Ufo-t në mesin tonë
Faqja 1 e 1
Ufo-t në mesin tonë
UFO-t në mesin tonë ?
Zëvendës-komandanti i një baze të forcave ajrore të SHBA-së në Angli ishte i hutuar për atë që kishte parë: drita të gjëra ndriçuese në qiellin e natës.
As Ministria britanike e Mbrojtjes nuk kishte qenë në gjendje të shpjegojë këtë fenomen, por ajo erdhi në përfundim se objektet e paidentifikuara fluturuese nuk kanë paraqitur ndonjë kërcënim.
Arkiva Kombëtare e Britanisë dje publikoi të dhënat e plota të qeverisë për “Incidentin në pyllin Rendlesham”, i cili ndodhi në dhjetor të vitit 1980, një prej rasteve më të njohura të vërejtjes së objekteve të paidentifikuara fluturuese (UFO) në Britani.
Kjo dosje ishte në mesin e 4 mijë faqeve të publikuara dje online, në të cilat dokumentohen rreth 800 takime të supozuara gjatë viteve të 80-ta dhe të 90-ta. Gjatë tri viteve të kaluara, Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuara dosje të fshehta për UFO-t, pas përballjes së kërkesave për liri të informimit.
Dosja e Rendleshamit përmban dëshminë e kolonelit të forcave ajrore të SHBA-së, Charles Halt, për një ngjarje për të cilën publiku ka tashmë disa vjet që ka njohuri.
Dokumenti përmban edhe rezultatin e hetimeve të bëra nga Qeveria e Britanisë dhe letrën e një ish-shefi të mbrojtjes, i cili kishte kërkuar që çështja e fluturakeve të paidentifikuara të merret më seriozisht.
Halt kishte dëshmuar se dy pjesëtarë të forcave ajrore kishin vërejtur drita të pazakonshme rreth orës tre të mëngjesit, në pyllin afër bazës amerikane Woodridge, në lindje të Anglisë. Ai shkroi se ushtarët, të cilët ishin dërguar për të parë se çfarë po ndodhë, kishin vërejtur një “objekt të çuditshëm”.
Ky objekt nga metali, në formë trekëndëshi, kishte ndriçuar gjithë pyllin, kishte shkruar Halt.
Të nesërmen, hetuesit që ishin dërguar në vendin e ngjarjes, kishin regjistruar një nivel të pazakonshëm të radioaktivitetit. Atë mbrëmje shumë ushtarë në bazë, përfshirë këtu edhe Haltin, kishin vërejtur një dritë të fuqishme, e cila më pas u shkëput në pesë objekte të bardha, të cilat u zhdukën.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë nuk ishte në gjendje të ofrojë ndonjë shpjegim për atë se çfarë kishte parë personeli në bazë, por kishte shtuar se nuk kishte gjetur as dëshmi për ndonjë kërcënim serioz ndaj sigurisë së Britanisë.
Gjithashtu u konkludua se asgjë nuk është regjistruar në radar dhe nuk kishte asnjë dëshmi se diç kishte depërtuar në hapësirën ajrore të Britanisë dhe se kishte ateruar në afërsi të bazës Woodridge.
Në vitin 1985, në letrën që Lordi Hill Norton, ish-kryesues i forcave të armatosura të Britanisë, ja dërgoi ministrit të atëhershëm të mbrojtjes, Michael Heseltine, ai u ankua se ky rast nuk është qartësuar asnjëherë në mënyrën e duhur.
Hill Norton theksoi se bëhet këtu fjalë për një rast të vërtetë, i cili dëshmon për atë se sa është e lëndueshme hapësira ajrore dhe territori i Britanisë.
Dokumentet e publikuara dëshmojnë për një rritje të raporteve për UFO në vitin 1996: 609 raste atë vit, për dallim nga 117 raste të raportuara një vit më parë.
(AP)

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Similar topics
» Alienët janë në mesin tonë
» Fëmijët e alienëve jetojnë në mesin tonë
» Si të zhvillojmë kreativitetin tonë ?
» Përplasja me galaktikën tonë
» Madhësia e Universit tonë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi