EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shifra 3

3 posters

Shko poshtë

Shifra 3 Empty Shifra 3

Mesazh  Equinox 30.06.12 23:48

Simbolika e numrit 3

Shifra 3 96323610

Numri 3 ka përdorim të gjerë dhe simbolikë të fuqishme, përforcuar shpesh nga psikoza e fatalitetit.

Një-shi është rastësi, dy-shi nuk mjafton, tre-shi krijon trekëndësh-in dhe ky bëhet i padiskutueshëm, jep mundësi për përgjithësim të një dukurie.

Numri 3 lidhet me trekëndëshin pitagorian dhe me pikën trigonometrike. (Trigonometria është një degë e matematikës, e cila merret posaçërisht me trekëndëshat, matjen e sipërfaqeve me tre kënde. Êjo degë shkence lindi në Egjipt nga nevoja e rimatjes së tokave të përmbytura nga lumi Nil).

Sipas Platonit, shpirti i njeriut përbëhet nga tri pjesë. Pitagora numrit 3 i vishte cilësi hyjnore.

3 janë ligjet e fizikës mekanike të Njutonit.

Numri 3 fitoi një simbolikë të veçantë përmes trinisë: Ati, Biri dhe Shpirti i shenjtë.

Tre ishin magët që lajmëruan lindjen e fëmijës hyjnor Jezu Krisht.

Thonë se Krishti u ngjall ditën e tretë pas kryqëzimit.

Tri herë e mohoi dhe tri herë e puthi Pjetri Krishtin.

Tre vjet qëndroi në varr i patretur Konstandini i baladës së njohur.

Në dogmën e krishterë kemi tre ndarje të mëdha: Ferri, Purgatori, Parajsa.

Tri janë racat bazë të njerëzimit: raca e bardhë, raca e zezë dhe raca e verdhë (mund të shtohet me të drejtë raca e katërt: lëkurëkuqtë).

Tre janë fetë e mëdha në botë: Katolicizmi, Ortodoksia, Myslimanizmi (Budiizmi është më terpër një filozofi).

Në brigjet e Mesdheut ka patur tri perandori: Perandoria Romake, Bizantine, Otomane.

Në Detin Mesdhe ka tri ngushtica: Gjibraltari, Dardanelet, Suezi (kjo e hapur përpara afro një shekulli nga njerëzit).

Në Romën e lashtë u krijua triumvirati, me tre burra të shquar të kohës (Bruti, Êasi, Mark Antoni). Triumvirat u krijua edhe gjatë Revolucionit Borgjez Francez, me Maratin, Dantonin dhe Robespierin.

Deri në brezin e tretë, sipas dogmës mitologjike të fatalitetit, rëndonte krimi i një paraardhësi dhe (në tragjeditë) ndëshkimi i pashmangshëm për fajtorin, qoftë i vetëdijshëm ose jo (miti dhe kompleksi i Edipit, dhe trilogjia eskiliane për të).

Ura me tri harqe (titull novele tek Ismail Kadareja) është tipike në fushën e ndërtimeve tradicionale.

Në Përmet, në kufi me Greqinë, janë Tre Urat

Në rrethin e Vlorës është fshati Tre vllazën.

Në rrethin e Tepelenës tek Tri kodrat (ndryshe Tri avga-të = tre vezët) gjatë Luftës Italo - Greke bëri inspektim të ushtrisë Benito Musolini.

Tek Dritero Agolli: “Tre vjet, tre vjet naganti ynë/ qëlloi mbi dy perandori”.

Kemi Tre heronjtë e Shkodrës dhe Tre heronjtë e Kodrës së Kuqe në Tiranë (“Në kodër të Kuqe tre luanë” thotë kënga popullore).

Më 3 shtator 1939 Gjermania hitleriane sulmoi Poloninë.

Më 3 shtator 1974 në Greqi u krijua PASOKU - Lëvizja Socialiste Panhelenike.

Trikolor, tringjyrësh quhet flamuri kombëtar francez.

“Êush të dalin tre gjoga e tri shpatë me i këcye,/ njaj çikën ka me e marrë”, na thotë Eposi shqiptar i Kreshnikëve.

Tre vjet rresht thurte pëlhurën mashtruese Penelopa.

Në folklorin grek plumbi i tretë mbi luftëtarin është më i hidhuri, fatali.

Në gjenealogji treshja: gjyshi - ati - biri (nipi i gjyshit) shprehin vazhdimësinë. Lindja e tre fëmijve bashkë, trinjakë, sipas besimit popullor, është mbarësi. Dhe: Një vashë përtej nga lumi / tre sahat vallen e tundi, thotë një këngë nga krahina e Kardhiqit.

Tre janë elementet dhe institucionet bazë të sistemit të sotëm liberal politiko-shoqëror: Parlamenti, Qeveria, institucioni i Drejtësisë.

Shekuj më parë profetizuesi Nostradamus kishte parashikuar që, në shekullin e njëzetë, në një shtet të madh perëndimor, do të dilnin me vazhdimësi nga e njëjta familje tre burra politikanë të mëdhenj.

Nisur nga kjo thënie, njerëzve u shkoi mendja tek dinastia amerikane Kenedi, e cila, pas vrasjes edhe të Robert Kenedit, nuk mundi ta lozë këtë rol. Trashëgimi i fronit është kanun në shtetet me regjim monarkik. Në demokracitë perëndimore një fronësim i tillë është gati i pamundur.

Në Greqi, me daljen e tre kryeminstrave (gjyshi, babai, djali) në periudha me largësi njera nga tjetra, u krijua trinia politike e familjes Papandreu. Në histori njihen: Napoleoni i Tretë, Papa Piu i Tretë dhe tani, siç shkruan shtypi i huaj, Papandreu i Tretë.

Në moshën 33 vjeç vdiq Aleksandri i Madh i Maqedonisë.

Në moshën tridhjetetre vjeç Krishti u mbërthye në kryq.

Në moshën 33 vjeç Danteja del si personazh i poemës së vet “Ferri”, që hyn dhe viziton Ferrin.

Në moshën 33 vjeç Enver Hoxha mori në duar frenat e Partisë Komuniste Shqiptare.

Në vitin 1933 Shtetet e Bashkuara të Amerikës i goditi kriza ekonomike më e madhe e shekullit.

Në vitin 1933 Hitleri bëhet Kancelar i Gjermanisë dhe periudha e tij e qeverisjes dhe sundimit të tij quhet Rajhu i Tretë.

33 metra e lartë ishte pëmendorja e Kolosit të Rodosit, (vepër e shek. IV për nder të Aleksandrit të Madh, kolos i shembur më pas nga një tërmet).

Sipas Budës, numri i perëndive arrin në 33.000, madje, në shumëfish të këtij numri.

Në shekullin e kaluar janë zhvilluar dy Luftra Botërore. E treta, Atomikja (larg qoftë!) do të jetë fatale dhe e fundit.

Në atletikë kemi trehapshin dhe tregarëshin.

Tri shkallësh janë medaljet olimpike dhe çmimet në veprimtari të ndryshme kulturore - artistike.

Në fushën e bimësisë kemi trifilin, me tre fletë.

Në fushën e lektriciteti kemi rrymën trefazore.

Në praktikën puniste shqiptare gjejmë Trekëndëshin revolucionar të shkollës: Mësim - Punë prodhuese - Stërvitje ushtarake.

Gjejmë edhe tredynymshin e ish oborrit kooperativist.

Trilogji quheshin pyetjet e Pitagorës: “Nga vij, ku shkoj, cili jam”, që përfshiheshin në testin e pranimit në shkollën e tij në lashtësi.

Numri tre është mjaft i përdorur edhe në letërsi e folklor:

“Tri fluturat” quhet një përrallë e njohur gjermane (me idenë e solidaritetit).

“Tre qetë dhe ujku” quhet përralla popullore shqiptare (me idenë: Bashkimi bën fuqinë).

“Tre musketierët” është titulli i romanit të Aleksandër Dymasë.

“Tri motrat” është drama e Anton P.Çehovit.

“Tri ngjyrat e kohës” quhet tetralogjia romaneske e shkrimtarit shqiptar Ali Abdihoxha.

“Udhëtim përtej tre deteve” titullohet filmi për udhëtarin rus Athanas Nikitin.

Nga lashtësia deri më sot u krijuan mjaft trilogji letrare, kompozime pikturale triptik, vepra simfonike në tri kohë. Në këto raste numri 3 nuk ka ngarkesë simbolike, por shfaqet e vepron sipas logjikës së unitetit ideoartistik dhe lidhjes së brendshme të etapave të zhvillimit të subjektit.
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shifra 3 Empty Re: Shifra 3

Mesazh  Cimi Elezi 01.07.12 0:09

Shume tresha na vune....por nje korigjim,jane me shume se kater raca njerezore dhe secila ka bazen kryesore te saj.
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shifra 3 Empty Re: Shifra 3

Mesazh  Antin 01.07.12 10:09

Me lejoni te bej dy korrigjime: Heronjte e Shkodres jane pese dhe jo tre. Dhe Kolosi i Rodosit eshte per nder te Helios (Perendia e Diellit) dhe jo e Aleksandrit te Madh.
Antin
Antin

Jetoje jeten ashtu si te vjen

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shifra 3 Empty Re: Shifra 3

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi