3 teori rreth ''Pjatave Fluturues''
Faqja 1 e 1
3 teori rreth ''Pjatave Fluturues''
3 teori të ndryshme rreth ''Pjatave Fluturues''
Fenomen natyror? Pjellë e imagjinatës njerëzore apo realitet?! Është shumë vështirë të japësh ndonjë përgjigje precize në këto pyetje, për shumë arsye, sepse çdo grup, që përkrah njërën prej këtyre mendimeve apo teorive ka argumentet dhe kundërargumentet e tij: pro ose kundër.
Çështja e ekzistencës apo ekzistencës së pjatave fluturuese, është mjaft e ndjeshme dhe delikate dhe kërkon një trajtim serioz, sepse është e përcjellur me shumë polarizime, kundërthënie dhe mospajtime të theksuara, ndër qarqe shkencore.
Prandaj të thuash diçka për këtë çështje është njësoj sikur të ecësh në teh të shpatës. Dihet mirë se shkenca materialiste nuk pranon ekzistencën e asgjëje që nuk preket, nuk shihet e as nuk dëgjohet me shqisa, por sa mund të jetë ky vlerësim real, kur dihet se në këtë gjithësi (atë që na rrethon) ka shumë gjëra, të cilat as nuk i shohim as nuk i prekim, por jemi të sigurt se ato ekzistojnë.
Historiku i paraqitjes së fenomenit "Pjatat Fluturuese"
Rastet e para të paraqitjes së pjatave fluturuese - ose objekteve të paidentifikuara fluturuese (UFO), u shënuan diku para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kur pilotët e fuqive aleate pohonin se gjatë fluturimeve të tyre në territorin e Gjermanisë naziste, vazhdimisht përcilleshin nga disa objekte të paidentifikuara fluturuese në formë të topthave të zjarrtë.
Ata këta toptha të zjarrtë i quajtën - "foo fighter". Në të shumtën e rasteve këta toptha (disqe) të zjarrtë çrregullonin sistemet e aparaturave komanduese në aeroplanë, kështu që disa konstatuan se këto fluturake ishin "Arma psikologjike gjermane" e paralajmëruar, e cila do të duhej t'i shpërqendronte dhe t'i frikësonte pilotët e fuqive aleate.
Qeveria amerikane e hulumtoi mirë këtë dukuri dhe pasi nuk arriti të konstatojë diçka konkretisht rreth saj, u detyrua ta shpallë këtë si rezultat të histerisë masive. Sidoqoftë, enigma e topthave të zjarrtë ka mbetur e pazbuluar sot e kësaj dite. Disa ende mendojnë se ata toptha të zjarrtë ishin fluturaket sekrete gjermane.
Sipas pohimeve të Rudolf Schrieverit, inxhinierit të famshëm nazist të aeronautikës, në vitet 1941 dhe 1942, ai së bashku me kolegun e tij Habermalin, kishin punuar në projektin sekret "Pjata" - "Teller". Fluturakja e tij në formë pjate në fillim të vitit 1945, ishte e gatshme për testim, mirëpo përparimi i fuqive aleate pengoi dhe stopoi këto eksperimente, kështu që fluturakja me gjithë planin e saj u shkatërrua nga vetë gjermanët, vetëm që të mos bjerë në dorë të fuqive aleate.
Vlen të theksohet se as amerikanët, as anglezët e as rusët nuk mundën të zbulojnë deri në fund planet sekrete gjermane lidhur me fluturaket dhe armët sekrete psikologjike. Siç u konstatua edhe në fillim, përsa i përket çështjes së pjatave fluturuese ekzistojnë tri mendime - teori të ndryshme:
Teoria e parë
Grupi i parë mendon se nuk kemi të bëjmë me kurrfarë pjatash fluturuese, por me dukuri natyrore të shkaktuara nga çrregullimet e ndryshme në atmosferë.
Ata pohojnë se në shtresat e larta të atmosferës së Tokës në stratosferë dhe në jonosferë shpesh herë shfaqen dukuri të pashpjegueshme natyrore si: reflektime dritash dhe ngjyrash të ndryshme, të cilat në shkencën e fizikës quhen mashtrime optike. Njëri prej atyre që e përkrahin këtë ide është edhe kozmonauti sovjetik-rus Jurij Greçko, i cili bëri dy qëndrime të gjata në hapësirë për të studjuar këtë fenomen; njëherë 30 ditë e herën e dytë 96 ditë.
Ai, tërë këtë pluhur dhe histeri që është ngritur rreth "pjatave fluturuese"e quan "sensacionalizëm gazetaresk", duke theksuar se nuk bëhet fjalë për pjata fluturuese, por kryesisht kemi të bëjmë me dukuri natyrore dhe me reflektime dritash, të cilat shkenca herët a vonë do t'i sqarojë.
Teoria e dytë
Grupi i dytë me ngulm pohon se "pjatat fluturuese" s'janë asgjë më tepër se pjellë e imagjinatës njerëzore. Këtë mendim të tyre, ata e argumentojnë me faktin se njeriu nga vetë natyra e tij, është i prirur që t'i zmadhojë gjërat dhe t'i sensacionalizojë ato.
Këtu, thonë ata, është edhe çështja e afirmimit dhe dalja nga anonimati i disa individëve, e shpesh herë edhe me halucinacione dhe me çrregullime psiko-fizike të personave që pretendojnë se kanë pasur kontakte të dorës së parë me pjatat fluturuese. Pra, teoria mbështetet në faktin që njerëzit të shtyrë nga dëshira për të qenë në qendër të vëmendjes, mund të shpikin lajme sensacionale, madje edhe duke i besuar vetë.
Teoria e tretë
Ndërsa grupi i tretë, i cili qëndron pas asaj se pjatat fluturuese janë një realitet i pamohueshëm, e argumentojnë këtë me dëshmitë e shumta autentike të personave serioz e me gjendje psiko-fizike të qëndrueshme, të cilët nuk shkojnë aq larg sa të trillojnë se kanë pasur "kontakte të afërta", por dëshmitë e tyre i përqendrojnë kryesisht në atë se kanë parë fluturake të shndritshme në forma ovale, të cilat fluturojnë me shpejtësi të pabesueshme.
Ndër argumentet më të forta të tyre janë gjithashtu dëshmitë e astronautëve, që fluturuan në hapësirë. Shumë prej tyre pohojnë se gjatë fluturimeve në hapësirat kozmike, kanë qenë të përcjellur nga këto fluturake të çuditshme, të cilat nuk i ngjajnë asnjë fluturakeje që zotërojnë fuqitë më të mëdha botërore.
Maurice Chatelain - fizikant dhe matematicien i njohur, i cili ka drejtuar për një kohë të gjatë sektorin e Informatave dhe rezultateve hulumtuese të anijeve "Apollo" dhe "Gemini" pranë Agjencisë amerikane për hulumtime në hapësirë (NASA), ndër të tjera shkruan se të gjitha fluturimet nga programi "Apollo" dhe "Gemini" kanë qenë vazhdimisht të përcjellura nga fluturaket e paidentifikuara nga hapësira.
Mirëpo sipas rregullave të vendosur në NASA, kozmonautëve iu ndalohej rreptësisht të jepnin opinione apo informacion për çdo lloj gjëje që mund të kishin parë lart në hapësirë. Përse? A mos ndoshta kozmonautët panë atje lart anije të huaja kozmike dhe NASA nuk dëshiron t'i bëjë publike këto informacione për shkak të ndonjë interesi apo sigurisë kombëtare? Sot ekzistojnë shumë fotografi, ku pjatat fluturuese shihen shumë qartë.
Disa prej këtyre fotografive u dëshmuan me anë të ekspertizave si mjaft autentike, ndërsa një numër i madh i tyre u zbuluan se janë falsifikate të montuara në mënyrë mjeshtrore. Sidoqoftë, thonë shkencëtarët, nëse konsiderojmë se ka jetë në planetet e tjera, atëherë jemi të bindur se pjatat fluturuese janë një realitet dhe se vizitorët e huaj nga gjithësia janë duke na vizituar herë pas here për të shikuar dhe hulumtuar mundësitë se si të kontaktojnë me ne.
Megjithatë, misteri i "pjatave fluturuese" ende mbetet enigmë dhe fshehtësi e pazbuluar dhe e paargumentuar me fakte bindëse dhe, si e tillë, derisa të argumentohet ekzistenca apo mosekzistenca e tyre për shkencën dhe teknologjinë bashkëkohore mbetet si një provokim serioz.
KB

Zattoo- 600
Similar topics
» Teori rreth botës Jashtëtokësore
» Teori konspirative rreth Lindjes së Mesme
» Objekt Fluturues i Paindentifikuar (OFP)
» Rods - shufrat fluturuese
» Te rrembyer nga Disku Fluturues

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi