Teori konspirative rreth Lindjes së Mesme
Faqja 1 e 1

Siç e kemi përmendur më parë, teoritë konspirative janë të shumta kudo në planet, nga Amerika në Azi, dhe kudo mes tyre. Këtë herë do të fokusohemi në teoritë më të çmendura konspirative që kanë dalë nga Lindja e Mesme. Në një rajon ku ka trazira politike e fetare, teoritë konspirative kanë gjetur një audiencë që i ka pranuar këto teori si shpjegim i disa problemeve të pashpjegueshme.
10. Konspiracioni për Izraelin e Madh
Të ngjashëm me teorinë konspirative që hebrenjtë planifikuan dominimin e botës, ekziston plani për krijimin e një Izraeli më të madh. Sipas teorisë konspirative, ky super-shtet do të përfshijë të gjithë Lindjen e Mesme, me Izraelin si kryeshtet. Kjo teori u bë e njohur kur lideri palestinez Jaser Arafat e shpërndau atë në vitet ‘90 dhe bëri të ditur qëllimet ekspansioniste të Izraelit. Ai tregoi tri shenja prove. Njëra ishte imazhi i një Izraeli më të madh në monedhë. E dyta kishte të bënte me një letër të Dr. Gwyn Rowley të Anglisë që mbështeste pretendimin për zgjerimin e Izraelit. Së fundmi, Arafati i kushtoi vëmendje flamurit të Izraeli ku sipas tij, dy vijat blu përfaqësonin lumin Nil dhe Eufrat, të cilat mund të shërbejnë si kufijtë e ri të shtetit të ri. Edhe pse Arafati vdiq, kjo teori vazhdon të mbetet gjallë.
9. SHBA-ja lejoi Sadam Hyseinin të pushtonte Kuvajtin
Ashtu si homologu i tij në vitin 2003, Lufta e Gjirit e vitit 1990 u përfshi nga teoritë konspirative. Sipas një teorie të çmendur, Shtetet e Bashkuara i dhanë sinjalin pozitiv Sadam Hyseinit për pushtimin e Kuvajtit. Fatkeqësisht për diktatorin irakian, Shtetet e Bashkuara kishin si qëllim ta përdornin atë si një mjet për të rritur çmimet e naftës dhe si një justifikim për vendosjen e ushtrisë së tyre në Lindjen e Mesme. Besuesit e kësaj teorie akuzojnë presidentin e atëhershëm Xhorxh W. Bush dhe Sekretarin e tij të Mbrojtjes Dik Çeni. Prova e vetme që mbetet për fajësimin e amerikanëve është deklarata për lejimin e pushtimit të Kuvajtit. Sipas tyre kjo ishte një lëvizje strategjike e amerikanëve.
8. Familja mbretërore Saudite është hebreje
Ashtu si teoria konspirative që klerikët iranianë janë fshehtazi agjentë britanikë, kjo teori sjell përsëri në qendër të vëmendjes një klasë tjetër sunduese. Sipas kësaj teorie konspirative, familja Saud – që ka sunduar vendin në mënyrë të padiskutueshme për shekuj me rradhë – ka origjinën nga një tregtar hebre nga Iraku, të quajtur Mordechai bin Mushi, që u integrua me një grup tregtarësh arabë. Ai shkoi më pas me tregtarët në Najd, në qendër të Gadishullit Arab, ku arriti të konsolidonte pushtetin e tij derisa familja u bë një nga më ndikueset në rajon. Më pas, familja gjeti themeluesin e vehabizmit – një hebre nga Turqia, e më pas formoi shtetin hebre në Arabinë Saudite. Që atëherë familja Saud është shantazhuar shumë.
7. Gadafi gjithashtu ishte hebre
A ishte diktatori libian Muamar Gadafi hebre? Sipas kësaj teorie, gjyshja e Gadafit ishte një hebreje libiane që u vendos në Izrael. Besimet e saj ka qenë të mbështetur nga hebrenjtë libianë që jetonin në Qarkun verior të Izraelit. Gadafi deklaronte se “ndjehem si në shtëpi kur ishte midis tyre. Fatkeqësisht dukej se Gadafi nuk donte t’ja dinte shumë për origjinën e tij hebree, sipas një nga ish-ndihmësve të tij. Diktatori kishte vrarë këdo – përfshi edhe ambasadorin e tij të Italisë – sepse kishin zbuluar të vërtetën në lidhje me trashigiminë e origjinës së tij.
6. Etiketat e Pepsi-t dhe Coca Cola-s janë hebraike
Deri tani kemi folur për disa nga teoritë më të çmendura hebraike, por kjo është edhe më e pabesueshme se të tjerat. Sipas teoricionëve konspirativë në disa vende arabe, hebrenjtë përdorin pijet freskuese perëndimore për shkrimet e tyre. Provat mund të gjenden në mesazhe të fshehura anti-islamike tek etiketat e Pepsi-t dhe Coca Cola-s. Sipas tyre po ta shohësh mbrapsht emrin Coca Cola shkruhet “No Mohammead and No Mecca“ (Jo Muhamed dhe jo Meka). Ndërsa Pepsi do të thotë “Pay Each Penny Save Israel” (Paguaj një qindarkë për të shpëtuar Izraelin). Besuesit e kësaj teorie mendojnë se në përbërjet e këtyre pijeve ka ekstrakte të ndryshme, si për shembull gjak.
5. Shtetet e Bashkuara po financojnë Vëllazërinë Myslimane
Siç mund ta shohim, edhe Shtetet e Bashkuara janë bërë pjesë e shumë teorive konspirative, duke filluar nga ato më të besueshmet e deri tek ato më të çmendurat, si ajo që fliste për lidhjen e aleancës së SHBA-së me Korenë e Veriut. Në të njëjtën mënyr, supozohet se Amerika ka lidhur aleancë me Vëllazërinë Myslimane të Egjiptit. Qeveria Amerikane supozohet se ka lidhur aleancë me Vëllazërinë Myslimane për të pushtuar ose shkatërruar Egjiptin, dhe kështu manipuluan zgjedhjet e 2012-s për të vënë Mohamed Morsin në krye. Besuesit e këtij komploti mendojnë se SHBA i jep 1,5 miliardë dollarë ndihma ushtarake në vit Egjiptit. Ata mendojnë se edhe vetë Presidenti Obama është anëtar i kësaj lëvizjeje.
4. Jaser Arafati u helmua
A ishte vdekja e liderit palestinez Jaser Arafat një vrasje e suksesshme? Shkaku i vërtetë i vdekjes së Arafatit në nëntor të vitit 2004 nuk ishte një çrregullim gjaku apo atak në zemër siç u deklarua nga doktorët francezë, por polonium 210, substanca që u përdor për vrasjen e agjentit rus Aleksandër Litvinenko në vitin 2006. Këtë teori e mbështetën edhe shkencëtarët zviceranë, të cilët konfirmuan praninë e substancës kur ekzaminuan trupin e Arafatit në vitin 2012. Një studim i mëvonshëm i bërë nga rusët hodhi poshtë rezultatet zvicerane. Gishtat u drejtuan drejt Izraelit për vrasjen e tij. Edhe pse vendi i ka mohuar këto akuza, deklaratat e bëra nga kryeministrat e mëparshëm Ariel Sharon dhe Ehud Olment, ka nxitur spekulimet se ishin izraelitët që e vranë.
3. Fëmijët e zhdukur jemenas në Izrael
Kjo teori konspirative thotë se qeveria izraelite rrëmbeu qindra e mijëra bebe nga emigrantët që erdhën në vend vite më parë. Autoritetet deklaronin se fëmijët kishin vdekur në spitale dhe i kishin varrosur shpejt. Por mendohet se fëmijë u janë dhënë hebrenjve të pasur për adoptim. Një seri e gjatë komisionesh zbuloi në vitet ‘60 se ndërsa disa fëmijë vdiqën e disa u dhanë për adoptim, këto vendime u morën nga autoritetet gjatë situatës kaotike të krijuar.
2. Simpson-ët zbuluan dorën e fshehur amerikane pas Pranverës Arabe
A e tregoi një episod i filmit Simpson planin amerikan për fillimin e trazirave në botën arabe në vitin 2010? Spikerja e televizionit egjiptian “Egyptian TV”, Rania Badaui, mendon se kjo është e vërtetë. Sipas analizave të saj, në një episod të vitit 2001, personazhi Bart Simpson dhe shokët e tij ishin pjesë e një bande djemsh që u përdor nga Marina Amerikane për rekrutim. Kjo seri përmban një sërë të fshehurash rreth komplotit të SHBA-së. Në veçanti ajo vë re luftën mes avionit amerikan të drejtuar nga Bart Simpson kundra një avioni kundërshtar me flamurin sirian. Këto fakte, sipas saj tregojnë që ishte Amerika ajo që planifikoi Pranverën Arabe dhe Luftën Civile në Siri. Këto akuza bënë që producenti i Simpson të reagonte me ironi duke thënë “se ata kishin një largpamësi mahnitëse që parashikoi luftën në Lindjen e Mesme”.
1. Izraeli ka ndikim në të gjithë Botën Arabe ( dhe te çdo njeri gjithashtu)
Thuhet se Izraeli ka metodën e vet për të ndikuar kudo në botë. Gjithashtu dyshohet se Izraeli është gati të sulmojë qytetet më të mëdha në të gjithë globin. Një profesor hebre thotë se ndryshe nga 3000 vjet më parë kur hebrenjtë persekutoheshin dhe pjesa tjetër e botës shikonte, tani është koha e tyre të jenë në krye. Poeti izraelit dhe i mbijetuari i Holokaustit, Itamar Yaoz-Kest, thotë në vargjet e tij: “Nëse na detyroni të zhdukemi përsëri nga faqja e Dheut, le të rrotullohet Toka drejt Asgjësë”.
Përgatiti: Endri Farka

Odin- 513
Similar topics
» Teori të reja konspirative
» Teoria Konspirative
» 10 ngjarjet me konspirative
» 3 teori rreth ''Pjatave Fluturues''
» Teori rreth botës Jashtëtokësore
» Teoria Konspirative
» 10 ngjarjet me konspirative
» 3 teori rreth ''Pjatave Fluturues''
» Teori rreth botës Jashtëtokësore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi