News Univers
5 posters
Faqja 1 e 2
Faqja 1 e 2 • 1, 2
Admin- 1132
Re: News Univers
/Formimi i Vrimës së Zezë dhe shkatërrimi i Yllit prej tij\
Kjo video është e ndarë në katër lloj shkallësh.
1.Shpërthimi i një Ylli Hipergjigand në Supernova.
2.Formimi i Vrimës së Zezë nga Shpërthimi Supernova.
3.Vrima e zezë e cila shkatërron përfundimisht Yllin.
4.Kalimi i Vrimës së Zezë duke deformuar hapesirën.

Androo- 250
Re: News Univers
/Edhe Afërdita ka shtresë ozoni\
Një studim shkencor ka zbuluar diçka të panjohur më parë, planeti Afërdita është i rrethuar nga një shtresë e hollë ozoni.
Shtresa 100 herë më pak e dendur se ajo e plantit tonë, u zbulua nga Agjencia Hapësinore Evropiane gjatë një vëzhgimi nga një satelit i dërguar drejt planetit të dytë të sistemit tonë diellor për të zbuluar më shumë rreth tij.
Deri më sot vetëm Toka dhe Marsi figuronin të ishin të pajisur me këtë shtresë hapësinore. Gjetja mund të ndihmojë shkencëtarët që të jenë më të saktë në zbulimin e yjeve të tjerë të largët, transmeton TCH.
Zbulimi do të hedhë dritë mbi mënyrën se si funksionon shtresa e ozonit. Pas studimeve mund të bëhet e mundur të zbulohet nëse planetët e largët kanë shtresë ozoni apo jo.
K.net
Androo- 250
Re: News Univers
/Sonte pritet “shi yjesh”\
Mbrëmja e së shtunës (sonte) mund të kujtohet si më spektakolarja në lidhje me “shiun e yjeve” të këtyre viteve të fundit.
Sipas ekspertëve të NASA-s, yjet që do të bien në vjeshtë mund të pësojnë rënie me mijëra në një orë të vetme.
Në krahun tjetër, ekspertët italianë janë më të rezervuar dhe pohojnë se drita e hënës mund të jetë “shqetësuese” dhe mund të pengojë spektaklin që do të dhurohet në qiell, duke parë vetëm një yll për çdo minutë.
Yjet parashikohet të jetë e mundur për t’u parë rreth orës 19:00 deri në 22:00 të mbrëmjes së shtunë.
Androo- 250
Re: News Univers
/Marsi për disa orë në dite,kishte kushte Tokësore\
Studimi i ri pohon se Marsi ka qenë me kushte tokësore por në periudha shumë të shkurtëra.
Hulumtimi është bazuar në të dhënat e marra nga studimet e një meteori katër miliardë vjeçarë Marsian,që tregon mbetje të mineraleve që mund të jenë forumuar vetëm nëse temperatura është shumë më ngrohtë se sa ajo që është sot në Mars.
Kjo është një dëshmi se në fillim të historisë së Marsit,të paktën në një vend të atij planeti ka ekzistuar klima tokësore edhe në qoftë se vetëm disa orë në ditë.
Zbulimet e bëjnë edhe më të besueshme teorin se në Mars mund të egzistoj jeta,sidoqoft temperaturat dhe klima tokësore ishte e përkohshme.
Androo- 250
Re: News Univers
/Kometa Elenin nesër kalon pranë tokës\
“Kometa e ditës së gjykimit” Elenin nesër do të fluturoj pranë tokës. Teoricienët e komploteve ka kohë që janë duke u frikësuar nga ky komet, por ai do të fluturoj në një distancë të sigurt nga Toka.
Por, kometa e cekur për shkak të një stuhie të fuqishme diellore është shkapërderdhur qysh gjatë muajit gusht, kështu që Tokën në distancën prej 35.2 milion kilometrave do ta kalojnë kryesisht disa mbetje të Eleninit. Ekspertët nga NASA madje mendojnë se kometa është zhdukur në tërësi në stuhinë diellore.
“Astronomët nuk po arrijnë ta gjejnë në qiell dhe supozoj se është shkatërruar” ka thënë për Space.com Dony Yeomans nga programi i NASA-s Near-Earth Object. Por, astronomët amator dhe entuziastët nesër me siguri se do ta hedhin vështrimin drejt qiellit, që nëse të kenë mundësinë, ta shohin atë që është prezantuar si “kërcënimi i madh”.
Ekzistonin edhe teori sipas të cilave Elenin fare nuk është komet, por planeti i humbur Nibiru, i cili do të duhej të sillte ditën e gjykimit në Tokë, respektivisht ta shkatërronte atë. Yeomans të gjitha këto teori i quajti budallallëqe. “Elenin është kometë e radhës së dytë, është e vogël dhe as që do të duhej të ishte regjistruar. Thënë të drejtën, ajo as nuk ndriçon në qiell” sqaroi ai.
Androo- 250
Re: News Univers
/Gjithësia zgjerohet shpejt,ftohet dhe vdes\
Fituesit e sivjetme te çmimit Nobel për fizike, Saul Perlmutter, Brian P. Schmidt dhe Adam G. Riess në vitin 1998, në kauder të dy projekteve konkurruese, kanë arritur deri në zbulimin se gjithësia jo vetem që po zgjerohet, por edhe se shpejtesia e këtij zgjerimi po rritet gjithnjë e më shumë. Kjo do të thotë s hapësira kozmike edhe po ftohet me shpejtësi dhe objektet në të largohen gjithnjë e më shumë nga njeri-tjetri.
Teoria e pranuar gjerësisht është se gjithësia është krijuar para 14 miliarde vjetëve. Gjatë viteve të kaluara fizikanët kanë zhvilluar debate të nxehta lidhur me atë se a do të fillojë në një moment të caktuar mbledhja në një pikë e gjithesisë nën ndikimin e forcave të tërheqjes (gravitacionit) derisa një ditë vetëvetiu të shkatërrohet. Po të ndodhte kjo, atëherë do të ndodhte sërish shpërthimi i madh si para 14 miliardë vjetëve, dhe pastaj do të fillonte cikli i ri i gjithesisë. Kjo teori është e njohur si teoria e gjithësisë pulsuese.
Alternative do të ishte që gjithesia gjithnjë e më shumë po zgjerohet dhe ftohet, gjithnjë derisa të nuk e përjeton vdekjen e akullt, me ç’rast do te ishte e logjikshme të pritet që ky zgjerim i kozmosit te ngadalësohet gradualisht.
Mirëpo, nëse konfirmohet se fituesit e çmimit Nobel për fizikë për vitin 2011 vërtetë kanë të drejt, atëherë vdekja e akullt e kozmosit është e paevitueshme. Të dhënat matëse deri te të cilat kanë arritur fizikanët tregojnë se kozmosi gjithnjë e më shumë dhe përgjithmonë do të zgjerohet dhe do të zgjerohet edhe më shpejtë. Kjo do të thotë edhe ftohjen dhe vdekjen e akullt të gjithësisë.
Androo- 250
Re: News Univers
/Aktiviteti diellor përcakton ashpërsine e dimrit në Evropë\
Modeli klimatik i përpunuar nga një grup kërkuesish britanik të “Met Office Hadley Centre” dhe disa institutë të tjerë, ka vendosur në pah reduktimin thuajse ciklik të radiacionit ultravjollcë që vjen nga dielli, me klimën hemisferike setentrionale. Rezultatet i ka publikuar në “Nature Geoscience”. Sipas ekspertëve nuk ka dyshime që aktiviteti diellor përcakton ashpërsinë e dimrave në Evropë dhe Amerikën e Veriut.
Dielli është një burim themelor energjie për planetin tonë dhe sistemin klimatik. Aktiviteti i tij, i matur në bazë të numrit të njollave diellore që shfaqen në mënyrë ciklike, ka regjistruar në këto vite të fundit një rënie të papritur, duke vendosur shumë pikëpytje për shkencëtarët.
Vëmendjet e specialistëve janë përqendruar te marrëdhënia midis iradiacionit ultravjollcë, i konsideruar si i vështirë për t’u matur, dhe klimës tokësore.
Studimi në fjalë, me një model që analizon edhe fenomenet e shtresave të larta të atmosferës, sugjeron se minimumet diellore provokojnë një seri efektesh me rënie, për të cilat masa të rëndësishme ajri të ftohtë spostohen në dimër drejt veriut të Evropës dhe Amerikës, duke bërë më të butë klimat e zonave meridionale. Të dhënat e iradiacionit diellor që janë përdorur i referohen periudhës 2004/2007 dhe janë vjelur nga instrumenti “Spectral irradiance monitor” (Sim), i montuar në bordin e satelitit Sorce, i promovuar nga NASA dhe i lëshuar në vitin 2003.
Androo- 250
Re: News Univers
/Edhe një satelit ka mësyrë Tokën\
Sateliti gjerman me madhësi automobili ka mësyrë me shpejtësi Tokën dhe deri në fund të muajit disa pjesë të tij mund të arrijnë deri në sipërfaqe të Tokës, njoftojnë mediet.
Satelit ROSAT duhet të arrijë në Tokë në periudhën nga 20 deri më 25 tetor me shpejtësi 28.000 kilometra në orë, theksohet në kumtesën e Qendrës Gjermane për Aerogjithësi (DLR).
"Studimi më i ri ka treguar se ekziston mundësia që 30 pjesë të rënda 1,6 tonë mund të arrijnë në sipërfaqe të Tokës
Agjencia ka theksuar se koha e saktë dhe lokacioni eventual i rënies nuk mund të dihen me saktësi.
Në muajin e kaluar sateliti amerikan me madhësi autobusi ka rënë në Paqësor, afër Kalifornisë. Nuk ka pasur informata për dëmet eventuale.
Androo- 250
Re: News Univers
/Astronomët e Hawait zbulojnë një planet të ri\
Astronomët kanë kapur n jë imazhet e para të një planeti që po lind. Adam Kraus, nga Universiteti i Hawait, Instituti i Astronomisë tha se planet kanë filluar të formohen nga pluhuri dhe gazi, ylli 2 milion vjeccar ndodhet rreth 450 vite dritë larg nga toka.
Planeti bazohet në një model shkencor dhe mendohet të ketë filluar të marrë formë rreth 50.000-100.000 vite më parë. I quajtur LkCa 15 b, ai është planeti më i ri i vërejtur ndonjëherë deri tani. Kraus dhe kolegu i tij Michael Ireland nga Universiteti Macquarie dhe Australian Astronomical Observatory përdori teleskopët Keck në Mauna Kea për të gjetur planetin.
“Ne e kapëm këtë planet në kohën e përshtatshme. Ne pamë këtë yll të ri, ai ka një disk përreth dhe ne shohim një gjë si të drejtë në mes të boshllikut të këtij disku”, thotë Kraus. Kraus e paraqiti zbulimin e tij pranë NASA-s në Goddard Space Flight Center në Maryland.
Androo- 250
Re: News Univers
/Zbulohet ylli me temperaturën verore si të tokës\
Ylli WD 0806-661 B të cilin shkencëtarët e kanë zbuluar kohë më parë, është ylli më i ftohtë i zbuluar ndonjëherë, me temperaturën normale që përputhet me atë të një ditë me diell në Sevila.
Profesori Kevin Luman i cili e ka vërejtur këtë yll përmes teleskopit të NASA-s, tha se ai ndodhet rreth 64 milion vite drite larg nga planeti ynë.
“Ky është me të vërtetë një yll i vogël, me temperaturën e atmosferës që është e ngjashme me atë të tokës, prej 27 deri në 80 shkallë Celzius”, tha shkencëtari.
Edhe pse ndodhet 63 milion vite drite larg nga Toka, profesori Kevin Luman tha se kjo është mjaftë afër, nëse krahasohet me largësinë e yjeve tjerë nga planeti ynë.
Androo- 250
Re: News Univers
/Sateliti ROSAT ra në Tokë, nuk dihet ku\
Sateliti jofunksional gjerman ROSAT, i rëndë 2.7 tonë, ka rënë mbrëmë në Tokë, por zyrtarët ende nuk dinë se ku kanë rënë copët e tij. Sateliti gjerman, i vjetër 21 vjet, ka hyrë në atmosferën e Tokës ndërmjet orës 2 e 45 dhe 3 e 15 minuta të mëngjesit të sotëm sipas kohës sonë.
“Momentalisht nuk kemi informata që pjesët e satelitit kanë rënë në sipërfaqe tokësre”, thuhet në njoftimin e Qendrës gjermane të aviacionit.
Disa orë para rënies së këtij sateliti, nga qendra gjermane kanë njoftuar se pjesët e satelitit nuk do të godasin Evropën, Afrikën dhe Australinë. Shkencëtarët kanë vlerësuar se mund të bie në dy qytete milionëshe kineze Çongkving dhe Çengdu, mirëpo nga atje nuk ka pasur kurrfarë raportimesh për copa të rëna të satelitit. Vlerësohet se copët kanë rënë diku ndërmjet Oqeanit Indian dhe Mjanmarit.
Androo- 250
Re: News Univers
/Shuhet alarmi, sateliti Rosat ka rënë në Azinë Juglindore\
Duket se copat kanë përfunduar në Oqeanin Indian, pra në një zonë të pa banuar
Agjencia Hapësinore Gjermane ka konfirmuar se sateliti Rosat ka bërë rikthimin në atmosferë dhe megjithëse vendi nuk është konfirmuar ende, një shkencëtar Jonathan McDowell i “Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics” në Kambrixh, ka bërë të ditur se ka rënë në Azinë Juglindore, ndonëse pa specifikuar mirë vendin. Duket se copat kanë përfunduar në Oqeanin Indian, pra në një zonë të pa banuar, sepse po të kishte ndodhur e kundërta, do të ishte marrë vesh.
Faktikisht, të gjitha të dhënat e fundit përjashtonin një rënie në zonën e Evropës, gjë që kishte qetësuar të gjithë banorët evropianë. Megjithëse alarmi ishte gjithsesi i lartë, përderisa me përmasat dhe përbërjen e vet, rreth 30 fragmente me peshë 1.87 ton, do të kishin ardhur në tokë, duke kapërcyer atmosferën që nuk do të mund t’i kishte shkatërruar plotësisht.
Me mbylljen e misionit të satelitit gjerman, dëmet si pasojë e avarie të shumta dhe mungesës së karburantit, i kanë ndaluar kontrollit të misionit, për të pilotuar rikthimin e satelitit drejt zonave të sigurta (zakonisht në det), por për fat, gjithçka përfundoi në mënyrën më të mirë. (marre nga Daily Mail)
Androo- 250
Re: News Univers
/Një çift i çuditshëm yjesh\
Është vëzhguar për herë të parë në histori një "çift i çuditshëm yjesh".
Njëra prej tyre, që nuk ka lindur asnjëherë, rrotullohet rreth një ylli, që kur arrin në fund të cilit të tij, vjen në shuarje e sipër.
Ky sistem i çuditshëm yjor, është arritur nëpërmjet teleskopit hapësinor Spitzer që i përket agjencisë hapësinore të NASA.
I gjithë vëzhgimi është shpjeguar me detaje në revistën The Astrophysical Journal. Ylli që mbërrin në fund të jetës së tij është një "xhuxh i bardh", ndërsa shoqëruesja e tij me shumë mundësi është një "xhuxh kaf".
Androo- 250
Mërkuri planet ''unik''
Mërkuri planet ''unik''
Një planet i ri dhe që nuk ka të ngjashëm. Vëzhgimet e reja ë Mërkurit, që janë realizuar në këto muaj nga sonda Messenger e NASA, shfaqin një imazh absolutisht të pazakontë të planetit më të vogël të Sistemit Diellor.
Mes zbulimeve të publikuara në revistën ‘Science’ thuhet se kompozimi i sipërfaqes shumë ndryshe në krahasim me atë të planetëve të tjerë shkëmborë të Sistemit Diellor tregon për një aktivitet sizmik ndoshta ende të pranishëm aty. Kaq ka mjaftuar për të ndryshuar dijet e deritanishme që kishim për planetin më të afërt me Diellin.
I gjendur në orbitën e planetit që prej pranverës, "Messenger" po mbledh të dhëna mbi të gjithë sipërfaqen e planetit dhe ka koleksionuar informacione relative me një vit të tërë (rreth 88 dite) të Mërkurit. Imazhi që del është vërtet revolucionar, aq sa detyron astronomët dhe planetologët të rishikojnë plotësisht disa teori mbi planetin. Të dhënat, gjithashtu, konfirmojnë edhe ekzistencën e një fushe magnetike, një fenomen që deri më sot ishte vërejtur vetëm mbi Tokë.
Androo- 250
Re: News Univers
Një copëz Hëne, 1.7 milion dollarë
Donte të shiste një copëz të vogël të Hënës, për të siguruar para për të kuruar djalin e sëmurë.
Një grua 74 vjeçare ka përfunduar në qendër të hetimeve të inspektorëve të NASA-s, pasi po përpiqej të shiste një copëz nga Hëna, dhuruar burrit të saj në vitet \'70, nga astronauti Neil Armstrong.
Më e vogël se një kokërr orizi, dhurata e çmuar ishte gati për tu shitur për një vlerë 1 milion e 700 mijë dollarë një agjenti të NASA-s, por gjatë takimit ku pritej të bëhej marrëveshja, së bashku me disa agjentë federalë, ai e ka tërhequr dhe pyetur brutalisht gruan, transmeton BW.
Tani çështja është në qendër të një hetimi nga gjykata e Kalifornisë.
Androo- 250
Re: News Univers
Pamje mahnitëse nga Gjithësia
Kamerat nga Stacioni Ndërkombëtarë hapësinorë (ISS) kanë incizuar Tokën gjatë natës. Në incizim mund të shihen Kanadaja dhe pjesa qendrore e SHBA-ve. Video është incizuar nga Ekspedicioni me datën 29 të muajit të kaluar.
Kamerat nga Stacioni Ndërkombëtarë hapësinorë (ISS) kanë incizuar Tokën gjatë natës. Në incizim mund të shihen Kanadaja dhe pjesa qendrore e SHBA-ve. Video është incizuar nga Ekspedicioni me datën 29 të muajit të kaluar.
Androo- 250
Re: News Univers
NASA, satelitit i ri për monitorimin e motit
NASA dërgoi në gjithësi një satelit të vlefshëm 1.5 miliard dollarë, që synon të ndihmojë në përmirësimin e parashikimit të motit dhe monitorimin e ndryshimeve klimatike.
Sateliti po transportohet me raketën Delta II, 800 kilometra mbi sipërfaqen e tokës. Agjencia amerikane e hapësirës thotë se sateliti dy tonësh me madhësinë e një autobusi po transporton pesë lloje të ndryshme instrumentesh, që do të grumbullojnë informacione për motin dhe që do të përdoren nga shërbimet kombëtare të motit në mbarë globin, transmeton Noa.
Ai do të monitorojë gjithashtu informacione të tjera për mjedisin për të sjellë të dhëna mbi efektet afatgjata të ndryshimeve klimatike.
Androo- 250
Re: News Univers
Galileo bëhet më dy satelitët e parë
Programi evropian për navigim satelitor, Galileo, është shtyrë disa herë të shumtën për arsye financiare, dhe më në fund gjërat kanë lëvizur nga pika zero.
ESA (Agjencia Evropiane për Hapësirë) ka paralajmëruar lansimin e dy satelitëve të parë nga Korou në Guinenë Franceze. Këta dy satelitë do të lansohen me raketën ruse në lartësi prej rreth 25.000 kilometrash, prej ku do të shërbejnë për testimin e funksioneve sistemeve në tokë dhe në orbitë.
Nëse çdo gjë shkon sipas planit, këta do të jenë dy satelitët e parë operativë të Galileo të cilët do të hapin rrugën për të tjerët, që do të jenë gjithsej 30, sa ka planifikuar të lansojnë deri në vitin 2019 Komisioni Evropian brenda programit vlera e të cilit vlerësohet të jetë 7 miliardë shtesë që duhet t’i sigurojë BE-ja.
Deri më tani në programin e filluar në vitin 2003 janë shpenzuar rreth 5 miliardë euro. Ky shërbim, kur të aktivizohet në vitin 2014, do të duhej të jetë pa pagesë për shfrytëzim.
Androo- 250
Re: News Univers
Asteroidi që i afrohet Tokës me 8 nëntor mund të sjellë risi
Gjithçka është gati për “2005 YU55”, analizimi i të cilit mund të thotë diçka edhe në lidhje me formimin e planetit tonë.
Toka përgatitet të ketë një takim të afruar me një asteroid, që më 8 nëntor do të kalojë tranzit në hapësirën midis planetit tonë dhe Hënës. Afrimi do të ndodhë rreth orë 24:30 të së martës së dytë të nëntorit dhe në atë moment, trupi qiellor do të gjendet më pak se 320.000 km nga sipërfaqja tokësore. Praktikisht një “hiç” duke folur astronomikisht.
I mbiquajtur me siglën "2005 YU55", asteroidi është një prej atyre 874 që kalojnë afër Tokës. Ai ka përmasa prej rreth 400 metrash dhe u zbulua 6 vjet më parë. Trajektorja orbitale e tij është e njohur, prandaj edhe pse do të tranzitojë në brendësi të orbitës hënore, nuk do të ketë asnjë rrezik.
Influenca gravitacionale e asteroidit s’pritet të ketë asnjë efekt në Tokë. Gjithsesi, ky cilësohet si afrimi më i madh i 200 viteve më të fundit për një asteroid. Përveçse me teleskopë të fuqishëm, “2005 YU55” do të vëzhgohet edhe nga dy radarë planetarë të Goldstone (Kaliforni) e Arecibo (Puerto Riko).
Duket se radarët do të lejojnë sigurimin e imazheve të asteroidit me një rezolucion prej të paktën 2 metrash për pixel. Kjo do të zbulojë një mori detajesh mbi karakteristikat e sipërfaqes së asteroidit: formën, dimensionin dhe cilësitë fizike. Gjithashtu, shkencëtarët e NASA do të kenë mundësinë ta analizojnë saktësisht dhe të krijojnë një ide se nga vjen.
Doktoreshë Emily Baldëin e revistës “Astronomy Noë” ka theksuar edhe se mund të shërbejë për diçka më shumë: “Ka rëndësi jo vetëm për të mësuar mbi impaktin që mund të ketë në Tokë, por gjithashtu për të kuptuar historinë e sistemit tonë diellor”. Pikërisht, përbërja e tij do të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë se si është formuar planeti ynë.
Hera e fundit që një objekt i tillë kaloi tranzit në një distancë pak a shumë të ngjashme ishte në vitin 1976 (megjithëse NASA nuk e dalloi dot), kurse afrimi i ardhshëm protet në vitin e largët 2028.
Androo- 250
Re: News Univers
Zbulimi i ri ridefinon teorinë e krijimit të galaktikave
Teleskopi hapësinor Spitzer i NASAs ka dëshmuar se galaktikat “e holla” kanë vrimat e zaza masive në qendër, sikurse dhe galaktikat normale.
Më herët shkencëtarët besonin se këto galaktika të rrafshëta nuk mund të kenë vrimat e zeza në qendrat e tyre, por Splitzer e zbuloi pikërisht të kundërtën.
Rrymimet nga qendrat e galaktikave të cilat mund të shihen në ilustrimin në foto, të bërë sipas të dhënave nga Spitzer, janë qitjet të cilat vijnë nga vrimat e zeza nga vrimat e zeza supermasive.
Zbulimi është aq i rëndësishëm sa që fut ndryshim në teorinë rreth krijimit të galaktikave, duke sugjeruar se bërthamat e galaktikave në të vërtetë nuk caktojnë se në to do të ketë vrima të zeza ose jo.
Androo- 250
Re: News Univers
Asteroidi sa një aeroplan bartëse do të kaloj pranë tokës
Asteroidi i madh sa një bartëse aeroplanësh të martën e ardhshme do të kaloj pranë tokës.
I quajtur 2005 YU55, asteroidi i pasur me karbon që ka diametrin prej rreth 400 metra do të fluturoj fare pranë Tokës në largësinë prej 323,200 kilometra, që është afërsi më e madhe se sa ajo në të cilën ndodhet Hëna nga planeti ynë, shkruan AHN.
Ajo që është e veçantë tek parakalimi i këtij asteroidi është se ky është kalimi më i afërm i ndonjë asteroidi të kësaj madhësie gjatë 30 viteve të fundit. Asteroidi i radhës me këtë madhësi do të kaloj afër tokës vetëm në vitin 2028.
Nëse, për shembull, një asteroid i këtillë do të binte në Tokë, në ndonjërin nga oqeanet, do të shkaktonte tërmet me forcë prej 7 shkallë të Rihterit dhe tsunami me valë me lartësi prej 20 metrave. Por, goditjet e këtilla të asteroideve ndodhin një herë në 100,000 vite.
Androo- 250
Re: News Univers
NASA konfirmon hackimin e satelitit
Në rastin e parë të hackimit kozmik, NASA në raportin e vet për Kongresin amerikan për marrëdhëniet Kinë/SHBA, ka bërë të ditur që përnjëmend ka pasur zhvillime të dyshimta gjatë viteve 2007 dhe 2008 lidhur me sigurinë e satelitëve për mbikëqyrje të Tokës.
NASA në këtë raport nuk drejton gishtin nga askush, edhe pse raportimi para këtij paneli të Kongresit flet vetë (edhe pse krejt kjo mund të jetë vetëm hedhje e fajit nga fajtori kujdestar i administratës amerikane).
Kështu, sulmuesit thuhet se nuk kanë ardhur deri tek të dhënat, por kanë arritur të sigurojnë mundësinë e drejtimit të satelitit Terra AM-1 (!) – edhe pse këtë nuk e kanë bërë nga ndonjë arsye e panjohur.
NASA ka bërë të ditur që këto ngjarje e kanë shtyrë që të nisë një kampanjë të gjerë të ngritjes së nivelit të mbrojtjes së fluturakeve kozmike.
Androo- 250
Re: News Univers
7 Nentor 2011
Masivi yjor IRS 4 ka filluar te perhap krahet e saj.Ky masiv ka lindur reth 100.000 vjet me pare.Materialet burimore te ketij ylli te porsalindur kane formuar mjegllnajen te quajtur Sharples Nebula 2-106 (S 106) sipas fotos se mesiperme.
Nje disk i madh pluhuri dhe gazi rrotullohet rreth Burimit infra te kuq 4 (IRS 4) qe duken me ngjyre te kuqe te erret prane qendres se fotos dhe e jep imazhin ne forme fluture.
Gazi i S 106 prane IRS 4 vepron si nje mjegullnaje emetimi dhe leshon pas driten jonizuese,ndersa pluhuri larg nga reflektimi IRS 4 vepron si mjegullnaje reflekimi.Inspektimi i hollsishem i fotove sic eshte imazhi i mesiperm ka zbuluar qindra yje xhuxh me mase te ulet te fshehur ne mjegullnajen e gazit.
S 106 perfshin rreth 2 vjet-drite dhe shtrihet rreth 2000 vite drite larg nga plejada e Mjellmes.

Dimitrov Xhunga- 100
Re: News Univers
Teleskopi hapesinor i NASA-s "FERMI" zbuloi rrezet gama,format me energjitike te drites.Teleskopi i madh i saj AREA(LAT) vezhgon te gjithe harten e qiellit cdo tre ore,duke thelluar vazhdimisht portretin e universit.Harta me ngjyra e paraqitur me poshte eshte nje pamje e qiellit me energji gjysem miliarde here me te madhe se ajo e drites se dukshme.Ngjyrat e ndritshme tregojne burimet e ndritshme te rrezeve gama.
Qe nga fillimi i saj ne qershor te vitit 2008 teleskopi FERMI ka zbuluar me shume se 100 pulsime te vogla,te dendura,mbetje energjitike dhe te shpejt tjerrejeje te yjeve te shperthyer.Keto ne harte jane treguar si simbole.Klikimi mbi cdo simbol do te tregoje me shume informacion rreth secilit objekt.
http://www.nasa.gov/images/content/600847main_fermi-allsky-interactive-670.jpg

Takim ndërkombëtar në Lucca te Italise për eksplorimin e hapësirës globale
7 nëntor 2011
Diskutimet do të përqëndrohen në eksplorimin e hapësirës, kur ministrat dhe krerët e agjencive më të madha të hapësirës-do te bejne takim të enjten në Lucca, Itali.
41 vende me përfaqësues të nivelit të lartë nga duke përfshirë edhe 29 nga ESA dhe vendet e BE,janë të ftuar më 10 nëntor për Konferencën e Tretë Ndërkombëtare mbi kërkime dhe i pari i nivelit të lartë ndërkombëtar per eksplorimin e Platformës se hapësirës.
Pjesëmarrësit do të ndërtojë në debatin e filluar në nivel evropian në Pragë në vitin 2009 dhe qe vazhdoi në Bruksel të vitit të kaluar, gjatë konferencave të para per kete qellim..
Konferencë në Bruksel identifikoi nevojën për diskutime politike në nivel ndërkombëtar dhe bëri thirrje për një takim të parë të nivelit të lartë per Platforma te Eksplorimit Ndërkombëtar të Hapësirës deri në fund të 2011, duke bërë qe diskutimet të jene vërtetë globale.
Konferenca e 2 Ndërkombëtare mbi eksplorimin e hapësirës.
Objektivi kryesor në Lucca është të mbajë vrullin e dy konferencave të parë nga fillimi i nivelit të lartë, dialogun mbi eksplorimin e hapësirës që duhet të lejojë diskutime mbi zhvillimin e një koncepti të eksplorimit global dhe ne të ardhmen e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Konferenca do të shqyrtojë fushat e mundshme për bashkëpunim, duke filluar me "shtyllat" e eksplorimit, të tilla si transporti hapësinor,infrastrukturat orbitale e drejtuar, eksplorimi robotik dhe teknologjive qe bëjnë të mundur.
Konferenca është bashkë-organizuar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës,Kryetari i Këshillit të Ministrave të ESA - Itali - dhe Komisioni Evropian.
http://www.esa.int/images/Aurora2_200,2.jpg

“Bad Boy” kërcënon Tokën
Një pikël e zbuluar në Diell e që është 17 herë më e madhe se Toka ngadalë po rrotullohet drejt planetit tonë dhe kërcënon me flakadanët solar që do të mund të shkaktojnë stuhitë afatgjate radioaktive dhe të ndërprenë komunikimet në Tokë.
Ekipi i NASA-s që po e përcjell punën e satelitit SDO (Solar Dynamics Observatory) piklën gjigante e quajti me emrin “simpatik” Bad Boy, ndërsa ajo katër ditë më parë nxori një flakadanin solar.
Fatmirësisht, stuhia ishte drejtuar në drejtimin e kundërt me atë të tokës kështu që pengesat ishin të padukshme, por nëse Dielli tani do ta lironte edhe një flakadan, ai mund të ndodhë të shkaktoj dëme shumë më të mëdha.
Me orientimin e duhur magnetik dhe me drejtim kah Toka, stuhia solare nga Bad Boy do të mund të shkatërronte sistemet e furnizimit me energji elektrike dhe satelitët në orbitë.
NASA gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do të përcjell aktivitetet në sipërfaqen e Diellit me vëmendje të shtuar, për shkak se Bad Boy ka hyrë në pjesën e Diellit që mund ta shohim.
Androo- 250
Re: News Univers
Sonte në 23.38 asteroidi 2005 Yu55 kalon pranë Tokës
Sipas NASA-s sonte në datën 08 nëntor 2011, në orën 23.38 (orën tonë lokale) asteroidi 2005 Yu55 do të kalojë pranë Tokës.
Shkencëtarët amerikanë kanë deklaruar se kalimi i këtij asteroidi pranë Tokës nuk do të sjellë asnjë ndikim mbi të, por kjo do të jetë një mundësi e madhe për vetë shkencëtarët për të analizuar hollësite që do të mund të vërehen në këtë rast.
Asteroidi ka një diametër prej 400m dhe do të afrohet deri në 324 mijë km nga Toka. Një fenomen i tillë nuk është rregjistruar që nga viti 1976.
Androo- 250
Re: News Univers
Ja imazhet e asteroidit “2005 YU55” që iu afrua Tokës
Asteroidi 2005 YU55 kaloi shumë afër Tokës, duke befasuar astronomët, që e prisnin me ankth këtë moment. Pikërisht, siç pritej, asteroidi i famshëm kaloi në ora 00,28 të ditës së sotme në një pikë shumë të afërt me Tokën, në një distancë prej rreth 324.600 kilometrash, që i dha mundësinë shkencëtarëve të studiojnë trupin qiellor dhe të zbulojnë struktura të reja të panjohura deri tani.
Kush ishte në zotërim të një teleskopi të fuqishëm për të shikuar “2005 YU55”, mbeti shumë i mahnitur nga ky trup qiellor, që do t’u japë mundësinë shkencëtarëve për të studiuar forma të reja.
Asteroidi do të jetë i shikueshëm edhe përgjatë ditës së sotme, ndonëse në mënyrë më pak të dukshme. “Imazhet e kapura zbulojnë sipërfaqen e këtij trupi qiellor me struktura interesante dhe që ende s’i kuptojmë – ka vërejtur koordinatori i fushatës së vëzhgimit të “2005 YU55”, Lance Benner i “Jet Propulsion Laboratory” të NASA -.
Deri tani kemi shikuar vetëm më pak se gjysmën e sipërfaqes së asteroidit, presim surpriza edhe më të mëdha”. Ndërkaq, NASA ka nxjerrë imazhin e parë zyrtar të asteroidit YU55, i filmuar nga antenat e radarit “Deep Space Network” në Kaliforni. Më poshtë mund të ndiqni videon e tij, në momentin që kaloi shumë afër Tokës:
Androo- 250
Re: News Univers
Misioni nderplanetar rus drejt Marsit has probleme
Misioni i parë ndërplanetar i Rusisë që nga periudha sovjetike duket se po ndeshet me probleme.
Pak minuta pas nisjes së saj sot, sonda pa pilot me destinacion Phobos-in, një nga Hënat e Marsit pati një problem me kompjuterin që drejton fluturimin dhe ka ngecur në një orbitë të Tokës.
Zyrtarët thanë se mjeti hapësinor nuk arriti t’i ndizte motorët në dy raste të veçanta. Motorët janë të nevojshëm për ta nxjerrë sondën jashtë orbitës së Tokës për të vazhduar rrugën drejt Marsit.
Plani është që sonda të arrijë në Mars në tetor të vitit të ardhshëm dhe të zbresë mbi Phobos, që është më e madhja e dy Hënave të planetit Mars.
Androo- 250
Re: News Univers
Si duket Toka e planetet, nese ecet me shpejtesine e drites
Doni të dini sesi do të duket sistemi diellor, nëse ecet me shpejtësinë e dritës? Tashmë është e mundshme falë fizikanit Paul Altin nga “Australian National University”, i cili ka prodhuar një video me një udhëtim virtual në sistemin diellor, duke ecur përtej shpejtësisë normale.
Turi nis në 18,000km nga Toka dhe nuk zgjat shumë, sepse shpejtësia ekstreme përfshin ndryshimet e ngjyrave sistemit diellor, teksa oqeanët kthehen në të gjelbër, kontinentet në të kuq dhe yjet në sfond.
Larmia e ngjyrave vërehet edhe përsa i takon Marsit, që fillimisht duket blu, pastaj, i gjelbër e portokall dhe në fund i zi. Më poshtë mund të ndiqni videon e këtij “udhëtimi“ virtual (Daily Mail):
Androo- 250
Re: News Univers
Shikojeni fluturën më të shpejtë në gjithësi
Mjegullnaja gazore e cila mund të shihet në fotografi ndoshta duket si diçka qetësuese dhe e bukur, por në të vërtetë bëhet fjalë për një ngjarje shumë energjike të gjithësisë.
Edhe pse ngjanë me një flutur gjigante abstrakte të gjithësisë, në të vërtetë bëhet fjalë për gazrat të cilët po ngrohen në 20,000 shkallë Celzius dhe të cilët “nxitojnë” nëpër gjithësi me shpejtësi prej 950,000 kilometra në orë!
Shpejtësi kjo me të cilën udhëtimi nga Toka deri në Hënë do të zgjaste vetëm 24 minuta.
Në qendër të furisë së gjithësisë ndodhet një yll në vdekje e sipër, i cili dikur ishte pesë herë më i madh se Dielli. Përveç gazrave ky yll gjuan në gjithësi edhe rrezatimin e fuqishëm ultra-vjollcë, i cili nga ana tjetër ndriçon gazin e liruar, gjë që ia mundësoi teleskopit Hubble të NASA-s që të marr këtë fotografi të bukur.
Bëhet fjalë për mjegullnajën planetare NGC 6302, e cila është e njohur edhe me emrin e popullarizuar “mjegullnaja flutur”. Ajo është duke u përhapur nëpër hapësirën e barabartë me dy vite yjor, që është sa gjysma e largësisë së Diellit nga ylli më i afërt me ne Proxima Centauri.
Androo- 250
Re: News Univers
Femrat të parat fluturojnë në Mars
Ekskursionet fluturuese në planetin kuq, në Mars, është e sigurt se do të ndodhin në vitin 2033. Atëherë është planifikuar që udhëtimet të bëhen në çdo dy muaj e shkencëtarët pohojnë se të parat dhe numerikisht më të shumtat janë femrat ato që do të fluturojnë në Mars.
Nga NASA pohohet se 39 femra, aq sa janë të punësuara në këtë organizatë, pothuaj që të gjitha kanë dëshirë të jenë pjesë e ekspeditës që do të shkojë në Mars.
Meqë për ekspeditën e parë me të cilën njerëzit do të shkojnë Mars, janë zgjedhur gjashtë meshkuj, femrat kanë kundërshtuar këtë fakt duke e quajtur “shovinizëm të hapët”. NASA përgënjeshtroi duke thënë se meshkujt ishin më të suksesshmit në provat.

Gon!- 294
Re: News Univers
Nën hënën e Jupiterit ka një oqean
Shkëncëtarët kanë gjetur provën më të mirë që nën sipërfaqen e një prej satelitëve të Jupiterit shtrihen sipërfaqe të mëdha me ujë, lajmëroi ditën e mërkurë një revistë shkencore.
Hëna e quajtur Europa ka ngjallur gjithmonë interesim shkencor, pasi është e mbulluar nga një sipërfaqe akulli disa kilometra të trashë. Megjithatë, në fotografimet e fundit të bëra mbi hënën janë zbuluar disa vija të formuara në akull, që duket se është avull që del në sipërfaqe, si rrjedhojë e ngrohjes së brendshme të trupit qiellor.
Zbulimi i bërë nga fotografimi nga sateliti e shndërron Europën në trupin kryesor qiellor të dyshuar për ekzistencën e jetës brenda sistemit tonë diellor, pasi uji është elementi kyç për ekzistencën e saj.
Nga modelet e forcave magnetike dhe imazhet e sipërfaqes, shkencëtarët kanë dyshuar prej koëhsh se në brendësinë e hënës së Jupiterit, nën 10-30 kilometra akull, mund të ndodhet një oqean gjigant, i cili nga ana e tij duhet të jetë 160 kilometra i thellë.
Androo- 250
Re: News Univers
Plejada e Hyades
Kjo eshte pamja kozmike qe shtrihet pothuajse 20 gradë në të gjithë plejadën e Demit. Ajo fillon në Plejade dhe mbaron në Hyades, dy prej grupimeve yjor te njohur më mirë në qiellin e planetit te Tokës. Në të majtë,grupi yjor i Plejades është rreth 400 vite-dritë larg. Në një skenë të njohur qiellore, grupi yjeve shkëlqen përmes reve të pluhurosur që shpërndajnë yjet blu.Forma V e Hyades grup duket më shumë e shtrirë në krahasim me Plejaden kompakte dhe qëndron shumë më afër,rreth 150 vite-dritë larg. Sigurisht,grup yjet Hyades duken te mbështetur në Aldebaran e ndritshme, te një ylli të kuq gjigant me një pamje të verdhë.Por në të vërtetë Aldebaran qëndron vetëm 65 vite dritë larg,rastësisht përgjatë vijës e të parit të grumbullit Hyades. Retë e zbehta te pluhurit jane gjetur pranë buzë të reve molekulare te Demit qe gjithashtu janë të dukshme në të gjithë mozaikun e shquar.Fushëpamje të gjerë përfshin rinore ylli i ri T Tauri dhe mjegullnaja Hind e ndryshueshme në lidhje me katër gradë ne te majtë të Aldebaran në qiell.
http://apod.nasa.gov/apod/image/1111/PleiadesHyades_andreo600h.jpg
Dimitrov Xhunga- 100
Re: News Univers
NASA, ne “Europa” mund te kete jete
Shkencetaret e NASA-s kane zbuluar ne "henen" e Jupiterit te quajtur Evropa, ekziston nje oqeani ne te cilin mund te jetojne krijesa te gjalla.
Shkencetaret te cilet prej vitesh po e hulumtojne hapsiren e Jupiterit thone se ne 3 km nen siperfaqen e ngrire te Evropes fshihet nje oqean i madh i thelle 160 km. Te dhenat e hulumtuesve flasin se ekziston bashkeveprimi mes shtreses se ngrire te Evropes dhe oqeanit qe gjendet nen te. Ky zbulim mund te jete ne dobi te supozimeve te meparshme se oqeani nen siperfaqen e ngrire te Evropes eshte i pershtatshem per zhvillimin e jetes. Ekspertet qe nga viti 1989 po e studiojne hapesiren e "henes" Evropa me ndihmen e anijes “Galileo”. Deri me tani prej atje ishin derguar te dhena per shkencetaret per disa dhjetera kerkime.
(Marre nga Alsat)

SA YJE LINDIN BRENDA NJE DITE ?
Në galaktikën tonë, Rruga e Qumështit, mbrenda një viti lindin një deri në tre yje përafërsisht të madhësisë së Diellit tonë. Astronomët vlerësojnë se vetëm në universin tonë të njohur ka më së paku 100 miliard galaktika sic është Rruga e Qumështit. Po të llogaritnim se një yll i ri lind brenda një viti në një galaktikë, atëherë del se mbrenda një viti do të lindnin 100 miliard yje të reja. Nga kjo del se brenda ditës lindin përafësisht 274 milion yje!
Mëgjithkëtë universit nuk i këcnohet asnjë “mbipopullim”, sepse me një shpejtësi të ngjashme siç lindin yje të rinj,yje të tjerë vdesin. Ky është një ritual i përhershëm në Qiell dhe astronomët kanë shumë për të bërë, më qëllim që mundësisht gjendja e sotme e hapësirës kozmike të hartografohet.

Rreth 11.5 miliarde vjet me pare, kur ishte sa ¼ e permasave aktuale, Universi ekzistonte ne gjendje te ngrire,fakt ky qe mund te shpjegoje pranine e energjise se erret.
Kete e ben te ditur nje model i propozuar nga Vanderbilt University ne Oregon qe e ka publikuar studimin ne revisten "Physical Review D". Sipas ketij studimi,eshte vete hapesira burimi i energjise se erret.
Ne kundershtim me teorine e Ajnshtajnit per zmadhimin e vazhdueshem te Universit, teoria e re thote se energjia e erret ben pjese ne nje fushe tjeter e njohur si “esenca e peste” qe bashkepunon me fushat elektromagnetike dhe gravidacionale por intensiteti i saj eshte i njejte me ate te gjithe Universit dhe kjo fushe ka nje fuqi anti-gravidacionale.
Keshtu, shkencetaret nga Oragoni kane dale ne perfundimin se rreth 2.2 miliarde vjet nga shperthimi Big Beng, Universi u ftoh. Sipas perllogaritjeve, dendesia e energjise se fushes “esenca e peste” ngeli e pandryshuar deri ne ndryshimin e fazave per te rene ne nivele me te uleta.
Gjate periudhes se transformimit te fazes,nje pjese e energjise se erret u clirua ne formen e rrezatimit, cka shkaktoi edhe zgjerimin e Universit. Pra sipas ketij studimi,energjia e erret eshte shkaktarja kryesore e zgjerimit te Universit ne nje moment te caktuar dhe kjo hedh poshte teorine e Ajnshtajnit, sipas te cilit, Universi eshte perhere ne zgjerim.

Ja planeti binjak me Tokën!
Shkencëtarët amerikanë nxorën një listë të planetëve dhe satelitëve më të përshtatshëm për jetese nga ana e jashtëtokësorëve...
Bazuar në këtë listë, sateliti i Saturnit, Titani dhe planeti Gliese 581g, i cili mendohet se është pjesë e grupit të yjeve Peshore, janë vendet më të favorshme për jetë në hapësirë.
Në artikullin e publikuar në revistën astrobiologjike, studiuesit përgatitën dy lista të ndara të fokusuara në kritere të ndryshme: indeksin e ngjashmërisë me Tokën dhe indeksin e planetit më të favorshëm për jetesë.
“Në fillim kemi pyetur veten nëse planetët e tjerë mund të përmbajnë kushte të ngjashme me Tokën. Sepse nëse ekzistojnë këto kushte aty mund të jetohet. Më pas kemi analizuar mundësinë e ekzistencës së specieve, gjallesave të tjera aty”, u shpreh Dirk Schulze-Makuch nga Universiteti i Uashingtonit në SHBA.
Indeksi i ngjashmërisë me Tokën krahason madhësinë, dendësinë dhe largësinë nga ylli kryesor i planetit me të dhënat e Tokës.
Ndërsa indeksi i planetit më të favorshëm për jetesë analizon faktorë të tjerë si përbërjen e sipërfaqes, nëse është apo jo e mbuluar me akuj, nëse ka fushë magnetike apo atmosfere.

Rruga e Qumështit, Drita Polare dhe Meteori në të njëjtën fotografi
Drita polare, Rruga e Qumështit dhe meteorët janë fotografuar veç e veç shumë herë, por një fotograf amator ka arritur që të tri fenomenet t’i kapë në një fotografi. Fotografi Tommy Eliassen është autor i fotografisë që të ndalë frymën.
Në një fotografi janë treguar shumë yje me konturet e dritës e cila depërton, të tjerat tregojnë lojë të pabesueshme të ngjyrave në qiell. Këto fotografi janë bërë më 25 shtator, pasi që Tommy ka pritur me ditë të tëra për një orë kohë të shfaqjes spektakolare në qiell.
“Me ditë të tëra ka qenë vranët, por në prognozën e motit kam parë që në këtë natë do të ketë një orë me qiell të pastër. Kam pasur durim, ndërsa kur është kthjellur kam fotografuar me shpejtësi dhe menjëherë e kam ditur që kam fotografi të mira”, ka thënë Tommy, bën të ditur Daily Mail.
Kushtet kanë qenë ideale. Tommy ka arritur të bëjë shtatë fotografi dhe vetëm më vonë ka kuptuar që ka një e cila tregon fenomenet së bashku. Autori i fotografive të mrekullueshme vjen nga qyteti norvegjez Mo i Rana. Merret me fotografi që nga vitet 90 dhe thotë që më së shumti i pëlqen fotografimi natën, sepse errësira paraqet një shtresë të përkryer. Eliassen ka përdorur fotoaparatin Nikon D700.

Jeta në Mars, NASA dërgon me mision "Curiosity"
NASA ka nisur drejt planetit Mars sondën më të re në një mision dy-vjetor për të gjetur vendet se ku mund të ketë patur jetë në planetin e kuq. Kostoja e realizimit të këtij projekti kap në shumë prej 2.5 miliardë dollarësh.
Ndërkohë sonda me emrin “Curiosity”, u lëshua nga Kejp Kanaverëll i Floridës nga një raketë robotike. Sonda ka 17 kamera, një krah robotik, një lazer dhe një instrument çpimi për të depërtuar në formacionet shkëmbore të planetit. Vendi i paracaktuar i zbritjes është një krater 150 kilometra i gjerë, i quajtur Gejll, i emërtuar për nder të astronautit australian Uollter Gejll.
Misioni u nis me përpikmëri nga baza hapësinore amerikane në Kepin Canaveral në shtetin Florida, me një raketë “Atlas V”, e njëjta me të cilën u hodhën në hapësirë sondat për njohjen e planetit të kuq në orbitë, që ndodhet aktualisht në Mars. Sonda “Curiosity” është roboti më i sofistikuar i hedhur ndonjëherë në hapësirë.
albeu.com/

Sistemin e ri diellor i incizoi nga oborri!
Astronomi nga Zelanda e Re Rolf Olsen e incizoi fotografinë e parë amatore të sistemit të dytë diellorë dhe atë nga oborri i shtëpisë së tij.
Olseni e incizoi sistemin me ndihmën e teleskopit të vogël prej 25 centimetrave. Sistemi të cilin e incizoi ndodhet rreth yllit Beta Pictoris dhe është i vjetër rreth 12 milion vite. Ky sistem është larg 50 milion vite yjor nga sistemi ynë.
Materiali që përbëhet nga disku protoplanetar rreth Beta Pictoris edhe më herët ishte incizuar me teleskop të mëdhenj, por mendohej se nuk mund të incizohet nga amatorët për shkak të dritës së madhe nga ylli.
Por, Olsenit kjo i shkoi për dore. Ai së pari bëri 50 fotografi të Beta Pictoris dhe pastaj grumbulloi fotografitë e ngjashme të yllit tjetër, Alpha Pictoris, i cili është i ngjashëm për nga ngjyra dhe ndriçimi. Pastaj mënjanoi fotografinë e yllit tjetër me çka mënjanoi shkëlqimin. Incizimin e papërpunuar në kompjuter e shkriu në fotografinë origjinale të Beta Pictoris dhe morri rezultatin final, shkruan Daily Mail.
“Rezultati është, besoj, incizimi i parë amator i sistemit të dytë diellorë, disku protoplanetar rreth yllit Beta Pictoris. Duhet thënë se është një ndjenjë e veçantë të zësh diçka të këtillë”, deklaroi Olsen.
Androo- 250
Re: News Univers
Krimba të derguar ne Mars, per t’i hapur rrugen njeriut
U çuan me sukses në një mision në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor për të testuar sesi i rezistojnë ata udhëtimit në hapësirë
Nëse njerëzit duhet ende të presin para se të shkelin në Mars, duket se rrugën do ta hapin krimbat. Bëhet fjalë për ata të tipit Caenorhabditis (model shumë i përdorur nëpër studime biologjike), të cilët shkencëtarët britanikë i kanë dërguar me sukses në një mision në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor për të testuar sesi i rezistojnë ata udhëtimit në hapësirë. E për çudi, jo vetëm që qëndruan të shëndetshëm, por riprodhuan 24 gjenerata ndërsa ishin në orbitë.
Qëllimi i eksperimentit të kryer nga Universiteti i Notingemit, ishte të shihej se si do ndikojë në trupin e astronautëve udhëtimi i gjatë dyvjeçar drejt Marsit. Krimbat e vegjël, të gjetur në plehra, u dërguan në këtë udhëtim për shkak se ata kanë 20 mijë gene të ngjashme me njerëzit- dhe muskujt e sistemi i tyre nervor punon në të njëjtën mënyrë.
Kur krimbat e mbijetuar u kthyen në tokë, shkencëtarët panë se ata kishin një zhvillim normal, ushqeheshin rregullisht dhe kishin kapacitet për t’u riprodhuar. Ky kërkim mund të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më shumë në lidhje me sëmundjen e muskujve, të quajtur distrofia muskulore. Po, sepse udhëtimi me gravitet zero shkakton konsumim dramatik të muskujve, pasi reduktohet nivelin i proteinës miozin, që i mban ata të fortë. Edhe për këtë rast, krimat kanë hasur probleme të ngjashëm.
(Daily Mail)

Zbulohet egzoplaneti i ri pak më i madh se Toka
Planeti i porsazbuluar, Kepler 21b ka madhësinë gati sa dhe planeti Tokë nga e i cili është i larguar rreth 352 vjet drite.
Në opservatorin optik astronomik Nacional në Tuscon, Arizona, i cili edhe e zbuloi këtë planet, theksojnë se masa e planetit Kepler 21b është rreth 10 herë më e madhe se ajo e planetit tonë, e rezja e tij është vetëm 1.6 herë më e madhe se ajo e Tokës.
Planeti i ri ka yllin i cili vetëm pak më i nxehtë dhe pak më i madh se Dielli i Tokës, edhe pse është dukshëm më i ri se Dielli ynë. Kepler 21b është tepër shumë afër yllit kështu që është tepër nxehtë për të pasur ujë të rrjedhshëm, që është gjëja më e rëndësishme për jetesë. Edhe pse planeti është i larguar 6 milion kilometra nga ylli nxehtësia e tij është 2,960 shkallë celsius, sipas matjeve shkencore. Toka është e larguar nga Dielli 150,000,000 kilometra.
Androo- 250
Re: News Univers
Nxiton me 118,000 km/h dhe tashmë është 17 milion kilometra larg nga ne!
NASA në Twitter publikoi se roveri më i ri dhe më i madh i dërguar në planetin e Kuq, ndodhet rreth 17.3 milion kilometra nga Toka.
Curiosity përmes gjithësisë po lëviz me shpejtësi prej 118,700 kilometra në orë, e atë e pret një rrugë e gjatë. Duhet të kaloj 567 milion kilometra për të arritur deri në cak.
Curiosityt do ti duhen rreth tetë muaj që të arrij deri në Mars, e në sipërfaqen e këtij planeti do të zbres me ndihmën e një teknike të posaçme, e cila është prezantuar kohë më parë dhe e cila quhet “vinçi ajror”.
Në atmosferën e Marsit ai do të futet me shpejtësinë prej 20,000 kilometra në orë, e mburoja e posaçme nga nxehtësia, do të përkujdeset që Curiosity të hyj në atmosferë dhe të mos digjet. Pas kësaj ai fillimisht do të ngadalësohet nga parashutat dhe më pastaj nga katër stabilizatorët raketor të vinçit ajror. Të gjitha këto nuk janë bërë asnjëherë më parë në gjithësi, e në NASA shpresojnë se çdo gjë do të shkoj sipas planit.
Androo- 250
Re: News Univers
Shkencëtarët thurin planin për të ftohur tokën
Një grup shkencëtarësh, studiuesish e filozofësh janë duke shqyrtuar mundësinë e një ndërhyrje radikale gjeo-inxhinierike për të ftohur tokën, në mënyrë që të ndalohet ngrohja globale. Pamjet e maleve pa borë në këtë periudhë kanë terrorizuar shumëkënd, ndaj shkencëtarët po kërkojnë një zgjidhje për problemin më të madh të shekullit.
Në një konferencë për klimën në Afrikën e Jugut është sugjeruar që rrezet e diellit që drejtohen për në Tokë, të reflektohen sërish në hapësirë, përpara se të godasin sipërfaqen e Tokës.
Sigurisht diçka e tillë do kishte një efekt të menjëhershëm dhe dramatik. Brenda pak vitesh temperaturat globale do ktheheshin në nivelin e 250 vjetëve më parë, përpara se revolucioni industrial të niste punën për të hedhur dyoksid karboni në ajër, çka solli rritjen e temperaturave, transmeton portali Editorial.
Por askush nuk e di se cilat do ishin efektet anësore. Në mënyrë të pandërgjegjshme mund të ndryshohen teket e motit dhe sasia e shiut që bie. Në raportin e përgatitur nga shkencëtarë në zë nga Britania, SHBA-ja e Italia, ka edhe të tjera propozime, që të gjitha shkojnë në një pikë: të ndërhyhet për të ndryshuar klimën në mënyrë artificiale. Të luash rolin e Zotit nuk është dhe aq e lehtë, sidomos kur nuk e di si do përgjigjet natyra.
Androo- 250
Re: News Univers
Jemi të kërcënuar nga një stuhi Diellore që mund të shkaktoj mungesë masive të rrymës
Cikli i ardhshëm i aktivitetit të stuhisë diellore mund të ndodhë të shkaktojë dëme në transformatorët elektrik dhe paraqet kërcënim për infrastrukturën e ndjeshme energjetike në mbarë botën, deklaroi shtëpia gjermane e sigurimeve “Allianz”.
Dielli po kalon nëpër ciklin njëmbëdhjetë vjeçar të aktivitetit normal, e periudha e radhës së aktiviteteve të dendura solare pritet të ndodh gjatë viteve 2012 dhe 2013.
Në deklaratën e lëshuar nga Allianza theksohet se stuhia solare me rrezik të lartë, e cila nuk është e lehë për tu parashikuar për shkak se ndodh rrallë, mund të shkaktonte mungesë të energjisë elektrike dhe humbje ekonomike në mbarë botën në vlerë prej më shumë se një triliard dollarë, ndërsa skenari më pesimist është edhe më i keq.
Eksplozioni i madh mbi sipërfaqe të Diellit do të mund të shkarkonte me miliarda ton gazi të nxehtë me shpejtësi prej një milion mile në orë, e kur ky gaz do të godiste fushën magnetike të Tokës, do të niste një stuhi të madhe solare.
Serioziteti i çrregullimeve të mundshme ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve nga sektori i sigurimeve, si dhe nga institucionet përgjegjëse për sigurinë shtetërore.
“Nëse paramendojmë se pjesë të tëra të vendeve ose kontinente të tëra me javë, ose muaj nuk do të kishin rrymë ... atëherë kjo gjë është shumë serioze”, tha Jim Wild nga universiteti britanik Lancaster.
Problemi qëndron në vështirësitë e parashikimit se sa shpesh ndodhin evenimente serioze solare. Periudha e shkurtë kohore që kanë në dispozicion satelitët për zbulimin e çrregullimeve gjithashtu paraqet një pengesë për parandalimin e dëmeve të shkaktuara për shkak të stuhive solare.
Momentalisht asnjë satelit nuk është mjaftë afër Diellit për të dhënë paralajmërim më të gjatë se një orë para se të vijë deri te stuhia, sqaroi Wild. Modernizimi i satelitëve i cili do të ju jepte njerëzve në Tokë më shumë kohë për tu përgatitur për rreziqet do të kushtonte rreth një miliard dollarë, shtoi Wild.
Androo- 250
Re: News Univers
Sonda “e humbur” ruse, tani kercenon Token
Nje instrument i derguar ne Mars nga Rusia ka ngecur ne orbiten tone dhe mund te bie
Agjencia Hapësinore Evropiane ka ndërprerë zyrtarisht çdo tentativë për të riaktivizuar sondën Phobos-Grunt, e dërguar në fillim të nëntorit nga Agjencia Hapësinore Ruse drejt Hënës së Marsit, por që ka mbetur në orbitë. Çdo sforcim për ta riaktivizuar, deri tani ka qenë i kotë.
Agjencia ruse do të vazhdojë tentativat, por gjithçka duket se do të vazhdojë derisa të jetë e durueshme dhe e vlefshme, edhe përsa i takon sforcimeve ekonomike.
Por sipas Vitaly Davydov, zv./komandant i programit hapësinor rus, “sonda nëse nuk do të dërgohet në Mars, mund të bie në Tokë mes dhjetorit e shkurtit”. Mësohet se sonda peshon 15 ton dhe pjesa më e madhe e peshës përbëhet nga material toksik. Misioni duhet të zbarkohet në Phobos në shtator 2013, por duket se nuk do të mbërrijë kurrë.
Përkundrazi mund të përplaset në Tokë me efekte dramatike, me pasoja të mëdha toksike. Një tjetër hipotezë është që sonda të mbetet në orbitë, për të ripopulluar orbitën e mbushur të planetit tonë, me rrezikun që të përplaset me një nga objektet e tjera që vërtiten rreth Tokës.
(Science)

Zbulohet super ylli, 100 mijë herë më i shëndritshëm se Dielli
Zbulimi i këtij ylli është bërë nga European Southern Observatory dhe i takon formacionit yjor Tarantula Nebula, në brendësi të Mjegullnajës së Madhe te Magelanit. Ai është i shikueshëm nga Toka nga hemisferi jugor i saj.
Ylli ndodhet 160 mijë vjet dritë larg nga Toka. Ai shëndrit 100 mijë herë më shumë se Dielli, është 20 herë më i rënde se ai, dhe lëviz rreth aksit të tij me shpejtësi 600 km në sekondë, ose 2 milion km ne orë. Pas pulsareve, mendohet të jetë ylli më i shpejte në atë pjesë të njohur deri tani të Gjithësisë.
Androo- 250
Re: News Univers
“Voyager-1” arrin në kufirin e Sistemit Diellor
Pasadena - Sateliti “Voyager -1”, i dërguar në hapësirë në vitin 1977 nga Zyra Hapësinore Amerikane (NASA) ka arritur në kufijtë e Sistemit Diellor.
Të dhënat e fundit të Voyager -1, i cili analizon Sistemin Diellor në një largësi 285 trilion km (30 vite dritë) u prezantuan në takimin e Lidhjes Gjeofizike amerikane të organizuar në San Francisco, transmeton njoftimin Starti.
“Voyager -2” udhëton në drejtim të kundërt të Sistemit Diellor.
Jashtë kufijve të sistemit, Dielli ndihet si një “yll i vockël”.
Ndërkohë që gjysmë hemisfera Veriore kalon stinën e dimrit, drita e Diellit e ndodhur 151milion km larg Tokës arrin brenda 8,44 minutave.
Në pllakën e ndodhur në “Voyager -1” të dërguar në hapësirë nga që më 5 Shtator të vitit 1977 , NASA përshëndeti me fjalën “gëzuar mëngjesin”. Në pllakë gjenden shumë fotografi, pjesë muzikore dhe zëra natyrore si zëri i shiut, stuhisë.

Similar topics
» News Univers - 2
» Astronomi
» Civilizimi i jetes ne Univers dhe tipat e tyre
» A ekziston Jeta ne Univers ?
» A ka specie tjera inteligjente ne Univers?
» Astronomi
» Civilizimi i jetes ne Univers dhe tipat e tyre
» A ekziston Jeta ne Univers ?
» A ka specie tjera inteligjente ne Univers?
Faqja 1 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi