EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Planetit tonë po i kanoset rreziku

2 posters

Shko poshtë

Planetit tonë po i kanoset rreziku Empty Planetit tonë po i kanoset rreziku

Mesazh  Luli 11.08.14 23:24

Planetit tonë po i kanoset rreziku Apocalypse-earth-exploding

Shkencëtari Dr Jason Box, paralajmëron se planetit tonë po i kanoset rreziku më i madh nga metani. Planeti po shkatërrohet, sidomos pasi shkencëtarët kanë gjetur së fundmi rrjedha të metanit nga shtrati i detit.”Ndoshta unë do të shpëtoj nga kjo katastrofë, por bija ime jo”, ka thënë Box.Ndryshe, metani është një element që nxirret nga thellësitë e tokës. Ai është një element i rrezikshëm sidomos nëse del në sipërfaqe të tokës.Metani është përbërës kryesor i gazit natyror, që nxirret nga thellësitë e tokës.

Gjendet në gazra që e shoqërojnë naftën, në galeritë e minierave të qymyrit, në këneta, në formë fluskash, dhe formohet nga shpërbërja e mbeturinave bimore. Metani paraqet rrezik në galeritë e qymyreve, sepse me ajrin formon një përzierje, që mund të shpërthejë qoftë edhe një shkëndijë e vogël.

Përzierja që përmban 3-7.5% metan kurse përqindje tjetër ajër është shpërthyese. Minatorët duhet të jenë të pajisur me llampë speciale që sinjalizon praninë e metanit.Metani është gaz pa ngjyrë, pa erë, tretet pak në ujë, është afërsisht dy herë më i lehtë se ajri. Metani digjet në ajër me flakë pa ngjyrë, liron shumë nxehtësi dhe formon doksid karbon dhe ujë.Metani dhe seria e alkaneve të tjerë në temperaturë të zakonshme tregohet i plogët ndaj substancave me veti të forta okssiduese, siç është permanganati i kaliumit, uji i bromit, etj. Metani shërben lëndë e parë në gatitjen e shumë artikujve dhe të komponimeve organike me interes të madh për jetë.

Të rëndësisë së veçantë janë derivatet halogjene të tij, të cilat gatiten me reaksione të hologjeniumit të tij. Halogjenet e metanit janë tretës të mirë organikë, por shërbejnë edhe lëndë fillestare për gatitjen e shumë lëndëve të tjera oreganike.Metani përdoret për përftimin e hidrogjenit, i cili është lëndë e parë e industrisë së amoniakut, të plehrave kimikëe të azotuara dhe të blozës, që përdoret lëndë shtesë për përgatitjen e gomës teknike, sipas ngjyrës topografike. Metani gjithashtu përdoret si lëndë djegëse në amvisëri, për motorët e automobilëve, për ngjitjen autogjene të metaleve.

Hëna furnizon me energji Tokën

Shkencëtarët kinez pretendojnë se minimi i heliumit nga sateliti i tyre mund ta nxjerrë rruzullin tokësorë nga kriza e energjisë. Kina thotë se minimi i heliumit nga sateliti i tyre mund ta nxjerrë rruzullin tokësor nga kriza e energjisë. Dheu i prurë prej hënës nga njerëzit e parë që kanë shkelur në hënë përmban substanca titaniumi, platiniumi dhe minerale të tjera të vlefshme. Sateliti i tyre gjithashtu përmban një substancë e cila mund të revolucionoje prodhimin e energjisë elektrike. Substanca quhet helium 3 dhe është e pranishme në hënë si pasojë e erërave diellore. Kina synon të minojë në hënë për heliumin e rralle i cili sipas disa shkencëtarëve mund të plotësoje kërkesat e tokës për energji. Profesor Ouyang Ziyuan, shkencëtar i programit të Eksplorimit Hënor në Kinë, tha se hëna është e pasur me helium 3 dhe se kjo gjë mund të plotësojë kërkesat për energji të tokës të paktën për 10.000 vitet e ardhshme.

Dy anije kozmike të ngarkuara me helium 3 mund të furnizojnë me energji Shtetet e Bashkuara për një vit me të njëjtat kërkesa energjie që Shtetet e Bashkuara kanë kohet e sotme. Izotopi është shumë i rrallë në tokë për shkak se atmosfera jonë dhe fusha magnetike e tokës e parandalon heliumin 3 të arrijë në sipërfaqen e tokës. Hëna nuk e ka këtë problem pasi nuk ka asgjë ta ndalojë heliumin 3 të arrijë në sipërfaqen e hënës. Fabrizio Bozzato, një kandidat për doktoraturë në Universitetin e Tamkan në Tajvanit, kohët e fundit tha se heliumi 3 mund të nxirret duke e ngrohur pluhurin e hënës me 600 gradë celsius përpara se te sillet ne tokë. Heliumi 3 ka një vlerë ekonomike prej 3 bilionë dollarësh për ton, duke e bërë atë të përballueshëm ekonomikisht duke marrë në konsideratë se do te minohet nga hëna.

Sipas profesionistëve në ShBA, kostoja totale e të gjithë procesit të nxjerrjes dhe sjelljes në tokë, do të kushtojë rreth 20 bilionë dollarë me një kohëzgjatje prej 2 dekadash. Ndërkohe që Kina ka shprehur një interes për të minuar heliumin 3, ende nuk ka një plan konkret se si do ta sjellë heliumin 3 nga hëna në tokë. Gjithashtu është ngritur dhe çështja se kush e zotëron satelitin tonë. Protokolli i Hapësirës në UN, e firmosur nga Kina, sugjeron se resurset e hënës i përkasin të gjithë qenieve njerëzore. Bozzato tha se Kina duket e vendosur ta bëjë minimin hënor realitet, por meqenëse nuk është se ka kundërshtarë aktualisht, spekulohet se Kina do ta kthejë minimin e heliumit 3 në monopol. Kompania e Energjisë Shackleton thotë se është e mundur të nxirret helium 3 dhe prej planetit Jupiter.

Milingonat mund të jenë zgjidhja për ngrohjen globale

Ne tashmë e dimë se gazrat serrë, veçanërisht për dyoksidin e karbonit që është njëri prej problemeve më të mëdha në planet. Por a do të jetë zgjedhja në koshat e piknikut? Nuk janë sallatat me patate – por janë milingonat. Ronald Dorn, një gjeolog nga Universiteti i Arizonës Tempe, i cili sapo ka përfunduar një studim 25 vjeçar për milingonat – veçanërisht në atë se disa lloje të milingonave “kanë ndikim në klimë” apo ndalon zhvillimin e mineraleve dhe karbonatin sekret të kalciumit, që njihet si gur gëlqeror. Si pjesë e procesit të grimcat e vogla të dyoksidit të karbonit që gjenden brenda gurëve gëlqeror, duke i larguar kështu nga atmosfera. Dorn ka shkruar për zbulimin e tij në botimin e ri të revistës shkencore “Geology”. Ai e ka filluar hulumtimin e tij 25 vite më parë kur ka filluar që të vëzhgojë milingonat që janë gjendur në rërën e kripur themelore të tokës.

Për të përfunduar studimin e tij të gjatë, ai e ka studiuar rërën e kripur në tri harta të ndryshme në malet Catalina të Arizonës dhe atë të Teksasit, konkretisht të Palo Duros. Çdo pesë vjet, ai ka matur keqësimin e mineraleve kristalore dhe gurëve kristalor dhe ka zbuluar që milingonat i thyen ata 300 herë më shpejt se natyra. Atëherë si gurët gëlqeror që formohen me anë të dyoksidit të karbonit brendësia e tyre ende nuk është zbuluar? Ndoshta ata krijohen kur milingonat lëpinë rërën gjatë kapjes për murin e tyre për të krijuar foletë e tyre apo milingonat lëshojnë ndonjë sekret të tyre. Dorn për këtë shkruan: “Ne ende nuk e dimë nëse ato e lëpinë apo e bëjnë nevojën në të, apo nëse ka një baktere në zorrët e brendshme të milingonave apo ndonjë sekret që i bën ato të rritën si koloni dhe të shkatërrojnë”.

A mundem ne të ndalim ndryshimet klimatike nëse do të jemi me të mirë me milingonat? Dorn ende nuk ka arritur të përcaktoi sasinë e dyoksidit të karbonit që milingonat largojnë nga atmosfera. Megjithatë, procesi i tyre është i njëjta për sekuestrimin natyral të karbonit edhe nga pemët kurse oqeani përdoret për të larguar plaçkën e dyoksidit të karbonit e që është një metodë shumë më e lirë (ndoshta edhe më e sigurt) se sa projekti për sekuestrimin artificial të karbonit që manualisht mund ta shtoj atë edhe më shumë në tokë. Megjithatë, profesori Dorn është lavdëruar nga komuniteti i shkencëtarëve që ka analizuar për 25 vjet milingonat, madje edhe nevojën e tyre dhe në fund mund të shpejtojë tokën nga ndryshimet e klimës.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Planetit tonë po i kanoset rreziku Empty Re: Planetit tonë po i kanoset rreziku

Mesazh  Vizitor 13.08.14 10:05

Ndermjet 2040 dhe 2043 dhe te shkaterrohet kjo toke -bibla gnostike.
Ne 2060 do te ndodhi armagedoni-Isak Njuton
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Planetit tonë po i kanoset rreziku Empty Re: Planetit tonë po i kanoset rreziku

Mesazh  syri i art 13.08.14 16:08

rreziku me i madh qe i kanoset Tokes esht dora e njeriut,jemi pjes e kesaj natyre dhe me te gjith forcen punojm per ta shketerruar...DHE VETEM ZGJIMI I VETEDIJES MUND TA SHPETOJ KETE PLANET...
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Planetit tonë po i kanoset rreziku Empty Re: Planetit tonë po i kanoset rreziku

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi