EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mendimet!

3 posters

Shko poshtë

Mendimet! Empty Mendimet!

Mesazh  bardhi_tr 13.03.12 16:04

Mendimet!

Mendimet të ndryshme dhe ndjenjat tona janë bazuar në eksperiencat tokësore dhe të jetës, edhe nëqoftëse ju do i konsideroni disa nga eksperienca tuaja që të jenë më të thella akoma nga paraqitja e jashtme, ata akoma japin në një imazh të bazuar në njohuri. Me fjalë të tjera ti ndërton jetën tënde sipas ideve dhe eksperiencave që ke kaluar gjatë jetës.

Ti je në gjëndje të shikosh nga e kaluara e jote dhe momentet kur ty të ka ndodhur diçka e ‘’keqe’’, dhe shikon që me njohuritë e fituara ti jep natyrën tënde; krahaso këto njohuri që ke tani nga një ekperienc që ke kaluar më parë dhe do shohësh që ke pasur pak verbëri në gjykimin e asaj që të ka ndodhur. Sidoqoftë, në vënd që të jesh në gjendje të shohësh pastërtinë e plotë, ti anon nga e kundërta ku ndriçimi duhet të jetë mbi të me dritë të pastër, kështuqë mund të pastrosh gjithë errësirën që ke brënda vetes tënde (Një pik e vogël me helm e helmos të gjith gotën me ujë). Dobësia sjell dobësinë tjetër.

Kur ti të arrish të zotërosh të gjithë vetëdijen tënde plotësisht, do të thotë që ju do të jeni në dijeni të çdo përgjigje që vjen nga nën-vetëdija e juaj, nëqoftëse kjo dije nëpërmjet eksperiencave është bërë një pjesë e vërtetë e vetes tuaj, dhe ju do të arrini të bëheni një vëzhgues i asaj që ndodh në vënd që të jeni një intrumenti ose vegla e tij, dhe kjo sjell që ju të përjetoni çdo fenomen që ndodh përreth teje dhe të dini çfarë po bëni, ku si dhe pse.

Kjo nuk do të thotë që ju ia keni arritur qëllimit plotësisht dhe të mjaftoheni me kaq dhe më keq akoma që s’hyni dot tek burimi sepse veprimet tuaja janë thjesh vëzhguese dhe janë të bazuar akoma në idenë tuaj personale e mir apo e keqe. Por keni bërë një përparim: Pastaj nëqoftëse ti do qëndrosh i vetëdijshëm të çdo moment nuk do të keshë dëshirën e tij: por ai ka shum mjete në dipozicion, shtëpia e tij është nën-vetëdija dhe ai i din rrugët e tij më mirë sesa vetë ti! Ai i mbledh të gjithë ata që ai i ka grumbulluar gjatë gjithë kohës, të gjitha lidhjet do ti përdorë vetëm që të të thyej ty.

Unë dëgjoj shpesh njërin të më thotë. “Por kjo është personale se un s’jeto dot pa lek pa makin pa veshje të mira pa modën e fundit pa horoskopin pa face book!, si ti ia bëj më ka zënë halli i madh. Mos ky ai që s’po del nga vetja jonë gjë e cila na ka bllokuar trurin në një vorbull që ska fund që është pambarim, dhe është pikërisht kjo pjesë që ka nevojë të ndriçohet?”

Pyesni veten tuaj kush është ky që po fshihet, që shpesh herë na bën që gjërat na marin për poshtë dhe pastaj themi “mu nxi jeta”, “s’jetoj dot kështu”,”po un s’kam faj”, “un shoh punën timë”. Mos vallë e ka emrin Ego uaaaaaaaaaaaa e çuditshme dhe për tu habitur që po kërkon të mbajë kontrollin tonë, për më tepër akoma nuk e kuptojmë që ne i ofrojmë më shumë teritor dhe bëjmë sikur s’dimë gjë edhe pse na verbon shpesh herë, kjo është e gjithë e vërteta,që ta dini!

Mos i lejoni vetes të keni kontroll nga Ego-ja. Mundohuni të jeni mbi të.
bardhi_tr
bardhi_tr

26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mendimet! Empty Re: Mendimet!

Mesazh  Ekonomisti 13.03.12 23:49

Rrenja e promblemeve eshte vetem egoja gjithashtu dhe e gjith kenaqesive!,por c eshte kjo ego-ja qe qenka kaq promblem?

Kjo qenka hija me e madhe qe njeriun e ndjek nga mbraqa dhe njeriu nga frika ecen shpejt e me shpejt per tju larguar hijes por ce do sa me shpejt iken ai dhe hija njejt e ndiek, e verteta esht se asgje nuk te ndiek...egoja esht e rrejme.

Po te shikojme pak me thell shikon se njerzit jan shum per te ardh keq, shum te mjer dhe nga momenti ne momemt ata behen akoma me te mjer ata lypin rrespekt dashuri si femija ,harruan ata se tani erdhi momenti te japin femijve atyre qe e duan vertet dashuri. boll lypen, por cte japin ata as qe kan patur ndo1her dashuri.

Ajo qe mund te japin ata tani esht vetem nje hipokrizem i paster pothuaj se gjith njerzit shkembejne nje egoizem,hipokrizem me njeri tjetrin ,por keto jane vetem fallcifitete endrra,por ja qe keto endrra jan tani realiteti me i madh per njerzit .shum njerez deshirojme te mos jen egoist , njeriu ne te vertet nuk esht egoist ai esht njeri i paster ai behet egoist shiko femijen ai te shiko ne sy dhe nuk i ndridhet qelpiku ai nuk di per rregullat ai nuk di per politiken ai jeton natyrshem ,ai nuk di te mashtroj ai esht i pafajshem me von hy familia ,shoqeria duke e helmuar ate me etikat e saj,duke e detyruar te shtypi natyren e vertet dhe te eci sipas rregullit sepse e ka then zoti .

nuk besoj se zoti kaq mekatar ! dalngadal ai behet nje hipokrit,egoist i vertet tani ata ate kan grumbulluar..po pse e kan grumbulluar ate ?

Per vet shkakun e egos sepse cdo gje ne jet kan ber per ego,nuk e kan bere sepse ju a ka ndier zemra.zemra e ka humbur rolin e saj,njerzit nuk levizin sipas spontanitetit por kalkulojne nje her egon a i lejon ajo?!

Ky esht hapi i pare i mbiellies se hipokrizmit, shtypia e natyres se vertet automatikisht do krijoj natyre fiktive. Motoja ime do ishte : ne fillim te nevoitet pak kuptueshmeri e paster, e thell dhe do shikosh paster, bukur.
Ekonomisti
Ekonomisti

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mendimet! Empty Mendimet!

Mesazh  bardhi_tr 14.03.12 12:54

Përsaj përket mënyrës që shkruajte në fund, doja të shtoja diçka:
Siç përmende më lart për fëmijën që realish është i pastër, mbas kësaj moshe kur futesh në nivelet e minorenit ose I rritur qënie e tij kalon shum faza të përmisimit të tij ose degradimit.
Janë disa qënie që nuk pyesin për këto faza që nuk e di sesi apo nga e kanë marë por brënda vetes së tyre kanë një esence të veçantë e cila dallon nga të të tjerët. Kjo esence i bën ata që të jenë dritë për të tjerët.
Më habit fakti se nga e gjejnë forcën dhe dijen e duhur që ata të jenë Lider, mbase mund të jetë dhe vetë Natyra që vendos, por me sa di un janë shum të paktë, për më tepër ata kur fillojnë të shpërthejnë ose të ofrojnë për njerezit janë vetë njerezit injorantë që i eleminojnë. Ata që kanë këtë gjë thjesht bëjnë detyrën që i jepet dhe s’pyesin shumë për vështirsi.
bardhi_tr
bardhi_tr

26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mendimet! Empty Mendimet e femijve dhe te rriturve...

Mesazh  laureta 15.03.12 21:58

Te jesh femije eshte gjeja me e bukur e binarit te jetes thjeshte je femije nje femije me nje ndergjegje te pastert me mendimet me valide ,ata flasin ata shprehen aq lirshem ata duan aq lirshem ata nuk gjykojne ata nuk dine te lendojne ,ata nuk mendojne qe njerzit jan ujqer njerzit ndonjeher nuk dine te vlersojne gjykojne gabimisht jan me te ndrojtur etj ndera te rriturit jan ndryshe fillon faza kur ne zbulojme veset e njerzve sepse nuk ka njerz te keqinje dhe te mir por njerz me virtyte dhe vese dhe pastaj te njohesh te shohesh karaktere nga me et ndryshmet eshte vertet idiotsi te merresh me secilin dhe ndoshta ti thuash mendimin tend sepse jo gjithkush te kupton aj mendim shperfillet injorohet gjykohet andaj jemi te ndrojtur tu themi njerzve kjo eshte ajo kjo eshte kjoo....pasi qe vet bota dhe vet mendimet jan te ndertuara ndonjeher turprishte per vet faktin se nuk i kuptojme..respekt
laureta
laureta

Asgje nuk eshte me madheshtore se mendja asgje nuk eshte me e pasur se mendja por asgje nuk eshte me idiote se mendja ajo mund te ndertoje madheshtoren por ajo mund te shkatrroje vet veten!!?

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mendimet! Empty Mendimet

Mesazh  bardhi_tr 16.03.12 8:02

Mos harro dicka, qe ndikim gati gati me te madh ka edukimi i tyre.
Me nje edukim te mire te femijve ke edhe te rritur me edukim te mire.
Lexo Repupliken e Platonit per ndertimin e nje shteti.
Ai thote Muzik dhe Gjimnastike.

1.Muzik per shpirtin (Ideal,Virtyte, Etik etj)
2.Gjimnastik per trupi (Pregatitje fizike qe te jene kocke e forte)

Un jam i rritur dhe dua te ngelem i tille gjithmone qe ti sherbej kesaj Shqiponje me dy Koka.

bardhi_tr
bardhi_tr

26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mendimet! Empty Re: Mendimet!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi