EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Perplasja e Galaktikes tone (Milky Way) me Andromeden

Shko poshtë

Perplasja e Galaktikes tone (Milky Way) me Andromeden  Empty Perplasja e Galaktikes tone (Milky Way) me Andromeden

Mesazh  SWAT 12.11.14 21:33

Kjo re e drites na lidh ne me te kaluaren dhe gjithashtu me te ardhmen tone. Ne te vertet fati i tere galaktikes tone Milky way dhe ndoshta vete Tokes ka nje lidhje nderthurese me vete Andromeden. Evidencat e fundit astronomike sygjerojne fuqishem se te dyja galaktikat spirale si ajo e jona dhe Andromeda te cilat ndodhen ne grupin tone lokal po shkojne ne nje kurs perplasjeje.

Perplasja e Galaktikes tone (Milky Way) me Andromeden  Ma

Kursi Perplasjes

Zbulimi i Yjeve Cepheid ne Galaktiken M31, i dha mundesi Edwin Hubble te maste distancen midis nesh dhe motres tone spirale - Andromeda, dhe pas kesajt ai sygjeroi dhe themeloi teorine e zgjerimit te Universit. Por Andromeda se bashku me nje pjese te grupit tone te vogel lokal e sfidoi ligjn e Hubble per zgjerimin e Universit. Edhe pse galaktikat e tjera i zgjerojne distancat midis tyre duke u larguar nga njera tjetra, Andromeda dhe disa fqinj te grupit tone lokal po vijne drejt nesh.

Andromeda po i afrohet galaktikes tone me nje shpejtesi prej rreth 120 km ne sekond. Franz Kahn dhe Lodewijk Woltjer, e realizuan kete studim ne vitin 1959 dhe sygjeruan se Andromeda dhe Milky Way jane te lidhura ne nje kufi gravitacional duke formuar nje sistem dysh galaktikash, ose sic njihet ne gjuhen e astronomise, Binary System. Ata paten nje debart ne lidhje me lindjen e dy galaktikave afer me njera tjetren pas Big Bangut dhe se ato levizen larg njera tjetres prej efektit zgjerues te Universit. Te dyja galaktikat kane filluar ti afrohen njera tjetres per shkak te terheqjes se njejte gravitacionale. Nese galaktikat ndjekin orbiten (jo qendrore/ecentrike) ashtu si shumica e kometave, athere dhenia e distances se njohur te Andromedes dhe shpejtesia relative se bashku me ate te Universit 13.7 miljad vjet ne moshe, i jep mundesi astronomeve te llogarisin orbiten dhe gjithashtu masen e saj.

Ky supozim dhe rezultati i llogaritjeve i dhane nje definim Andromedes e cila si pas astronomeve kishte nje mass prej 4.7 Trilion te mases diellore. Kahn dhe Woltjer arsyetuan nese duhet te kishte ndonje burim shtese ne masen qe rrethonte galaktikat, qe kur Yjet, Gazi, dhe Pluhuri Yjor perfshinte vetem nje te dhjeten e kesaj shume. Kjo ishte evidenca e pare e Energjise se Erret ne grupin lokal te galaktikave. Vleresimet e Kahn dhe Woltjer bazuar ne argumentet e thjeshta, ishin shume afer vleres moderne prej rreth 3 Trilion masash diellore duke analizuar levizjen e galaktikave te vogla perreth Milky Way dhe Andromedes. Astronomet modern tani mund ta cojne kete argment dhe studim te rendesishem ne nje shkalle me lart. Andromeda po vjen, por kur do ta beje impaktin kryesor tek ne. Zgjidhja e orbites (e cila shikohet si jo qendrore/ecentrike parashikon se perplasja kok me kok do te ndodhi rreth 3 miljard vitesh nga tani. Kjo mund te duket si rrug e gjate por eshte teper evidente qe do te ndodhi para afatit te (vdekjes zyrtare te Diellit tone).

Pra Dielli do te mari 5 Miljard vjet per tu kthyer ne nje gjigand te kuq dhe pastaj ne nje xhuxh te bardh. Por ta harrojme djegien e Tokes. Po sikur te ndodhe dicka akoma me e madhe, si pershembull shkaterrimi total i galaktikes tone Milky Way dhe Andromedes. Astronomet nuk mund ta percaktojne kohen shkallen e sakte shkaterruese te kesaj perplasje por mund te zbulohet ne te ardhmen duke kerkuar me teper rreth kesaj ngjarje. Supozimi i orbites (jo qendrore/ecentrike) e ben kete ngjarje qe te varet direkt nga Andromeda e cila nuk ka levizje te ndjeshme apo shpejtesi terthote. Nese Andromeda ka nje levizje te dukshme terthore, te dyja galaktikat mund ta humbasin njera tjetren per vetem disa qindra mijra vite drite, por humbja e energjise orbitale pergjate takimit te afert midis tyre do te beje qe te dyja galaktikat te perplasen kok me kok pas disa miliarda vitesh me vone. Qe nga argumentet e kesaj ngjarje, astronomet arriten te krijojne modelin e levizjes se grupit tone lokal te galaktikave. Duke mare parasysh terheqjen gravitacionale te grupeve tjera lokale si dhe ndikimi i batices tek grupet e aferta, astronomet mund te vleresojne shpejtesine terthore te Andromedes me nje shtrirje diku ne mes te 0 dhe 150 km ne sekond duke korisponduar ne nje levizje te vogel nga 0 ne 42 mikro-hark-sekond per vit. Interferometri i Misionit Hapesinor te Nasa`s dhe Agjensia Europiane e Hapesires ne (Misionin Gaia) mund ta zbulojne kete levizje ne nje dekade, por tani per tani vazhdon te mbetet e panjohur.

Si pas studimeve dhe modeleve kompjuterike kjo perplasje kok me kok e dy motrave (galaktikave) spirale mund te sjelli fundin e Tokes. E ardhmja e perplasjes se Milky Way dhe Andromedes nuk eshte nje befasi, dhe i jep astronomeve mundesi te vezhgojne dhe bashkimet e galaktikave te tjera, (evidenc e sakte te dhena nga Teleksopi Hubble). Kjo nuk eshte nje ngjarje vecanerisht e zakonshme. Nese ne shkojme mbrapa ne kohe, incidentet e perplasjeve te galaktikave rriten ne menyre dramatike. Ne foton aktuale te Universit, disa fllucka gazi dhe Energjisa se Erret, konsedoi nga luhatjet e para te densitetit ne fillimin e Universit dhe bashkoi disa struktura me njera tjetren duke i kthyer ne struktura te medha qe perfundimishtu ben galaktika. Perplasja dhe bashkimi i ketyre strukurave procedoi ne mekanizmin levizes dhe zhvillimin e galaktikave.

Perplasja e Milky Way - Andromeda eshte vetem nje hap tjeter ne procesorin e vazhdueshem te formimit te nje strukture te stermadhe. Ne fakt, kjo perplasje ngjan me nje kaos te vertet por gjithashtu eshte edhe nje proces transformimi. Simulimet kompjuterike tregojne se bashimi i dy galaktikve spirale do te bejne te mundur formimin e nje galaktike te stermadhe eliptike. Astronomet jane magjepsur per dekada te tera me perplasjet e galaktikave dhe se si ato ndikojne ne formimin e galaktikave te medha. Heret, ne vitet 70, studimet te ndryshme kane treguar se fijet e holla te yjeve, vezhguar ne galaktikat e aferta, e kane origjinen natyrisht permes nderveprimeve gravitacionale. Vellezrit Alar dhe Juri Toomre, tani ne Universitetin e Colorados, te cilet ndihmuan ne kete kerkim, i quajtuen keto struktura bishti i baticave dhe urat. Puna e tyre tregoi se si keto fije te holla formohen.

Ne nje galaktike spirale, forca gravitacionale qendrore ka vetem forcen e drejte e cila ben te mundur mbajtjen e yjeve ne nje rruge rrethore dhe duke ruajtur gjithashtu formen e saj ne nje strukture disku. Por kur dy galaktika afrohen se bashku, forcat e tyre te batices jane shume te forta, mjaftueshem per te shqetesuar forcat qendrore dhe duke bere qe yjet ne anet e kunderta te galaktikave, te dalin jasht tyre me nje bresheri te shpejte. Detajet varen disi ne orientimet e galaktikave gjate perplasjes tyre, por rezultati i pergjithshem eshte prodhimi i nje modeli te hapur, (galaktike dy kraheshe spirale). Ne modelet e paraqitura, galaktikat spirale perbehen vetem nga yjet te cilat zhduken relativisht shpejt dhe vendoshen ne nje konfigurim te mrekullueshem si nje galaktike eliptike. Mund te duket komplet e habitshme, por yjet individual nuk perplasen gjat kohes se ketyre bashkimeve sepse yjet jane shume te vegjel krahasuar me distancen midis tyre.

Te dyja galaktikat do te kalojne drejt me njera tjetren si fantazma te nates. Kompleksi i nderveprimeve gravitacionale do ti rishperndaje energjite ne menyre te tille qe te dy galaktikat perfundimisht te shkrihen dhe te formojne nje te vetme. Por rreth 10% e mases reale te nje galaktike spirale eshte ne forme gazi dhe kjo pjese ndoshta ka qene me e madhe ne historine e hershme te tyre. Kur modeluesit shtuan gazin ne simulimet e tyre kompjuterike, ato gjeten se gazi do te zhytet shume shpejt ne qendrat e galaktikave dhe do te coje ne nje veprim intensiv te formimit te yjeve. Parashikimet jane ne perputhje te ngushte me nje bresheri yjesh ne kohen e bashkimit te galaktikave, si pershembull Apr 220 ne Konstelacionin Gjarpri. Galaktikat e medha gjithashtu permbajne vrima te zeza supermasive ne qendrat e tyre. Gjate bashkimit, te dy vrimat e zeza zhyten ne qendren e galaktikes se re te sapoformuar, duke krijuar nje binar te shtrenguar e cila humbet energji orbitale kur yjet kalojne ne orbita te larta. Kur vrimat e zeza afrohen ne nje distance me njera tjetren ne rreth 1 vit drite, ata destinohen duke u bashkuar nepermjet emetimit te valeve gravitacionale. Gazi i hedhur ne vrimen e zeze monster te sapo formuar, mund te formoje nje disk i cili shkelqen si nje Quasar ose si nje berthame aktive.

Apokalipsi

Kur dielli te vazhdoje orbiten e tije rreth qendres se galaktikes, dhe kur galaktika jone ti afrohet Andromedes, hapesira e nates do te duket teper kaotike. Nga qe orbita e diellit eshte rrethore, harku i njohur i galaktikes tone Milky Way nuk do te ndryshoje aq shume. M31, do te na japi iluzionin e zmadhimit kur ajo te afrohet, dhe hapat e para te vezhgueseve do jene teper mahnitese dhe perrallore. Ndersa galaktikat do te bashkohen me njera tjetren ne rreth 3 Miljard vjet nga tani, Andromeda do te formoje nje prerje nderyjore te dukshme ne qiellin e nates. Andromeda pastaj do te ulet, por forcat e forta ndervepruese te batices do te prodhojne nje galaktike spirale dy kraheshe te zgjeruar me nje bisht jo normal, si ato qe shohim tek galaktikat (NGC 4038 dhe NGC 4039) ne konstelacionin Korbi. Terheqa e aureoles se erret te galaktikes tone do ta reduktoje energjine orbitale te Andromedes duke e kufizuar ate ne disa qindra mijra vite drite. Andromeda pastaj do te bjeri ne kalimin e dyte pas qindra miljona viteve.

Kete here perplasja do te jete kok me kok dhe te dy galaktikat do te pesojne nje vrull perfundimtar te shpejte ne rreth 100 miljon vjet deri sa ato te bashkohen perfundimisht duke u bere nje galaktike e vetme eliptike dhe duke u rrethuar nga shtresat masive te gazit dhe pluhurit, gjithashtu dhe nga dy bishtat e zgjeruara (jo normale). Menjehere pas takimit te pare, kompleksi nderveprues gravitacional do ta shqetesoje oribten e Diellit tone duke e zhyter ate ne qendren e galaktikes. Qielli i nates do te luhtet nga nje pamje e larget ndervepruese e dy galaktikave, dhe nje qiell te tej mbushur me yje te ndritshem, nderkohe qe ne do te udhetojme ne drejtim te qendres se fryre te galaktikes.

Kur dielli te kaloje ne qendren e bashkimit te galaktikave, observuesit mund te shohin shperthime yjore te cilat do te jene te dukshme te cdo skaj te qiellit. Shancet qe te ndodhi ndonje supernova afer Tokes jane te pakte. Gjithashtu perplasja do te krijoje nje sistem binar te vrimash te zeza. Ndersa dielli udheton per ne qender te galaktikes, ai do te kaloje shume prane ketij sistemi duke dhene nje mundesi shkimi nga afer te ketyre monstrave. Graviteti i monstrave binjake mund ta hedhin Diellin komplet jasht galaktikes ku ai do te vdesi i qete dhe i vetem ne hapesiren intergalaktikore.

Horizonti i vrimes se zeze supermasive i njohur si Event Horizont ne gjuhen astronomike ka nje madhesi pothuajse sa komplet sistemi yne diellor, dhe shanci qe dielli yne te bie ne ate vorbull kaotike, jane te pakta. Ne kete rast te gjitha ato qe mbesin nga qyteterimi njerezor do te kalojne ne harrese duke lene pas mbetjen e fundit te egzistences tone, ose me sakte ne gjuhen kaotike qe do te thote, do te shndrohemi ne pluhur i cili do te shperndahet neper kozmos me shpejtesine e drites.
SWAT
SWAT

Njerezit mendojn se e vrasin kohen, per derisa koha ne heshtje i vret ata.

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi