EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qenia e Dritës

2 posters

Shko poshtë

Qenia e Dritës  Empty Qenia e Dritës

Mesazh  Luli 21.02.12 8:56

Qenia e Dritës

Qenia e Dritës  Drita10

Çka është ndoshta elementi më mahnitës i përbashkët në rastet që unë I kam studiuar, dhe me siguri elementi që le mbresa më të mëdha në individin është takimi me një dritë shumë të ndritshme. Zakonisht në fillim të shfaqjes kjo dritë është e dobët, por me shpejtësi ndricohet derisa të arrin një shkëlqim jashtëtokësorë.

Megjithatë, edhe pse kjo dritë (zakonisht thuhet të jetë e bardhë ose pa ngjyrë) është e një shkëlqimi të papërshkrueshëm, shumë prej përjetuesve bëhen specifik në këtë pikë duke thënë se në asnjë mënyrë nuk u ka shkaktuar dëm syve të tyre, apo tu shkaktonte marramendje, apo tua humbte shikimin e gjërave përreth. (Ndoshta për arsye se në këtë pikë më nuk kanë sy fizikë)

Pavarësisht nga manifestimi I jashtëzakonshëm I dritës, megjithatë, asnjë person nuk ka shprehur ndonjë dyshim dhe se ishin të bindur se ishte një qenie, një qenie e dritës. Jo vetëm aq, ishte një qenie personale. Ka një personalitet të definuar.

Dashuria dhe ngrohtësia që rrezatojnë nga kjo qenie tek personi që është duke vdekur është e papërshkrueshme me fjalë, dhe ai ndihet komplet I rrethuar nga kjo dritë dhe I tërhequr në të, tërësishtë I relaksuar dhe I pranuar në prezencën e kësaj qenie.Ai e ndjen një tërheqje magnetike të parrezishtueshme tek kjo dritë.

Është interesante, se përderisa përshkrimi I mësipërm I qenies së dritës është shumë I ngjashëm në mes të përjetuesve të këtij fenomeni, identifikimi I qenies ndryshon nga individi në individë dhe duket të jetë një funksion I prapavisë fetare, ushtrimeve, apo besimet në personin e involvuar. Prandaj shumë prej atyre që janë të Krishterë në ushtrime apo besim e identifikojnë dritën me Krishtin. Një burrë dhe një grua cifute e identifikojnë dritën si një “engjull.” Megjithatë ishte e cartë, në të dyja rastet, se subjekti nuk ka dashur të thotë, se qenia kishte krahë, apo ka luajtur harpë, apo edhe të ketë trajtën apo dukjen e njeriut. Ishte vetëm drita. Cka secili donin të thonin se ata e kuptuan qenien si një këshilldhënës. Njëri që nuk kishte asnjë besim fetarë apo asnjë ushtrimë para përjetimit thjeshtë e identifikonte c’farë kishte parë si “qenie e dritës.”

Shpejtë pas shfaqjes së dritës, qenia fillon të komunikon me personin që po ndërron jetë. Si shënim, ky komunikim është vetëm me mendje, nuk dëgjohej ndonjë zë fizikë apo zëra të vinin nga qenia, as nuk ia kthyen përgjigjen qenies me zë. Por është raportuar se në mënyrë direkte zë vend një transferim I mendimeve, dhe në një mënyrë shumë të cartë saqë nuk do të kishte asnjë mundësi as për ta keqkuptuar as për ta gënjyer qenien.Më tutje, ky lloj komunikimi nuk zhvillohet fare në gjuhen amtare të personit. Megjithatë, ai kupton të tërën dhe në mënyrë instante është I vëmendshëm. Ai madje nuk mund ti përkthejë komunikimin me mendje që ndodhi derisa kishte qenë afër vdekjes, në gjuhën njerëzore që tani duhet të flasë, pas ripërtëritjes.

Faza e ardhshme e eksperiencës cartë e ilustron vështirësitë e përkthimit nga kjo gjuhë e pa folur. Qenia gati menjëherë e direkton një lloj mendimi tek personi në të cilin prezenca I është ardhur dramatikishtë. Zakonishtë personat me të cilët unë kam biseduar mundohen të formulojnë mendimin në pyetje. Midis përkthimeve që kam dëgjuar janë: “A je i përgaditur të vdesësh?,” “A je I gatshëm të vdesësh?,” “Cka ke berë me jetën tënde që të më tregosh mua?” “Cka ke bërë me jetën tënde të jetë e mjaftuar?.”

Dy formulimet e para që e parashtrojnë “përgaditjen,” mund në sy të parë te duken sikur kanë tjetër kuptim nga dy ciftet e dyta, që shprehin “arritje.” Megjithatë, pakë mbështetje për ndjenjat e mia në lidhje me këtë ceshtje, që secili është duke u munduar të shpreh mendimin e njëjtë vie nga tregimi I një gruaje që e tha kështu:

Sendi I parë që më pyeti, se disi më pyeti a isha e gatshme të vdesë, apo cka kisha bërë me jetën time që do të dëshiroja ti tregoja. Më tutje, edhe në rastet më të jashtzakonshme parashtrimi I “pyetjes”, del në përfundim si një sqarim, që ka një forcë të njëjtë. Për shembull, një njeri më tha se gjatë “vdekjes” së tij,

Zëri më bëri një pyetje: “A ia vlen?” Cka don të thoshte se, a ia vlente mënyra e jetesës sime që kisha bërë gjer më tani, duke e ditur atë që e dija atëherë.

Si duket, të gjithë insistojnë se kjo pyetje, aq definitive dhe e thellë që duket të jetë në mbresën emocionale, nuk është pyetur aspak në mënyrë akuzuese. Qenia, të gjithë duken të jenë në pajtim, nuk e direkton pyetjen tek ata që ti akuzon apo ti kërcënojë, sepse ata ende e ndiejnë dashurinë totale dhe pranimin që rezonon nga drita, pa marrë parasysh c’farë mund të ishte përgjigja e tyre. Por në vend të akuzimit, qëllimi I pyetjes duket të jetë që ti bëjë ata të mendojnë për jetërat e tyre, që ti shfaqin ato. Janë, po deshe ti quash, pyetje Sokrate, njëri lutet mos të merr informata por ti ndihmojë personit të cilit I bëhet pyetje që vetë të arrin tek caku I së vërtetës. Ti shikojmë disa takime të drejtpërdrejta me këtë qenie fenomenale.

I dëgjova mjekët të thonë se kisha vdekur, dhe atëherë fillova të ndihem sikur po dridhesha, disi si isha zhvendosur dhe po lundroja, përmes një errësire, që ishte si e mbyllur. Me të vërtetë nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj këtë përjetim. Cdo gjë ishte shumë e errët, perveq se, largë nga unë, mund ta shihja një dritë. Ishte një dritë shumë shumë e shkëlqyeshme, por jo shumë e madhe në fillim. Rritej më shumë derisa po afrohesha afër saj.

Mundohesha të arrijë tek ajo dritë tek fundi, sepse ndjeja që është Jezusi, dhe mundohesha ta arrijë atë vend. Nuk ishte një përjetim I frikshëm. Ishte pak a shumë një kënaqësi. Sepse menjëherë, pasiqe jam Krishtere, e lidha dritën me Krishtin, që ka thënë, “Unë jam drita e botës.” I thash vetes time, “Në qoftë se kjo është e tëra, në qoftë se do të vdes, atëherë e di kush më pret atje në fund, atje në atë dritë.”

U ngrita dhe eca në korridor që të shkoj ta marr një pije, dhe ishte në atë moment, kur e kishin kuptuar më vonë, se apendiksi im kishte shpërthyer. U bëra shumë e ligë, dhe u rrëzova. Fillova ta ndieja veten si po largohesha, një lëvizje e qenies sime të vërtetë brenda dhe jashtë trupit, dhe po dëgjoja një muzikë të këndshme. Duke ndejtur pezull në ajër fluturova poshtë korridorit dhe jashtë nga dera tek ballkoni I mbyllur. Aty, u dukë sikur retë, një mjegull ngjyrë roze me të vërtetë, filloi të grumbullohet për rreth meje, mandej fluturova direkt përmes rrjetit të ballkonit si të mos ishte aty fare, dhe në kristalë të ciltër drite, një dritë e bardhë e iluminuar. Ishte shumë e bukur dhe shumë e ndritshme, aq rrezatuese, por nuk mi lëndonte sytë. Nuk është ndonjë dritë që mund ta përshkruash në tokë. Në të vërtetë nuk pashë ndonjë person në këtë dritë, por megjithatë e ka një identitet special, definitivishtë e ka. Eshtë një dritë e dashurisë perfekte dhe e kuptimit perfektë.

Ky mendim më erdhi në mendje, “ A më donë mua?” Kjo nuk ishte si një pyetje, por kuptimi cka drita tha ishte, “Në qoftë se më don mua, kthehu prapa dhe mbaro atë që ke filluar në jetën tënde.” Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, ndjeja sikur isha rrethuar nga një dashuri dhe dhembshuri e papërshkrueshme.

E dija se po vdes dhe nuk kisha asgjë që do të mund të bëja për atë punë, sepse askush nuk mund të më dëgjonte…Isha jashtë nga trupi im, nuk ka dyshim për atë punë, sepse mund ta shihja trupin tim aty në tavolinë në dhomën e operimit. Shpirti im ishte jashtë! E tëra kjo më bëri të ndihem shumë keq në fillim, por mandej, kjo dritë shumë shkëlqyese erdhi. Dukej se ishte më e dobët në fillim, por më vonë ishte kjo rreze shumë e madhe. Ishte një sasi shumë e madhe e dritës, asgjë sikur dritat e mëdha që ne i përdorim, kishte shumë shumë dritë. Dhe më dha nxehtësi mua; Ndjeja një sensacion të ngrohjes.

Ishte një dritë si e verdhë e qelur – më shumë e bardhë. Ishte një ndricim I jashtzakonshëm; nuk mund ta përshkruaj. Dukej sikur kishte përfshirë cdo gjë, megjithatë nuk më pengonte që të shihja cdo gjë përreth meje – dhomën e operimit, mjekët dhe motrat, cdo gjë. Mund të shihja cartë, dhe nuk ti merrte sytë.

Së pari kur drita erdhi, nuk isha e sigurtë c’farë po ndodhte, por mandej disi pyeti, a isha gati për të vdekur. Ishte sikur po flisja me një person, por personi nuk ishte atje. Drita ishte që më fliste mua, por me zë.

Tani, mendoj se zëri që po më fliste mua e kuptoi se nuk isha gati të vdesë. Disi, sikur po më testonte mua më shumë se cdo gjë tjetër. Megjithatë që nga momenti që drita më foli mua, ndjehem shumë mirë – e sigurtë dhe e dashur. Dashuria që buronte nga kjo dritë është e pa imagjinuar, e papërshkruar. Ishte një person I këndshëm ta kishe pranë! Dhe e kishte një sensë të humorit, gjithashtu – definitivishtë!

Jetë pas jete - Rajmond Mudi
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qenia e Dritës  Empty Re: Qenia e Dritës

Mesazh  Hagel 23.07.14 14:28

Shpesh here ngaterrohen Qenjet e Drites me Engjejte.Engjejt kane nje rang me superior se Qenjet e Drites.
Qenjet e Drites jane qenje te ngritura te cialt e kane perfunduar ciklin e reinkarnimit.
Ndersa Engjejt jane entitete qe nuk e njohin dhe nuk kane jetuar asnjehere ne planin tokesore.
Qenjet e Drites kane per qellim qe te ruajne ekuilibrin energjetik mes dimensioneve te ndryshme te ekzistences.
Hagel
Hagel

61


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi