ECCE HOMO - Si bëhet njeriu ai që është
Faqja 1 e 1
ECCE HOMO - Si bëhet njeriu ai që është
ECCE HOMO - Si bëhet njeriu ai që është.
nga: Friedrich Nietzsche
Parathënie
1.
Duke parashikuar se do të më duhet që, brenda një kohe të shkurtër, t’i paraqes njerëzimit me kërkesën e tij gjërat më të vështira që janë kërkuar ndonjëherë, më duket e domosdoshme të them se kush jam unë. Në fund të fundit, kjo duhet të dihet sepse unë nuk e kam lënë veten “pa dëshmi”. Por mospajtimi mes madhështisë së detyrës sime dhe vogëlsisë së bashkëkohësve të mi shfaqet në faktin se unë nuk jam dëgjuar, madje dhe as jam vënë re prej tyre. Unë jetoj me autoritetin që i kam krijuar vetes, apo ndoshta është thjesht një paragjykim besimi se unë jetoj?… Më mjafton të flas me ndonjë njeri “me kulturë” çfarëdo që vjen gjatë verës në Engadinën e Sipërme, për t’u bindur se unë nuk jetoj… Në këto rrethana, ndjej një detyrim ndaj të cilit ngrenë krye zakonet e mia, e aq më tepër, krenaria e instikteve të mia, detyrimin që të them: Më dëgjoni! Sepse unë jam ky njeri. Mbi të gjitha, mos më ngatërroni me të tjerët!
2.
Unë nuk jam aspak, le të themi, një gogol, një përbindësh moral përkundrazi, jam një natyrë e kundërt me ata lloj njerëzish që gjer më sot janë nderuar si të virtytshëm. E thënë mes nesh, mua më duket se pikërisht kjo është arsyeja e krenarisë time. Unë jam një dishepull i filozofit Dionis (Shënim i përkthyesit: Herakleot Dionis Filozof grek, predikonte se me vdekjen merr fund gjithçka) dhe, për më tepër, parapëlqej më mirë të jem një satir (Shënim i përkthyesit: Satir Qenie mitologjike gjysmë njeri e gjysmë cjap. Shoqëronin Dionisin, perëndinë e verës dhe simbolizojnë dëfrimin, satirën dhe ironinë.) sesa një shenjt. Po, lexoni të paktën vetëm këtë shkrim. Ndoshta ia kam dalë mbanë (dhe ndoshta ky shkrim nuk ka qëllim tjetër) që të shpreh në mënyrë të kthjellët dhe dashamirëse këtë kundërshti. Gjëja e fundit që do të doja të premtoja është kjo, që unë “do ta bëj më të mirë” njerëzimin. Nuk do të ndërtoj idhuj të rinj; le ta mësojnë idhujt e vjetër se çdo të thotë të kesh këmbë argjile! Përmbysja e idhujve (kështu i quaj unë “idealet”) është zanati im kryesor. U zhvesh realiteti nga vlera, kuptimi, vërtetësia e tij në atë masë saqë u sajua një botë e rreme ideale… “Bota reale” dhe “bota e dukshme”, çka do të thotë: bota e sajuar dhe realiteti… Gënjeshtra e idealit ka qenë deri më sot mallkimi që varet kërcënueshëm mbi realitetin. Nga kjo u falsifikua dhe u llastua njerëzimi deri në instiktet e tij më të thella, deri aty sa filloi të adhurojë vlerat e kundërta të atyre vlerave me anë të të cilave sigurohej përparimi, e ardhmja, e drejta e lartë për të ardhmen.
3.
Kush di të thithë ajrin e shkrimeve të mia, e di që ai është një ajër i lartësive, një ajër i freskët. Duhet të jesh krijuar enkas për të, përndryshe rreziku që të ftohesh nuk është i vogël. Akulli është afër, vetmia e pamasë por, sa qetësisht qëndrojnë gjërat në dritë! Sa lirisht që merr frymë! Sa shumë gjëra ndjen poshtë vetes! Filozofia, të cilën unë deri më sot kam synuar dhe jetuar, është të jetosh vullnetarisht mes akujsh e mbi malet e larta, të kërkosh gjithçka është e çuditshme dhe problematike në ekzistencë, gjithçka që deri tani ka qenë e ndaluar nga morali. Nga përvoja e gjatë që më ka ofruar pelegrinazhi mes gjërave të ndaluara, kam mësuar ti shoh në një mënyrë mjaft të ndryshme nga ajo që do të ishte e dëshirueshme çështjet për të cilat është moralizuar dhe idealizuar deri tani: historia e fshehur e filozofëve, psikologjia e emrave të mëdhenj të filozofisë, doli për mua në dritë. Sa të vërteta përballon, sa të vërteta guxon një shpirt të shohë? për mua ky ka qenë gjithmonë kriteri i vlerave. Gabimi (pra besimi tek ideali) nuk është verbëri, gabimi është përtaci… Çdo arritje, çdo hap përpara drejt njohjes është rrjedhojë e guximit, e ashpërsisë ndaj vetvetes, e pastërtisë ndaj vetvetes Nitimur in vetitum (Shënim i përkthyesit: Nitimur in vetitum lat. Të kërkosh të ndaluarën. Varg i poetit latin Ovidi, “Amorum” III, 4, 17.) në këtë pikë, filozofia ime do të triumfojë një ditë, sepse, deri më sot, vetëm e vërteta është ndaluar sistematikisht.
4.
Ndërmjet shkrimeve të mia, “Zarathustra” ha bukë veç. Me të i kam bërë njerëzimit dhuratën më të çmuar që mund të bëhet ndonjëherë. Ky libër, zëri i të cilit përshkon mijëvjeçarët, nuk është vetëm libri më i lartë që ekziston, libri i vërtetë i ajrit të lartësive (fakti i plotë “njeri” gjendet në një largësi mjaft të madhe poshtë këtij libri), por është dhe më i thelli, i lindur nga pasuria e brendshme e së vërtetës, një pus i pashterrshëm brenda të cilit asnjë kovë nuk zbret pa u kthyer lart e mbushur plot me ar dhe mirësi. Këtu nuk flet një “profet”, një nga ata hibridët e tmerrshëm të sëmundjes dhe të vullnetit për pushtet që quhen themelues të feve. Mbi të gjitha, duhet dëgjuar mirë tingulli që del nga kjo gojë, ky tingull bilbili, për të mos bërë shtrembërimin mizor të kuptimit të urtësisë së tij. “Janë fjalët më të qeta ato që sjellin stuhinë; mendimet që vijë lehtë-lehtë, udhëheqin botën”.
“Fiqtë bien nga pemët, ata janë të mirë e të ëmbël. Gjatë rënies, lëkura e tyre e kuqe çahet. Unë jam një erë veriu për fiqtë e pjekur. Kështu, njësoj si fiqtë, mësimet e mia bien pranë jush, o miqtë e mi. Merreni ëmbëlsinë e tyre, ushqehuni me tulin e tyre të ëmbël! Përreth nesh është vjeshtë, qiell i pastër dhe është pasdite.”
Këtu nuk flet një fanatik, këtu nuk “predikohet”, këtu nuk kërkohet besimi: nga një pafundësi plot dritë dhe nga një thellësi lumturie bie pika pas pike, fjala pas fjale, një ngadalësi e butë është ritmi i këtyre diskutimeve. Gjëra të tilla u ndodhin vetëm më të zgjedhurve. Është një privilegj i pashoq ai që mund të dëgjosh këtu: asnjeri nuk është aq i lirë sa të ketë veshë për Zarathustrën… Por, në këtë mënyrë, a nuk është Zarathustra një tundues? Çfarë thotë ai vetë kur për herë të parë kthehet në vetminë e tij? Pikërisht të kundërtën e asaj që do të thoshte në një rast të tillë një “i urtë”, një “shenjt”, një “shpëtimtar i botës” apo dekadentë të tjerë… Ai jo vetëm flet ndryshe, ai është ndryshe…
“Tani unë po largohem i vetëm, o dishepujt e mi! Shkoni dhe ju tani, të vetëm! Kështu dua unë.
Në të vërtetë, po ju them: shkoni dhe ruhuni nga Zarathustra! Ose më mirë, turpërohuni prej tij! Ndoshta ai ju ka mashtruar.
Njeriu që kërkon diturinë nuk duhet vetëm të dojë armiqtë e tij, por edhe të mundet të urrejë miqtë e tij.
Mësuesin e shpërblen keq kur mbetesh gjithnjë vetëm dishepulli i tij. E përse nuk doni ju të shkelni kurorën time?
Ju më nderoni, po çdo të ndodhte nëse një ditë nderimi juaj do të shembej? Hapni sytë, se mos ju shtyp ndonjë statujë!
Ju thoni se besoni tek Zarathustra? Po çrëndësi ka Zarathustra! Ju më besoni mua, po çrëndësi kanë të gjithë besimtarët!
Ju nuk keni kërkuar ende veten tuaj atëherë të më gjenit. Kështu bëjnë të gjithë besimtarët, prandaj të gjitha besimet vlejnë kaq pak!
Tani, ju urdhëroj të më humbisni mua e të gjeni vetveten; dhe vetëm kur të gjithë të më keni mohuar, atëherë do të kthehem tek ju…”
....

Valtoni- Dija eshte Pushtet!
39
Similar topics
» Si behet njeriu skllav
» Ti je me shumë sesa që mendon
» Njeriu është model i vjetër
» Alarm nga Viruset
» Dashuria për jetën: Kush është njeriu?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi