EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të shikuarit është të besuarit

2 posters

Shko poshtë

Të shikuarit është të besuarit Empty Të shikuarit është të besuarit

Mesazh  Elizza 12.09.10 16:22

TE SHIKUARIT ËSHTË TË BESUARIT
Bill Love

Të shikuarit është të besuarit Vision1

Përfytyrimi krijues nuk është i vështirë dhe mund të sjellë shumë dobira. Teknika e përfytyrimit krijues nuk është e re. Gjatë të gjitha kohëve ai ka formuar bazat e kualifikimit lidhur me magjitë.

Shumica e librave të ashtuquajtur të psikologjisë popullore e përdorin teknikën pa hyrë në hollësirat e parimeve që marrin pjesë në të.

Ordo Templi Orientis (OTO), themeluar nga Karl Kellner në 1906, përfshinin praktika të caktuara Tantrike në ritualet e tyre dhe, kur Teodor Reus u bë kryetari i OTO-s, përfshiu një lëndë që përbëhej nga ushtrime komplekse përfytyrimi të përdorura në lidhje me aktivitetin seksual.

Aleister Krovlei, pas takimit me Teodor Reus, shkroi rreth këtyre ushtrimeve komplekse dhe i përfshiu ato në leksionet e veta.

Përfytyrimi krijues formon gjithashtu bazat e kualifikimit të mendimit pozitiv, që përdoret për të përmirësuar shëndetin. Karl dhe Stefani Simonton i përdorin këto metoda auto-sugjestionuese në terapinë e tyre të përfytyrimit në Teksas.

Në këtë terapi, pacientët fantazojnë në mënyrë të gjallë se qeliza të sëmura po shkatërrohen dhe po shpërndahen nga, psh, një regjiment ushtarësh.

Dihet se një numër shumë i madh sëmundjesh janë psikosomatike dhe këtu hyjnë disa nga ato që janë kërcënimi më serioz për shëndetin dhe për jetën.

Mendimi negativ, si edhe stresi, rezultojnë në një kërcënim real dhe serioz për shëndetin e individit.

Njerëzit sëmuren, zhvillojnë të gjitha simptomat dhe shenjat e një sëmundjeje të caktuar, sepse ata besojnë se e kanë sëmundjen dhe përfytyrojnë në imagjinatën e tyre të gjitha ato shenja dhe simptoma.

Aksidentet shpesh kanë ndodhur për arsye se njerëzit kanë menduar se do të ndodhi aksident. Kur kemi qënë të vegjël, na kanë thënë të mos përdorim thikën se do të prisnim dorën gjë që ka ndodhur shpesh.

Dihet se sa me siguri i ngjisin fëmijët pemët, por ku një i rritur i thotë të mos ngjitet se do të bjerë dhe fëmija përfytyron aktin e rënies atëhere ai bie nga pema. Sa më i gjallë të jetë përfytyrimi aq më shumë rritet shansi i rënies.

Trajnerët e mirë u thonë atletëve të tyre që gjatë garave të përfytyrojnë sa më qartë që është e mundur veten e tyre duke dalë kampionë.

Në përgjithësi, sa më i qartë dhe i gjallë bëhet përfytyrimi aq më e madhe është mundësia e realizimit nëpërmjet mendjes nënndërgjegjësor (ose siç quhet shpesh, subkonshiencës).

Vetëm nëpërmjet subkonshiencës ju mund të hyni në vibrime me planin yjor dhe kështu të manipuloni dritën yjore për të formuar matricën për materializimin në planin fizik.

C.J.Jung mendon se proceset e subkonshiencës u përkasin dy sistemeve.

Aspekti i konshiencës i një psiqike mund të krahasohet me atë pjesë të një ishulli që duket mbi ujë dhe pjesa pafundësisht më e madhe, që nuk duket e ishullit, përfaqëson subkonshiencën.

Jung shkon më tej kur thotë se pjesa që duket e ishullit mund të krahasohet edhe me subkonshiencën personale dhe pjesa e padukshme e mbuluar gjithmonë nga uji përfaqëson subkonshiencën kolektive.

Egua ose uni ose pjesa që mendon e mendjes është vetëm një pjesë fare e vogël e psiqikës totale.

Subkonshienca kolektive e psikologjisë së Jungut bashkëlidhet me mësimet yjore ose ezoterike dhe është një oqean i gjërë tendencash të formuara nga eksperienca që e kanë origjinën në të shkuarën shumë të largët të racës njerëzore.

Jung i quajti këto tendenca arkotipe dhe ato shfaqen si gjëra imagjinare dhe simbole në ëndërrat e grupeve me kultura shumë të ndryshme dhe pavarësisht nga periudha historike. Këto simbole ëndërrash ndeshen gjithashtu në folklorin dhe mitologjitë e të gjitha kulturave dhe racave.

Këto imazhe të lashta të subkonshiencës kolektive ushtrojnë një influencë potenciale mbi jetën tonë dhe shpesh kjo influencë keqkuptohet plotësisht sepse është e panjohur për mendjen konshiente njerëzore.

Të folurit është një zhvillim evolucionar relativisht i vonë po të krahasohet me këto nivele subkonshience të mendjes.

Kështu, e vetmja mënyrë për të komunikuar me mendjen subkonshiente është nëpërmjet simboleve.
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të shikuarit është të besuarit Empty Re: Të shikuarit është të besuarit

Mesazh  Elizza 12.09.10 16:23

Stampimi në tru

Të shikuarit është të besuarit Head_and_brain
Subkonshienca kontrollon funksionet jetësore të trupit të njeriut kurse nivelet më të thella të subkonshiencës kolektive përbëjnë një oqean të paanë ku është stampuar çdo mendim dhe çdo veprim i racës njerëzore.

Prandaj, duke qënë në gjëndje për të komunikuar me nivelet tona të subkonshiencës ne jemi në gjëndje të evitojmë sëmundjet psikosomatike, të disponojmë pasuri njohurish dhe të arrijmë të realizojmë gjërat që ne duam në jetë.

Por subkonshienca kupton ose lexon vetëm imazhet dhe simbolet dhe këto duhet të kenë qartësinë e kristalit, të mos ngatërrohen kurrë dhe të mos jenë konfuze.

Pra, është shumë e rëndësishme që këto imazhe, pamje dhe simbole, të sillen ose mbahen në mendje me një qartësi të madhe. Prandaj dhe lind nevoja e kualifikimit ose e stërvitjes për përfytyrimin.

Të përfytyruarit luan një rol kaq të rëndësishëm në operacionet magjike sa që duhet përfituar nga çdo mundësi që të jepet për ta stërvitur këtë aftësi.

Duhet bërë një përpjekje e zellshme ose serioze për të vrojtuar gjërat dhe për të qënë në gjëndje për t'i kujtuar ato me hollësi.

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë se megjithëse njerëzit e shohin orën e tyre të dorës me dhjetra herë në ditë, po t'i pyesësh se me ç'lloj numërash apo gërmash shënohen orët, ata nuk e dinë ta thonë. Bëni një provë.

Pyesni një shofer se cila është radha e shenjave të dritave të semaforëve dhe ata nuk janë në gjëndje ta thonë. Njerëzit në përgjithësi nuk janë vrojtues.

Një mënyrë veçanërisht efektive për të provuar aftësitë përfytyruese është ajo që quhet Loja e Kimit. Dikush merr një tabaka dhe vendos mbi të 20 objekte të cilat i mbulon me një shami. Ju vendoseni përpara tabakasë.

Objektet në të zbulohen për vetëm një minutë dhe mbulohen prapë. Detyra juaj është të përshkruani plotësisht objektet që mbani mend. Nivel i mirë është të mbani mend deri 16 objekte.

Ky nivel është i mirë për skautistët, por për ata që duan t'i hyjnë rrugëve spiritualiste kjo shifër duhet të jetë më e lartë.

Në qoftë se aftësia juaj përfytyruese ka arritur një standart të kënaqshëm, teknika juaj duhet të vihet në praktikë për të arritur diçka që ju dëshironi.

Përfytyrimi duhet të jetë i qartë si kristali; objekti duhet dëshiruar intensivisht dhe emocionalisht; vullneti për të realizuar dëshirën duhet të përqëndrohet mbi objektin e dëshiruar gjë që duhet pritur me sa më shumë zjarr.

Provojeni dhe do të habiteni.
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të shikuarit është të besuarit Empty GABIM ASHT KJO TEORI

Mesazh  patrolla 13.09.10 23:25

A BESONI NE (Bluetooth) tek mobilat,APO NE (Infrared)?????
un besoj besoj se ajo funkcionon 100%por nuk e shoh por besoj se funkcionon per mrekulli
patrolla
patrolla

20


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të shikuarit është të besuarit Empty Re: Të shikuarit është të besuarit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi