EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Budizmi Mahajana

Shko poshtë

Budizmi Mahajana Empty Budizmi Mahajana

Mesazh  Neo 09.09.11 23:43

BUDIZMI MAHAJANA - DY DREJTIME TE RENDESISHME
sidomos ne Kine dhe Japoni:

Budizmi i Vendit te Paster

U lind ne shekullin VII.
Qellimi eshte ta arrijsh parajsen "Sukhavati" apo Vendin e Paster, qe eshte sfera e Budes Amitaba (sanskritisht), ne kinezisht Amitofo, ne japonisht Amida.

Ky mesim u perhap para se gjithash fale murgut Shan-tao (613-681).
Besohet qe njeriu nuk mund te arrije Nirvanen nga perpjekjet e veta.
Njeriu, i cili kendon "Namo A-mi-tó Fo" dhe i lutet Budes Amida, do te cohet nga ai ne Vendin e Paster.
Gjate ketij kendimi perseritet prape e prape emri i shenjte, deri qindra here ne dite.
Ne Vendin e Paster eshte e mundur ta arrijsh Nirvanen.
Nuk ka nevoje te jesh murg apo murgeshe per te ndjekur kete rruge.
Ne perendim Budizmi i Vendit te Paster eshte pothuajse i panjohur, ndersa Budizmi Zen eshte shume i popullarizuar.

Budizmi Can (Zen)

Emri i tij vjen nga fjala sanskrite "djana" = meditim.
Ne kundershtim me Budizmin e Vendit te Paster, sipas Budizmit Zen eshte e mundur qe njeriu ta arrije Nirvanen nga perpjekjet e veta.
Rruga per t'ia arritur eshte meditimi, qe perbehet nga perqendrimi, sidomos ne frymemarrje, dhe ne kultivimin e ndergjegjshmerise.
Budizmi Zen filloi rreth vitit 600 dhe u perhap ne Kine e pastaj ne Japoni.
Bodidarma ishte patriarku qe e solli nga India ne Kine dhe qe themeloi linjat e transmetimit nga mjeshtri tek nxenesi, qe ekzistojne ende.

Ne Japoni ka dy rryma kryesore Zen:
Soto Zen, i bazuar ne meditimin e ulur, u soll nga Dogen (1200-1253) ne Japoni.
Rinzai Zen, qe perfshin edhe "koane", u soll nga Eisai (1141-1215) ne Japoni.

Nje koan eshte nje thenie apo histori e shkurter apo fjali, e cila duket absurde dhe paradoksale ne shikim te pare, por qe permban nje te vertete te fshehur. Nuk mund te zgjidhet me analizen mendore. Nxenesit meditojne me nje koan, qe u jepet nga mjeshtri i tyre, duke e perseritur prape e prape menderisht, derisa te vije befas kuptimi.

Ne Budizmin Zen ka nje tradite te rrepte monastike, por ka edhe laike qe praktikojne Zen.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi