Dimensione paralele
+9
Fakiri
benardi
gjilanasi
xhimi tlipani
zxcvb
Luli
arial4356
Neo
Admin
13 posters
Faqja 1 e 1
Gjithësi Paralele
Gjithësi Paralele
Jo vetem nuk dime nese jemi te vetem ne Gjithesi por nuk dime as nese ka vetem nje Gjithesi apo jo. Ne teori, nuk ka vetem 4 permasa (dimensione) qe kane te bejne me hapesiren dhe kohen dhe qe ne i njohim mire, por ka edhe 6 permasa te tjera.
Me Shperthimin Zanafilles (Big Bang) mund te jene krijuar plot Gjithesi te pavarura nga Gjithesia jone.
Deri me sot ideja mbi nje "Shumegjithesi" mbetet vetem nje hipoteze. Por ndoshta nje dite do te arrinim me te vertete qe duke udhetuar permes te ashtuquajturave Vrimakrimbash te vizitonim banore te boterave te panjohura - apo te udhetonim ne nje te shkuar ku te takonim dinosauret.
Ne gjysmen e pare te qindvjeçarit te 20-te linden dy teori themelore te fizikes me ane te se cilave u perpoq te shpjegohej Bota: Teoria e Pergjithshme e Relativitetit e Albert Einstein (Ajnshtajnit) si dhe Mekanika Kuantike .
Ekuacionet e Ajnshtajnit pershkruajne krijimin e Kozmosit ne permasa te medha: p.sh. se si terheqja qe i bejne planetet njeri-tjetrit çon drejt perkuljes se hapesires dhe te kohes. Ndersa Teoria Kuantike ka te beje me Kozmosin e Vockel, boten e atomeve dhe pjesezave me te thjeshta. Qe te dyja teorite jane bindese, por ama kane nje problem thelbesor: nuk bien ne njezeshmeri me njera-tjetren.
Teoria e Fillit
Qe ne fillim te viteve 30-te u perpoqen fizikantet te nderthurnin midis tyre keto formulime - pa rezultat. Ne vitet 60-te doli nje teori e re, qe njihet si Teoria String (e fillit) apo ne nje lloj tjeter me te zhvilluar te saj njihet si Teoria Superstring.
Ajo thote se guri themelor i lendes (materies) nuk eshte i formes se pikes (lemsh, rruzull, atom) por i formes se fillit (pejzes, vargut). Keto fille qe deri me sot gjinden vetem ne teori, jane teper te vegjel per tu perfillur prej nesh.
Por para se gjithash Teoria e Fillit thote se fillet e vegjel nuk jane te lidhur pas 4 permasash te kohes dhe hapesires qe njohim ne por sillen me te shpejte permes gjithsej 10 permasash. Ne nuk mundemi t´i dallojme permasat e tjera pasi keto jane veshur e ngjeshur brenda njeri-tjetrit ne ate menyre saqe nuk munden te maten me asnje mjet mates.
Por çfare te magjeps eshte ajo qe: perpara e se keto permasa shtese te zhdukeshin, mund te kene bere te mundur krijimin e nje numri te madh Gjithesishe Paralele. Per ta shpjeguar tere kete me nje perfytyrim te vetem: se bashku me Shperthimin Zanafilles u krijua nje numer i pafundte botrash posi flluska sapuni te nje lloj shkume prehistorike.
Botrat e tjera dhe rruget per atje
Por si do te dukeshin keto Gjithesi Paralele per te cilat po flasim ?
Ato mund te jene kryekeput ndryshe nga Gjithesi a jone dhe mund te funksjonojne sipas disa ligjesh natyre krejt te tjera. Ndoshta do te kete nga ato ku gravitacioni do te jete kaq i dobet saqe gazrat e koheve zanafillese nuk kane arritur te denden per te krijuar galaksite apo yjet. Ndoshta ne botra te tilla nuk eshte arritur te krijohet as vete lenda dhe ku hapesira do te jete e mbushur vetem me rrezatim.
Ndoshta do te kishte Gjithesi, qe do te ishin kaq te ngjashme me tonen saqe edhe atje te jete krijuar jeta. Ose te tilla qe do te ishin pothuajse kopje e sones por diferenca me tonen te qendronte ne kohen. Mund te ndodhe qe edhe vete ne te gjendemi njekohesisht edhe ne nje Gjithesi Paralele por ne nje forme tjeter. Ose te kishte nje bote tjeter krejt si e jona ku te jetonte nje kopje e jona. Gjithsesi: vete Ajnshtajnit i ka dalur si perfundim te nje ekuacioni te tij qenia e nje Gjithesie
Pasqyre me Gjithesine tone
A do te mundeshim parasegjithash te lidheshim me Gjithesi te tilla te cilat do te egzistonin ne menyre te pavarur nga e jona ? Ne teori, ka rruge per te udhetuar ne keto botra te huaja: keto rruge njihen si Vrimekrimbi.
Vrimekrimbi eshte nje lloj tuneli qe lidh dy Gropa te Zeza me njera-tjetren. Kur kemi Vrimekrimbi, Gropat e Zezat jane te fundme. Keshtu edhe forcat te cilave do t´i nenshtrohej nje anije kozmike do te ishin te llogaritshme.
Keshtu fundi i nje Grope te Zeze do te jete nje Grope tjeter e Zeze e cila do te villte jashte anijen tone kozmike. Por perseri nuk dihet se ku do te na vjelle kjo Grope tjeter e Zeze.
Nje Vrimekrimbi mund te ishte ure per ne Gjithesi te tjera por edhe shkurtim udhe perbrenda vete Gjithesise sone. Ndoshta edhe do te na çonte midis koheve te ndryshme.
Teorikisht nje Vrimekrimbi eshte e ndertueshme.
Nga astro-shqip

Admin- 1132
Re: Dimensione paralele
UNIVERSE PARALELE
Një tjetër realitet?
Imagjinoni sikur të jeni në gjendje të jepni një shpjegim, për çdo lloj fenomeni që ndodh në univers. Që nga ngjarjet më të vogla, deri tek më të mëdhatë. Eshtë kjo ëndrra që kanë kultivuar shkencëtarët më brilantë, që nga koha e Ajnshtainit. Dhe sot, ndoshta ky shpjegim është gjetur. Një teori që na lë të shtangur, që do të na ofronte një shpjegim të ri e të jashtëzakonshëm: Universi në të cilin jetojmë, nuk është i vetmi. E gjithë kjo që do të lexoni është e vërtetë, ose të paktën, e tillë është në këtë univers.
Për pothuajse 100 vite, shkenca ka regjistruar ngjarje, të cilave nuk ishte në gjendje t'u jepte përgjigje. Fenomene të pashpjegueshëm, të lidhur me ekzistencën e mundshme të botëve misterioze të fshehura, të paperceptueshme nga shqisat humane. Njerëzit që merreshin me të mistershmen kanë besuar gjithmonë në ekzistencën e vendeve të tillë, që sipas tyre banoheshin nga fantazma dhe shpirtëra. Asosacioni me supersticione të tillë, natyrisht që nuk hynte në ambiciet e shkencës zyrtare. Por që nga viti 1920, shkencëtarëve u është dashur që të bëjnë llogaritë me një zbulim sikletosës. Duke kërkuar pozicionin ekzakt të thërrmijave atomike si elektronet, arritën në përfundimin se ishte absolutisht e pamundur që të grupoheshin. Elektronet thjeshtë nuk kishin një mënyrë të vetme grupimi.
Nëse studion cilësitë e atomeve, zbulohet se realiteti është shumë herë më i çuditshëm se sa çdo lloj shpikjeje fantastike. Thërrmijat kanë aftësinë që në një farë mënyre të jenë në shumë vende në të njëjtën kohë. I vetmi shpjegim i mundshëm, i hedhur si hipotezë nga një pjesë e madhe e fizikantëve është se thërrmijat nuk ekzistojnë vetëm në universin tonë. Ato mendohet që të jenë të pranishme edhe në universe të tjerë. Madje, teoria shkon më tej, për të thënë se ekziston një numër i madh universesh paralelë. Njëri i ndryshëm nga tjetri.
Praktikisht, mund të ketë një univers paralel, në të cilin Napoleoni të ketë fituar betejën e Vaterlosë. Një tjetër në të cilin perandoria britanike ka mundur që të ruajë zotërimin e saj mbi kolonitë amerikane. Dhe një tjetër akoma, në të cilin ne ndoshta nuk jemi lindur asnjëherë.
Shkurt, mendohet se mund të ekzistojë një univers i ndryshëm nga yni, me një realitet të kundërvënë këtij tonit, ku madje do të ishim në gjendje që të gjenim Al Gorin si president dhe Eliv Preslin ende gjallë. Një teori e tillë ishte kaq trazuese, saqë për dekada të tëra ajo u injorua nga shkencëtarët. Por, sidoqoftë ideja e universeve paralelë ishte e destinuar që të rikthehej si protagoniste. Dhe këtë herë, do të ishte ndryshe. Do të kish shkaktuar shumë më tepër tronditje se sa thjeshtë zbulimi që "Elvis Presli nuk ka vdekur".
Një proverb i vjetër anglez thotë: "Kujdes nga ajo që dëshiron. Sepse dëshirat mund të realizohen". Dhe dëshira më e madhe e fizikantëve ka qenë për një kohë të gjatë që të gjenin një teori të vetme dhe elegante që të përmbledhë në vetvete të gjithë kuptimet e universit tonë. Ka qenë pikërisht kjo ëndrra që i ka çuar në mënyrë të pavetëdijshme drejt rizbulimit të universeve paralelë. Endrra që ka udhëhequr punën e pothuajse çdo astrofizikanti. Einstein nuk arriti që të kompletojë Teorinë e tij të Gjithçka-së. Por pas tij, ishin të shumtë fizikanët që u përpoqën shumë të arrinin një objektiv të tillë thelbësor, një objektiv i parealizueshëm deri disa vite më parë.
Në vitet '80-të, ndodhi në fakt një revolucion i vërtetë. Në universitetet e të gjithë botës, shkenca nisi të zhvillojë ide të reja. Më në fund, dukej se çdo gjë në këtë univers kish arritur të bëhej e shpjegueshme. Në Britaninë e Madhe, fizikanti i njohur Stephen Hawking ishte aq shumë i bindur, sa të deklaronte guximshëm se fizika ishte e gatshme tashmë të lexonte deri edhe në mendjen e Zotit. Shumë shpejt, nuk do të kishte probleme të fizikës të pazgjidhur. Por një ide, e cila dukej se ishte më revolucionarja nga të gjitha u duk se do të shërbente për të konkretizuar Teorinë e Gjithçka-së. Dhe ajo ndezi fantazinë e shkencëtarëve, mes të cilëve Bart Ovrut. Ideja kishte të bënte me fijet.
Nga ata që merreshin me fizikë, mendohej se materia ishte e përbërë nga thërrmija. Sot kemi ndryshuar ide në lidhje me këtë dhe mendojmë se ajo është e përbërë nga fije të vogla. Për vite të tërë, ideja, sipas të cilës e gjithë materia e universit ishte e formuar prej thërrmijave të vogla të padukshme, kishte qenë një parim i padiskutueshëm. Pastaj, krejt papritur fizikanët që merreshin me thërrmijat zbuluan se kishin bërë një gabim. Në realitet, materia ishte e formuar nga fijet, shumë të vogla dhe të padukshme. Kjo teori, u quajt Teoria e Fijeve. Dhe, sipas saj, materia emeton pikërisht nëpërmjet këtyre fijeve një lloj melodie, një muzikë të vërtetë. Mund ta imagjinojmë si një kordë violine apo kitare, nëse ajo preket në mënyrë të caktuar dalin prej sasj frekuenca të caktuara, por nëse të njëjtën kordë do ta prekim në mënyrë të ndryshme, do të kemi më shumë frekuenca, por edhe nota të ndryshme. Pra, është sikur natyra të jetë e përbërë nga nota të lëshuara pikërisht nga këto super fije.
Por, për të vënë poshtë Teorinë e Gjithçka-së, të lënë përgjysëm nga Einsteini, Teoria e Fijeve duhej të kapërcente një provë shumë të vështirë. Duhej që të shpjegonte një ngjarje shumë speciale: lindjen e Universit. Shkencëtarët e dinë prej kohësh se Universi e kishte origjinën tek një shpërthim gjigant, ose Big Bangu. Duke ndarë të kaluarën nga e tashmja, kozmologët kanë udhëtuar pas në kohë, që nga ditët tona, deri në momentin e Big Bangut, me një detyrë jashtëzakonisht shumë mirë të përcaktuar.
Nëse universi është i gatshëm për një shpjegim të vetëm, atëherë Teoria e Fijeve dhe ajo e Big Bangut duhej të përputheshin shumë mirë dhe duhej që të plotësonin në mënyrë të përsosur njëra-tjetrën. Në fund të fundit, njëra kishte të bënte me lindjen e universit. Dhe tjetra kishte të bënte me materien në brendësinë e saj. Momenti fillestar i Big Bangut është misteri më i madh i të gjithë kozmologjisë. Ai ka marrë definicionin: Veçantia.
Por pikërisht në momentin kur shkencëtarët dukej se ishin në prag të "dorëzimit", një zbulim i befasishëm ofron impulse të reja për kërkimet e tyre, duke i shtyrë që të rishikonin të gjithë teoritë zyrtare ekzistuese dhe duke i nxitur që të përballeshin tashmë me një ide shumë joshëse: ajo e universeve paralelë. Normalisht, të gjithë jemi mësuar që të jetojmë në një botë me tre dimensione. Në fakt, ne jemi në gjendje që të lëvizim në tre drejtime të ndryshme. Majtas-Djathtas, Lartë-Poshtë, Para-Mbrapa. Por fizika dukej se ishte në kërkim të dimensioneve të tjerë. Einsteini propozoi Kohën si dimension të katërt. Fizikanë të tjerë sugjeronin një dimension të pestë, edhe ai hapësinor dhe më pas edhe një dimension të gjashtë. Numri vazhdonte të rritej.
Ideja ishte që dimensionet e tjerë ishin të përhapur në univers dhe ne nuk jemi në gjendje që t'i perceptojmë. Pjesa më e madhe e tyre mendohet që të jenë mikroskopikë, por shkencëtarët shprehen se janë të sigurtë për ekzistencën e tyre. Sipas Teorisë së Fijeve, dimensionet e universit tonë në total duhet të jenë njëmbëdhjetë.
Ndërkohë që Teoria e Fijeve vazhdonte të fitonte mbështetje gjithnjë e më të madhe, ishin të paktë ata që e merrnin seriozisht në konsideratë dimensionin e njëmbëdhjetë. "Kam qenë gjithmonë i bindur se në fund do të pranohej vlefshmëria e dimensionit të 11, nuk e dija kur dhe si, por isha i sigurtë se herët a vonë dimensioni i njëmbëdhjetë do të shndërrohej në një element shumë të rëndësishëm, thotë shkencëtari Paul Steinhart.
Fijet shumë të vogla dhe të padukshme, që i kishin dhënë emrin teorisë, mendohet që të jenë elementët përbërës themelorë të të gjithë materies së universit. Por tani, me shtimin e dimensionit të njëmbëdhjetë ato nuk ishin më të tilla. Ishin përhapur dhe kombinuar me njëra-tjetrën. Konkluzioni që la të shtangur shumëkënd ishte se e gjithë materia e universit ishte e ndërlidhur në një strukturë të vetme dhe shumë të madhe, një membranë energjie. Praktikisht, i gjithë universi ynë është një membranë.
Krejt papritur, fizikanët e të gjithë botës e shihnin dimensionin e njëmbëdhjetë si një çelës në përpjekjen e tyre për zgjidhjen e problemeve shumë të vjetër. Në çdo rast, dukej se shpjegimi çonte gjithçka drejt një universi tjetër paralel. Domethënë që, kudo që hidhnin sytë, dukej se shihnin universe të tjerë paralelë, që dukej se shfaqeshin pasi dilnin nga cilindri i një prestigjatori.
Disa kishin formën e membranës tredimensionale, ashtu si edhe universi ynë. Të tjerë ishin thjeshtë shtresa energjie. Kishte madje membrana cilindrike dhe në formë unaze. Dukej pra se i gjithë dimensioni i njëmbëdhjetë ishtë një seri membranash. Secila prej këtyre membranave ishte një tjetër univers i mundshëm.
Pra, mund të ketë universe të tjerë paralelë me tanët dhe ndoshta edhe shumë pranë nesh, por ndoshta ne mund të mos e kuptojmë asnjëherë këtë gjë. Mund të jenë krejtësisht të ndryshëm, me ligje të ndryshëm të natyrës. Mund të mos jenë të gjithë të banueshëm, por mund të jetë vetëm një pjesë e tyre, por nga ana tjetër, nëse ekziston një numër i pafundëm i kësi lloj universesh, atëherë me siguri ka një numër të pafundëm universesh me qytetërime të gjallë.
Universet paralelë lëvizin përmes dimensionit të njëmbëdhjetë si valë. Dhe ashtu si çdo valë, edhe këto puthiten diku. Kanë qenë pikërisht takime apo puthitje të tilla që kanë krijuar masat e materies pas Big Bangut. Kozmologët kishin tashmë më në fund në dispozicion shpjegimin e plotë të lindjes së universit tonë. Dhe tashmë, ata mund t'i dedikoheshin diçkaje edhe më të thellë. Mund të transferonin ligjet e fizikës pas në kohë, deri në momentin e Big Bangut e madje edhe pak përpara tij.
Kjo ide është aq e re, saqë sapo ka nisur që të shohë kundërvënie. Por nëse do të vërtetohet nga bota shkencore, kjo do të thotë se teoria e lënë e papërfunduar nga Einsteini, më në fund do të plotësohet. Por, ndoshta për shkencën do të ishte një fitore e hidhur. Sepse, konkluzioni i një kërkimi dhe studimi kaq të gjatë, mund të ishte që universi, kaq i vështirë për t'u deshifruar, në fund të fundit nuk është asgjë kaq e veçantë. Është vetëm njëri, mes një numri të pafundëm membranash, thjeshtë njëri prej shumë universeve që formojnë MULTIVERSIN.
Por ky nuk është ende fundi i kësaj historie. Tani që ndoshta Teoria e Gjithçka-së mund të jetë gjetur më së fundi, shkencëtarët do të donin që ta vinin në provë. Fizika është duke u përgatitur për një fluturim të fundit fantastik. Të krijojë një univers në laborator, pa mistere, apo pikëpyetje pa përgjigje.

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Dimensione paralele
Multi universet ose universet paralele
Multiuniverset jane nje hipoteze e mundesise se ekzistences se universeve multiple (perfshire tonin) qe te gjitha permblidhen ne nje realitet fizik, ato jane te quajtura ndryshe dhe universet paralele.
Struktura e universeve,natyra e secilit prej tyre brendaperbrenda dhe lidhja ndermjet universeve te ndryshme konstituente, varet nga hipotezat specifike multiverse te marra ne konsiderate.
Multiuniverset kane qene te hipotizuara ne kozmologji, fizike, filozofi, dhe fiction, gjithashtu jane te quajtur, universet quantum, botet paralele, realitete alternative.
Ne çdo moment krijohen versione alternative te realitetit, te cilat vazhdojne te ekzistojne te pavarura nga njera tjetra, e nga sejcila prej tyre krijohen versione te tjera, ne pafundesi.
Multiverset jane nje koncept i rendesishem dhe i domosdoshem ne avancimin e botekuptimit tone mbi vete krijimin.
Nuk e them kete sepse keshtu thote mekanika kuantike.
Por vete llogjika me shtyn ne kete teori.
Imagjino se si rriten dimensionet nga njeri tjetri.
(shenim: *=shumezim,^=ngritja ne fuqi):
pika 0 dimensionale.
vija 1 dimensionale= pika *infinit
plani 2 dimensional=vija * infinit=pika * infinit^2
hapesira 3 dimensionale=plani * infinit=vija * infinit ^2=pika * infinit^3
Kjo ishte pamja klasike e dimensioneve, dhe siç mund te shohim, nje dimension X eshte zgjatimi ne infinit i dimensionit (X-1).
Pas Ainshtajnit, natyrisht u pa se hapesira me 3 dimensione nuk ka kuptim pa kohen.
Keshtu qe u shtua dhe dimensioni i kohes.
Vetem se, ndersa hapesiren e shohim si te perbere nga 3 dimensione, ku mund te levizim lirisht ne 3 drejtime, me kohen kjo gje nuk ndodh, e shohim si nje dimesion te vetem qe zgjatet drejt infinitit.
Pra koha qe ne shohim eshte si vija ne hapesire.
A nuk duket llogjike qe ne nje dimension me lart se dimensioni ku ndodhemi, koha te kete 2 dimensione.
Shtimi i dimensionit te 2 ne kohe ben te mundur krijimin e multiverseve.
ne çdo moment(ne çdo pike te vijes kohore), lind nje vije tjeter ne planin kohor. Meqe ne vijen kohore kemi infinit momente, do te kemi rrjedhimisht infinit multiverse.
Dhe kjo nuk mbaron me kaq. Instikti me shtyn te mendoj se koha duhet te kete te pakten 3 dimensione te saja ashtu si edhe hapesira.
Koha me dy dimensione mundeson krijimin e universeve paralele ose si mund ti quajme realitete alternative. Me kete mund te heqim qafe edhe paradoksin e gjyshit me udhetimin ne kohe, qe nese ti shkon mbrapa ne kohe dhe vret gjyshin tend, ti nuk do lindesh ne te ardhmen, e nuk do kishe mundesi te vrisje gjyshin tend te te shkuaren. Nje gje e tille ishte.
Me kohen ne dy hapesira ne te vertete duke shkuar mbrapa ne kohe, qe ne momentin e pare qe ne "shkelim" ne ate moment ne te shkuaren, ne kemi krijuar automatikisht nje realitet alternativ, dhe veprimi jone do ndikoje vetem realitetin ku ndodhemi, jo ate nga kemi ardhur.
Problemi me kohen ne 2 dimesione eshte se nese ne do donim te ktheheshim mbrapa ne kohe per ti dhene vetes rezultatet e ndeshjeve te futbollit per te fituar ne totofutboll, ne te vertete ne nuk do behemi kurre te pasur ne kete version te realitetit.
Per tu kthyer mbrapsht ne realitetin tone origjinal na duhet dimensioni i 3 i kohes. nepermjet te cilit mund te kercejme nga nje realitet ne tjetrin.
Natyrisht qe kjo lloj llogjike mund te vazhdoje ne infinit, nuk mund ta dime se sa dimensione ekzistojne ne te vertete.
Ajo qe ve re gjithashtu eshte se ndersa ne hapesire duket sikur jemi ne gjendje te levizim lirisht, ky eshte vetem nje iluzion, perderisa hapesira dhe koha jane te pandara, edhe nese ne nisemi nga pika A ne B, dhe pastaj kthehemi ne piken A , kjo do jete pika A pas T kohe, dhe nuk do jete e NJEJTA pike, perderisa mund te kete te njejtin pozicion ne hapesire por jo ne kohe.
Vetem ne nje realitet (qe duhet te jete i domosdoshem per vete ekzistencen) ku koha me 3 dimensione eshte vazhdimi i hapesires me 3 dimensione, gjithesej 6 dimensione, ne mund te levizim lirisht ne hapesire-kohe.
Realiteti me 6 dimensione do ishte shuma e kombinimeve te mundshme te te gjitha realiteteve.
Ashtu si hapesira (pa kohen) ne 3 dimensione jep shumen e kombinimit e 3 koordinatave nga (0,0,0) ne (infinit,infinit,infinit). Pikrisht nje pike e çfaredoshme ne hapesire eshte nje nga kombinimet e mundshme ne kete dimension.
Ne dimensionin tone real, ku kemi dhe kohen, kemi kombinimet e (x,y,z,t) qe perfshin kombinimet e dimensionit te 3-te, per çdo 0<t<infinit, dmth nga (0,0,0,0) ne (infinit, infinit,infinit,infinit).

Jo vetëm nuk dimë nëse jemi të vetëm në Gjithësi por nuk dimë as nëse ka vetëm një Gjithësi apo jo. Në teori, nuk ka vetëm 4 përmasa (dimensione) që kanë të bëjnë me hapësirën dhe kohën dhe që ne i njohim mirë, por ka edhe 6 përmasa të tjera. Me Shpërthimin Zanafillës (Big Bang) mund të jenë krijuar plot Gjithësi të pavarura nga Gjithësia jonë.
Deri më sot ideja mbi një "Shumëgjithësi" mbetet vetëm një hipotezë. Por ndoshta një ditë do të arrinim me të vërtetë që duke udhëtuar përmes të ashtuquajturave krimbvrimash të vizitonim banorë të botave të panjohura - apo të udhëtonim në një të shkuar ku të takonim dinozaurët.
Në gjysmën e parë të qindvjeçarit të 20-të lindën dy teori themelore të fizikës me anë të së cilave u përpoq të shpjegohej Bota: Teoria e Përgjithshme e Relativitetit e Albert Einstein (Ajnshtajnit) si dhe Mekanika Kuantike. Ekuacionet e Ajnshtajnit përshkruajnë krijimin e Kozmosit në përmasa të mëdha: p.sh. se si tërheqja që i bëjnë planetët njëri-tjetrit çon drejt përkuljes së hapësirës dhe të kohës. Ndërsa Teoria Kuantike ka të bëjë me Kozmosin e Vockël, botën e atomeve dhe grimcave më të thjeshta. Që të dyja teoritë janë bindëse, por ama kanë një problem thelbësor: nuk bien në njëzëshmëri me njëra-tjetrën.
Teoria e Fillit
Që në fillim të viteve 30-të u përpoqën fizikantët të ndërthurnin midis tyre këto formulime - pa rezultat. Në vitet 60-të doli një teori e re, që njihet si Teoria String (e fillit) apo në një lloj tjetër më të zhvilluar të saj njihet si Teoria Superstring. Ajo thotë se guri themelor i lëndës (materies) nuk është i formës së pikës (lëmshit, rruzullit, atomit) por i formës së fillit (pejzës, vargut). Këto fille që deri më sot gjinden vetëm në teori, janë tepër të vegjël për t''''u përfillur prej nesh.
Por para së gjithash Teoria e Fillit thotë se fillet e vegjël nuk janë të lidhur pas 4 përmasash të kohës dhe hapësirës që njohim ne por sillen me të shpejtë përmes gjithsej 10 përmasash. Ne nuk mundemi t´i dallojmë përmasat e tjera pasi këto janë veshur e ngjeshur brenda njëri-tjetrit në atë mënyrë saqë nuk munden të maten me asnjë mjet matës.
Por çfarë të magjeps është ajo që: përpara e se këto përmasa shtesë të zhdukeshin, mund të kenë bërë të mundur krijimin e një numri të madh Gjithësishë Paralele. Për ta shpjeguar tërë këtë me një përfytyrim të vetëm: së bashku me Shpërthimin Zanafillës u krijua një numër i pafundtë botërash posi flluska sapuni të një lloj shkume parahistorike.
Botët e tjera dhe rrugët për atje
Por si do të dukeshin këto Gjithësi Paralele për të cilat po flasim ?
Ato mund të jenë kryekëput ndryshe nga Gjithësia jonë dhe mund të funksionojnë sipas disa ligjesh natyre krejt të tjera. Ndoshta do të ketë nga ato ku graviteti do të jetë kaq i dobët saqë gazrat e kohëve zanafillëse nuk kanë arritur të denden për të krijuar galaksitë apo yjet. Ndoshta në botë të tilla nuk është arritur të krijohet as vetë lënda dhe ku hapësira do të jetë e mbushur vetëm me rrezatim.
Ndoshta do të kishte Gjithësi, që do të ishin kaq të ngjashme me tonën saqë edhe atje të jetë krijuar jeta. Ose të tilla që do të ishin pothuajse kopje e sonës por ndryshimi me tonën të qëndronte në kohën. Mund të ndodhë që edhe vetë ne të gjendemi njëkohësisht edhe në një Gjithësi Paralele por në një formë tjetër. Ose të kishte një botë tjetër krejt si e jona ku të jetonte një kopje e jona. Gjithsesi: vetë Ajnshtajnit i ka dalur si përfundim të një ekuacioni të tij qenia e një Gjithësie Pasqyrë me Gjithësinë tonë.
A do të mundeshim parasëgjithash të lidheshim me Gjithësi të tilla të cilat do të egzistonin në mënyrë të pavarur nga e jona ? Në teori, ka rrugë për të udhëtuar në këto botë të huaja: këto rrugë njihen si krimbvrima. Krimbvrima është një lloj tuneli që lidh dy Gropa të Zeza me njëra-tjetrën. Kur kemi krimbvrimë, Gropat e Zezat janë të fundme. Kështu edhe forcat të cilave do t´i nënshtrohej një anije kozmike do të ishin të llogaritshme.
Kështu fundi i një Grope të Zezë do të jetë një Gropë tjetër e Zezë e cila do të villte jashtë anijen tonë kozmike. Por përsëri nuk dihet se ku do të na vjellë kjo Gropë tjetër e Zezë. Një krimbvrimë mund të ishte urë për në Gjithësi të tjera por edhe shkurtim udhe përbrenda vetë Gjithësisë sonë. Ndoshta edhe do të na çonte midis kohëve të ndryshme.
Teorikisht një krimbvrimë është e ndërtueshme.
Përgatiti Alvin Ekmekçiu

A mendoni se ekzistojne dimensione paralele me tonin ?
Neqoftese po, perse mendoni keshtu ?
Personalisht mendoj se mund te ekzistojne dimensione paralele me tonin sepse keshtu mund te shpjegohen zhdukjet e cudtishme te personave ose mjeteve te ndryshme si anije ose avione.
Mendimin tim e bazoj tek kjo teori e cila thote se : Dimensionet jane si valet e nje radioje dhe dimensioni yne esht vala e nje radioje dhe mjafton qe te nderrosh stacionin sic mund ta nderrosh ne nje radio dhe je ne nje dimension tjeter. Kete teori e kam lexuar tek libri "Sekreti i madh" te David Icke.
Ndoshta shpjegimi im s mund te duket shume bindes pasi nuk e mbaj mend shume mire teorine por gjithsesi thashe qe te shkruaja per te.

arial4356- 5
Re: Dimensione paralele
Sipas nocioni linear te kohes, ne nuk mundemi te jemi prezent ne shume vende ne te njejten kohe.
Sipas neve (tokesoreve) koncepti linar qe i referohet trupit tone, mendjes sone dhe ndërgjegjes sone eshte një menyre apo nje tjeter i lidhur me trupin tone / trurin.
Shkenca nuk mundet akoma te shpjegoje saktesisht se si trupi dhe ndergjegjia jane te « lidhura » por ajo e mbeshtet teorine se ndergjegja nuk mundet te ekzistoje pa trup fizike.
Por une besoj qe ndergjegjia jone eshte shumëdimensionale edhe kur ne mendojme se jemi të burgosur në trupin tone fizike.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Dimensione paralele
Ca quani dimensione paralele ? Te kete te tjera 3D si puna e botes tone ,apo the me tej 4D etj ???
zxcvb- 3
Re: Dimensione paralele
Ne lidhje me universe paralele besoj se ka, ndoshta infinit... nuk eshte cudi qe te kete nje tjeter por qe jetoj ne nje alternative tj te kesaj bote, duke qene se jemi ndeshur perballe shume zgjedhjeve.
zxcvb- 3
Teori e cuditshme
Meqe e krahasuat ekzistencen e dimensionit paralel me statcionet e nje radioje ... atehere edhe kalimi nga nje dimension ne nje tjeter duhet te behet ne menyre analoge, apo jo?
xhimi tlipani- 6
me duket nnje teori e "cuditcme"
Meqe e krahasuat ekzistencen e dimensionit paralel me statcionet e nje radioje ... atehere edhe kalimi nga nje dimension ne nje tjeter duhet te behet ne menyre analoge, apo jo?
xhimi tlipani- 6
Re: Dimensione paralele
ka 7 universe dhe 7 superuniverse (dimensione dhe superdimensione paralele)
benardi- 36
Re: Dimensione paralele
Po unë besoj ne dimensione paralele... sipas mistikës islame (tesavufit) univerzi është sikur qepa ndërsa dimensionet e saj sikur fletët e qepës...
Fakiri- 486
Re: Dimensione paralele
Kur shohim nga dritarja dhe shohim shtepi, ndertesa, peme, lule, qene, njerez qe ecin rruges... nuk imagjinojme qe mund te ekzistoje diçka tjeter "prapa" ketij dekori...
E megjithate ...! Po, megjithate ekziston diçka...! Cfare? Bote tjera!
Bote te tjera te panumerta!Ato qe ne i quajme Bote paralele...
Nese ekzistojne keto bote paralele me te vertete, ku jane ato, çfare jane ato? Si mund t'a dime, askush nuk i ka pare!
Sa me shume qe mendojme, aq me shume kjo duket qesharake!

Odin- 513
Re: Dimensione paralele
ka më shumë se një univers?
Në Stanford University të Kalifornisë fizikani Andrej Linde ka një shpjegim shumë të thjeshtë për ekzistencën e Materies: Universi jonë është thjesht njëri nga pafund shumë universe tjerë paralele me pafund shumë tipare të ndryshme. Ka pafund botë, në të cilat sundojnë mbase ligje krejtësisht tjera fizike, ndryshe nga bota jonë. Dhe krejt rastësisht, ky i yni është krijuar ashtu, që ne të mund të jetojmë.
Andrej Linde:
Fill pas Shpërthimit të Madh Universi nis të prodhojë pjesë të tij të veta të ndryshme. Dhe mbasi ky proces po zhvillohet përjetësisht, ka mundësi të lindin gjithë universet e mundshme, madje edhe ato më të pamundshmit. Disa mund të kenë ligje fizike që mund të ngjasojnë me tonat. Dhe disa herë lindin universe me ligje krejtësisht të ndryshme. Ne mund të udhëtonim shumë e shumë larg për të arritur te këta universe dhe të shikonim diçka krejt tjetër. Por për të udhëtuar aq larg nuk jemi në gjendje ta bëjmë fizikisht. Atëherë mendojmë: ky është Universi im dhe ky është një tjetër univers ku jeton dikush tjetër. Këtë unë e quaj imazhin e Multiversit
Multiversi është më shumë se një ide. Linde e ka përllogaritur këtë dhe fizikanët tjerë nuk e shohin idenë e tij si të pamundur. Por si është krijuar në fakt? Përgjigjja tij: fjalëpërfjashëm nga Hiçi. Nga Hiçi e ka llogaritur formulën e Multiversit. Sipas Teorisë së Lindes ka një Vakuum zanafille me luhatje të vogla. Nga kjo është krijuar Universi. Këto lëvizje kanë qenë shkak për shpërndarjen e parregullt të Materies: në disa vende u formuan galaktika dhe disa të tjera hapësira boshe. Por nga ky vakuum luhatës nuk lindi vetëm një univers, por pafunsisht shumë.
Koperniku na mësoi që nuk jemi në qendër të Universit. Giordano Bruno vuri re se yjet janë diej njësoj si yni. Hubble na vërtetoi se Universi zgjerohet. A do të na mësojë Andrej Linde që Universi jonë me qindra miliarda galaktika nuk është i vetmi?
Saul Perlmutter:
Në të vërtetë duhet të supozojmë mundësinë e ekzistencës së universeve të të gjithë llojeve dhe sasive të mundshme dhe se të gjithë këta mund të ekzistojnë në të njëjtën kohë – në qoftëse ekziston diçka e tillë si koha.
Harald Lesch nuk është dakord. Ai mendon se shkenca nuk është në gjendje t’i japë përgjigje një pyetjeje të tillë, sepse sipas parakushteve që shtron, është e pamudur të ketë një përgjigje. Çdo mendim që braktis sistemin e vet për të nuk është më shkencë.
Harald Lesch:
Për çdo shkencë natyrore është deçizive që së pari të respektojmë kauzalitetin dhe së dyti kundërvënien midis hipotezës dhe eksperimentit. Kur kjo nuk respektohet, dhe kjo ndodh per Definition në rastin e universeve paralele, atëherë dy pikat e rëndësishme, që shkenca ka zbatuar me aq madhështi dhe triumfalitet në tre shekujt e kaluar, nuk ekzistojnë më.
Në Penn State University të Pennsylvanisë atstofizikanët Martin Bojowald dhe Abhay Ashtekar janë të një mendimi tjetër. Ata kanë llogaritur një formulë, e cila vërteton matematikisht, që nuk ka patur asnjëfarë Shpërthimi të Madh, por çdo gjë ka nisur me një Big Bounce, një proces sustimi. Një tezë e bazuar matematikishit për kohën para Shpërthimit të Madh ëhtë e llahtarshme, sepse sipas teorise klasike të Shpërthimit të Madh, nuk duhej të kishte fare kohë para Shperthimit. Koha dhe hapësira do të duhej pra të ishin krijuar vetëm në momentin e Shpërthimit.
Problemi që kemi deri më sot është: sa më larg të zhvendosemi në të kaluarën e Universit, aq më pranë do t’i vijmë çastit, kur e tërë masa e Gjithësisë tkurret shumë e më shumë, deri në momentin që volumi arrin te zeroja, ndërsa trysnia pafund. Por në këtë pikë çdo teori merr fund. Përshkrimi i një gjendjeje të tillë nuk ka qenë i mundur me metodat tona shkencore dhe prandaj rrëzohet edhe teorikisht. Pse Abhay Ashtekar dhe Martin Bojowald vazhdojnë të bëjnë akoma llogari edhe pse fizika e tyre duhej të ndalonte në momentin e Shperthimit të Madh?
Shkanca ka mundur deri më tani ta shpjegojë Universin ose me Teorinë e Relativitetit ose me Teorinë e Kuanteve, por që t’i kombinojë të dy këta principe matematikore s’ka arritur deri më tani askush. Të gjitha llogaritë nuk shkojnë më tej se deri tek momenti i Shpërthimit të Madh. Ashtekar dhe Bojowald mundën për herë të parë të kombinojnë dy teoritë dhe arritën në një ekuacion plotësisht tjetër. Meqenëse nuk do ecnin larg me metodat normale përllogaritëse, ata vet kohës i japin një strukturë hapsinore. Shkurt: llogaritë i bënin në dimensionin e katërt. Kjo lloj llogaritjeje quhet teoria e gravitetit kuantik të lakimit (Loop Quantum Gravity). Në momentin kur të dy shkencëtarët përdorën teorinë dhe përllogaritjet e tyre për kohën para Shpërthimit të Madh, si rezultat fituan diçka apsolutisht të habitshme: llogaritjet nxorrën një univers paraardhës.
Abhay Ashtekar:
Megjithatë e papritura më e madhe ishte që me të vërtetë në anën tjetër – pra para Big Bangut – ka patur një tjetër univers. Këtë nuk e kemi pritur. Në fillim nuk isha i sigurt në mos bëhej fjalë për një efekt artificial. Por me llogaritjet e mëtejme pamë se kishim të bëjmë me një efekt real fizik.
Në vend të një fillimi absolut,a mos është fjala për një cikël pa mbarim? A mos vallë Bojowald dhe Ashtekar gjetën përgjigjen e pyetjes „çka përpara“? Gjer më tani thuhej: kujt i ec për dore të kombinojë Terinë e Relativitetit me atë të Kuanteve ai do ta zgjidhi enigmën e Formulës së Botës! A mos ia kanë dalë Ashtekar dhe Bojowald?
Harald Lesch:
Ne nuk kemi kurrfarë mundësie për të kuptuar të tërë sistemin. Për këtë duhet të qëndronim jashtë sistemit. Atëherë dhe vetëm atëherë mund t’i përgjigjeshim pyetjes se ç’kishte para Shpërthimit të Madh, apo dhe pyetjes të famshme, se nga po zgjerohet në të vërtetë Universi? Me këtë duhet të pajtohemi. Kozmologjia është një arqitekturë e brendshme, pra mund të na japë vetëm tiparet e brendshme të Universit. Vetëm në qoftë se dalim jashtë tij do të kishim një shansë. Por përderisa jemi brenda, dhe ne jemi brenda, s’kemi asnjë mundesi.
shkenca.org

Mendoj se universet paralele ekzistojne.
ne ç'do moment krijohen versione alternative te realitetit.
te cilat vazhdojne te ekzistojne te pavarura nga njera tjetra, e nga sejcila prej tyre krijohen versione te tjera, ne pafundesi.
Multiverset jane nje koncept i rendesishem dhe i domosdoshem ne avancimin e botekuptimit tone mbi vete krijimin.
Nuk e them kete sepse keshtu thote mekanika kuantike.
Por vete llogjika me shtyn ne kete teori.
Imagjino se si rriten dimensionet nga njeri tjetri.
(shenim: *=shumezim,^=ngritja ne fuqi):
pika 0 dimensionale.
vija 1 dimensionale= pika *infinit
plani 2 dimensional=vija * infinit=pika * infinit^2
hapesira 3 dimensionale=plani * infinit=vija * infinit ^2=pika * infinit^3
kjo ishte pamja klasike e dimensioneve, dhe siç mund te shohim, nje dimension X eshte zgjatimi ne infinit i dimensionit (X-1).
Pas Ainshtajnit, natyrisht u pa se hapesira me 3 dimensione nuk ka kuptim pa kohen.
keshtu qe u shtua dhe dimensioni i kohes.
Vetem se, ndersa hapesiren e shohim si te perbere nga 3 dimensione, ku mund te levizim lirisht ne 3 drejtime, me kohen kjo gje nuk ndodh, e shohim si nje dimesion te vetem qe zgjatet drejt infinitit.
pra koha qe ne shohim eshte si vija ne hapesire.
A nuk duket llogjike qe ne nje dimension me lart se dimensioni ku ndodhemi, koha te kete 2 dimensione.
shtimi i dimensionit te 2 ne kohe ben te mundur krijimin e multiverseve.
ne çdo moment(ne çdo pike te vijes kohore), lind nje vije tjeter ne planin kohor. Meqe ne vijen kohore kemi infinit momente, do te kemi rrjedhimisht infinit multiverse.
dhe kjo nuk mbaron me kaq. Instikti me shtyn te mendoj se koha duhet te kete te pakten 3 dimensione te saja ashtu si edhe hapesira.
koha me dy dimensione mundeson krijimin e universeve paralele ose si mund ti quajme realitete alternative. Me kete mund te heqim qafe edhe paradoksin e gjyshit me udhetimin ne kohe, qe nese ti shkon mbrapa ne kohe dhe vret gjyshin tend, ti nuk do lindesh ne te ardhmen, e nuk do kishe mundesi te vrisje gjyshin tend te te shkuaren. Nje gje e tille ishte. Me kohen ne 2 hapesira ne te vertete duke shkuar mbrapa ne kohe, qe ne momentin e pare qe ne "shkelim" ne ate moment ne te shkuaren, ne kemi krijuar automatikisht nje realitet alternativ, dhe veprimi jone do ndikoje vetem realitetin ku ndodhemi, jo ate nga kemi ardhur.
Problemi me kohen ne 2 dimesione eshte se nese ne do donim te ktheheshim mbrapa ne kohe per ti dhene vetes rezultatet e ndeshjeve te futbollit per te fituar ne totofutboll, ne te vertete ne nuk do behemi kurre te pasur ne kete version te realitetit.
Per tu kthyer mbrapsht ne realitetin tone origjinal na duhet dimensioni i 3 i kohes. nepermjet te cilit mund te kercejme nga nje realitet ne tjetrin.
natyrisht qe kjo lloj llogjike mund te vazhdoje ne infinit, nuk mund ta dime se sa dimensione ekzistojne ne te vertete.
Ajo qe ve re gjithashtu eshte se ndersa ne hapesire duket sikur jemi ne gjendje te levizim lirisht, ky eshte vetem nje iluzion, perderisa hapesira dhe koha jane te pandara, edhe nese ne nisemi nga pika A ne B, dhe pastaj kthehemi ne piken A , kjo do jete pika A pas T kohe, dhe nuk do jete e NJEJTA pike, perderisa mund te kete te njejtin pozicion ne hapesire por jo ne kohe.
Vetem ne nje realitet (qe duhet te jete i domosdoshem per vete ekzistencen) ku koha me 3 dimensione eshte vazhdimi i hapesires me 3 dimensione, gjithesej 6 dimensione, ne mund te levizim lirisht ne hapesire-kohe.
realiteti me 6 dimensione do ishte shuma e kombinimeve te mundshme te te gjitha realiteteve.
Ashtu si hapesira (pa kohen) ne 3 dimensione jep shumen e kombinimit e 3 koordinatave nga (0,0,0) ne (infinit,infinit,infinit). Pikrisht nje pike e çfaredoshme ne hapesire eshte nje nga kombinimet e mundshme ne kete dimension.
ne dimensionin tone real, ku kemi dhe kohen, kemi kombinimet e (x,y,z,t) qe perfshin kombinimet e dimensionit te 3-te, per çdo 0

artan ajnshtajni- 1
EKZISTOJNE 13 DIMENSIONE
Ideja e universeve paralele qendron ne faktin se ne jemi statike kundrejt nje objekti qe ne nuk e shohim dot. Psh kur dikush leviz me shpejtesine e drites ai nuk eshte i dallueshem nga syri i dikujt qe rri ne prehje sepse ka nje frekuence te ndryshme. Cdo gje vibron ose lekundet ne hapesire dhe ne kohe.
Ne jemi gjatesi vale(tone, tinguj) dhe ngjyra (vale drite) te perziera me energjine e burimit apo krijuesit. drita kozmike eshte e shperndare ne te gjithe universin dhe ben qe te ekzistojne disa universe ne te njejten moment por me frekuence te ndryshme njelloj si shembulli i sakte i radios.
Fakti qe ne nuk kemi mesuar ende si ta kalibrojme energjine positive te universit per te udhetuar midis yjeve nuk do te thote qe sdo ja arrijme kurre. Sipas filosofise kabbalah ekzistojne gjithsej 11 sefirote apo sfera energjitike ne bote.
Secila ka vecorite e saj unikale dhe arkengjellin perkates qe perkojne me planetet e sistemit tone diellor. mendohet se ka pasur nje planet te shkaterruar midis marsit dhe jupiterit me prejardhje nga siriusi apo plejadat.
Kurse me afer te vertetes eshte sistemi egjiptian me 13 cakrat e trupit qe sherbenin si porta energjitike por kjo sherbente edhe per makrokozmosin. 7 dimensione jane spirituale prej drites se paster ndersa 5 jane fizike. ndersa dimensioni i 13 eshte fundi bashkimi i te gjitha gjerave per te krijuar nje ekzistence te re.
Kam degjuar nje person astrolog qe ka thene se ne evoluimin me te larte njerezor trupat tane rimishirohen duke u kthyer ne planete e mes pas ne diej duke shkuar drejt qendres se galaktikes ku takohen me qendren e saj qe eshte nje vrime e zese gjigande.
Por mbi te gjitha duhet lartesim shpirteror personal per ti kuptuar te gjitha keto... nje koment nuk besoj se mjafton.

cosmiclove- 35
Re: Dimensione paralele
Me kalimin e kohes, duke jetuar ne planetin Toke, ne vazhdimisht zbulojme me shume gjera ne lidhje me universin. Shume kohe me pare mendohej se Toka ishte e sheshte.
Po te lundroje shume larg do te bije ne hapesire. Nderkohe qe etja jone per njohuri arriti kulmin, mbizoteronte mendimi qe ne ishim qendra e universit. Megjithate, sa me shume qe mesojme, aq me shume e kuptojme se sa pak dime. Shume shkencetare besojne ne teorine e Big Bang, qe do te thote qe universi u krijua nga reaksioni i gjerave te cilat kane levizur me drejtim per jashte pas nje shperthimi gjigand. Pra, teknikisht, Big Bang nenkupton veprimet qe vijne si pasoje e nje ngjarjeje te ndodhur menjehere perpara tij.
Teoria e Universit Paralel dhe Shkenca
Nje fizikant me emrin Alan Guth, u shfaq me nje teori per universe paralele, te bazuar ne shume vezhgime. Referencat e teorise se tij jane quajtur universi inflacionist ose teoria inflacioniste e kozmologjise. Profesori Guth eshte aktualisht Profesor ne Institutin e Teknologjise ne Massachusetts. Shume prej kolegeve te Profesorit Guth mendojne qe teoria e tij eshte e sakte. Guth beson se qe kur universi filloi, ne vend te terheqjes gravitacionale per te mbajtur gjerat te bashkuara, ndodhi lloj i kundert graviteti qe i shtynte ato larg njera tjetres, duke krijuar nje “vakuum fals”. Duke qene se shkencetaret kane arritur ne rezultatin qe bota jone eshte duke u zgjeruar vazhdimisht, kjo teori duket shume bindese.
Nje pjese tjeter e teorise eshte se Guth pretendon qe ne kohen e Big Bang, “vakumi fals” filloi te prishej duke krijuar sasi te jashtezakonshme grimcash. Keto grimca jane te njejta si ato qe krijuan universin tone. Sipas kesaj teorie, universi eshte shume me i gjere nga sa mund ta kishim parashikuar. Nese kjo teori eshte e vertete, keto grimca u bene ‘flluska’, pikerisht ashtu si flluska qe Guth mendon qe ishte pikenisja e universit tone. Sa me shume te prishet “vakumi fals”, aq me shume flluska krijohen. Nese kjo teori mahnitese eshte e vertete, do te provohej ekzistenca e shume universeve, te cilet te gjithe do te kene te njejtat karakteristika dhe do t’u binden te njejtave ligje fizike si universi jone. Por, duke qene se kjo teori nuk mund te vertetohet plotesisht, ka shume spekullime mbi permbajtjen e ketyre universeve te tjere.
Ka dy ide te ndryshme mbi permbajtjen e ketyre universeve te ndryshem.
1- Ideja e pare eshte qe keto universe jane te njejta ne materie dhe ne ligjet fizike si universi jone. Megjithate, per shkak te ndryshimit te gradeve ne te cilat ato jane krijuar, keto bote te tjera mund te kene cdo kombinim te mundshem te grimcave. Me fjale te tjera, keto bote do te operonin me te njejtat parime, por do te kishin cdo kombinim te mundeshme qe ekziston. Per shembull, oqeanet do te ishin atje ku jane kontinentet tona ose e kunderta, etj.
2- Ideja e dyte eshte qe botet e tjera do te ishin potencialisht te ndryshme pasi ato mund te mos operojne ne te njejten menyre me boten tone.
Nderkohe qe te dyja keto ide jane bindese, ideja e pare lejon besimin ne universet paralele, dhe ne idene qe cdo njeri mund te ekzistoje ne te njejten kohe ne me shume se nje vend. Nese ne do te kishim fuqine qe te udhetonim ne keto univese te tjera, do te ishim te afte qe te takonim vetvetet e tjere. Megjithese kjo eshte nje gje vertet e cuditshme per tu menduar, ju mund te imagjinoni edhe vete mundesite qe do te krijoheshin nese nje udhetim i tille do te ishte i mundur. Nese qeniet tuaja do te takoheshin me njera tjetren dhe do te ndanin eksperiencat, mendoni per inteligjencen dhe njohurite qe do te mund te merrnit. Secili do te kishte eksperienca te ndryshme dhe rezultate te ndryshme. Ne nje bote ju mund te ishit nje doktor, ne nje bote tjeret nje politikan, ne nje tjeter nje person i varur nga droga. Mundesite do te ishin virtualisht te pafundme.
Edhe pse ka njerez qe pretendojne se mund te kapercejne nga nje univers ne tjetrin, nuk ka asgje te verifikuar dhe keta njerez nuk mund te paraqesin prova. Por ndoshta ne te ardhmen keto pikepyetje nuk do te ekzistojne me.

Eshte mjaft e veshtire per ta perballuar ose pranuar nje teori te tille!Gjithsesi do te ishte ngushelluese!
mirela deda- ZOTI eshte 1
1
Similar topics
» Gjithësitë paralele dhe dimensionet e saj
» Udhëtarët misteriozë të ardhur nga dimensione tjera
» Universet Paralele
» Dimensionet Paralele
» Dimensionet dhe Universet Paralele

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi