EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet një planet në “zonën e banueshme”

Shko poshtë

Zbulohet një planet në “zonën e banueshme” Empty Zbulohet një planet në “zonën e banueshme”

Mesazh  Dyli KL 11.12.11 18:15

Zbulohet një planet në “zonën e banueshme” F.1206234711431_210

Astronomët amerikan konfirmuan ekzistencën e nj; planeti të ngjashëm me Tokën në “zonën e banueshme”, në orbitë rreth yllit i cili nuk dallon shumë nga Dielli ynë.
Planeti i quajtur Kepler 22-B, është larg rreth 600 vjet drite, rreth 2.4 herë është më i madh se Toka, ndërsa ka temperaturën prej rreth 22 shkallë Celzius, publikoi agjencia amerikane e gjithësisë NASA. Ky është planeti më i afërm i konfirmuar i ngjashëm me planetin tonë.

Mirëpo, ekipi i shkencëtarëve të NASA-s i cili e zbuloi ende nuk e di nëse Kepler 22-B kryesisht përbëhet nga shkëmbinjtë, gazrat ose nëse është në gjendje të lëngët. Në konferencën për shtyp në të cilën është publikuar rezultati, ekipi i teleskopit NASA-Kepler tha se ka vërejtur 1,094 kandidat për planet të rinj.

Teleskopi hapësinor Kepler i NASA-s është i dizajnuar për të vështruar një pjesë fikse të qiellit, duke përcjellë rreth 150,000 yje. Teleskopi është mjaftë i ndjeshëm sa të vërej kalimin e planetëve para yjeve amë, kalim ky i cili në masë minimale ndikon nivelin e dritës që vjen nga ylli.

Kur Kepler të vërej këto ndryshime të vogla në dritën e yjeve, ekzistencën e planetëve pastaj e verifikojnë dhe konfirmojnë teleskopët tjerë në orbitë dhe ata tokësorë.
Dyli KL
Dyli KL

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi