Si behet njeriu skllav
5 posters
Faqja 1 e 1
Si behet njeriu skllav
Seksi është instikti më i fuqishëm i njeriut. Politikanët dhe priftërinjtë e kanë kuptuar që në fillim që seksi është energjia që e udhëheq më shumë njeriun prandaj ai duhet pakësuar dhe duhet këputur. Nëse njeriut i lejohet liri totale në seks, nuk do të ketë më mundësi për ta dominuar atë. Ta bësh njeriun skllav do të jetë e pamundur.
Një njeri me energji seksuale të pashtypur është një bukuri e rrallë, është një fenomen i rrallë, një diamant i shkëlqyer. Ai njeri kur ecën rrugës ecën si perandor dhe jo si një skllav që tërheq parmendën e skllavërisë. Kjo është bërë te njeriu. Instikti i tij seksual është prerë, është këputur, është gjymtuar.
Njeriu sot po jeton si një ka që tërheq me mijëra parmenda. Shihni pas jush dhe do të gjeni me mijëra zgjedha që ju mbajnë të lidhur. Një njeri i lirë nuk do t’ia dijë se kush je dhe çfarë je. Është e pamundur ta kontrollosh atë. Energjia e seksit është energjia e jetës. Politikanët nuk e vrasin mendjen për ju. Ata janë vetëm të interesuar në kanalizimin e energjisë tuaj në drejtime të tjera. Pra ka një mekanizëm të qartë pas gjithë kësaj – dhe ky duhet kuptuar.
Shtypja e seksit, bërja e tij tabu është themeli i skllavërisë njerëzore. Njeriu nuk mund të jetë i lirë nëse seksi nuk do të jetë i lirë dhe nëse energjia e tij seksuale nuk lejohet të ndjekë rrjedhën e saj natyrale. Ka disa dredhi nëpërmjet të cilave njeriu është kthyer në një skllav dhe në një fenomen të shëmtuar mbi këtë tokë.
E para: Mbaje njeriun sa më të dobët të jetë e mundur nëse do ta dominosh atë. Nëse prifti ose politikani duan t’ju dominojnë ju duhet të jeni sa më të dobët të jetë e mundur. Dhe mënyra më e mirë për ta mbajtur njeriun të dobët është ti heqësh dashurisë lirinë totale. Dashuria është ushqim. Sot shkencëtarët kanë zbuluar që nëse një fëmije nuk i jepet dashuri ai mbyllet brenda vetes dhe bëhet i dobët si nga ana psikike dhe ajo fizike. Ju mund ti jepni atij qumësht ilaçe dhe çdo gjë tjetër por nëse nuk e përqafoni, puthni, mbani afër me ngrohtësi, ai fëmijë do të bëhet gjithnjë e më i dobët. Bile ekziston mundësia që ai të vdesë më shumë sesa të mbijetojë.
Por çfarë ndodh dhe pse? Thjesht një përqafim i ngrohtë, një puthje dhe fëmija ndjehet i ushqyer, i pranuar, i nevojshëm. Fëmijës i duket vetja e denjë dhe ndjen se ka nj qëllim në jetën e tij. Çfarë bëjmë ne? Që në fillim ne i thajmë dhe nuk i japim dashurinë e duhur fëmijëve. Pastaj ne i detyrojmë të rinjtë të mos bien në dashuri deri sa të martohen. Në moshën 14 vjeç një njeri piqet seksualisht. Por edukimi do më shumë kohë. Kështu që ne i detyrojmë ata të mos duan.
Në moshën 18 vjeç energjia seksuale arrin maksimumin e saj. Kurrë më një mashkull do jetë më potent se kaq, kurrë më një femër nuk do jetë në gjendje të arrijë një orgazëm më të fuqishme se ato në moshën 18 vjeç. Dhe ne i detyrojmë të mos bëjnë dashuri, i mbajmë larg, i mbajmë të ndarë. Midis tyre është i gjithë sistemi i kontrollit dhe manipulimit me gjykatës, policë, shtet, shkolla, prindër etj. Të gjitha janë në mes për ti mbajtur djemtë dhe vajzat larg nga njëri-tjetri. Pse? Pse investohet kaq shumë te kjo gjë? 18 vjeç ju jeni në maksimum të energjisë tuaj seksuale dhe të dashurisë.
Kur të martoheni do jeni 25, 26 e me radhë. Dhe kur të martoheni fuqitë tuaja do kenë filluar të bien. Ju bini në dashuri por dashuria nuk ka zjarr. Dhe nëse ju nuk do të mund të arrini majat dhe totalitetin e dashurisë ju nuk do të mund të doni edhe fëmijët tuaj sepse nuk dini. Nëse vetë nuk i keni kapur ato maja si mund t’ia tregoni ato fëmijëve tuaj? Pra në shekuj është dënuar dashuria që njeriu të jetë i dobët.
E dyta: Mbaje njeriun sa më injorant dhe të mashtruar të jetë e mundur në mënyrë që të gënjehet lehtësisht. Dhe nëse doni të krijoni një lloj idiotësie – që për politikanët është një duhet – atëherë gjëja më e mirë është të mos e lejosh njeriun të ecë i lirë në dashuri. Pa dashuri inteligjenca e njeriut bie në nivele të ulta. Kur njeriu bie në dashuri të gjitha kapacitetet e tij janë në maksimum. Ju jeni në nivel të ulët por sapo shihni një grua menjëherë një gëzim i madh lind brenda jush, ju ndizeni. Kur njerëzit janë në dashuri ata performojnë në maksimum. Kur dashuria zhduket ata performojnë në minimum. Njerëzit më inteligjentë janë ata më seksualë. Kjo duhet kuptuar sepse energjia e dashurisë është inteligjencë.
Nëse ju nuk mund të doni ju jeni të ftohtë. Prandaj një grua bëhet një inspirim i madh, prandaj një burrë bëhet një inspirim i madh. Kur një grua dashurohet ajo bëhet më e bukur menjëherë. Dashuria bie si shi mbi të dhe një energji e re, një aurë e re ngrihet rrotull saj. Ajo ecën me hijeshi dhe një vallëzim shihet në çdo hap të saj. Sytë e saj fitojnë bukuri fytyra e saj shkëlqen, Ajo shndrit. E njëjta gjë ndodh me burrat. Kur janë në dashuri ata janë në optimum.
Kur një njeri është i shtypur seksualisht ai fillon të mendojë për jetën tjetër. Fillon të mendojë për qiellin, parajsën por nuk e vret mendjen që të krijojë parajsën këtu dhe tani. Kur ju dashuroni parajsa është këtu. Atëherë nuk ka nevojë të mendosh për qiellin sepse e ke këtu. Por kur energjia e dashurisë shtypet ju filloni të mendoni që këtu nuk ka asgjë, që çdo gjë është kot dhe pa vlerë. Kështu ju shkoni te prifti dhe e pyesni për qiellin dhe ai fillon e pikturon imazhe të bukura të parajsës.
Seksi është shtypur vetëm që ju të interesoheni në jetën tjetër. Dhe kur njeriu e ka mendjen në jetë të tjera ai humb interesin te kjo jetë.Kjo jetë është e vetmja jetë. Jeta tjetër është e fshehur te kjo jetë. Nuk është kundër kësaj dhe as larg kësaj por brenda kësaj jete që po jetojmë. Hyni brenda saj, kjo është ajo. Hyni këtu dhe do të gjeni edhe jetën tjetër aty brenda. Zoti është i fshehur në botë, zoti është këtu dhe tani. Nëse do të jeni në gjendje të dashuroni do të jeni të aftë ta ndjeni.
E treta: Mbaje njeriun sa më të frikësuar të jetë e mundur. Dhe mënyra e vetme është të bllokosh dashurinë sepse dashuria largon frikën. Kur jeni në dashuri ju nuk keni frikë dhe mund të luftoni me këdo. Kur nuk keni dashuri ju interesoheni për siguri. Kur jeni në dashuri ju jeni të interesuar për aventura dhe eksplorime. Njerëzit nuk janë lejuar të dashurojnë sepse kjo është e vetmja mënyrë për t’i frikësuar dhe mbajtur të gjunjëzuar para priftit dhe politikanëve. Ky është një konspiracion i madh kundër njerëzimit. Është një konspiracion kundër secilit prej nesh. Politikanët dhe priftërinjtë janë armiqtë e njeriut por pretendojnë se janë në shërbimin e njeriut. Ata thonë që janë për të krijuar një jetë më të mirë për ne por në fakt ata janë shkatërruesit e jetëve tona.
E katërta: Mbaje njeriun sa të mjeruar të jetë e mundur sepse një njeri i mjeruar është i turbullt, nuk ka vetëvlerësim, nuk ka besim te vetja dhe gjithmonë ndjehet sikur ka bërë diçka të gabuar. Një njeri i mjeruar nuk ka rrënjë dhe mund ta hedhësh andej dhe këtej shumë lehtë. Atë mund ta komandosh, ta urdhërosh sepse ai e di brenda tij që është thjesht i mjerë dhe pret që dikush të disiplinojë jetën e tij. Ai është thjesht një viktimë.
E pesta: Mbaje njeriun sa më të alienizuar për njëri-tjetrin në mënyrë që të mos jenë bashkë për asnjë qëllim të cilin prifti dhe politikani nuk e aprovojnë. Mbaji njerëzit ta ndarë nga njëri tjetri. Ata nuk mund të bëjnë asgjë për të dalë nga kjo gjendje nëse nuk janë bashkë. Prandaj ka me mijëra dredhi për t’i mbajtur njerëzit larg njëri-tjetrit. Dy njerëz nuk lejohen sot të jenë të lumtur, nuk lejohen të përqafojnë njëri-tjetrin. Ka frikë kudo, ka gjykim gjithandej. Ju i jepni dorën njëri-tjetrit me shumë nxitim. Ju keni frikë.
Njerëzit mbahen në kuti të ndara rrethuar me mure të larta. Kushdo është i klasifikuar dhe ka me mijëra barriera. Një ditë të bukur pas njëzet e ca vjetësh juve ju japin leje të bëni dashuri. Por tashmë manipulimi ka shkuar shumë thellë brenda jush. Ju nuk dini më çfarë të bëni. Ju e keni humbur gjuhën e dashurisë. Vite të tëra kundër dashurisë dhe të mbushura me frikë. Më në fund ju lejojnë të bëni dashuri. Por mbi kurriz keni gjithë ato vite. Dhe ju do të bëni një gjest asgjë më shumë. Një gjest shumë të vogël dhe pa asnjë fuqi shpërthyese. Prandaj 99% e njerëzve ndihen të zhgënjyer mbas seksit. Nuk ka asgjë aty. Thjesht një akt i pakuptimtë. Si është e mundur?
Në fillim ju bëjnë të paaftë të dashuroni pastaj predikojnë që s’ka asgjë domethënëse në dashuri. Predikimi i tyre duket i saktë sepse përputhet me eksperiencat tuaja. Ata krijojnë eksperiencën e dështimit dhe pastaj ju japin mësimet e tyre. Duket llogjike por është mashtrim i madh. Këto 5 gjëra mund të menaxhohen nëpërmjet një të vetme që është tabuja kundër dashurisë. Është e mundur të realizohen këto duke i parandaluar njerëzit të duan njëri-tjetrin.
Dhe kjo tabu është menaxhuar në mënyrë shkencore. Kjo tabu është një vepër e madhe arti. Aftësi dhe dinakëri e madhe janë shprehur në të. Është vërtet një kryevepër. Dhe kjo duhet kuptuar mirë. E para është indirekte, është e fshehur. Nuk është e dukshme sepse po të ishte e tillë nuk do të punonte. Një tabu duhet të jetë e fshehur në mënyrë të tillë që ju as të mos e imagjinoni që kjo gjë është e mundur. Tabuja duhet të shkojë te pavetëdija dhe jo tek vetëdija. Për këtë ajo bëhet indirekte dhe e padukshme
Ajo funksionon kështu: Si fillim predikojini njerëzve që dashuria është diçka e madhe dhe kështu ata kurrë nuk do të mendojnë se politikanët dhe priftërinjtë janë kundër dashurisë. Predikojini që dashuria është e madhe, është gjëja e duhur, por mos lejo situata në të cilat ajo mund të ndodhë. Mos i lejo asnjë mundësi. I thua njerëzve hani sa më shumë se ju bën mirë dhe nuk i jep asgjë për të ngrënë. Mbaji njerëzit të uritur dhe vazhdo t’i flasësh atyre për dashurinë. Të gjithë flasin kaq shumë për dashurinë, por nuk i lejojnë asaj asnjë mundësi që të zhvillohet. Direkt e inkurajojnë atë dhe indirekt i presin rrënjët.
Kjo është kryevepra. Është njësoj si ti thuash një peme bëhu jeshile, çelu, lulëzo dhe pastaj të shkosh ti presësh rrënjët. Dhe kur pema nuk çel dot i thonë e shikon, ke gabuar, nuk na ke dëgjuar, nuk na ndjekur ne dhe prandaj ke dështuar. Kjo është bërë me njeriun gjatë gjithë historisë. Dashuria është dënuar – dhe dashuria është shumë e rrallë në këtë botë. Dredhitë që janë përdorur e kanë futur njeriun në një cep shumë të ngushtë. Jini të dashur.
Pas kësaj vjen dredhia tjetër. Ata flasin për dashurinë superiore dhe shkatërrojnë atë që është poshtë. Sipas tyre dashura fizike, trupore është e keqe kurse ajo shpirtërore është e mirë. Por a keni parë ndonjëherë një shpirt pa trup? Apo një shtëpi pa themele? E poshtmja është themeli për të sipërmen. Trupi është banesa, shpirti jeton në trup. Ju jeni një shpirt i mishëruar dhe një trup i shpirtëruar, ju jeni bashkë. Të dyja pjesët nuk janë të ndara, por një e vetme. Pjesa inferiore duhet transformuar në superiore. E poshtmja është e mirë por nëse ju bllokoheni atje fajin e keni ju jo ajo pjesë. Është pjesa e poshtme e shkallës. Dhe ju keni ngecur aty.
Problemi është tek ju. Lëvizni. Seksi nuk është gabim dhe nëse ju ngecni aty ju jeni gabim. Lëvizni më lart. Të dy pjesët nuk janë kundër njëra tjetrës. E poshtmja bën të mundur ekzistencën e së sipërmes. Këto dredhi kanë krijuar shumë probleme. Çdo herë që ju bini në dashuri ju ndiheni fajtor, një ndjenjë faji lind brenda jush dhe ajo ju mban të lidhur.
Edhe ku bëni dashuri me burrin ose gruan tuaj ju e ndjeni që ka diçka gabim aty. Pra edhe kur doni ju nuk mund të lëvizni lirisht. Ju jeni sipërfaqësor te çdo gjë sepse priftin dhe politikanin i keni nga mbrapa duke ju tërhequr. Kështu ju humbni respektin për veten dhe filloni të pretendoni. Prindërit nuk i lejojnë fëmijët të marrin vesh që ata bëjnë dashuri. Ata pretendojnë që seksi nuk ekziston.
Këtë fëmija do e kuptojë herët ose vonë por kur kjo të ndodhë do ketë humbur gjithë besimin dhe do ndjehet i mashtruar. Prindërit thonë që fëmijët nuk i respektojnë – por në fakt ata janë shkaku i kësaj. Faji krijon pretendime dhe pretendimet krijojnë alienizimin e njerëzve. Edhe fëmijët tuaj nuk do ndihen në sintoni me ju. Ka një pengesë që është pretendimi juaj. Të gjithë pretendojnë dhe të gjithë janë fallco. Si mund të ketë dashuri në këtë botë, si mund të ketë miqësi në këtë botë kur kudo ka mashtrim? Realiteti bëhet shumë i ashpër, shumë i hidhur. Të gjithë kanë fytyra fallco, askush nuk është autentik.
Të gjithë janë me maska. Të gjithë ndihen fajtorë dhe të gjithë kanë plagë. Në këtë moment është shumë e lehtë ta kthesh njeriun në skllav priftërinjtë e kanë kuptuar që në fillim që seksi është energjia që e udhëheq më shumë njeriun prandaj ai duhet pakësuar dhe duhet këputur. Nëse njeriut i lejohet liri totale në seks, nuk do të ketë më mundësi për ta dominuar atë. Ta bësh njeriun skllav do të jetë e pamundur.
OSHO
Pergatiti: SWAMI DYAN MOUNI
gjilanasi- 361
.............
Filozofia e Spinozës
I përsekutuar dhe i përulur si «princ ateist» (Atheorum Princeps), «rebel» dhe «mishërim i satanes», veprat e të cilit «meritojnë të hidhen në errësirën e ferrit», i njollosur, i mashtruar, i tërhequr në vete, Spinoza refuzon në vitin 1673 të braktisë qëndrimin teorik të tij dhe nuk pranon ftesën për profesor në katederën e filozofisë në Hajdelberg, duke siguruar ekzistencën me punë të mundimshme të grihjes së xhamave optikë dhe kështu i siguroi vetvetes pavarësinë intelektuale dhe morale. Motrës Rebekës i la tërë trashëgimin e babait dhe për vete ndal vetëm një shtrat dhe një tavolinë.Vdiq në moshën 45 vjeçare nga tuberkulozi në kohën kur iu botuan vetëm dy vepra: Parimet e filozofisë së Rene Dekartit, në të cilën paraqet në një mënyrë specifike dhe të pavarur mësimin e Dekartit, dhe Traktatin teologjiko-politik, të cilin për shkak të kritikës së ashpër dhe të tezave liberale e shtypi anonimisht.Në veprën e tij kapitale dhe të shtypur pas vdekjes Etika e paraqitur me rendin gjeometrik (që përmban 5 pjesë: Mbi Perëndinë; Mbi natyrën dhe origjinën e shpirtit; Mbi origjinën dhe natyrën e afekteve; Mbi jolirinë e njeriut ose mbi fuqinë e afekteve; Mbi fuqinë gnoseologjike ose mbi lirinë e njeriut) Spinza përpiqet rigorozisht dhe në mënyrë racionaliste dhe «gjeometrike» të nxjerrë tërë filozofinë e tij nga numri i caktuar i përkufizimeve, i aksiomave, i propozicioneve dhe i vërtetimeve. Ideja themelore e filozoflsë së tij, e shprehur në pjesën e parë të Etikës, është pohimi se ekziston, përkundër dualizmit të Dekartit, vetëm një substancë e pafund. Ekzistenca e kësaj substance rrjedh nga vetë nocioni i saj dhe është shkak i vetvetes (causa sui). Si një nga nocionet qëndrore të filozofisë së Spinozes, causa sui përmban në vete refuzimin e secilit shkak të jashtëm (ashtu edhe të perëndisë si transcendencë të natyrës vetëmjaftueshmërinë dhe autonominë e natyrës, si dhe të unitetit të botës, dhe me këtë në thelb është përcaktuar tërë determinizmi monistik i Spinozes, përkatësisht nocioni i domosdoshmërisë së lirisë. Perëndia ose natyra (Deus sive natura) nuk është jashtë ose mbi gjërat, por është në të, dhe së këtejmi ajo dhe natyra që krijon (natura naturans) lidhur me të gjitha moduset e atributeve të perëndisë, domethënë në natyrën e krijuar (natura naturata). Spinoza quan atribut atë «që arsyeja përcepton në substancë, thua se përbën esencën e saj (përkufizimi IV), kurse nga atributet e shumta të pafund të substancës së pafundme arsyeja jonë njeh vetëm dy: shtrirjen dhe të menduarit. Moduset e këtyre atributeve, ndërkaq, janë si gjëra të fundme, gjendjet e ndryshueshme dhe tranzitore të substancës ose forma fenomenale të esencës të saj të amshueshme dhe në vetvete të ndryshueshme. Modifikimet më të rëndësishme të të menduarit janë arsyeja dhe vullneti, kurse modifikimet më të rëndësishme të shtrirjes janë qetësia dhe lëvizja. Tërë të ndodhurit në botën materiale dhe shpirtërore është rigorozisht i determinuar, të gjitha fenomenet kauzalisht janë të lidhura dhe çdo modus i të menduarit është i caktuar nga modusi tjetër i të menduarit, kurse modusi i shtrirjes nga modusi tjetër i shtrirjes. Meqë, ndërkaq, ekziston vetëm një substancë, të dy vargjet kauzale (materiale dhe shpirtërore) në realitet, janë një proces i vështruar nga dy aspekte të ndryshme. Kështu paralelizmi psikofizik i Spinozës i shprehur me qëndrimin se rendi dhe lidhja e ideve janë të njëjtë sikurse rendi dhe lidhja e sendeve (ordo et connexio idearum idem est ac ordo et counexio rerum). Meqë fryma njerëzore është modus rigorozisht i determinuar i të menduarit, atëherë nuk ekziston as liria e vullnetit (madje as perëndia kurrgjë «nuk bën nga vullneti i lirë»), ndërsa edhe vetë ideja e vullnetit të lirë bazohet në mosnjohjen e të gjitha shkaqeve. «Sikur guri që bie të kishte vetëdije, do të konsideronte se rënia e tij është rezultat i vullnetit të lirë të tij». Gjendjet afektive (të cilat Spinoza i nxjerr «me rendin gjeometrik» nga tri afekte themelore: gëzimi, pikëllimi dhe nga epshi) janë formë e parë e njohjes dhe i veprimtarisë së vetëdijshme, çka, ndërkaq, ofrojnë «njohje joadekuate». Spinoza, i cili konsideron se «urrejta kurrë nuk mund të jetë e mirë» (XLV) dhe i cili mendon se virtyti nuk është gjë tjetër veçse «të veprosh sipas ligjeve të natyrës vetjake», jep një analizë të jashtëzakonshme të afekteve njerëzore - të cilat i barazon me gjendjen e skllavërisë njerëzore. Njeriu i varur nga afektet nuk është zot i vetvetes, por i nënshtrohet fatit, në pushtetin e të cilit gjendet ashtu sa që shpesh është i «detyruar të shkoj pas asaj që është më e keqe, ndonëse sheh atë që është më e mirë». Por prapëseprapë, afekti mund të frenohet ose të eliminohet vetëm «me afektin e kundërt dhe më të fortë nga afekti që duhet frenuar». Njëkohësisht, ndërkaq, porsa të kemi idenë e qartë dhe të kthjellët mbi afektin e caktuar, ai pushon të jetë gjendje e pësimit, dhe kështu kjo është më tepër në pushtetin tonë, dhe shpirti përsos aq më pak nga ai sa më të njohur ta kemi. Arsyeja, e cila tejkalon afektet e vërteton vetveten dhe gjen në vete kriterin e vërtetësisë, është shkalla e dytë më e lartë e njohjes. Shkalla e tretë, e cila është manifestimi më i lartë i frymës njerëzore, me anën e të cilit ai arrin deri te vet thelbi i çështjes, deri te njohja e perëndisë ose e natyrës, është njohje intuitive, përkatësisht vëzhgim i sendeve sub specie aeternitatis. Në këtë shkallë lartësohemi deri te dashuria intelektuale ndaj perëndisë (amor Dei intelectualis) ose, që për Spinozën është e njëjtë, deri te njohja e vërtet e natyrës, në të cilën gjendet qetësia absolute dhe pastërtia e shpirtit. Asnjë dashuri përveç kësaj nuk është e amshueshme, kurse «në natyrë nuk ekziston asgjë që është në kundërshtim me këtë dashuri intelektuale ose që do të mund ta zhdukte». Njëkohësisht, sa më shumë gjëra «njeh njohja me llojin e dytë dhe të tretë të njohjes aq më pak pëson nga afektet, të cilat janë të këqija, dhe më pak frikësohet nga vdekja». Lumturia e fituar kështu nuk është shpërblim për virtytin, «por është vetë virtyti, dhe ne nuk i gëzohemi për shkak se frenojmë epshet, por, përkundrazi, për shkak se i gëzohemi, se mund t'i frenojmë epshet».
Në Traktatin teologjiko-politik dhe në Traktatin politik të vet, Spinoza dha jo vetëm kritikën brilante të lëvizjeve të përgjithshme ideore dhe shoqërore të kohës së tij, por me mendjen e tij të lirë dhe depërtuse përshkroi disa fenomene sociale në një mënyrë që edhe sot në shumë aspekte është aktuale. Pasojat e të gjitha formave të bestytnive janë fatale për njerëzimin si në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve brenda një shteti, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërmjet popujve. Paragjykimet nacionale dhe fetare mbajnë njerëzit të mashtruar, i përulin ngase u rrëmbejnë përdorimin e lirë të së mirës më të lartë të tyre - arsyes, krijojnë armiqësi reciproke dhe urrejtje, shkaktojnë luftëra dhe gjakderdhje. «Qeverisja monarkiste» ka dobi nga përkrahjet e produkteve fantastike të bestytnive, duke i sygjeruar popullit që nën formën e religjionit të nderojë mbretërit e vet si perënditë. Për Spinozën «të gjithë popujt janë të barabartë lidhur me arsyen dhe virtytet e vërteta», kurse barazia, pa të cilën medoemos rrënohet liria e përgjithshme, nuk mund të mbahet ashtu që «ndonjë njeriu, të famshëm për shkak të virtytit të tij, me ligj t'i bëhen nderime të jashtëzakonshme». «Sa u përket monumenteve, triumfit dhe nxitjeve të tjera të virtytit, këto janë më tepër shenja të skllavërisë sesa të lirisë. Sepse shpërblimet për nderë u jepen skllavërve dhe jo njerëzve të lirë».
E hazuar në mënyrë panteiste dhe racionaliste, filozofia e Spinozës kërkoi zgjidhje për çështjet më të vështira filozofike dhe njerëzore në kuadrin e botës ekzistuese reale, dhe ky «përfaqësues i shkëlqyeshëm i dialektikës» nuk kënaqi, sikurse paraardhësit e tij skolastikë (madje edhe vetë Dekarti) me pseudozgjidhjet gnoseo-logjike, të cilat u mundësuan me pohimin mbi ekzistimin edhe të gjithëfuqisë të ndonjë qenieje transcendente. Spinoza megjithatë «thelbin ndijor antiteologjik të natyrës e kuptoi si thelb metafizik, teologjik, përkatësisht nga natyra bëri hyjni» (Plehanovi). Pa dyshim, i penguar dhe i kufizuar nga koha dhe rrethanat e tij, si dhe nga trashëgimi filozofik i shekullit të mesëm (që vërehet, para së gjithash, në terminologjinë e tij), duke mos kuptuar sa duhet përcaktimet themelore të thelbit shoqëror të njeriut (duke e reduktuar shpesh vetëm në pjesë të natyrës), duke u zhytur diku-diku në gnoseologji racionaliste të njëanshme, si dhe në determinizmin mekanik, Spinoza, megjithëkëtë, nga aspekti i mundësive dhe i perspektivave historike të kohës në të cilën jetoi, është një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm dhe më konsekuentë të filozofisë racionaliste dhe moniste në përgjithësi. Ndikimi i mendimit të tij është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe është i qartë në një seri veprash letrare dhe filozofike deri në ditët tona. Lesingu vërtetoi se «filozofia e Spinozës të cilin kompatriotët tanë e trajtojnë si një qen të ngordhur» - është edhe filozofia e tij; për të folën me entuziazëm edhe Herderi, Gëteja, Fihteja, Shelingu, Hegeli, Shlajermaheri dhe shumë të tjerë. Entuziazmin e pakufishëm për filozofinë e tij e shprehi Hajne me këto fjalë: «Duke lexuar Spinozën, na kaplon ndjenja thuajse vëzhgojmë natyrën në tërë jetësimin e qetësisë së saj. Ky është pyll i mendimeve, të larta dëri në qiell, majat e luleve të të cilave lëkunden valë-valë, ndërsa trungjet e pathyeshme shtrojnë rrënjët e tyre në tokën e amshueshme.Veprat e Spinozës rrezatojnë një frymë që nuk mund të shpjegohet. Ai na prek lehtë si puhia e kohëve të ardhshme. Ndoshta fryma e profetëve çifutë është qetësuar mbi paraardhësit e tyre të vonuar».
Indigo- 4
Re: Si behet njeriu skllav
Nje njeri skllav vlen shume sot, sidomos ne luften per pushtet qe po behet atje lart.
Vizitor- Vizitor
Re: Si behet njeriu skllav
Osho, nje mashtrues i madh!
Seksi dhe dashuria jane te ndryshme mes tyre, sepse nese seksi eshte trupor, dashuria eshte shpirterore, dhe mes tyre jo gjithmone ka njekohesi.
Sipas Oshos(shkrimit me lart) i bie qe duhen ''duartrokitur'' edhe pedofilet, nekrofilet, ata qe kane prirje seksuale ndaj kafsheve, dhe cdo anormalitet tjeter i kesaj natyre, sepse sipas Oshos seksi duhet te jete i lire. Kush nuk vepron keshtu, quhet i skllaveruar.
Seksi qe sugjeron pseudo-mistiku Osho per njerezit eshte i njejte me ate qe kryejne kafshet. Kush eshte kafshe, eshte i lire.
Le t'i edukojme femijet 12 vjecare e me tej te kryejne marredhenie seksuale sepse ata tashme jane te pjekur seksualisht dhe madje 18 vjec jane ne kulmin e e tyre-thote Osho,sepse kur te shkoni 25 vjec do jeni teper te vjeter per seks. Sipas kesaj, njeriu duhet te perqendrohet vetem tek seksi, ne ate moshe ku njeriu duhet t'i perkushtohet shkollimit.
Feja me kohe e ka transformuar konceptin mistik te seksit, ne turp. Ne fakt, seksi eshte nje veprimtari qe per shkak te arsyes pse eshte krijuar dhe qe eshte sublime, duhet te kryhet ne intimitet, dhe te mos jete nje veprimtari ne grup apo e hapur sepse e humbet qellimin e tij, duke u bere i rendomte dhe vulgar. Pikerisht, ne kete veprimtari, dy shpirtra perzjejne energjine e tyre qofte ate seksuale, por edhe nje njohje shpirtrash, e cila do te kulmoje me ngjizjen e nje femije, pra terheqjen e nje shpirti nga bota e eperme, ne ate tokesore. Por kjo sot e ka humbur vleren. Njerezit thjesht shumohen apo kenaqin kerkesat e tyre momentale me kedo qe zgjedhin, duke e ngarkuar energjine e tyre dhe duke e kthyer ate ne nje sallate.
Ajo qe Osho quan liri, ne fakt eshte skllaveri, dhe kjo me paramendim sepse ai e servir ate si liri.
Seksi dhe dashuria jane te ndryshme mes tyre, sepse nese seksi eshte trupor, dashuria eshte shpirterore, dhe mes tyre jo gjithmone ka njekohesi.
Sipas Oshos(shkrimit me lart) i bie qe duhen ''duartrokitur'' edhe pedofilet, nekrofilet, ata qe kane prirje seksuale ndaj kafsheve, dhe cdo anormalitet tjeter i kesaj natyre, sepse sipas Oshos seksi duhet te jete i lire. Kush nuk vepron keshtu, quhet i skllaveruar.
Seksi qe sugjeron pseudo-mistiku Osho per njerezit eshte i njejte me ate qe kryejne kafshet. Kush eshte kafshe, eshte i lire.
Le t'i edukojme femijet 12 vjecare e me tej te kryejne marredhenie seksuale sepse ata tashme jane te pjekur seksualisht dhe madje 18 vjec jane ne kulmin e e tyre-thote Osho,sepse kur te shkoni 25 vjec do jeni teper te vjeter per seks. Sipas kesaj, njeriu duhet te perqendrohet vetem tek seksi, ne ate moshe ku njeriu duhet t'i perkushtohet shkollimit.
Feja me kohe e ka transformuar konceptin mistik te seksit, ne turp. Ne fakt, seksi eshte nje veprimtari qe per shkak te arsyes pse eshte krijuar dhe qe eshte sublime, duhet te kryhet ne intimitet, dhe te mos jete nje veprimtari ne grup apo e hapur sepse e humbet qellimin e tij, duke u bere i rendomte dhe vulgar. Pikerisht, ne kete veprimtari, dy shpirtra perzjejne energjine e tyre qofte ate seksuale, por edhe nje njohje shpirtrash, e cila do te kulmoje me ngjizjen e nje femije, pra terheqjen e nje shpirti nga bota e eperme, ne ate tokesore. Por kjo sot e ka humbur vleren. Njerezit thjesht shumohen apo kenaqin kerkesat e tyre momentale me kedo qe zgjedhin, duke e ngarkuar energjine e tyre dhe duke e kthyer ate ne nje sallate.
Ajo qe Osho quan liri, ne fakt eshte skllaveri, dhe kjo me paramendim sepse ai e servir ate si liri.
Pansophia- 97
Re: Si behet njeriu skllav
osho,apo ma mir me then njeriu i ri,,qe per shumicen e pergjumur esht mashtres,sepse ju tregon natyren njerzore ne plotni pa asnji te fsheht..ti as qe e paske kuptuar oshon,ose e ben qellimisht kete gje..ajoq e thot osho esht e sakt,njeqind perqind,njeriu q en moshen 14 vjeq esht gati esht i pjekur per seks,dhe kjo esht natyra jon ,ai nuk thot martonu shtone tufen edeleve,por ne ekt mosh jenii gati dhe kjo est e vertet ,sepse seksi esht enrgji,dhe ndrydhja e ksaj enrgjije qka ben,shakton ma von krejt ligsit qe po ndodhin kudo,deri edhe ato qe i thua perversionet mashkul mashkull apo femer femer,kto kan lind pikerisht nga ndrydhaj e seksit,nga ndrydhja e natyres se lindur...permes moralizimit esht shaktrru natyura jon,seksi esht tem tabu sben as te flitet per te,e nga po ai seks ne vijm ne ket bot.ska mnyr tjeter,por kjo ndrydhje ka sjell dobi atyre qe predikojn kunder seksit,demek ruajn moralin ..morali i vetem esht vetedija,jo ndrydhja e enrgjis seksuale...shnet...!!!
syri i art- Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...
100
Re: Si behet njeriu skllav
Te pranuarit e asaj qe dikush thote pa e kaluar asnjehere nen filtrin e gjykimit dhe duke e konsideruar ate te pagabueshem, eshte karakteristike e besimtareve fetare.
Pansophia- 97
Re: Si behet njeriu skllav
Une e konfirmoj ate qe thot osho,nuk e them vetem pse thot osho..dhe jam kundra feve jan krejt burgje,qe kan sklaveru njerzimin,por osho ka ber nje mrekulli,ka len pas vetes shum gjera me vler,ama sjan per te gjith,duan intelegjenc te kuptohen,ato nxisin zgjojn me provu me gjurmu jo me besu se jan ashtu...!
syri i art- Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...
100
Si behet njeriu skllav
Aktualisht dashuria dhe energjia e seksit jane dy gjera krejt te ndryshme. Atje ku ka dashuri nuk ka seks dhe anasjellas. Dashuria eshte frekuenca me e larte e njerezimit. Seksi eshte metoda qe perdorin kengetaret; kercimtaret dhe vete politika per te gjunjezuar njerezimin. Shikoni kengetaret dhe kercimtaret me fame boterore dhe do e kuptoni. DHe ne SHqiperi po ndodh kjo. Zhveshja apo hiret qe duan te shfaqin "VIPAT" i skllaverojne njerezit. SI??!! Po ja; njerezit i ndjekin ata per model; duan te jene si ata; te vishen; te veprojne si ata. Ketu eshte konspiracioni me i madh qe luhet. ATa po na skllaverojne ne nepermjet medias dhe ne po e lejojme. Amerika duhet te shkaterrohet e para; pastaj Europa. Amerika eshte mamaja e kurverive; sic thuhet dhe ne Bibel----Shikoni fjalimet; veprat; manipulimet dhe prapaskenat dhe do kuptoni qe jeta jone kontrollohet... Keshille: Shiko te brendshmen sepse aty gjendet Zoti yt; e jashtmja eshte iluzioni i se keqes; ky iluzion qeligesia e krijoi si burg per njerezimin----
NewRulesNewItems- GJithcka eshte dy...
1
Similar topics
» ECCE HOMO - Si bëhet njeriu ai që është
» Ç'bëhet me ne?!
» Si bëhet manipulimi i trurit
» Nuk bëhet fjalë për filma por për të vërteta misterioze!
» Vajzë apo djalë - kjo mund të bëhet me anë të Astrologjisë
» Ç'bëhet me ne?!
» Si bëhet manipulimi i trurit
» Nuk bëhet fjalë për filma por për të vërteta misterioze!
» Vajzë apo djalë - kjo mund të bëhet me anë të Astrologjisë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi