EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alarm nga Viruset

+7
Osiris
i panjohuri
Analise
almir_metallica_4ever
Estilen
Jon
Neo
11 posters

Shko poshtë

Alarm nga Viruset Empty Alarm nga Viruset

Mesazh  Neo 06.08.09 14:19

Gripi i derrave

Alarm nga Viruset Gripiiderrave

Çfarë fshihet prapa gripit të derrave?

I pamëshirshmi dhe i turpshmi terrori psikologjik në lidhje me epidemin e gripit shërben për të zhdukur një pjesë të mirë të popullsisë së planetit, e orkestruar nga korporata dhe individë të paskrupuj.

Nga C.D.C. (Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve) në Atlanta studiuesit Zooprofilaktik shprehen: "Ne jemi të përgatitur për një kulm të gripit reth 10 gushtit."

Pra, sipas ekspertëve, ky grip A-H1N1 i papërcaktuar mire është duke pritur me qetësi ardhjen e 10 gusht që të infektojnë me qindra e qindra miliona njerëz! Sigurisht që përrallat e vëllezërve Grimm janë shumë më realiste dhe të besueshme.

Sipas deklaratave te fundit të O.M.S., organizat superkombetare / transnacionale krejtësisht në duart e lobeve të prodhuesve të ilaçeve, u shpreh më 11 qershor 2009 se është arritur Niveli i 6 i epidemisë, duke shtuar gjithashtu se: rastet e infektimit zyrtarë janë 175000 dhe viktimat janë 1116.

Madje edhe zëdhënësi zyrtar i O.M.S. Gregory Hartl tha në një konferencë shtypi se kohët e fundit gripi i ri është përhapur në gati 100% të shteteve"
Nga të dhënat zyrtare është me rëndësi të përmendet që vdekshmëria nga ky grip është shumë e ulët.

Pra ku qëndron rreziku i gripit të derrit?

Historia kur nuk kuptohet dhe kur nuk njihet është e destinuar të përsëritet……… Le të bëjmë një hap prapa në shkurt të 1976, dhe pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Televizionit në atë epokë transmetonin vazhdimisht reklama dhe spote publicitare për të terrorizuar amerikanët dhe për ti bindur ata që të vaksinoheshin kundër ... Gripit të derrit!

Lexojeni mire bëhet fjalë pikerisht për Gripin e Derrit!!!!

Ishte presidenti Gerald Ford ai i cili imponoi me detyrim vaksinimin kunder epidemisë, pasi epidemia goditi bazën ushtarake në Fort Dix të New Jersey-it, duke shkaktuar vdekjen e 19 ushtarëve.
Nuk u tha asgjë në lidhje me arsyen e vërtetë të vdekjes së tyre e cila u shkaktua pikërisht nga vaksinimi i tepërt që ushtarët janë të detyruar të bëjnë dhe jo nga epidemia në vetvete...

Në revistën britanike "Time" të 27 prill 2009, ju mund ta lexoni shpjegimet që arsyetojnë sesi vaksina e vitit 1976 shkaktoi vdekjen e dhjetra njerzve plus dhe efekte serioze të njëanshme të tilla si sindroma Guillan-Barré (paralizë progresive e krahëve dhe kembëve): vdiqën me shume njerëz per faj të vaksinimit që ishin gati 40 veta, sesa per faj të gripit.

Sot, pas 33 vjetësh historia po ripërsëritet dhe askush nuk po e kupton: mediat transmetojnë spote terroriste mbi gripin, krerët e shëndetit publik kombëtar krijojnë frikë dhe nxisin vaksinimet masive, ndërkohë korporatat trans-ndërkombëtare Big Pharma fërkojn duart nga kënaqsia për fitimet që po bëjn ...

Bizneset fitimprurëse të Big Pharma!

Për Big Pharma nënkuptohen 10 korporatat e para kimike dhe farmaceutike më të medhajat në botë: Pfizer, Glaxo Smith Kline, Johnson & Johnson, Merck; Novartis, Astra Zeneca, Roche, Bristol M. Squibb, Wyeth, Abbot Labs

Pavarësisht nga epidemia paratë në arkën e Big Pharma rrjedhin tashmë si lumenj. Po flasim për një biznes prej miliona e miliarda dollarësh.

"Një nga bankat e investimeve të mëdha JP Morgan "(të perandorisë ekonomike të Rockefeller të cilët marrin pjesë në mënyrë aktive ne këtë biznes)," ka llogaritur se qeveritë e vendeve të ndryshme kanë prenotuar në 3-4 kompanitë prodhuese të vaksinës në shkallë të gjerë, të paktën 600 milion doza për ti përdorur mbi popullsinë e tyre"

Megjithatë - sipas J.P. Morgan – këtij numri të lartëpërmendur i duhet shtuar edhe 350 milion doza të tjera rezervë, të cilat do të rrisin shitjet e vaksinave në rreth 1 milion doza. Kjo vetëm për vaksinat.

Torta e fitimeve nga vaksinat që ndahen ndërmjet katër gjigandëve të industrisë farmaceutike GlaxoSmithKline, Sanofi Aventis, Novartis, Astra Zeneca, u shtohet edhe ajo e ilaçeve të farmaceutikës, ku Roche udhëheq me ilaçin “Tamiflu” dhe Glaxo me “Relenza”.

Tregu për vaksinat është i githi i detyruar, i imponuar dhe premtues për korporatat transnacionale pasi gati gjithmon vaksinat prodhojnë të sëmurë dhe pacientë të rinj për të ardhmen, kështu mund të përmendim rastet e Wyeth (e blerë kohët e fundit për 65 miliard dollarë nga Pfizer) që prodhon vaksinën kundër Pneumococcus dhe Merck që prodhon vaksinën kundër virusit Papilloma.

Përkundër asaj që të thonë mjekët, vaksinat kur nuk japin efekte të njëanshme e të menjëhershme (dëmtim vaksinal), dobësojë sistemin imunitar dhe predispozojnë për të ardhmen sëmundje për shkak të ndotjes së organizmit dhe organeve me metale të rënda dhe toksina helmuese (shih raportin midis merkuri dhe aluminit në vaksinat e sëmundjes së sklerozës multiple, Parkinsonit dhe Alzheimerit).

Në këtë mënyrë kompanitë farmaceutike jo vetëm që po fitojnë miliarda nëpërmjet frikës dhe terrorrit psikologjik, por janë gjithashtu duke hipotekuar një treg jashtëzakonisht të madh të sëmuresh dhe pacientësh në të ardhmen!!! Dhe njerzit e sëmurë nuk janë njerëz të lirë, por skllevër ...

Edhe fuzionet dhe shit-blerjet e ndryshme jane në rendin e ditës: Novartis ka blerë “Chiro”, Sanofi ka blerë “Aventis Pasteur & Acambis”, “Astra Zeneca” dhe “Glaxo MedImmune ID Biomedical”.
Vaksina për virusin H1N1 do të jetë gati për tregun rreth vjeshtës dhe ka shumë gjasa në mes të tetorit dhe nëntorit.

"Mbi sigurinë e vaksinës nuk bëhen kompromise," tha Keiji Fukuda, zëvendës drejtor i përgjithshëm i O.M.S. dhe në fakt sipas gazetës britanike "The Guardian" për të siguruar qindra milionë doza deri në vjeshtë EMEA (Enti European i Farmaceutikës) po u mundëson shoqërive / korporatave të anashkalojnë fazën e provimit në shkallë të gjerë mbi njerëzit. Në praktikë kjo Agjenci (që është instrument në duart e lobeve të farmaceutikës) ka autorizuar pa pikën e llogjikës dhe pa asnjë kontroll "Procedurën e Përshpejtuar".

Dhe e gjithe kjo bëhet në kurriz të sigurisë së qytetarëve!!!!

Gripi i DERRAVE infekton edhe derrat e farmacistëve!!!

Shoqatat e konsumatoreve ne Europe dhe ne USA kanë denoncuar se në ¾ e farmacive shiten antiviral Tamiflu pa recetë, edhe pse shitja është e detyrueshme vetëm me recetë.
Një kuti ka koston e shumës "modeste" të 36.80 €!

Jo vetëm kaq por për të kënaqur edhe njerëzit përtacë që nuk duan të lëvizin nga shtëpia, ofrohet mundesia e blerjes në internet si psh. ilaçet “xhevahire” të La Roche që kushtojnë nga 64-127 euro për kuti.

Ilaçi Tamiflu shpesh rekomandohet nga mjekët dhe farmacistët e vetëkënaqur të cilët kanë përfitimin e tyre dhe për fat të keq, shumë njerëz shkojnë me pushime kësaj vere me antiviralin në valixhe. Dhe ky është një shembull i vogël dhe shumë banal sesi mediat dhe terrorizmi mediatik operojnë mbi mendiet e dobëta dhe jo të informuara...

Kjo është arsyeja pse vetëm në Amerikë, më shumë se 3,000 njerëz janë ofruar për të bërë kavien për testimin e vaksinave, krahasuar me 2800 vetave që kanë kërkuar subjektet dhe korporatat transnacionale që i prodhojnë ato.

Vaksinimet e Detyrueshme?

Në rast të një epidemie udhëzimet e O.M.S. kanë karakter të detyrueshëm për të gjitha 194 vendet anëtare, përfshih këtu edhe Shqiperinë.

Duke nisur nga 11 qershor jemi në nivelin 6, gati maksimumi i alarmit, kështu që në të tilla raste urgjente (të krijuara artistikisht nga elita farmaceutike botërore), Organizzata transnacionale e O.M.S. (e drejtuar dhe administruar nga lobistët e farmaceutikës), mund të legjitimojë dhe detyrojë me forcë njerzit të vaksinohen (edhe kundër dëshires së tyre) duke kufizuar lëvizjen e lirë të popullsisë dhe duke krijuar lager karantine/izolimi.

Qeveritë e vendeve si Anglia, Franca dhe Australia tashmë kanë shpallur qëllimin e tyre për të vaksinuar (detyrimisht) të gjithë popullatën, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës së paku 50% (dmth. 160 milion).

Madje edhe ushtria zvicerane është duke bërë blerje me shumicë të vaksinës (16 milion doza të ardhur nga SHBA, Gjermania dhe Spanja) për të bërë në vjeshtë në një masë të detyruar vaksinimin e gjith popullsisë..

Burimi: "Blaser Zeitung"
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alarm nga Viruset Empty Re: Alarm nga Viruset

Mesazh  Jon 09.11.09 1:40

Konspiracion apo epidemi?

Alarm nga Viruset Vaksina

Gripi i derrave nuk është tjetër veçse një përpjekje tjetër për të përhapur panik dhe kaos ndër popull ...


Me shtimin e frikës nga shndërrimi i sëmundjes së gripit të derrit në epidemi të pashërueshme, me ardhjen e pranverës, me akuzat të cilat përfshijnë politikanë dhe biznesmenë të kompanive të barërave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se ata propagandojnë për një sëmundje që në realitet nuk ekziston, për të fituar pasuri si dhe për të përdorur atë si trysni politike, ndërmjet kësaj e asaj u rrit hamendja e popujve të botës, ndërmjet interesimit për ta ndalë këtë sëmundje apo neglizhimi i saj i plotë në mënyrë që kompanitë propaganduese që kanë thurë komplot të mos fitojnë asgjë.

Në kohën kur apelojnë Kombet e Bashkuara për domosdoshmërinë e interesimit për ta marrë vaksinën për këtë sëmundje, u shfaq një numër i dijetarëve, ekspertëve dhe analistëve të cilet konfirmojnë se biseda rreth gripit të derrave nuk është tjetër veçse shfrytëzim i të varfërve të botës, e që gripi i derrave nuk është tjetër veçse një përpjekje tjetër për të përhapur panik dhe kaos ndër popull dhe njëherit përpjekje për t'i detyruar ata të vaksinohen, e që është e domosdoshme për çdo njeri të jetë në dijeni për përmbajtjen e vaksinës së merkurit, i cili shkatërron sistemin nervor dhe shkakton kancerin.

Në kohën kur vrapojnë shtetet e botës së tretë për të marrur me vështirësi vaksinën e kësaj sëmundjeje, vlerësimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë sinjalizojnë se aftësia e prodhimit botëror të vaksinës së gripit të derrave në kushtet më të mira deri në 5 miliardë doza në botë, përafërsisht.

Konspiracioni


Si duket çështja nuk ndalet tek përhapja e sëmundjes dhe përpjekja për ta ndalë atë, pasi që gazetarja austriake Jan Berger Meister e akuzoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Këshillin e Kombeve të Bashkuara, presidentin amerikan Barak Obama, një grup të lobit çifut të cilët i mbikëqyrin bankat më të mëdha në botë e ata janë David Rothschild dhe David Rockefeller dhe Xhorxh Sorosi, me akuzën se këta janë duke e përgatitur terrenin për të kryer gjenocid, në një ankesë paraqitur tek Byroja Federale e Hetimeve (FBI), sipas gazetës "agimi" në Algjeri".

Kjo ankesë e re është koherente me një akuzë tjetër të ngritur në prillin e kaluar kundër kompanive farmaceutike siç janë: "Baxter", dhe "Green Hills afire dhe teknologji",e për të cilat gazetarja mendon se janë përgjegjëse për prodhimin e vaksinës kundër gripit të shpezëve,e cila mund të shkaktojë epidemi globale,dhe për të hulumtuar për pasuri në të njëjtën kohë.

Gazetarja në akuzat e saj përmend një grumbull justifikimesh që asaj i duken se janë objektive, kjo konsiston në faktin se të akuzuarit kanë kryer të ashtuquajturin "Terrorizëm Biologjik", gjë që e shtyri t'i konsiderojë ata se përbëjnë një pjesë të "Mafias Botërore" e cila si profesion ka kryerjen e akteve kriminale përmes prodhimit, avancimit, magazinimit të vaksinës e cila është e destinuar kundër gripit, me qëllim që ta përdorin atë si një "Armë biologjike" për eliminimin e banorëve të globit në mënyrë që të arrijnë përfitime materiale.

Berger Meister e konsideroi gripin e derrave si një "panik", duke i akuzuar ata që janë të përmendur emrat e tyre në ankesë, se janë duke bërë komplote dhe duke u përgatitur për të bërë vrasje masive të banorëve të globit, përmes imponimit të vaksinimit të obligueshëm kundër njerëzve, ngjashëm me atë që po ndodhë në Shtetet e Bashkuara, duke u nisur nga bindja e saj se imponimi i këtyre vaksinave me qëllim ndaj njerëzve shkakton sëmundje fatale, gjë që e shtyri atë ta përshtat këtë akt si shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të njeriut dhe fillim i përdorimit të "armëve bioteknologjike".

Duke u nisur nga kjo, Jan Berger Meister në ankesë mendon se, akte të tilla nuk mund të klasifikohen ndryshe vetëm si "terrorizëm dhe Super Tradhëti".

U shndërrua objekti i kësaj ankese, në një çështje reale të cilën e ngritën organizatë profesionale dhe të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës dhe në krye të tyre shoqata franceze "Ace or Ace për drejtësi dhe të drejtat e njeriut", e cila shpejtoi duke bërë apel që të hapet hetim penal me qëllim që të ndal ndodhjen e një krize shëndetësore të rrezikshme, dhe theksoi nevojën e kufizimit të projektit në përmasa të gjera të planifikuar në fillim të stinës së kësaj vjeshte.

Sipas një specialisti gjerman te sëmundjeve të mushkërive, vaksina përmban qeliza kanceroze nga kafshët, siç është vërtetuar se vaksina e gripit derrit i cili pritet të nisë në tetor, rrit rrezikun e kancerit.

Shtoi doktori gjerman Dr.vidarxh: "Kjo është biznes i madh për industrinë farmaceutike, gripi I derrit nuk ndryshon shume nga gripi normal, dhe në të kundërtën, nëse shikoni në numrin e rasteve kjo s'është asgjë në krahasim me sezonin e gripit te rregullt," dhe nuk shkaktojnë vetëm se simptoma te gripit normal dhe se nuk kerkon vetëm se pak dite pushim.

Studiuesi Blay Lock thotë: "Vaksina e gripit të derrit e kompanisë Baxter e cila quhet Celvapan, përmban qeliza nga majmunët e gjelbër afrikanë të cilët janë kontaminuar më parë me bartjen e shumë vaksinave të infektuara me viruse të tjera si HIV-i, për më tepër se ato shkaktojnë një numër të konsiderueshëm të sëmundjeve kanceroze".

Ndërkohë, një numër i madh specialistësh të Virologjise thonë: "Programi i vaksinimit të detyrueshëm kundër gripit të derrit, kur të vështrohet me kujdes, bëhet e qartë se virusi H1N1, është shkaktar i sëmundjes nga viruset e kombinuara gjenetikisht dhe se ai është lëshuar me qëllim që ta arsyetojnë vaksinimin".

Dhe pyesin: "Prej nga mund të ndodhë që ky virus të jete prezent te të gjitha këto gjene?!.." Ata thanë: "Analiza e saktë e virusit tregon se gjenet origjinale të virusit janë të njëjta me ato qe ishin në virusin epidemik qe u përhap në vitin 1918, duke shtuar gjene nga virusi i gripit të shpezëve H5N1 avian influenza, dhe tjetra nga dy gjeneza të reja të virusit H3N2, kështu të gjitha faktet sinjalizojnë se gripi i derrit faktikisht është një virus i kombinuar dhe i prodhuar gjenetikisht.

Konspiracion kundër të varfërve të botës

"Kjo që po ndodhë nuk është tjetër veçse një konspiracion për t'i shfrytëzuar të varfrit e botës... " me këto fjalë e shpjegoi sociologu zvicran, Jan Ziegler, konsulent në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, interesimin e Shteteve të Bashkuara dhe të ndihmëtarëve të tyre nga lobi çifut, për rrezikun e përhapjes së sëmundjes dhe përpjekjes së shpërndarjes së një vaksine të veçantë për ta penguar këtë sëmundje apo për ta ndalë atë.

Ziegler Thotë: "Gripi i derrit shfrytëzohet në kurriz të të varfërve të botës, ndërsa mediat janë çuar në këmbë për shkak të vdekjes nga virusi të 45 personave gjatë javëve të para, për çdo ditë njëqind mijë njerëz vdesin nga uria dhe pasojat e saj të drejtpërdrejta.

Ai shtoi se kjo është një "mburrje", që një përgjegjës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të dalë para mjeteve të informimit duke thënë: "Virusi H1N1 i kërcënon 2 miliardë njerëz", ai aludon me këtë se përgjegjësit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme me deklaratat rreth rrezikut të virusit.

Ai shtoi se nuk e mohon faktin se Organizata Botërore e Shëndetësisë edhe e detyruar të kontrollojë shëndetësinë botërore "mirëpo ajo nuk duhet ta stërmadhojë ilustrimin e gjërave", mirëpo ajo duhet t'i jap çdo ngjarjeje vlerën e domosdoshme, e mos të fusë frikë në zemrat e njerëzve, sepse ajo di për faktet e sëmundjes më shumë sasa dinë njerëzit.

Ai theksoi se 953 milionë njerëz vuajnë përgjithmonë nga kequshqyerja, po ashtu çdo pesë sekonda në botë vdes nga një fëmijë nën moshën dhjetë vjeçare, ai shtoi duke thënë: "Ne e pranojmë këtë sikur kjo të jetë diçka shumë normale".

Ai theksoi se "nuk ka konferenca për shtyp në lidhje me këta njerëz, as mobilizim ndërkombëtar për ta, në kohën kur Organizata Botërore e Shëndetësisë i thërret mediat për çdo ditë në rezidencën e saj kryesore në Gjenevë, për t'i njoftuar më të rejat e gripit të derrave"; Ziegler tha: "Kur çështja ka lidhje me të mëdhenjtë, ndërgjegjja ndërkombëtare shkundet, kjo tregon për verbërinë e cila na ka goditur neve, si dhe për ndjenjat tona të ftohta dhe të ulëta skajshmërisht dhe ironinë tonë ndaj realitetit".

Po ashtu profesori zviceran thotë se kjo është për tu habitur, që të orientohen mediat, të merren me krizën e derrave, ai tha: "Nuk do të habitet nëse më vonë do të del në shesh se kompanitë e mëdha farmaceutike janë ato që e kanë në dorë këtë orientim të mediave në dritën e ngecjes ekonomike që i goditi ato gjatë krizës financiare dhe ekonomike globale.

Ziegler shtoi duke thënë se gripi i shpezëve u solli miliarda kompanive farmaceutike gjigante nga shitja e barërave, pas "grumbullimit" të zbulimeve të cilat i posedojnë ato, dhe veçanërisht të barërave kundër gripit.

Si konfirmim i asaj që u theksua më lart, raporte të informimit vërtetojnë se vaksina e gripit të derrave të cilën janë duke e përgatitur kompanitë farmaceutike gjigante, po punojnë pa pushim për të prodhuar sasi sa më të mëdha nga kjo vaksinë, gjate disa muajve, që mjaftojnë për të vaksinuar banorët e globit, kjo nuk është tjetër vetëm se plan për të na e shkatërruar mendjen tonë, shëndetin tonë dhe aftësitë tona seksuale, përmes një fushate të gjerë të vaksinimit global dhe kjo përmes përdorimit të materieve shtesë të veçanta të cilat quhen materialet ndihmëse, synimi teorik për shtimin e këtyre materieve është shtimi i fuqisë së vaksinës.

Raportet bëjnë të ditur se edhe përkundër asaj se ekzistojnë shumë materie ndihmëse të sigurta të cilat mund t'i shtohen vaksinës, ata vendosën të shtojnë materien squalene që është një materie e rëndësishme dhe shumë e shpërndarë në trupin e njeriut të cilën e merr nga ushqimi, kjo është materia themelore nga e cila trupi prodhon një numër të konsiderueshëm të vajrave, thartirave yndyrore të ndryshme të rëndësishme për të kryer funksione vitale të rëndësishme, në pjesë të ndryshme të trupit, kjo është materie bazë nga e cila prodhohen të gjitha hormonet seksuale, si të mashkullit ashtu edhe të femrës, kështu që është përgjegjëse për fertilitetin e meshkujve dhe të femrave, po ashtu kjo është e rëndësishme për qelizat e trurit për të kryer funksionin e tyre në formë të rregullt, gjithashtu luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e qelizave nga plakja dhe mutacionet gjenetike, ndërsa është vërtetuar se injektimi i elskavalinës si materie ndihmëse me vaksinat shkakton kundërpërgjigje imunitive të përgjithshme kronike të sëmurë në tërë trupin kundër materies elskavalinë.

Raportet konfirmojnë se numri marramendës që përmend Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) rreth goditjes me grip të derrave nuk është i saktë... e vërteta është diçka krejt tjetër, këtu lind pyetja: pse e gjithë kjo?

Përgjigja vije se, disa shtete siç është Britania tani i regjistron të gjitha rastet e gripit sikur ato të gjitha janë grip i derrave... dhe kjo duke u mbështetur në sondazhe të cilat bëhen përmes internetit, jo më shumë!!! Nuk është për tu habitur nëse shumica e këtyre rasteve nuk janë tjetër vetëm se ndonjë grip normal.

Raporte gazetareske botërore vënë në pah se bëhet fjalë për një konspiracion mbrapa të cilit qëndrojnë shtete të caktuara të cilat planifikojnë zvogëlimin e shpërthimit të banorëve në botë që është në rritje të vazhdueshme në mënyrë kolektive dhe të shpejtë, po ashtu dëshirojnë të arrijnë brenda trupit të njeriut që ta kontrollojnë atë mentalisht, emocionalisht dhe fizikisht... kjo është ajo që e arsyeton shpërthimin masiv të vaksinimit të fëmijëve në vitet e fundit.

U. Nebil
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alarm nga Viruset Empty Re: Alarm nga Viruset

Mesazh  Estilen 09.11.09 9:28

Neo e Jon,keni pershendetjet e mija per postimin e ketyre dy temave per 'gripin e derrit'.
Tek n/forumi 'Mistere' tema 'fundi i botes',para disa ditesh kam komentuar 'PSE DUHET TI BESOJME FANTAZISE SE CMENDUR NJERZORE'
dicka mbi terrorizmin psikologjik qe po ushtrohet ne mbare popullsine boterore me rrjedhojat e 21 dhjetorit 2012,mbi impaktet kozmike,mbi gripin e derrit e ndoshta pak me vone nuk e dime se cdreqin do nxjerrin ne qarkullim ''kokat boterore''.

Temat e mesiperme jane shume informuese dhe shume reale,se po e shohim me syte tone qe asgje katastrofike nuk po ndodh realisht,pervec atyre rasteve ku infeksionet virale jane renduar dhe nga semundje te tjera kardiovaskulare ose semundje aparatit te frymemarrjes,e jane paasuar me vdekje sporadike.

Shume i sakte fakti qe rreth 900 milion vete ne bote,ne vit vuajne e vdesin nga uria,dhe askush muk prekupohet se sa 3000 te vdekur nga gjoja gripi derrit,
qe me mire te veme nje emer real ketij gripi 'PARAJA'.


avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alarm nga Viruset Empty Re: Alarm nga Viruset

Mesazh  almir_metallica_4ever 13.11.09 23:26

E gjitha nje farse dhe konspiracion i kompanive farmaceutike, ne bashkepunim me qeverine amerikane dhe mediat po amerikane, te cilat perhapin panikun te populli i thjeshte, te cilit i eshte bere nje lavazh truri mediatik.

Dhe eshte per te ardhur keq, njeriu, qenia me perfekte eshte shnderruar ne nje prostitute intelektuale politike dhe mediatike.

Disa kompani farmaceutike jane kaq te afta sa te perhapin panik me nje semundje e cila ose nuk ekziston fare, ose eshte thjesht nje grip i cili ka pak simptoma ndryshe nga te tjeret, dhe qe nuk eshte aspak vdekjeprures.

Jam shume dakord me parafolesin. PARAJA eshte semundja e vertete e historise se njerezimit. Keta njerez jane thjesht koka, te cilet perfitojne nga njerez te varfer, te cilet vuajne nga uria dhe jo nga "gripi i derrit".
almir_metallica_4ever
almir_metallica_4ever

4


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alarm nga Viruset Empty Re: Alarm nga Viruset

Mesazh  Jon 15.11.09 1:37

Helmi H1N1 - Rreth e Rrotull

avatar
Gerta Gerta

PEACE and LOVE

55


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alarm nga Viruset Empty Re: Alarm nga Viruset

Mesazh  Gerta Gerta 23.07.11 19:02

nert shkruajti:Spo mundem me e hap videon dot, por mendoj se dhe mund te jete e bere per te bere nje selioksionim midis popullsise, E dini qe ne bote studiohen mo qe te jene ne gjendje qe te sulmojne vetem nje etni te caktuar bie fjala vetem njerezit me ngjyre, ose selioksioni ka te beje dhe qe te mbeten njerezit me rezistence te larte...
te kjo mbeshteten te melamina??
avatar
Gerta Gerta

PEACE and LOVE

55


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alarm nga Viruset Empty Re: Alarm nga Viruset

Mesazh  nert 23.07.11 19:14

Flm Gerta Vertet barabare si video por te mos kesh me te voglin dyshimse eshte e vertete. Me kujtohet nje lajm qe kam pare ne lajme ne Kine per nje grua shtatzane ne muajine 9-te te cilen e morren policet mjeke dhe ia hoqen femijen pasi kishte bere nje krim dhe po sillte ne jet femijen e 2-te.

E ke vene re se per 3-4 vjet ne bote po dalin vit per vite lloje te reja (vjetra ) gripe te kafsheve te ndryshme.
E them te vjetra se kam pare nje dokumnetar njehere qe tregonte per Luften e FTohte ne te cilen te dyja kampet zoteronin kultura me mo te viruseve te llojeve te ndryshme te semundjeve, madje dhe ato qe thoshin se ishin zhdukur dhe madje zoterojne dhe antivirusin.

Jo vetm nga melamina gerta. Cdo grup popullate kane nje material gjenetik qe i karakterizon ndryshe nga grupet e tjera dhe shkencetaret mundohen te gjejne ate grupe qe te bejne viruset qe te prekin pikerisht ato. Ne kete dokumentar qe kam pare ishte dhe nje eksperiment qe donin te benin per te zhdukur popujt myslyman ne mos gaboj e bente Rusia
nert
nert

63


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alarm nga Viruset Empty Re: Alarm nga Viruset

Mesazh  Gerta Gerta 23.07.11 19:17

nert shkruajti:Flm Gerta Vertet barabare si video por te mos kesh me te voglin dyshimse eshte e vertete. Me kujtohet nje lajm qe kam pare ne lajme ne Kine per nje grua shtatzane ne muajine 9-te te cilen e morren policet mjeke dhe ia hoqen femijen pasi kishte bere nje krim dhe po sillte ne jet femijen e 2-te.

E ke vene re se per 3-4 vjet ne bote po dalin vit per vite lloje te reja (vjetra ) gripe te kafsheve te ndryshme.
E them te vjetra se kam pare nje dokumnetar njehere qe tregonte per Luften e FTohte ne te cilen te dyja kampet zoteronin kultura me mo te viruseve te llojeve te ndryshme te semundjeve, madje dhe ato qe thoshin se ishin zhdukur dhe madje zoterojne dhe antivirusin.


Jo vetm nga melamina gerta. Cdo grup popullate kane nje material gjenetik qe i karakterizon ndryshe nga grupet e tjera dhe shkencetaret mundohen te gjejne ate grupe qe te bejne viruset qe te prekin pikerisht ato. Ne kete dokumentar qe kam pare ishte dhe nje eksperiment qe donin te benin per te zhdukur popujt myslyman ne mos gaboj e bente Rusia
wow ca nuk behet sot...dhe themi ne nuk ekzistojne demonet...ja ku jane
flm nert
avatar
Gerta Gerta

PEACE and LOVE

55


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alarm nga Viruset Empty Re: Alarm nga Viruset

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi