Dielli dhe fuqia e tij
+2
Nikolaos
Elizza
6 posters
Faqja 1 e 1
Dielli dhe fuqia e tij
Dielli
Dielli është një yll i klasifikuar si xhuxh i verdhe është qëndra e sitemit tonë diellor. Toka dhe trupat e tjere qiellore të sistemit diellor (duke përfshirë planetet, asteroidet, meteoritet, kometat dhe pluhurin kozmik) rrotullohen rreth diellit. Dielli përbën 99% të masës së sistemit diellor. Energjia diellore mbështet pothuaj të gjithë jetën në tokë nëpërmes fotosintezës që nga shfaqja e organizmit të parë. Energjia diellore sjell ndriçim, ngrohtësi, ndihmon rritjen e bimësisë me një fjalë është burim i jetës.
Rreth 73% e masës së diellit është hidrogjen, 25% është helium, dhe pjesa tjetër përbëhet nga sasi të vogla elementesh të rënda. Mosha e diellit është rreth 4.6 miliardë vjet dhe ai është pothuajse në gjysmën e ciklit të tij të zhvillimit gjatë të cilit ndodh proçesi kimik i shndërrimit të hidrogjenit në helium. Gati 5 milionë ton lëndë diellore kthehet në energji çdo sekondë brenda bërthamës së diellit, duke prodhuar neutrino dhe rrezatim diellor.
Pas rreth 5 miliard vjetësh dielli do të shndërrohet në fillim në një gjigand të kuq dhe pastaj në një xhuxh të bardhë, duke krijuar një mjegullnajë planetare. Klasifikimi spektral i Diellit eshte G2V. G2 tregon që temperatuara e tij siperfaqësore është rreth 5 780 K, karakteristikë që i jep një ngjyrë të bardhë, por që duket e verdhë për shkak të fenomenit scattering. Kurse V (5, numër romakë) tregon që dielli, si pjesa më e madhe e yjeve, është në sekuencen kryesore; kjo do të thotë që energjia e rrezatuar është e krijuar në brendesi të tij nga përzjeria e hidrogjenti me helium, dhe është në një gjendje ekuilibri hidrostatik, që do të thotë që nuk përhapet (për shkak të presionit që krijohet nga reaksionet termonukleare).

Elizza- 195
Dielli i vetmi zot i jetes ne Toke
Napoleon Bonaparti ka thënë: Nëse do të më duhej të zgjidhja një fe, Dielli dhënësi i jetës, do të ishte zoti im.
Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në 25.06.11 21:07, edituar 4 herë gjithsej
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: Dielli dhe fuqia e tij
DIELLI NË MITOLOGJI:
Njeriu e ka ndjerë nevojën dhe rëndësinë e Diellit për jetën që në kohët e lashta. Sipas përfytyrimeve të grekëve të lashtë, botën e drejtonin zotat (perënditë), që jetonin në malin Olimp në Larisa të Greqisë. Heliosi rrezeshndritshëm ishte biri i Zeusit, kryezotit. Në përkthimin nga greqishtja Heliosi quhet Dielli. Egjiptianët zotin-diell e quanin Ra. Një figurë tjetër mitologjike e barazvlerësuar me Diellin ishte Apolloni. Apolloni përfytyrohej nga grekët e lashtë si djali i Zeusit (Jupiterit) dhe i Letos, vëllai binjak i Artemisës (Hënes). Ishte një djalosh atlet i zhveshur, i pashëm, i fortë dhe me shumë talente. Pothuajse çdo qytetërim e ka adhuruar Diellin si zot (perëndi). Ai shfaqet me një helmetë të artë në dorë dhe me flokë të artë. Perëndia Diell është një hyjni supreme, pasi flakët e tij mund të shkatërrojnë gjithçka. Data kur festohet dita e Diellit (Apollonit) është 22 qershori, pikërisht në ditën më të gjatë të vitit. Pas kësaj date dita fillon e shkurtohet. Dielli është zoti i ditës, Hëna zonja e natës.
DIELLI NË ASTROLOGJI:
Dielli në astrologji quhet planet. Ai është më i rëndësishmi bashkë me Ashendentin dhe Hënën. Dielli përfaqëson jetën, shpirtin, gjallërinë tonë, individualitetin, dëshirën për t’u dukur, vullnetin dhe energjinë krijuese, rrezatuese, dëshirën për të jetuar, egon, nderimet, personalitetin. Ai shpreh potencialin e energjisë që kemi, krijimtarinë, marrjen e një pozicioni në jetë. Virtytet diellore janë: ndershmëria, kurajo, zemërmadhësia, bujaria, përbuzja e rrezikut, por të cilat mund të kthehen shumë lehtë në: mashtrim, krenari, arrogancë (mëndjemadhësi) dhe autoritarizëm. Dielli personalizon rrezatimin personal, jetën e brendshme reale, entuziazmin, drejtësinë, dritën, ditën, zemërgjerësinë, udhëheqjen, kënaqësinë, iniciativën, ambicjen, besimin tek vetja, afeksionin, dinjitetin dhe sensin e organizimit, forcën, mënyrën se si e përballojmë jetën.Nga ana negative përfaqëson: Arrogancën, mburrjen, krenarinë, zemërimin, egocentrizmin, dominimin. Dielli është lidhur me anën mashkullore të njeriut: me babain, bashkëshortin, me natyrën aktive, periudhën e pjekurisë, jetën publike, famën, idealet, fisnikërinë dhe lavdinë. Ka lidhje me artin, spektaklet, drejtimet, organizimet, punën në lidhje me bankat, metalin arin, luksin dhe udhëheqjen.
Nga anatomia lidhet me anën e djathtë të trupit.
Dielli sundon Luanin dhe është ne ngritje te Dashi. Udhëheq ditën e dielë dhe numrin 1.
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Dielli në flamur
14 vendet qe mbajne Diellin si simbol ne flamurin e tyre
Maqedonia
Argjentina
Antigua dhe Barbuda
Bangladesh
Japonia
Filipinet
Kazakistani
Kiribati
Kyrgistan
Malavi
Namibia
Nigeri
Ruanda
Uruguaji
Maqedonia
Argjentina
Antigua dhe Barbuda
Bangladesh
Japonia
Filipinet
Kazakistani
Kiribati
Kyrgistan
Malavi
Namibia
Nigeri
Ruanda
Uruguaji
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: Dielli dhe fuqia e tij
Dielli yne eshte yll i klasifikuar ne kategorine G2, nje prej me shume se 100 miliard yjeve ne galaksine tone.
Diametri: 1.390.000 km.
Masa: 1.989e30 kg
Temperatura: 5537 °C ne Siperfaqe
Temperatura: 15,000,000 °C Ne Berthame
Dielli eshte quajtur ne mitologji me emra te ndryshem: Greket e quajten ate Helios kurse Romaket e quajten ate Sol.
Dielli eshte objekti me i madh ne sistemin diellor. Ai permban me shume se 99,8% te mases totale te Sistemit Diellor (Jupiteri permban pjesen tjeter). Eshte thene shpesh se Dielli eshte nje yll. Kjo eshte e vertete ne kuptimin, qe ka shume te tjere te ngjashme me ate.

Blak Devill- 33
DIELLI
Ne Brendesi te Diellit dhe Njollat e Zeza
Shtresa e jashtme e rrotullimit varion: ne ekuator rrotullohet 1 here ne çdo 25,4 dite, ne afersi te poleve eshte me shume se 36 dite. Kjo sjellje e çuditshme eshte per shkak te faktit se Dielli nuk eshte nje organ solid-i ngurte si ne Toke. Efekte te ngjashme jane pare edhe ne planetet e gazit. Rotacioni shtrihet ndjeshem poshte ne brendesi te Diellit, por Berthama/Thelbi i Diellit rrotullohet si nje trup i ngurte. Kushtet ne berthamen e Diellit (perafersisht e 25% e rrezes te tij) jane ekstreme. Temperatura eshte 15,000,000 °C dhe presioni eshte 250 miliard atmosfere. Ne qender te berthames dendesia e Diellit eshte 150 here me shume se sa ajo e ujit. Forca e Diellit varjon: (rreth 386.000.000.000) megavat nga reaksionet e fuzionit berthamor. Çdo sekonde rreth 700.000.000 ton hidrogjen konvertohet ne rreth 695.000.000 ton helium dhe 5.000.000 ton e energjise ne forme te Rrezeve Gamma Rays. Njollat e zeza jane rajone me temperature rreth 3527 °C. Njollat e zeza mund te jete shume te medha, rreth 50.000 km ne diameter. Njollat e zeza jane shkaktuar nga komplikimet dhe marredheniet e fushes magnetike te Diellit. Kur shikojme Diellin dhe siperfaqen e tij, karakteristikat me te dukshme jane zakonisht Njollat e Zeza Sunspoots, te cilat jane zonat e mire-percaktuar ne siperfaqe dhe shfaqen me pjese me te erreta se sa pjesa tjeter e siperfaqes per shkak te temperaturave te uleta. Njollat e Zeza Sunspoots jane rajone te aktivitetit te dendur magnetike ku konvertimi i elementeve frenohen nga fusha te forta magnetike, reduktimin e transportit te energjise nga e brenda. Fusha magnetike shkakton ngrohje te forte ne Corona-Kurora-Siperfaqa, duke formuar rajone aktive, qe jane burim i fishekzjarreve intensive diellore dhe nxjerrja ne mase e materialeve nga Corona: quajtur ne anglisht corona mass ejection ose CME. Numri i dukshem i Njollave te zeza ne Diell nuk eshte konstant, por ndryshon me kalimin e nje cikli 11-vjeçar i njohur si cikli diellor. Ata qe nuk shfaqen jane ne latituden e larte diellore. Pas ciklit njollat diellore perparojn, numri i njollave rritet dhe levizin me afer ekuatorit te Diellit, nje fenomen i pershkruar nga ligji Sporer. Historia e numrit te njollave verejtur gjate 250 viteve te fundit, tregon ciklin 11-vjeçar diellor. Cikli Diellor ka nje ndikim te madh te motit ne hapesire, dhe eshte nje ndikim i rendesishem ne klimen e Tokes qe nga shkelqimi i drites dhe mardheniet e tjera magnetike. Ne shekullin e 17, cikli diellor duket se ka ndaluar teresisht per disa dekada.
Fusha Magnetike dhe disa faktore tjere
Rajoni mbi kromosfere i quajtur corona-kurore, shtrihet miliona kilometra ne hapesire, por eshte e dukshme vetem gjate nje eklipsi Diellor. Kur Hena kalon midis Tokes dhe Diellit atehere kemi te bejme me nje eklips Diellor. Eklipset jane te dukshme mbi zona te gjera te Tokes. Eklipset e Diellit ndodhe nje here ose dy here ne vit. Fusha magnetike e Diellit eshte shume e forte (sipas standardeve tokesore) dhe shume e komplikuar. Magnetosfera e tij, (e njohur edhe si heliosfera) shtrihet pertej Plutonit. Perveç ngrohjes dhe drites, Dielli gjithashtu leshon nje lume me dendesi te ulet te grimcave te ngarkuara (kryesisht elektronet dhe protonet), e njohur si Era Diellore, e cila pershkon te gjithe sistemin diellor ne rreth 450 km/sec. Era diellore dhe grimcat shume te larta te energjise hidhen nga shperthimet Diellore. Keto grimcka ose kjo Ere Diellore e quajtur Solar Storm ose Solar Flare, mund te shkaktoje nje efekt dramatik ne Toke duke rrezikuar egsistencen e njerezimit ne te ardhmen ne planetin tone.
Te Dhenat Nga Anijet/Satelitet e Nases
Te dhenat e fundit nga Anija Ulysses tregojne nje ndryshim te shpejtesise me 750 kilometra ne sekonde te Erave Diellore. Perberja e Eres Diellore gjithashtu duket te ndryshoje ne rajonet polare. Studim i metejshem i Eres Diellore do te behet nga anijet e nisura kohet e fundit Wind, ACE dhe SOHO nga pika te favorshme dinamike te qendrueshme drejtperdrejte ne mes Tokes dhe Diellit rreth 1,6 milione km nga Toka.
Kuptimi i Njerzimit
Per mijera vjet njerezimi, me disa perjashtime, nuk e njihte ekzistencen e Sistemit Diellor. Njerezit besonin se Toka mund te jete e palevizshme ne qender te Universit dhe kategorikisht . Edhe pse filozofi greek Aristarkun Samos kishte spekuluar ne nje rishqyrtim te Kozmosit, Nicolaus Copernic ishte i pari qe zhvilloi nje sistem matematikisht heliocentrik. Pasardhesit e tij te shekullit 17-te, Galileo Galilei, Johannes Kepler dhe Isaac Newton, zhvilluan te kuptuarin e fizikes, e cila coi ne pranimin gradual te idese se Toka dhe Planetet tjera rrotullohen rreth Diellit , dhe qe Toka nuk eshte qendra e gjithshkaje. Ne kohet e fundit, permiresimet ne Teleskop dhe perdorimi i anijeve/sateliteve kane mundesuar hetimin e fenomeneve gjeologjike te tilla si, male dhe kratere, dhe dukurive meteorologjike sezonale, te tilla si rete, stuhite e pluhurit dhe akullnajave ne planetet e tjera
Dilan- 7
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Dielli-Letra me e mire ne Tarot
Ja disa vizatime te letres se diellit ne lloje letrash te ndryshme tarot:
ludovigtarot- 12
Similar topics
» Dielli - The Sun
» Dielli -krijuesi i jetës sonë
» Fuqia e besimit
» Fuqia e nënvetëdijes
» Ti je me shumë sesa që mendon
» Dielli -krijuesi i jetës sonë
» Fuqia e besimit
» Fuqia e nënvetëdijes
» Ti je me shumë sesa që mendon
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi