë pa paguar ato çmime të shtrenjta, si për sinqeritet ashtu edhe për gënjeshtër? Zgjidhja më e mirë është që të jesh i sinqertë kur është e domosdoshme për arsyet që i ceka më lartë, por mos ta thuash gjithmonë atë që e mendon dhe e ndjen sepse ashtu humb shumë, lëndon kot dhe nuk arrin asgjë! Ka një arsye pse mendimet që na sillen nëpër kokë dhe atë që ndjejmë janë të përcaktuara për vetën tonë e jo për të gjithë, përndryshe mendimet dhe ndjenjat do të kishin zë... Nëse pyetesh për diçka që është shumë delikate dhe përgjigja do të kishte pasoja të mëdha për ty, ke të drejtë të thuash që kësaj pyetjeje nuk dua t’i përgjigjem, është shumë e sinqertë dhe e drejta jote personale, ose mund të ndërrosh temë me shumë mençuri pa iu përgjigjur pyetjes. Nëse do të kritikosh sinqerisht, mos harro gjithmonë të cekësh që është vetëm mendimi yt personal. Si mund pra të fillojmë dhe të punojmë drejt "sinqeritetit ideal"?
http://www.sa-kra.ch/image%20psikologji/sinqeritetigenjeshtra.jpg
SINQERITETI ME VETVETEN është më e vështira në këtë dilemë. Dhe drejt asaj duhet fillimisht të luftojmë. Është luftë mjaft e vështirë por mund të luftohet. Fillo shiko vetveten me një sy kritik dhe me një sy ideal. Ky balancim të sjell shumë gjëra të sinqerta afatgjate. Tjetra është se, nëse je i sinqertë sikur me vetën, do të jesh edhe me të tjerët, pra në mënyrë shumë njerëzore dhe të dashur. Sinqeriteti duhet të filloj tek vetja, pastaj në lidhje me të tjerët, dhe më në fund në të dy botërat më të mëdha të gënjeshtrës: në politikë dhe ekonomi.
Pra, mjafton të jesh aq i sinqertë sa bën ndryshime në shoqëri pa bërë luftë dhe bën të gënjesh sa të shpëtosh vetën pa i bërë dëm askujt.

Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?
Miqtë e rrejshëm ua vjedhin kohën. Kjo është një arsye më shumë që nga ata të krijoni armiq. Pas asaj më nuk do t’ju lodhin me probleme që juve as që ju interesojnë, me ftesa nëpër ndeja që juve nuk ju shkohet. Sa më pak kohë që kaloni me ata, aq më shumë kohë do të keni për veten tuaj dhe për atë që vërtet dëshironi të kujdeseni.
http://www.sa-kra.ch/image%20psikologji/sitesilleminjerez.jpg
Duhet pajtuar me një të vërtetë: “Është e pamundur të jeni Diell për të gjithë”. Është e pamundur t’i pëlqeni të gjithë njerëzve. Është e pamundur që të jeni pandërprerë simpatik ndaj të gjithë njerëzve. E vërtetë është se mundohemi të jemi të këndshëm dhe të sillemi mirë me të gjithë njerëzit, dhe për këtë shkak dhe shpesh i durojmë pasojat. E vërtetë është po ashtu se mirësjellja dhe këndshmëria e juaj mund të zbutë shumë gjëra mirëpo vërtet a vlen që për shkak të kësaj të sillemi të këndshëm madje deri në hipokrizi? Nga jashtë çdo gjë kalon në pamjen e butë dhe të këndshme përderisa në brendi njeriu mezi përmbahet të mos shpërthejë. Kujdes nga personat që për së tepërmi janë paqësorë dhe të këndshëm me të gjithë, ngase agresiviteti i tyre, aq më shumë që e shtrydhin në brendi, bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm. Ndonjëherë është më mirë të keni armiq të sinqertë se të keni miq të dobët. Në vazhdim ju japim dhjetë arsye që vetes t’i krijoni së paku ndonjë armik aty këtu.
1. Mos lejoni t’ju mashtrojnë
Për të krijuar armikun e dëshiruar, duhet vazhdimisht t’i kërkoni të drejtat tuaja. Nëse nuk rebeloheni atëherë kur në shitore ju japin molla të kalbura, një gjë e tillë do t’ju ndodh shpesh. Posa i tregoni dhëmbët, njerëzit do të fillojnë t’ju kuptojnë.
2. Kanalizoni agresivitetin tuaj
Armiqtë janë të duhur sikurse që i duhet thesi boksierit për ta ushtruar teknikën e vetë të dhe për ta mbajtur vitalitetin. Në vend se t’i shkundni anëtarët e familjes dhe miqtë që s’kanë bërë asfarë mëkati ndaj jush, shfryhuni në armiqtë tuaj.
3. Vendosni kufit tuaj
Nëse pranoni se keni armiq, me këtë tregoni se keni vlera dhe principe. Sa më shumë pakënaqësi kapërdini, të tjerët aq më shumë nga ju do të presin që të kapërdini. Ai që është mjaft i guximshëm të ketë armiq, shkakton ndjenjë respekti dhe tërhjek vëmendjen te të tjerët. Pas kësaj nuk do t’ju thirin çdo herë kur kanë nevojë për ndihmën tuaj. Me juve do të sillen me më shumë respekt.
4. Shmanguni nga shpërthimet e menjëhershme emocionale
Më shumë vlen të keni një armik të vërtetë se një mik të rrejshëm. Kur me dikë jeni vazhdimisht të këndshëm, një ditë dashtë e padashtë do të duhet të ndaleni dhe të shpërtheni. Sa më shumë që e shtrydhni armiqësinë tuaj, kur të ndodh ai eksplodim, atëherë do të jetë në formë të shpërthimit shumë të fuqishëm. Dhe kur një gjë e tillë ndodh, asgjë më nuk mund të përmirësohet.
5. Kurseni kohën

6. Mësoni diçka për veten tuaj
Aristofani njëherë pat thënë: - Njerëzit e mençur mësojnë shumëçka nga armiqtë. Vështroni me vëmendje armiqtë tuaj. Ata janë të parët që i vërejnë gabimet tuaja. Kështu do të jeni në gjendje që në kohë t’i korrigjoni ato gabime dhe ta kurseni veten nga kritikat e panevojshme. Nga ana tjetër, armiqtë tuaj zakonisht janë të parët që e mësojnë se çka mund t’ju dëmtoj juve. Nëse kësaj i kushtoni vëmendje, do të mund t’i shmangeni disa situatave të pakëndshme, apo së paku t’i zbusni ato.
7. Jeni gjithnjë në formë
Të kesh armiq, është gjë e mirë për të mbetur në kondicion fizik dhe shpirtëror. Armiqtë ju kushtëzojnë të jeni dinamik, lucid, të keni reflekse të mira, të keni kujdes se çka flitni dhe çka bëni. Kështu fitoni më shumë vetëbesim. Fitorja ndaj armikut, sado e vogël qofte, është e mirëseardhur për vetëbesimin tuaj.
8. Dashuroni me sinqeritet
Nëse do të keni vetëm miq të vërtet ndonjëherë, më shumë do t’i duani ata. Kur të keni armiq, miqësitë e vërteta do të jenë më të vlefshme për ju. Së paku do të dini se, kur jeni në telashe ku mund të mbështeteni.
9. Le të flitet për ju
Armiqtë shpesh ju bëjnë reklamë të mrekullueshme. Me këtë që flasin keq për ju ndoshta e shtrembërojnë dukjen tuaj të vërtetë, por që pa vetëdije në të njëjtën kohë tërhjekin vëmendjen në drejtim tuajin. Ndërsa njerëzit, (është në natyrën e njeriut kjo), më tepër vëmendje i kushtojnë “të keqes” se “të mirës”! Prandaj për miqtë tuaj flitni gjithnjë mire, ndërsa për armiqtë tuaj mos flitni fare, që të mos u bëni ndonjë shërbim falas.

Njerëzit me sytë plot parajsë!
Sa e sa pemë të lulëzuara, sa e sa fluturim parajsore zogjsh, sa e sa cicërima magjike të tyre, sa e sa pamje të këndshme e sa e sa peizazhe të bukura natyrore mbesin të papërjetuara nga ana jonë, shkaku i mendimeve negative që na kanë vërshuar, shkaku i hidhërimit, i zemërimit e tërbimit që na ka kapluar, shkaku i sedrës sonë të fyer ose shkaku i urrejtjes që kemi ndaj botës.
Çdo ditë hasim në jetë, kudo e kurdo, njerëz me sy plotë ferr! Njerëz të mërrolur, të tensionuar, të çekuilibruar. Tendosja u lexohet në sytë e spërkuqur, në mërrolet frikësuese, në tenin e fytyrës dhe kudo në shëmtinë e tyre. Sepse njerëzit e tillë janë të shëmtuar. Ata nuk mund të jenë njerëz të bukur, sepse njërës të bukur janë vetëm njerëzit pozitivë.
Por çdo ditë hasim në jetë dhe njerëz me sy plot parajsë. Njerëz të çiltër, të ekuilibruar, të bukur. Sepse, siç thamë, të shëmtuar e të bukur njeriun e bëjnë mendimet e veta. Njeriu, që kryesisht është përshkuar nga mendimet negative, nuk mund të jetë i bukur, ashtu siç njeriu kryesisht i përshkuar nga mendimet pozitive, me qëndrim pozitiv ndaj jetës e me sjellje të mirë, nuk mund të mos jetë i bukur. Kjo, besojmë thellësisht, është një konstant që qëndron.
Pra, thjesht: parajsa dhe ferri ndodhen thellë në vetën tonë. Ato janë potencialet pozitive dhe negative që i posedojmë. Varet nga vullneti ynë i lirë se cilin prej këtyre potencialeve e aktivizojmë dhe ç’botë do t’i krijojmë vetes, ku pastaj do të jemi të detyruar të jetojmë. Me fjalë të tjera: vetvetes ia krijojmë parajsën dhe ferrin - me mendimet tona, me qëndrimet tone, e me sjelljet tona.
Valëzimi simetrik
Në çdo rast kur mendimet tona janë orientuar në kahje pozitive, kur në jetë e kultivojmë mendimin pozitiv, kur qëndrimin, ndaj jetës, ndaj njeriut dhe ndaj çdo gjëje e kemi pozitiv, joegoist, kurse sjelljet tona janë tolerante, të matura e të dashura për rrethin - kemi krijuar parajsë shpirtërore, në të cilën kemi kënaqësinë dhe nderin të jetojmë.
Dhe anasjelltas: në çdo rast, kur mendimet tona janë të orientuara në kahje negative, qëndrimet ndaj jetës i kemi egoiste, kurse sjelljet intolerante e të pamatura - jeta jonë do të jetë një ferr i vërtet, të cilin vetë ia krijojmë vetes dhe në të cilin do të jemi të detyruar të jetojmë.
Pra, kush në shpirtin e vet kultivon dashurinë dhe mirëkuptimin, ka ndërtuar parajsën shpirtërore, ku do të jetoj vetë, por nga drita dhe dashuria e saj do të ndriçohen e do të ngrohen edhe të tjerët: miqtë dhe shokët, të afërmit dhe farefisi, si dhe të gjithë të tjerët që në një mënyrë a në tjetrën kanë të bëjnë me të.
Anasjelltas, kush në shpirtin e vet kultivon urrejtje, kush në mendjen e tij pandërprerë përpunon mendimin negativ, nuk do të mund të shijojë lumturinë dhe ai me vullnetin e vet, ka ndërtuar ferrin e vërtet shpirtëror, të zjarrtë e të mundimshëm, në të cilin do të digjet vetë, por ku valët e atij ferri, simetrikisht, do të shpërndahen në të gjitha drejtimet dhe ndikimin e fuqinë të tyre fatkeqësisht, do ta ndjejnë e do ta përjetojnë edhe të tjerët, të gjithë ata që në një mënyrë a në një tjetër kanë të bëjnë me të...
Lëkundja e harmonisë
Sa e sa herë na ka rënë të shohim njerëz me sy plot ferr, kur vetëm pak u është prekur egoja e tyre. Sa e sa herë edhe vetë ne, nga hidhërimi i pamatur e nga zemërimi, na janë ndryshuar sytë dhe syve tanë su ka mbetur një trohë ngjyrë as ngrohtësi dashurie. Ato çaste janë çastet kur e përjetojmë ferrin tonë, që e kemi thellë në vete. Shpërthimi i egos nga sytë tanë të skuqur paraqet zjarrin e ferrit të vërtet që është zgjuar në shpirtin tonë. Kjo është gjendje ferri, në të cilën digjemi ne, që vet e kemi krijuar. D.m.th. projektuesi dhe ndërtuesi, që është një, digjet vet në veprën që e ka projektuar dhe ndërtuar vetë. Është fatkeqësia më e madhe sa më i madh të jetë numri i njerëzve që i urrejmë, që nuk mund t’i durojmë, që s’mund t’i shohim, s’mund t’i pranojmë... Thjesht: s’ndjehemi këndshëm kur ndodhemi në praninë e njëri-tjetrit.
Sa e sa pemë të lulëzuara,sa e sa fluturim parajsore zogjsh, sa e sa cicërima magjike të tyre, sa e sa pamje të këndshme e sa e sa peizazhe të bukura natyrore mbesin të papërjetuara nga ana jonë, shkaku i mendimeve negative që na kanë vërshuar, shkaku i hidhërimit, i zemërimit e tërbimit që na ka kapluar, shkaku i sedrës sonë të fyer ose shkaku i urrejtjes që kemi ndaj botës. Thjesht, këto sulme të ferrit na e prishin disponimin, na e trandin botën tonë të brendshme shpirtërore, na e lëkundin harmonin dhe aso çastesh në ne vjen duke u zgjuar ferri ynë. Dhe ne fillojmë të jetojmë në ferrin tonë e në mendimet e tij. Dhe ne nuk shohim gjë tjetër, pos ferrit tonë. Dhe ne shohim e ndjejmë vetëm elementet e ferrit tonë, që vet e kemi krijuar. Dhe ne shohim e ndjejmë vetëm subjektin që na e shkakton ndjenjën e ferrit, të urrejtjes të indisponimit, të pakënaqësisë. Dëgjojmë vetëm fjalët e subjektit që për ne janë ferri, urrejtja, indisponimi, pakënaqësia. I kemi parasysh dhe i hasim kudo në mendimet tona vetëm sjelljet e tyre të liga, armiqësore, shkatërrimtare...
Kudo rreth nesh - parajsa
Prandaj, nuk i shohim, nuk i shijojmë e nuk i përjetojmë bukuritë e jetës... Sa e sa pamje e peizazhe të bukura, magjike, nuk i kemi parë e përjetuar, dhe nuk i shohim e nuk i përjetojmë, shkaku se ne digjemi në ferrin tonë, të cilin vetë e kemi ndërtuar që të digjemi në të. Sa e sa pemë të lulëzuara, luadhe të blerta e të lulëzuara, sa e sa fluturime mahnitëse zogjsh, sa e sa cicërima magjike e këngë të këndshme, sa e sa trajta bukurish njerëzore, s’kemi mundur t’i shohim, t’i shijojmë e t’i përjetojmë, shkaku i ferrit tonë shpirtëror, që na verbon për t’i parë, për t’i shijuar e për t’i përjetuar. Ferri ynë shpirtëror, të cilin siç thamë e ndërtojmë ne vet, e në të cilin pastaj vetë digjemi në të, na shtangon të mos e shohim, të mos e shijojmë e të mos e përjetojmë parajsën e jetës, që ndodhet kudo rreth nesh, gjithkah e shtrirë, në pafundësinë e kohës e të hapësirës... Ai na verbon të mos i shohim e të mos i ndjejmë bukuritë e botës e të jetës, që gjithkah na rrethojnë, gjithkah na përcjellin, që përherë i kemi pranë, dhe kurrë s’është çështja se ato mungojnë, por se ne mungojmë, ne nuk ndodhemi këtu ku duhet - në parajsën e botës e të jetës, por ndodhemi atje në ferrin e zjarrtë, ku shpirti digjet e vuan...
Pa më thuani një vend ku nuk ndodhet parajsa kudo rreth nesh, në dispozicionin tonë, vetëm që ne duhet të jemi këtu për ta parë, për ta shijuar e për ta përjetuar.
Shikoni vetëm pak rreth vetes, aty do të gjeni lloje të ndryshme lulesh, lloje të ndryshme zogjsh, lloje të ndryshme fluturimesh, lloje të ndryshme cicërimash e këngësh, lloje të ndryshme pemësh e fluturash, lloje të ndryshme gurgullimash, lloje të ndryshme trajtash të bukura njerëzore... dhe parajsën do ta gjeni tejet pranë vetës; atë do ta gjeni në kopshtin e shtëpisë, në vazon me lule pranë tavolinës, në arën ku punojmë, në luadhe e në fusha, në udhëtime, në çdo shëtite... Gjithkund, në çdo vend e në çdo kohë, vetëm kur ne jemi këtu, kur jemi duke jetuar tash dhe këtu...mbi të gjitha, kur nuk ndodhemi në mungesë, atje larg në ferrin tonë, por në parajsën shpirtërore, e cila s’është gjë më shumë, pos harmoni e ndjenjave, dashuri e çiltër dhe mendim pozitiv.

Hyjnorja është të jetosh përherë në të tashmen!
E kaluara është histori, e ardhmja është fshehtësi, e tanishmja është dhuratë që na prezantohet. Ose, të jetosh në të kaluarën, është kotësi, të jetosh në të ardhmen është paqartësi, ndërsa të jesh në tashmen është hyjnorja dhe realiteti absolut të cilës i përkasim si qenie më e përsosur në natyrë.
Ndërtimi i qenësisë sonë si triadë: trup, mendje shpirt, tanimë as kë nuk e venë në dyshim. Jemi trup sepse eksitojmë si materie në realitetin objektiv, jemi mendje sepse mendojmë dhe kjo na formon si qenie racionale, por jemi edhe shpirt, sepse ndërrohemi nga substanca hyjnore.
Ndërtimin tonë si trup, as që do ta shtjellojmë në këtë rast, sepse, shumë njohurit tona ekzakte, atë e kanë studiuar dhe sqaruar në përpikëri. Edhe qenësia e jonë si mendje, nga njohuria e jonë ekzakte është prekur pak sa, por ende mbetet si lëmi të cilës duhet përkushtuar edhe më tepër.
Dhe së fund shpirti: kategoria e përkatësisë sonë qenësore, e cila përpos në literaturat teologjike dhe atyre të fshehta të mësimet mistike, për njohuritë tona bashkëkohore, ende mbetet si një hapësirë e errët dhe racionalisht e pakapshme.
Sido qoftë, ajo është prezent dhe një realitet absolut. Jemi qenie shpirtërore dhe krijesa të Zotit. S'ka dyshim për këtë!
Në mes të qenësisë tonë fizike dhe asaj hyjnore, përmendëm mendjen, veprimtarinë e arsyshmërisë dhe vetëdijesimit për ekzistimin tonë.
Menja jonë si aktivitet kreativ dhe racional, në përbërjen e saj ka të instaluara dy pjesë themelore të ndërtimit. Mendjen racionale, apo të arsyeshme objektive, dhe mendjen irracionale apo të pavetëdijshme subjektive.
E para, gjithnjë është afër realitetit fizik objektiv, kurse e dyte, përkatësisë hyjnore.
E para vepron me cytjen kah veprimet konkrete aktive të trupit dhe pjesëve të saj, ndërsa e dyta reagon përmes intuitës, apo ndryshe parandjenjës si një sinjal që buron nga thellësia e brendisë sonë.
Mendja jonë si proces aktiv i veprimit, nuk është e thjesht por tejet e ndërlikuar dhe në vete ngërthen një sërë procesesh dhe aktivitetesh të ndryshme operative vepruese.
Qendra fizike e saj është truri dhe sistemi nervor, ndërsa vetë procesi i veprimit të saj të ndërlikuar, për ne na është i njohur si proces i të menduarit.
Të ndalemi këtu, pa hyrë në detajet komplekse të ndërtimit dhe funksionalitetit të këtij procesi. Themi se jemi të arsyeshëm dhe mendojmë? Po!
Por nëse thjesht përqendrohemi në mendimet tona dhe i bëjmë një analizë përmbajtjes së tyre, çfarë do të vërejmë? Si e shfrytëzojmë ne këtë proces? Ta zëmë, çka mendojmë tani dhe aty për aty?
Patjetër se mendojmë për diçka që ka ndodhur, ose për diçka që presim të na vije. Pra, mendojmë për të kaluarën dhe të ardhmen. Por, e kemi pyetur veten ndonjëherë, ku është e tashmja? Jo, jo sigurisht se jo!. Ajo, gati fare nuk është prezentë në ne!
Ne duke u marrë në mendimet tona me të kaluarën dhe të ardhmen, krijojmë në vete një sërë synime dhe dëshira, që për nga përmbajtja janë të natyrës së kapshme, por shumica sosh, edhe të pakapshme për realitetin tonë në të cilën gjendemi.
Kjo, përherë në mendjen tonë përcillet me: frikë, dyshime, brenga nga më të ndryshme, hamendje, konfuzione... E shihni?
Ne lodhim mendjen tonë të shëndosh me diçka të panevojshme dhe të kotë, sepse, e kaluara kaherë ka përendur dhe nuk mundet të na kthehet më si realitet, dhe e ardhmja është diçka e panjohur e cila krijohet dhe sendërtohet varësisht nga trysnitë të mendjes sonë, të akumuluara pikërisht sipas ngjyrës së emocioneve që ne i kemi sajuar në momentin e marrjes me to.
Kur, nëse jo tani?
Mrekullia është që të jemi përherë në të tashmen, në gjendjen e qenësisë tonë të vërtetë dhe absolute. Në kontaktin me hyjnoren dhe inteligjencën e paskajshme në të cilën çdo gjë është e mundshme.
Pse është kështu?
Hyjnorja në ne është absolutja dhe gjendje e caktuar e ndjesisë së përhershmes dhe të pa skajshmes, në të cilën nuk ekziston hapësira dhe koha. Aty çdo gjë është tani dhe vetëm tani. Thënë në metaforë: është ëmbëlsirë, dhe vetëm e ëmbla mund të tretet tërësisht në të ëmblën.
Pra, e thjesht! Që të kemi qasje në këtë hapësirë duhet të jemi pjesë e saj. Duhet të"ëmbëlsohemi" duke menduar përherë tani dhe vetëm tani. Kështu, ne vetvetiu dhe në mënyrë automatike tretemi në "të ëmblën hyjnore" gjithëpërfshirëse.
Thamë edhe më parë: si triadë konstruktive, ne edhe jemi hyjnor, por çrregullimi qëndron në shkëputjen "me dashje" të këtij kontakti.
Çka duhet bërë?
Të jemi pak sa më praktik! Si shembull do t'ia filloja me një tregim nga një urtësi e lashtë indiane:
Pasi Zoti e krijo njeriun, me kohë vërejti se ai gjithnjë, lypte diçka, ankohej pa ndërpre, nuk është i kënaqur me shumëçka....dhe ishte mërzitur seriozisht nga këto veprime të krijesës së vetë.
Kështu, një ditë, AI vendos që ta braktis njeriun dhe të fshihet diku. Po ku se? E dinte Zoti, që kudo të fshihe, njeriu do ta gjente. Kështu, duke shëtitur një ditë në mendime, rrugës e takon një të urtë. Ai e pyet:
-"Zoti im i madh, sot ju shoh pak sa të brengosur dhe në mendime?
-Po- i përgjigjet Zoti të urtit, dhe ja shpalosur problemin që kishte.
-Mos u brengos Perëndi i madhëruar - ja kthen i urti - unë të tregoj se ku të fshihesh. Hynë në brendinë e zemrës së njeriut dhe ai kurrë nuk do të kërkoj aty.
Sado metaforik ky tregim, ka një porosi tejet domethënëse. Ne, Zotin dhe hyjnoren jemi mësuar që ta kërkojmë jashtë nesh, diku larg në qiell, e ku ta di se ku tjetër, e realisht, ai është në ne dhe i fshehur në zemrën tonë.
Por, atë, assesi, nuk mund ta gjejmë duke menduar për të kaluarën dhe për të ardhmen, por, duke qenë në mendje me të tashmen. Sepse, Zoti është tani dhe përherë tani.
E kaluara dhe e ardhmja janë çelësi i gabuar për të hap këtë derë. Duke qenë të koncentruar në të tashmen, ne komunikojmë me Zotin përmes lutjes së sinqertë për dëshirat dhe synimet tona, ndërsa, Zoti me ne, komunikon përmes sinjaleve që na vijnë nga intuita e jonë (parandjenja e jonë).
Edhe këtë konstatim ta sqarojmë me një metaforë të thjesht: t'i lutesh Zotit duke u përqendruar me mendje në të tashmen, është njëjtë sikur t'i telefonosh ati, ndërsa sinjalet që na arrijnë në vetëdijen tonë përmes intuitës, është njëjtë, sikur Zoti të të telefonoj ty.
Adnan Abrashi

Fuqia e një buzëqeshjeje!
Ekziston një numër pambarim buzëqeshjesh, prandaj duhet të kemi kujdes qe buzëqeshja jonë të mos jetë boshe, sterile, fallso, cinike por të jetë e sinqertë, joshëse, inteligjente, e denjë, një buzëqeshje që lidh, vëllazëron, zbut, që të bënë për vete, që ngjallë tek të tjerët dëshirën për tu afruar dhe transmeton tek ata optimizmin tuaj.
Të buzëqeshësh nuk është diçka e thjeshtë, është një art i veçantë dhe jo të gjithë e posedojnë këtë talent. Sipas hulumtuesit dhe psikologut H.G Watson, buzëqeshja ka një fuqi të pa rezistueshme. Me një buzëqeshje të kthjellët e të sinqertë sipas tij, ju do të krijoni një përshtypje të mirë dhe do të bëni për vete personat që ju synoni ti përvetësoni. Ajo është çelësi i zemrave dhe i suksesit.
Watson konstaton se nuk është e lehtë të buzëqeshësh sepse ekziston një numër pambarim buzëqeshjesh, prandaj duhet të kemi kujdes qe buzëqeshja jonë të mos jetë boshe, sterile, fallso, cinike por të jetë e sinqertë, joshëse, inteligjente, e denjë, një buzëqeshje që lidh, vëllazëron, zbut, që të bënë për vete, që ngjallë tek të tjerët dëshirën për tu afruar dhe transmeton tek ata optimizmin tuaj, madje edhe kur shkojmë në një mort (rast vdekjeje ) duhet të dimë të buzëqeshim por është fjala për një buzëqeshje prekëse, dashamirëse, ngushëlluese, të ëmbël.
Një biznesmen i famshëm thoshte: ,,Unë jam një dhelpër plak që do të ishte shumë e vështirë të zihesha në lak. Por, kur pala hynë në studion time me një buzëqeshje, maxhepsem sepse më krijohet përshtypja se diçka e gëzueshme dhe optimiste po përhapet në ajër”. Ndërsa një mbret anuloi urdhrin për të pushkatuar një grup çifutësh, sepse një nga vajzat që ishin para pushkatimit i buzëqeshi me dhembshuri, andaj ai tha: ,,për atë buzëqeshje do t’i liroja të gjithë çifutët e Evropës”.
Një gazetë e njohur amerikane në një anketë të bërë me 147 mijë femra, se cilin tip burri preferoni: burrin serioz, të matur, të rënd apo të hareshëm, alegro me buzëqeshje në buzë në çdo rrethanë të jetës. 93% ishin për tipin e dytë. Kujdes pra, mos u bëni prej atyre që nuk mund t’ia shkulësh një buzëqeshje as me pincat e dentistit por edhe kujdes se jo çdo zbardhje dhëmbësh është buzëqeshje.
Dale Carnegie, njohës i mire i psikologjisë njerëzore na ka lënë të shkruar këto këshilla që nuk duhet shlyer nga kujtesa:
-Buzëqeshja asgjë nuk kushton por ka një domethënie të madhe.
-Ajo i pasuron ata që e pranojnë por nuk i varfëron ata që e japin
-Është e shkurtër si rrufeja por mbetët në kujtesë përgjithmonë
-Askush nuk është aq i pasur sa të mos i nevojitet një buzëqeshje dhe askush aq i varfër sa që buzëqeshja të mos e pasuronte
-Buzëqeshja është pushim për të lodhurit, dritë për shpirtngushtët, diell për të mërziturit dhe terapi për të sëmurët
-Buzëqeshja fut gëzim brenda pragut të derës e kënaqësi në marrëdhëniet njerëzore. Ajo është formula e miqësisë
-Është e pamundshme të blihet, të lypet, të huazohet apo të vidhet sepse buron nga zemra
-Buzëqeshja askujt nuk i nevojitet më shumë se sa atyre, të cilët, asgjë tjetër nuk mund të na dhurojnë si shpërblim.

Re: Ti je me shumë sesa që mendon
po te kesh lexuar nje liber qe quhet BIBLA E BAHOMET do kuptosh se je pjes e asaj teorie qe me shume joshje dinake po tundon boten e sotme dhe kjo jo pa qellim.Njeriu nuk eshte hyjnorja por ai qe vrapon per ta arritur hyjnoren,meqenese hyu nuk mund te arrihet kurre, njeriu rend drejt ketij destinacioni pafundesisht duke u zhvilluar deri ne infinit,madje te behet me i lart se engjejt e shenjte.keshtu ky te jet destinacioni yt dhe jo mburrja se je hyjnor. PERPARA NJEREZ DHE ME MENDJE DREJT ZOTIT
asklipio- 1
Similar topics
» Krijesat Mitike nëpër botë, me shume Fakte sesa Perralla
» Kush i konstruktoi Piramidat ?
» Kujto keto te verteta kur mendon se shterroi drita...
» Pse dikur njerëzit kanë jetuar 900 vjet ?!
» Jam rrëmbyer shumë herë nga jashtëtokësorët

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi