EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njeriu është model i vjetër

2 posters

Shko poshtë

Njeriu është model i vjetër Empty Njeriu është model i vjetër

Mesazh  Elizza 07.07.10 21:25

NJERIU ËSHTË MODEL I VJETËR
Daut Demaku

Njeriu, në pjesën e tij të jashtme, s’ka nevojë të rimodelohet, por në pjesën e brendshme do të duhej të pësojë ndryshime rrënjësore, pikërisht ashtu siç bën gjermanët me ndërtesën e Bundestagut të tyre: ia ruajtën lashtësinë ashtu siç ka qenë dikur, por ia ndryshuan në tërësi BRENDËSINË.[/i]


“Zgjohu perandor dhe mos harro se je NJERI”, Leka i Madh


Është çuditërisht e çuditshme jeta njerëzore, sidomos nëse vrojtohet nga kënde të ndryshme. Shikoni njeriun dhe rrethinën e tij: për çdo ditë takoni në rrugë, në treg, modelet më të reja të automobilave, industria automobilistike nuk e ndalë vrapin e prodhimit të modeleve të reja, për çdo ditë, patjetër, duhet të prodhohet diçka e re, një model i ri.

Shihni modelet e shtëpive: në secilën lagje, në secilin vend, kahdo të kthesh shikimin do të takosh modele të reja të shtëpive, projekte ndër më të ndryshmet që gjithnjë e gjithnjë e ngacmojnë arkitektin të krijojë modele të reja e më të reja të shtëpive për banim apo të objekteve të tjera.

Po kështu veprohet edhe në industrinë e tekstilit: a gjendet kund ndonjë forcë që mund t’i ndalojë shtëpitë e modës të mos prodhojnë gjithnjë e gjithnjë modele të reja të gardërobës për treg.

Mund të radhisim këtu çka të doni dhe sa të doni, vetëm t’ua kujtojë se sa modele të reja të kompjuterëve do të gjeni në treg, modele të reja të syzave, të lapsave...e çka jo tjetër?

Tërë jeta njerëzore është e mbushur plot e përplot me modele të reja, të reja e më të reja, dhe, ky vrap apo kjo çmendi e krijimit dhe plasimit të modeleve të reja nuk ka (dhe sigurisht nuk do të ketë) kurrë ndonjë fund.

E tash, kur sheh njeriu të gjitha në jetë si rimodelohen, ridisajnohen dhe rikomponohen, domosdoshmërisht do t’i shkojë mendja dhe të mendojë: po njeriu, a ka pësuar njeriu ndonjë ndryshim apo mos është njeriu MODELI MË I VJETËR NË BOTË? Të gjitha prodhimet e njeriut, nga cili do lëm t’i shënosh, që të gjitha pësojnë ndryshime e rimodelime, kurse vet krijuesi i këtyre modeleve të reja, pra vet njeriu, çka bëri për vetën e tij, sa përkushtim, punë, planifikim apo ndonjë investim tjetër e bëri që ta ndryshojë pakëz veten e tij?

Njeriu, në pjesën e tij të jashtme, s’ka nevojë të rimodelohet, por në pjesën e brendshme do të duhej të pësojë ndryshime rrënjësore, pikërisht ashtu siç bën gjermanët me ndërtesën e Bundestagut të tyre: ia ruajtën lashtësinë ashtu siç ka qenë dikur, por ia ndryshuan në tërësi BRENDËSINË.

Ndryshimet në brendësinë e njeriut janë të domosdoshme, sepse me miliona e miliona vjet njeriu sillet në qarkun vicioz duke përsëritur të njëjtat gabime, të njëjtat pësime, pa nxjerrë prej tyre as edhe një mësim të vetëm. Sa breze të njerëzve në këtë planet e kanë kultivuar urrejtjen, smirën, xhelozinë, hidhërimin, lakminë, dhunën, injorancën e njëmijë e një SHËMTI të tjera dhe të gjithë, ama bash të gjithë, e kanë parë me sytë e tyre se rezultati final i të gjitha këtyre gjendjeve të shëmtuara – më së shumti dëme iu ka sjellë pikërisht atyre dhe, për çudë të Zotit, asnjë nga brezat e rinj nuk arritën (apo nuk deshën) të mësojnë se duhet hequr dorë njëherë e mirë nga bashkëpunimi me shëmtitë.

E kam shumë për zemër anekdotën e Lekës së Madh kur iu paska pas dhënë urdhër shërbëtorëve, që sa herë ta zgjojnë nga gjumi t’i thonë: zgjohu perandor dhe mos harro se je njeri! Ky pushtues i madh njëmend ka pas të drejtë të besoj se është më shumë se njeri, por ka dhënë urdhër që t’ia kujtojnë...

Është e ditur se në arsimin formal dhe në jetën e jashtme mund t’i arrish me lehtësi gradat prof., Mr., Dr., akademik, perandor apo Bos i pasur, por në qoftë se nuk arrin të vetëdijesohesh plotësisht, e ke tepër të vështirë të arrish gradën më të lartë në jetën njerëzore, që shkruhet me germa të mëdha: NJERI!

Kur të jetë njeriu – njeri, çdo gjë e bukur në jetën njerëzore do të vijë pas tij, por kur nuk e ke arritur shkallën e vetëdijesimit, gradën njeri, nuk është mirë të kesh pretendime të bësh asgjë në botë, sepse që të gjitha që do të dalin nga përpjekjet tua do të jenë një asgjë e madhe, apo thjesht një SHËMTI!
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu është model i vjetër Empty Re: Njeriu është model i vjetër

Mesazh  Idlir 29.11.10 13:47

Te lumte Elizza(!), dhe te kerkoj ndjese per kete loj lavderimi, por me doli i plote e i vertete. Me bere shume kureshtar: kush je? Si dhe ku je formuar?
Shkrimet e tua jane me vlere..., shume me vlere. Je shkak, pas kesaj dite, qe une te hyj e te shoh se ç'ka ketu. Thank You!
Idlir
Idlir

71


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi