Federata Galaktikore e Dritës
5 posters
Faqja 1 e 1
Federata Galaktikore e Dritës
Federata galaktikore e dritës është një federatë e gjerë e përbërë nga qytetërime të planetëve, galaktikave dhe universeve të ndryshme që punojnë së bashku për ekzistencën harmonike të gjithë jetës.
Ekziston një federatë galaktike për çdo galaksi të banuar në univers. Këto federata janë pjesë e strukturës së menaxhimit universal ashtu siç zyrat në terren janë pjese e strukturës menaxheriale për një korporatë të madhe.
Federata Galaktikore e Galaksisë Udha e Qumështit është quajtur Federata Galaktikore e Botëve, por disa rraca të përfaqësuara në Federatën e Galaktikës mund ta quajnë atë me emër tjetër, pra ndryshimi në emër i dhënë nga Zetat, Andromedianët etj.
Çdo rracë, qytetërim apo planet ka një këshill brenda Federatës Galaktikore për t’i përfaqësuar ata. Këto këshilla ndryshojnë në madhësi në varësi të popullsisë si edhe sasisë së përgjegjësisë që ato mbartin brenda strukturës menaxhuese të Federatës Galaktikore. Ekzistojnë praktikisht me mijëra nga këto këshille meqë ka shumë rraca të përfaqësuara.Federata e Galaktikës është shumë më e gjerë nga sa mund ta imagjinojme.
Sallat e mëdha të federatës galaktikore
Federata Galaktikore ka një këshill mbikëqyrës i cili përmban përfaqësues nga çdo pjesëtar i këshillit. Ky këshill mblidhet në Sallën e Madhe. Por çdo këshill ka Sallën e vet të Madhe. Ndoshta kjo është arsyeja që ka kaq shumë konfuzion në lidhje me çështjen e Sallës së Madhe. Shumë kanale (njerëz që komunikojnë me shpirtra) ndjekin mbledhjet në sallën e madhe dhe mendojnë se ekziston vetëm një e tillë, kur në fakt mund të ketë qënë salla e madhe e ndonjërës prej rracave pjesëmarrëse apo civilizimeve të tjera. Ju e shihni sesa shpejt ndërlikohen gjërat.
Këshilli i Nibirusit, këshilli më i madh prej tyre, ka sallën e vet të madhe por gjithashtu mblidhet në sallën e madhe të Federatës Galaktikore shumë shpesh pasi detyrat e tij përfshijnë menaxhimin e Federatës së Galaktikës.
Nibiru nuk është thjesht një planet me një qytetërim, por në vend të kësaj është një anije gjigande kozmike e federatës galaktikore me përfaqësues nga shumë rraca roli i të cilave ishte udhëtimi i ekipit të menaxhimit të galaktikës. Misioni i tyre është të ndihmojnë në negociatat për aleanca dhe ruajtja e paqes midis botëve të ndryshme të federatës galaktikore dhe të asistojnë pjesëtarët e rinj apo të ardhur. Prandaj slogani i tyre është “t’ju shërbejmë botëve”.
Historia e Federatës Galaktikore
Federata e Galaktikës Udha e Qumështit është federata galaktikore më e vjetër në të gjithë universin. Ajo është themeluar në fund të Luftës së Parë të Madhe Galaktikore që u luftua në konsteëacionin e Lirës ndërmjet Humanëve, Reptilianëve, Felinëve dhe Karianëve.
Pas kësaj lufte, të mbijetuarit vendosën se ata duhet të krijonin një mënyrë për të arbitruar konfliktet në mënyrë që ky lloj shkatërrimi ( shkatërrimi i shtëpisë planetare të Humanëve Avyon, Toka e Parë) të mos ndodhte përsëri. Si pasojë federata e galaktikës u themelua së bashku me pjesëtarët fillestare nga Lira dhe Orioni. Luftanija e parë ishte Pelegai, një nga të paktat anije të mbetura pas luftës. Kjo ishte një kohë tepër e dhimbshme dhe plagët e kësaj lufte kërkonin mjaft dimensione kohe për t’u kuruar.
Në fillimet e saj, Federata Galaktikore ishte tepër e vogël meqë pak veta kishin shpëtuar nga lufta. Këshilli i Lirës dhe i Orionit u dyfishua si krahu administrativ i federatës së re. Me fjalë të tjera, ata ishin Federata Galaktikore. Me kalimin e kohës rraca të reja u krijuan si pasardhës të katër origjinalëve dhe federata e galaktikës i mirëpriti ata sapo arritën statusin e nivelit galaktikor, siç do të bëhemi së shpejti ne.
Kështu Federata e Galaktikës u rrit dhe u bë një federatë e gjerë botësh dhe tepër e fuqishme e përkushtuar ndaj paqes universale dhe prosperitetit. Tani ekzistojnë me miliona pjesëtarë të saj përgjatë galaktikës sonë.
burimi web --> http://www.nibiruancouncil.com/
cosmiclove- 35
Re: Federata Galaktikore e Dritës
Pershendetje,per nje musulman eshte e udhes qe te flase me fakte dhe per nje gje qe se din pergjigja me e drejte eshte te thote qe se din,ju keni fakte per keto qe thoni???apo eshte vetem nje frut i imagjinates.
Per ekzistencen e qenieve te tjera ne univers vetem nje ajet ne Kuran flet,thuhet;ZOTI krijoi qiejt dhe token dhe i shperndau gjallesat ne te dyja,dijetaret musulmane thone se edhe nqs ekzison ndonje qenie tjeter ne univers nuk eshte e rraces tone se njeriu u la ne toke ne toke vdes dhe nga toka do te nxirret, prandaj per musulmanet perben mekat te thone ate qe se dine ose te trillojne gjera te pabaza, te paverteta dhe pa fakte.
Per ekzistencen e qenieve te tjera ne univers vetem nje ajet ne Kuran flet,thuhet;ZOTI krijoi qiejt dhe token dhe i shperndau gjallesat ne te dyja,dijetaret musulmane thone se edhe nqs ekzison ndonje qenie tjeter ne univers nuk eshte e rraces tone se njeriu u la ne toke ne toke vdes dhe nga toka do te nxirret, prandaj per musulmanet perben mekat te thone ate qe se dine ose te trillojne gjera te pabaza, te paverteta dhe pa fakte.
gentjan kaloshi- 13
Re: Federata Galaktikore e Dritës
PO MIRE NE DIME FORMEN E ORGANIZIMIT TE QEVERISJES TE GJITHESISE DHE NUK PO E MAR VESH SE SI NUK E DIME QE A KA JETE TJETER NE GJITHESI KJO TE LE TE HABITUR , DHE NE KEMI UDHETURN TE PAKTEN SA DIME DERI NE MARS . PO ME DUKET SE NA I MBAJNE TE FSHETE SE MOS SHKOJME EMIGRANTE . E PO DHE KESHU MUND TE JETE .
juba- 20
Re: Federata Galaktikore e Dritës
juba shkruajti: PO MIRE NE DIME FORMEN E ORGANIZIMIT TE QEVERISJES TE GJITHESISE DHE NUK PO E MAR VESH SE SI NUK E DIME QE A KA JETE TJETER NE GJITHESI KJO TE LE TE HABITUR , DHE NE KEMI UDHETURN TE PAKTEN SA DIME DERI NE MARS . PO ME DUKET SE NA I MBAJNE TE FSHETE SE MOS SHKOJME EMIGRANTE . E PO DHE KESHU MUND TE JETE .
Sepse jeta ne hapsire duket e pamundur pavarsisht perfundimeve te hamendesuara , nuk ka asgje te sakte. Ska frike njeri se do shkosh ti apo une emigrant jo , se po deshen ata ste lene te ecesh as nga nje shtet ne nje tjeter e jo me ne hapsire. Ska fuqi tjeter kush pervec stacioneve te medha hapsinore te ngjitet ne hapsire , kjo eshte e ditur nga te gjithe. Problemi i shkences mund te jete para se gjithash trillimi .
Meridiani 0 (zero)- 209
Re: Federata Galaktikore e Dritës
FALEMINERIT PER SQARIMIN
POR PERDERISA NUK KEMI GJE KONKRETE , NE VETEM BEJME SUPOZIME .
POR DHE UNE BESOJ SE NE KETE GJITHESI DUHET TE KETE JETE TJETER DHE NJE ZHVILLIM TJETER , POR TE TREGOSH FORMAT E DREJTIMIT MUA ME DUKET UTOPI . APO NJE FANTAZI SHUME E ZHILLUAR DHE PA BAZA .
POR PERDERISA NUK KEMI GJE KONKRETE , NE VETEM BEJME SUPOZIME .
POR DHE UNE BESOJ SE NE KETE GJITHESI DUHET TE KETE JETE TJETER DHE NJE ZHVILLIM TJETER , POR TE TREGOSH FORMAT E DREJTIMIT MUA ME DUKET UTOPI . APO NJE FANTAZI SHUME E ZHILLUAR DHE PA BAZA .
juba- 20
Re: Federata Galaktikore e Dritës
pajtohem plotesisht me ty ke shume te drejte ne akoma nuk kemi informacione persa i perket kesaj ceshtjejuba shkruajti: FALEMINERIT PER SQARIMIN
POR PERDERISA NUK KEMI GJE KONKRETE , NE VETEM BEJME SUPOZIME .
POR DHE UNE BESOJ SE NE KETE GJITHESI DUHET TE KETE JETE TJETER DHE NJE ZHVILLIM TJETER , POR TE TREGOSH FORMAT E DREJTIMIT MUA ME DUKET UTOPI . APO NJE FANTAZI SHUME E ZHILLUAR DHE PA BAZA .
Ushtari i krishtit- 152
Similar topics
» Qenia e Dritës
» Mitra,zoti persian i drites
» Sekreti i luftëtarit të dritës në Indi
» Plane per te krijuare part te re nga forcat e drites
» Lutje për të ndihmuar të vdekurit për të shkuar drejt Dritës
» Mitra,zoti persian i drites
» Sekreti i luftëtarit të dritës në Indi
» Plane per te krijuare part te re nga forcat e drites
» Lutje për të ndihmuar të vdekurit për të shkuar drejt Dritës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi