EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përplasja me galaktikën tonë

Shko poshtë

Përplasja me galaktikën tonë  Empty Përplasja me galaktikën tonë

Mesazh  Zattoo 02.06.12 20:24

Përplasja me galaktikën tonë

Përplasja me galaktikën tonë  Perplasjamesdygalaksive+++_674957

Kemi kohë të sistemojmë jetët tona, para përplasjes galaktike ku do të përfshihet Rruga e Qumështit dhe galaktika e Andromedës. Sa kohë kemi në të vërtetë? Pak a shumë 4 miliard vite, aq sa është edhe mosha e Tokës.

Shkencëtarët e NASA-s pretendojnë se në këtë fazë, mund të parashikohet me siguri përplasja mes galaktikës tonë dhe asaj të Andromedës, që aktualisht ndodhet 2.5 milion vite dritë larg nesh.

Shkencëtarët mbikëqyrin prej vitesh galaktikën e Andromedës nga Teleskopi Shkencor i Institutit të Baltimoras në Shtetet e Bashkuara. Sipas tyre, Andromeda dhe Rruga e Qumështit, (galaktika që i përkasin Grupit Lokal e që përbëhet nga qindra galaktika të tjera) do përplasen pas 4 miliard viteve. Rezultati; Dielli ynë do të zhvendoset në një pjesë tjetër të galaktikës sonë. Por megjithë përplasjen, Toka dhe i gjithë sistemi ynë diellor nuk rrezikon gjë, edhe pse përplasja do të ndodhë me shpejtësinë e llahtarshme prej 1.9 milion kilometra në orë.

Lëvizjet e Andromedës u zbuluan falë teleskopit Hubble. Studiuesit thonë se ajo po afrohet drejt Rrugës së Qumështit me shpejtësinë 400 kilometra në orë. Pas dy miliard vitesh, Andromeda, e cila aktualisht ka formë spirale, ashtu si edhe Rruga e Qumështit, do të marrë formën eliptike, si pjesa më e madhe e galaktikave të tjera.

Po ne ku do të jemi? Në fakt, sipas shkencëtarëve amerikanë, Toka “gjatë përplasjes së madhe” do të jetë e pabanueshme. Ata thonë se Dielli ynë, pas 1 miliard vjetësh do të rrisë radioaktivitetin duke e bërë ngadalë-ngadalë të pabanueshëm planetin tonë. Ndërsa 2 ose 3 miliard vite pas përplasjes së Andromedës me Rrugën e Qumështit, Dielli ynë pritet të shuhet, duke gllabëruar Tokën, pasi më parë e ka shndërruar atë në një shkretëtirë të zjarrtë.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi