Teori rreth botës Jashtëtokësore
3 posters
Faqja 1 e 1
Teori rreth botës Jashtëtokësore
Bota Jashtëtokësore - 2
UFO-t mund të ‘fshihen’ tek Hëna
Ku fshihen UFO-t? Prej shumë vitesh shumë para janë hedhur në kërkim të gjetjes së shenjave që dëshmojnë ekzistencën e tyre por deri tani asnjëherë nuk është provuar.
Astronomët kanë sugjeruar të shkencëtarët të mos kërkojnë shumë larg për “gjurmët” e UFO-ve por të vrojtojnë Hënën.
Ata thonë se nëse UFO-t kanë zbritur në Hënë shenjat e tyre janë aty dhe nuk mund të largohen.
Kjo do të thotë se nëse kërkimet në sistemin tonë diellor bëhen për të dhënat e fundit – në Hënë mund të studiohet për shenja që janë lënë në miliona vite.
Tashmë kanë nisur kërkimet për të parë nëse ka ndonjë shenjë të tillë në satelitin e Tokës.

Androo- 250
Re: Teori rreth botës Jashtëtokësore
“Kristali i Pamundur”, dhuratë nga UFO-t?
“Kristali i pamundur” kështu janë pagëzuar kristalet të cilat ekzistojnë fal një simetrie e cila e përjashton mundësin e krijimit të tyre në tokë. Në vitin 1982 u finalizua parimi shkencor për kuazi-kristalet. Ndryshe ky parim njihet dhe si “simetria e ndaluar e kristaleve”.
Sipas një studimi të kryer kohët e fundit këto kristale ekzistojnë dhe prejardhja e tyre, ndryshe nga ata të formuar në tokë, është nga hapësira. Ky lloj kristali, futet në kategorinë e kuazi-kristaleve që kanë një strukturë të pazakontë mes kristalit të pastër dhe xhamit.
Deri para dy vitesh gjurmë të kuazi-kristaleve në natyrë nuk mund të gjendeshin dhe ata krijoheshin në kushte laboratorike. Pikërisht dy vjet më parë, një grup gjeologësh zbuluan në një terren natyror, në malet Koryak të Rusisë “kristalin e pamundur”.
Kuazi-kristalet dhe struktura e pazakontë e tyre u përshkrua fillimisht nga shkencëtari izraelit, Daniel Schechtman, i nderuar vitin e shkuar me çmimin “Nobel në kimi”. Fillimisht idetë e tij u kundërshtuan nga shumë shkencëtarë dhe kimistë të tjerë të cilët e quajtën të paqëndrueshme strukturën e tyre.
Androo- 250
Re: Teori rreth botës Jashtëtokësore
“Pravda”: Alienë drejt Tokës,NASA, hesht!
Më konkretisht, janë “tre disqe gjigande UFO-sh”. Më i madhi prej tyre ka një gjerësi prej 242 km dhe është i shoqëruar nga dy anije të vogla. Sipas gazetës në fjalë, dihet vendndodhja e tyre, si dhe është e sigurt që janë duke udhëtuar në drejtim të planetit Tokë. Eshtë konstatuar se momentalisht ndodhen pas orbitës së Plutonit!
Më e pa besueshme nga të gjitha faktet e paraqitura në reportazhin e gazetës “Pravda”, është se anijet e Alien-ëve janë identifikuar nga NASA përmes programit HAARP, program ky që është marrë me studimin e fenomenit te Aurorës në Polin e Veriut në Alaskë! Ndërkohë, NASA, hesht!
Po sipas gazetës “Pravda”dhe “Demokracia”, të vetmit që reagojnë janë kinezët, të cilet akuzojnë amerikanët për mbulim dhe fshehje faktesh përsa i përket ekzistencës së jashtëtokësorëve dhe vizitave të tyre në Tokë.
Përsa i përket skeptikeve, gazeta e famshme “Pravda”, arsyeton reportazhin e saj, duke e lidhur atë me “burime të mirë informuar dhe të sigurt, nga programi jo-fitimprurës, i njohur ndërkombëtarisht Hulumtim mbi Ekzistencën e Jetës Jashtëtokësore; SETI (Search for Extraterrestrial Intelligence)”, duke shtuar se tre anijet do te diktohen dhe do të shihen nga teleskopët optikë kur t’i afrohen planetit Mars!
Tani, përsa i përket momentit se “kur” do të ndodhë e keqja, si dhe ardhja e “Mysafirëve të padëshirueshëm”. Sipas “Pravda-s”, kjo përkon me datën e profetizuar të Maya-s, ku sipas kalendarit të tyre kanë përcaktuar ditën e fundit të shkatërrimit të botës, pikërisht me 21 dhjetor 2012.
Androo- 250
Re: Teori rreth botës Jashtëtokësore
Trekëndësh UFO-sh në një zonë rurale të Virxhinia?
Një formë tepër e çuditshme trekëndore është filmuar në qiellin e një zone rurale në Virginia (SHBA), më 5 janar të këtij viti, transmeton NOA njoftimin e agjencive amerikane.
“Gjatë natës së 01/05/12 ndodhesha jashtë shtëpisë duke parë qiellin. Kur ora shënonte 8:38 P.M. vura re një objekt tepër të çuditshëm në formë trekëndore. Si rrjedhojë mora menjëherë kamerën për të regjistruar gjithçka, ku fillimisht më duhet të them se mendova të ishte ndonjë mision ushtarak.
Forma e saj trekëndore me kulmimin e kohës bëhej gjithnjë e më e çuditshme falë dritave dhe lëvizjeve, ku gjatë xhirimet fillova të kuptoj se nuk bëhej aspak fjalë për një mision ushtarak”, - kanë qenë këto fjalët e personit dëshmitar, i cili ka regjistruar gjithçka ka parë dhe vetë.
Androo- 250
Re: Teori rreth botës Jashtëtokësore
Re apo UFO?
Në shikim të parë duken si ‘pjata fluturuese’, ndërsa nëse shikoni më mirë, atëherë do të kuptoni se bëhet fjalë për re.
Disa rrathë të reve që krijohen lartë në atmosferë nxisin dyshime te njerëzit që nuk i kanë parë më herët.
Ato zakonisht formohen mbi pyje dhe për banorët e këtyre vendeve janë gjëra të zakonshme.
Mirëpo, njerëzit që nuk i kanë parë asnjëherë mendojnë se kanë parë objekte të paidentifikueshme fluturuese.

Fikrro- 484
Re: Teori rreth botës Jashtëtokësore
eshte shume interesante si teme ... besohet qe qeveria amerikane mban lidhje me alienet prandaj e mbajne te fshehte fenomenin ufo..
clee- 38
Similar topics
» 3 teori rreth ''Pjatave Fluturues''
» Teori konspirative rreth Lindjes së Mesme
» Dimensione paralele
» Teori dhe hipoteza mbi jetën
» Të shikuarit është të besuarit
» Teori konspirative rreth Lindjes së Mesme
» Dimensione paralele
» Teori dhe hipoteza mbi jetën
» Të shikuarit është të besuarit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi