Nje planet i ri ne Sistemin tone Diellor?
Faqja 1 e 1
Nje planet i ri ne Sistemin tone Diellor?
Akoma mund te kete planete te pazbuluar te cilet mund te jene duke orbituar ne Sistemin Dielllor pa dijenine tone. Te pakten keshtu mendohet pasi jane bere disa kerkime te fundit.
"Duke qene shume larg qe te arrijne te dallohen nga teleskopet, planteti potencial qe nuk duket, duket se eshte duke e bere prezencen e tij te ndihet duke shqetesuar orbitat e te ashtuquajturve objekte te rripit Kuiper," - tha Rodney Gomes, nje astronom ne National Observatory ne Rio de Janeiro, Brazil.
Objektet e rripit Kuiper jane trupa te vegjel te akullt, duke perfshire edhe disa planete xhuxha, qe shtrihen matane orbites se Neptunit.
Pasi u konsiderua planeti i nente ne sistemin diellor, planeti xhuxh Plutoni. per shembull, eshte nje prej objekteve me te medha te rripit Kuiper dhe eshte rreth 1.400 milje (2,300 kilometers) i gjere. Shume objekte te tjera te largeta jane duke u zbuluar cdo vit.
"Ajo qe eshte intriguese,"" - tha Gomes, eshte qe sipas llogarive te tij te reja, rreth 6 objekte te rripit Kuiper, duke perfshire ketu edhe ate me te largetin te njohur si Sedna, jane ne orbita te cuditshme duke i krahasuar me orbitat ne te cilat duhet te ishin, bazuar ne modelet ekzistuese te Sistemit Diellor.
"Orbitat e reja te papritura te objekteve, kane shume pak shpjegime te mundshme," - tha Gomes, i cili i prezantoi gjetjet e tij ne nje takim te American Astronomical Society ne Timberline Lodge, Oregon.
"Megjithate une mendoj qe shpjegimi me i thjeshte eshte nje shok i ri ne masen planetare" - nje planet qe orbiton shume larg prej diellit por qe eshte mjatueshem i madh sa per te patur efekte gravitacionale ne objektet e rripit Kuiper.
Gomes analizoi orbiten e 92 objekteve te rripit Kuiper, dhe me pas e krahasoi gjetjen e tij me modelet kompiuterike per se si duhet te ishin te shperndare trupat, me dhe pa nje planet te shtuar.
Se sa i madh mund te jete trupi planetar nuk eshte ende e qarte, por mundesite jane te shumta.
Bazuar ne llogarite e tij, Gomes mendon qe nje bote me madhesine e Neptunit, rreth kater here me e madhe se Toka, qe orbiton 140 bilion milje (225 bilion kilometra) larg Diellit - rreth 1.500 here larg Tokes, do te ishte ajo qe duhej..
Gomes spekulon qe objekti i mistershem mund te jete nje planet mashtrues i cili eshte perzene nga sistemi i tij yjor dhe me pas eshte terhequr nga graviteti i Diellit.
Apo planeti i perfolur mund te jete formuar prane diellit tone, vetem per tu larguar me pas nga takimet gravitacionale me planetet e tjere.
Simulimet e Gomes nuk u japin asnje te dhene astronomeve se ku ta drejtojne teleskopin.
"Mund te jete kudo." - thote Gomes.
Astronome te tjere jane te intriguar, por ata mendojne se duhen prova te tjera perpara se ta besojne. "Sigurisht qe gjetja e nje paneti te ri ne Sistemin Diellor eshte dicka e madhe," - tha Rory Barnes, nje astronom ne Universitetin e Washington. "Por megjithate nuk ka te dhena apo prova te besueshme qe ai planet eshte atje."
Megjithate ai shtoi se edhe pse nuk ka akoma te dhena, Gomes u ka treguar atyre se edhe pse te dhenat nuk ekzistojne akoma, ka menyra per t'i gjetur keto te dhena.
Edhe nje atronom tjeter, Levinson tha: "Me duket e cuditshme qe nje planet tjeter po aq i madh sa Neptuni per shembull te kishte ate efekt qe ai sheh. Por megjithate une e njoh Rodney-n, dhe jam i sigurt qe ai i ka bere llogarite e sakta."
xxxadixxx- 106
Similar topics
» Brenda 50 viteve do zbulojmë jetën në sistemin tonë diellor
» Astronomi
» Zbulohet një planet në “zonën e banueshme”
» Misteret e Universit
» News Univers
» Astronomi
» Zbulohet një planet në “zonën e banueshme”
» Misteret e Universit
» News Univers
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi